Aniston i thotë PO propozimit për martesë nga Theroux

13 Gusht 2012, 11:18Lifestyle TEMA

Aktorja e famshme e serialit “Friends”, Jennifer Aniston e ka marrë seriozisht martesën me të dashurin e saj, aktorin dhe skenaristin Justin Theroux.

Justin Theroux kishte ditëlindjen këtë të premte dhe realizoi një festë të mahnitshme. Gjithashtu ai siguroi një dhuratë të jashtëzakonshme sepse e dashura e tij Aniston i dha një PO propozimit të tij për martesë.

Aktorja 43-vjeçare konfirmohet se ka më shumë se një vit që shoqërohet me skenaristin 41-vjeçar.

Për Aniston kjo do të jetë martesa e dytë pas divorcit që pati me Brad Pitt më 2005 kur ai ra në dashuri me aktoren Angeline Jolie.

Aktorja e famshme që pas ndarjes është përfolur për histori dashurie me këngëtarin John Mayer and aktorin Vince Vaughn.

1 komente në “Aniston i thotë PO propozimit për martesë nga Theroux”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje