Peleshi: Të rindërtohet Shtëpia e Flamurit

17 Gusht 2012, 12:25Sociale TEMA

Niko Peleshi, kryebashkiaku i Korçës, i ka kërkuar ministrisë së Kulturës dhe pronarëve rindërtimin e Shtëpisë së Flamurit. Ai është shprehur se Bashkia është e gatshme që ta blejë Shtëpinë e Flamurit për ta shtetëzuar.

Kreu i Bashkisë Korçë e ka dënuar aktin e shembjes së shtëpisë ku bë shpallja e krahinës autonome më 1916-ën.

“Historia e qytetit të Korçës është goditur rëndë në zemër të saj”, tha Niko Peleshi për “Shqip”.

Ai ka theksuar se do të kërkojë hetime nga policia dhe prokuroria për prishjen e kësaj ndërtese muze. Deklarimet e tij i referohen dyshimit të fortë se shtëpia muze është shkatërruar në mënyrë të qëllimshme natën, pasi në vend të saj mund të ndërtohet ndonjë “gërdallë” shumëkatëshe .

Dyshime se shembja e kësaj ndërtese është bërë e paramenduar ka hedhur edhe përfaqësuesja e degës së Monumenteve të Kulturës, duke pranuar faktin se ndërtesa- muze ka qenë e amortizuar dhe interesat e pronarëve të saj mund të kenë çuar në një dëmtim me dashje të godinës. Sipas saj është shkelur ligji për trashëgiminë kulturore dhe nuk do të jetë e lehtë që muzeu aq i rëndësishëm të fshihet lehtë nga kujtesa historike e qytetit.

Pas privatizimit, ndërtesa muze degradoi aq sa po të mos mbyllej me një derë dosido hyrja kryesore, do të vazhdonte të luante rolin e një banjoje publike në katin e parë të saj. Ajo u shkatërrua pothuajse plotësisht në çati dhe mure, madje pësoi dhe djegie që kurrë nuk u mësua nëse ndodhi rastësisht apo ishte i qëllimshëm. Edhe pllaka prej bronzi, e cila dëshmonte se ku ishte shtëpia muze ku u bë shpallja e Republikës Autonome të Korçës, u zhduk papritur.

Thuhet se privatizimi i saj është bërë nga biznesmenë shqiptarë dhe lënia pas dore ka pasur synim rrafshimin e saj.

8 komente në “Peleshi: Të rindërtohet Shtëpia e Flamurit”

  1. Karnavalet e Korces says:

    E kujt po i duhet Shtepia e Flamurit?!!
    Historia e Shqiperise fillon me Sali Berishen e pare dhe zogjt e tij:
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html

    1. DURIMI says:

      shum mire ja kan bo pronaret.Zorrtharet shqiptare na dashkan,muze,,,,,,,,,,,,,,,,ku jemi ktu ne londer.!!!!!vetem nipat e pijaneceve,dembeleve,kumarxhinjve,nuk kane prona,dhe nuk e konceptojne dot fjalen, prone.Sa kishin dullen,ja dolen,tashti mjaft me

  2. realiteti says:

    Korces dhe rethinave te saj i riduhet perseri autonomia nga kokat e pa afta qe sundojne ne tiranistan mbytur nga nje “shtet” qe s’ka drejtesi,komanduar nga katundare pa edukate,pa orizont,qe vjedhin se kane pozite, ardhur nga jeta e gjakmarjes te shtypin qytetaret e ndershem,familjet e fisme,te afta,te drejta dhe me edukate.

    1. byca says:

      horizonti,,,,,,,,,jo orizonti.palle korcare!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Donjet Liridoni says:

    Ka nje zgjidhje, te cilen, thuhet se sapo ia ka sugjeruar Saliut nje nga keshilltaret e tij, i cili ka merite+ se ka fjetur ne veture per shkak te bumit turistik ne Sarande (do t’i jepet së shpejti titulli më i lartë për këtë sezon “Turistcar i Natës me Yje”) dhe, mbas shume e shume lutjesh pergjeruese, Saliu e ka pritur ne zyre qe ta degjoje ne ligjerate te drejte sugjerim, duke limituar kohen ne 1′ (nga 30″, qe eshte norma per 40 keshilltaret e tij full dhe jo full times):
    “Mblidh qeverine zogisto-patriotike sonte. Anuloje fondin prej 516 milionesh qe ke caktuar per Vilen Nr. 4 te Nishanit dhe transferoji fondet ne Bashkine e Korces (te birres e kernackave). Te gjitha fajet hidhja atij, Pe-Leshit. Vendos me aksion me goditje te perqendruar qe te ndertohet deri me 28 Nentor. Nqs se nuk dalin fondet…Saliu:- Koha mbaroi! Keshilltari (“Turistcar i Natës me Yje”): Fjalia e fundit. Ne hyrje te shtepise vendos nje pllake “Kjo shtepi u rindertua nga (Ahmet) Sali Berisha (Zogu i Dyte i…). Saliu: Te vije keshilltari tjeter qe ta keshilloj se ky ishte thjesht nje perjashtim nga qejfi i rekordit te fundit!

  4. malcori says:

    tamam ;pe leshi, do e ndertoje tani qe e prishen cjane kto imorale njerez

  5. Jorgo says:

    Ky pelesh qe i dhimset shtepia e flamurit pse e shkaterovi ate nderte se te bukur perballe bashtes se themistokliut? Po ai eshte nga ata qe nuk pjerdh perpara xhepit te tij. Mbase kreu i keshillit bashkiak (pererendi na shpetofte) do ti dije me mire ato pune ose shoferi i tij qe njihet per zgjuarsi te madhe do ta kete kujtuar peleshin qe t

  6. Nasi says:

    Paleshi kerkon ta bleje nepermjet bashkise nderteesen qe disa vjet me vone te beje te njejten gje qe beri me kopeshtin perballe bashtes te themistokliut.
    Po e njihni ju ate dhelper apo jo.Megjithate per keto plane pyesni Monda Nasen ajo eshtee kopetente se ka dhe lidhje te perbrendeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje