Deputeti tajlandez vret pa dashje sekretaren e tij

13 Gusht 2012, 19:48Lifestyle TEMA

Policia në Tajlandë tha se do të ngrejë akuza ndaj një anëtari të parlamentit tajlandez pasi qëlloi për vdekje aksidentalisht sekretaren e tij.

BBC bën me dije se aksidenti ndodhi në një restorant të dielën në mbrëmje.

Senatori Boonsong Kowawisarat nxori një armë automatike, ndërkohë që po priste ushqimin. Por arma u shkreh aksidentalisht dhe sekretarja e tij u qëllua në stomak.

Policia thotë se Boonsong ishte në shok pas incidentit, ndërkohë që pronari i restorantit nxitoi të dërgonte sekretaren në spital, ku ndërroi jetë.

Korrespondentët thonë se nuk dihet nëse senatori ishte në dijeni se arma ishte e mbushur.

Një zyrtar policie tha se familja e sekretares nuk do ngrejë padi për shkak se ata e dinë që ishte aksident dhe janë edhe të afërm.

Senatori do arrestohet dhe rrezikon deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 636 dollarë.

Zyrtarët thonë se nuk është e qartë se pse senatori ishte me armë në restorant.

1 komente në “Deputeti tajlandez vret pa dashje sekretaren e tij”

  1. Landi says:

    Qenkan si deputetet tane qe benin stervitje per te perdorur automatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje