AK zhvillon takim me personat me aftësi të kufizuara. Spahiu: Nuk jeni ju me aftësi të kufizuara, por kryeministri

15 Gusht 2012, 20:13Sociale TEMA

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një takim me personat me aftësi të kufizuar, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për vizionin e AK mbi politikat mbështetëse dhe integruese për këtë kategori të shoqërisë, e cila ndër vite është përballur me problematika të shumta, premtime të pambajtura dhe zhgënjime të njëpasnjëshme. Me dhjetëra përfaqësues të invalidëve të punës, të verbrit, para- dhe tetraplegjikët ishin të pranishëm në takimin e organizuar nga kuqezinjtë.

“Aleanca KuqeZi në vizionin dhe programin e saj nuk ka dhe nuk do të ketë barriera për personat me aftësi të kufizuar, ndaj nga sot në strukturat e kësaj partie do të ekzistojë një departament i posaçëm për personat me aftësi të kufizuar, i cili do të drejtohet pikërisht nga këta individë dhe që nuk do të jetë thjesht një organikë politikbërëse, por një departament me të gjithë elementët që duhen për të krijuar një ambient sa më integrues për personat me aftësi të kufizuar”, tha kreu i AK, Spahiu.

Kreu i AK tha se politika 22 vjeçare, çdo katër vjet kur afron fushata elektorale e zgjedhjeve nuk përton të lëshojë premtime për këtë shtresë të vuajtur të shoqërisë dhe pas marrjes së votës ata harrohen për së gjalli.

“Të gjithë janë të aftë të kontribuojnë në organizmin e një shteti social me të drejta të barabarta për qytetarët e tij, edhe kjo shtresë e përvuajtur e shoqërisë duhet dhe do të japë kontributin e saj në përmirësimin  e cilësisë së jetës për bashkëvuajtësit e tyre”, deklaroi Spahiu.

“Nuk jeni ju persona me aftësi të kufizuar, por është kryeministri i vendit, i cili me dashakeqësi iu ka harruar dhe lënë pas dore, pasi ai kujton se fatkeqësia juaj ju pengon të shihni të vërtetën. JO, ju jeni shumë të qartë dhe aspak të verbër ndaj tradhtive që Sali Berisha ka bërë ndaj jush. Ju jeni të aftë të shikoni të ardhmen e merituar për ju dhe shoqërinë tonë më shumë se sa Sali Berisha dhe jeni me të shpejtë se sa kryetari i opozitës i cili qëndron gjatë gjithë kohës në Twitter”, tha Spahiu.

“Ne nuk do ta falim tradhtinë që ju është bërë ju në këto 22 vite. Sakrifica juaj do të shpërblehet në programin e Aleancës KuqeZi i cili do të ribëjë Shqipërinë. Programi ynë nuk është diskriminues ndaj asnjë shtrese të shoqërisë prandaj në sot shpallim zyrtarisht ambicien tonë për përfshirjen tuaj në strukturat drejtuese të Aleancës KuqeZi. Ju nga sot nuk jeni vetëm mbështetës të AK por jeni anëtarë me të drejta të plota, për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur”, përfundoi fjalën e tij kryetari i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi.

Në përfundim Spahiu shpërndau dhjetëra karta anëtarësie për personat me aftësi të kufizuar, të cilët garantuan angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në rrugëtimin kuqezi të Aleancës KuqeZi.

 

23 komente në “AK zhvillon takim me personat me aftësi të kufizuara. Spahiu: Nuk jeni ju me aftësi të kufizuara, por kryeministri”

  1. Dhe pastaj ?
    Ja ne rregull fjalia formuar nga AK-ja perball ktyre te personave te lene ne meshir te fatit eshte nji ngushellim i momentit .
    Si i behet punes ditet qe pasojn ?
    A zbusin vetem te tilla shprehje ngushelluse mjerimin e atyre personave ?
    A i bije bla bla bla-ja dicka shqiptareve nga cdo parti opozitare (nqs dhe kta te AK-se do ti merrnim per te tille) per aq kohe sa pa veprime konkrete asgje ne kte vend nuk ndryshon ?!
    Greku ngriti flamurin ne teritorin shqiptar !
    Cfar bejne shqiptaret ?
    Cfar trishtimi per nji popull e nji kombe qe shetit qorr neper histori.
    Si nuk vepruan njiher si gjithe bota kta “njerez” patriote.

    1. R&B says:

      QE ta shohesh ti dhe mbare shqiptaret e tjere si puna jote qe nuk rrini dot pa vjell vrere se cfare do te beje AK do te duhet te kini durim sa te largohet Saliu juaj qe Rama juaj nuk e largon dot e i duhet AK ta beje. Po patet durim deri ne 2013 keni per ta pare, nese skeni durim duhet te bashkoheni me AK qe ta shihni me pare cfare do te beje kjo levizje patriotike dhe jo populiste sic thote ndonjeri i induktuar per te shpifur dhe trilluar. Perpara AK

      1. E ke shume gabim shoku (R&B) nqs komentet tona te duken ty etj si ty sikur ne jemi duke vjellur vrer .Jooooooooooo or taj nuk eshte aspak ashtu si mendon ti .
        Un te kuptoj ty dhe tjetre trima me kollare kuq e zi qe ju mungon aftesia ti kutptoni gjerat ashtu si do duhej ne kte shekull e situate qe kalon ky vend e sinqerishte nuk e kam aspak personale me asnji parti as me ate te sales as me ate te PS-se ku jam dhe simpatizant e as kte te kreshnikut tend .Por un etj ktu komentoj sepse me duket mjaft hipokrite dhe ordinere qe akoma sot ne kte shekull ne kto kohe moderrne tufat e patrioteve shqiptare si juve psh te AK-se tani vazhdoni te silleni sipas te njejtes menyre sidhe patriotet shqiptare para 300 vjetesh . Jo se dhe ju jeni te gjithe hibrite me kollare por vazhdoni ne gjurmet e filozofise nastradinit .Qe un te kem te njetin mendim me ju te AK-se si qytetar qe jame me beso e kam shume te veshtire sepse me mungon ajo pjes e trurit ,qe ju ben kaq patriota juve katnaret me kollaro. Te pres nji popull nga nji grup katnaresh dhe akoma me shume mysliman eshte njelloj sikur te kthesh mbrapa nji disk e rishikosh nji exzekutim te Shqiperise nga patriotet allaturka . Doni ju vertet ti vini ne ndihme ktij kombi ; Ka dy rruge te verteta .
        1) Dilni qysh neser e rrethoni parlament e kryeministri e mos levizni nga vendi deri sa satrapi te terhiqet ,
        2)Largohuni qysh neser e mos mendoni te merreni me me politike se vetem e ngaterroni kte popull e percani e demtoni shqiperine per aq kohe sa shqiperia nuk perfytyrohet nga ju te AK-se etj parti si nji Lope e nxjere per kasaphane .

        1. Himara says:

          Kreshnik Spahiu qente e blogjeve le te lehin, karvani kuq e zi te ec perpara. ju kam ndjekur rastesisht ne mitingun e Sarandes dhe popullaroteti juaj eshte numer njesh. jeni te pazevendesueshem. i vetmi lider politik qe deklaroj se Cameria eshte jug i shqiperise dhe saranda shqiperi e mesme. Ju po bemi histori dhe po i nxirni ne pesion Berishen dhe Ramen

          1. anti-grek says:

            O kreshnik te na rosh sa malet qe dole ne skene se opozita e socialisteve eshte pjerdhur qe me 21 janar 2011. Jemi me Ju

    2. balanca says:

      per te qene te ekujlibruar ne gjykim duhet te themi me plot gojen se Aleanca Kuq e Zi eshte e vtemja levizje qe po i ben opozite Berishes dhe klaneve greke, Me vendosjen e flamurit ne gjirin e korfuzit mendoj se Kreshnik Spahiu eshte hero i kombit shqipetar dhe rilindas i koheve moderne.

    3. blog nga zyra e PS says:

      po ju re-fresh pse beheni keq nga roli aktiv i aleances kuq e zi. nuk eshte faji i dinamizmit te aktiviteve kuq e zi qe ju keni nje lider spurdhjak si edi rama qe ben ciu ciu ne twiter dhe eshte i pa krahasueshem me kreshnik spahiun qe po e shkul sali berishen nga karrikja. mendoj qe kreshniku dhe kuq e zi kan inovacin, ide, energji te medha ne raport me impotencen politike te PS. une sjam me AK po i admiroj menyeren se si luajne dhe luftojne politikisht. fajtja ne mes detit ne kufi me greqine ku vendosen flamirin shqipetar ishte vertet nje model i te berit politik. komplimente kuq e zinjve

    4. PD + PS = WC says:

      aleanca Kuq e Zi i ka terbuar militantet e PD dhe PS. Eshte fakt qe AK nuk po resht nga aksionet nderkohe qe keta bythpambuket e socialisteve kan ik me pushime dhe rrine shkruajne blogje nga celularet ne plazh. duhen mbeshtetur se ketu ka lind forca politike qe i ka munguar shqipetareve. Kreshnik Spahiu eshte lideri politik qe ka qytetarine, sharmin, inteligjencen dhe kurajon per te qene kryeminister i shqiptareve.

  2. Andrea prej verteti says:

    Shkurt zoterinj te aleances kuq-e zi jini nje parti pop[uliste qe spo lini gur pa levizur per te rizene pozicionet tuaja te humbura shume llafe dhe azgje ne drite po futni bishtin ne shale dhe flisni per gjera kot e per interesin tuaj.Jepini pergjigje nazisteve greke qe ju ngriten flamurin ne Himare duke ju treguar kufirin tek thana dhe per me teper duke ju treguar se ju jini nje fluske sapuni.Ne qofte se ju jini nje parti ku si baze kini nacionalizmin ballafaqohuni drejt per drejt dhe udhehiqeni popullin ndaj ketyre veprimeve te hapura te shovinizmit grek,udhehiqeni popullin ndaj kesaj qeverie qe hesht ndaj veprimeve agresive te atdheut tone dhe mos u hidhni dege me dege duke mashtruar per vota e duke pritur zgjedhjet e ardhrshme.Rezimi i kesaj qeverie para 100 vjetorit te pamvaresise ju jep ju voten plebishitare te mbare popullit per te drejtuar kete komb,ne rast te kundert ju jini nje flake kashte ne sherbim te Sali Berishes qe neser te beni ate qe beri ILIR META.

    1. gladiatori says:

      aleanca kuq e zi forca e vetme qe meriton te drejtoj shtetin. do kthehem nga milano per te votuar kreshnik spahiun. nuk mund te votohet edi rama i cili nxjer njerzit per tu vrar dhe ben marveshje me berishen dhe ha ngjalen e metes ne gjirin e lalzit.

  3. Aleancisti says:

    Kot e therrasin njeri me aftesi te kufizuar, e ku ka njeri me aftesi te pakufizuar?

  4. Bucko faqe derrasa says:

    O Kreshnik dhjame pe pleshtit nuk u del bre nuk u del.

  5. L-A-B-I says:

    Ik o legen se nuk mbeti puna te na dalesh dhe ti patriot. Isa Boletini me kostum Armani dhe BMW X5…Nuk u sosen plehrat ketij vendi. Mbushur me vellezrit e “patriotit” Meta.

    1. rapi says:

      L-A-B-I me gje nje patriot ne politiken shqiptare pa x5!!vetem nje??

      un e di qe labet jan patriote te medhenj, kurse te me dukesh nje
      lab pesimist.

  6. KokQepa says:

    Tani e shof ku po vete ky me kete:

    Tek shoqata e te verberve do thote qe saliu eshte me i verber se ta
    Te shoqata e invalideve do thote qe saliu eshte invalid e jo ata
    Te shoqata e homoseksualeve …

    e keshtu me rradhe, e merrni me mend.

  7. Futja kot says:

    Me kete rast z.Kreshnik haroi tu thoshte te verberve si z.Sali qemoti {Qe ju jini e ardhmja e kombit}.Ngushellime Kreshnik djali por populizmi yt deshtoi qe ne veze.

  8. ciu ciu ciu ceerrrrrrr says:

    Fakti qe shume komentues shkruajne ne menyre kritike kundra AKZ,
    do te thote qe eshte nje forze e re qe ja kane friken, dhe nuk
    mund te gjykohet nje parti qe nuk ka as nje vit qe eshte krijuar,

    ka gje per te thene per PS+PD se keto te dyja bejne loje te bukur
    me dy porta,merren vesht mire duke ja kaluar topin njera-tjetres.
    edhe albitrin e caktojne vete si ti doje qefi.

    1. erioni says:

      Aleanca kuq e zi nuk njeh kufi, cdo shqiptar ndihet dhe eshte pjese e AK. Regjimit SALInist po i vjen fundi.Kreshnik Spahiu je idhulli i te gjithe te rinjve shqiptar

    2. KokQepa says:

      Fakti eshte qe kreshniku eshte idiot qe u thote nje grupi me aftesi te kufizuara qe saliu eshte me keq se ta. Pa e kuptuar as vete, tallet me keta njerez dhe me veten, jo me Saliun.
      Kushdo qe thote me gomarlleqe te tilla, qoft Kreshniku, qofte Saliu (qe deri tani mban titullin kampion) qofte Edi apo ndonje tjeter i duhet varur nje varg me qepe ne qafe. Si nuk doli nje politikan normal aty more?

      (megjithate i jap ca pike AKQZ qe eshte e vetmja qe po ben opozite, ngaqe socialistet si duket nuk merren me me politike)

  9. rama hengri ngjalen e Metes says:

    o andrea o legen. pi si ilir meta te eshte ber edi rama se ai beri marveshje me sali berishen per kodin zgjedhor. ai u nxjer me u vra ne bulevard kunder rushfeteve te ilir metes dhe ne mbremje shkon dhe ja ha ngjalen ne shtepi ilir metes. o matuf, a ke sy ne balle?

  10. Berti says:

    Forca AK…me ty cdo shqiptar!!!!!!

  11. Kreshnikut qe i ka shoket me Kreshnike sesa vetja. Padyshim.I njohim ata. Ceshtja. Ne Korfuz Agimi i Arte vendosi nje flamur. Thone se ky veprim eshte kryer ne pergjigje te AKZ. Cfare beri AKZ? Asgje te vecante. Vecse nje dizajnim figurativ te nje pjese te kufirit jugor te ujrave territoriale shqiptare. Perfundimi. Agimi i Arte me veprimet e veta nuk ka per qellim qe te kundershtoje dhe demaskoje AKZ. Agimi i Arte shfrytezon veprimet e drejta te AKZ – kunder maskaralleqeve te qeverise shqiptare – per te ndertuar strategji, taktika, teknika sulmi, trembje, terrorizimi gjithandej te qeverise shqiptare. Pra. Cili eshte dallimi ne metode dhe stilin e punes midis Agimit te Arte dhe AKZ? Ndersa ne Greqi, Agimi i Arte eshte qeveria, opozita, kisha greke, pra jane te tera se toku, jane nje mendje dhe nje veper; ne Shqiperi, AKZ dhe qeveria jane ne kundershti te plote me njeratjetren. Jo vetem ne koncept por edhe ne permbajtje te ceshtjeve objekt mosmarreveshjesh.
    E ne keto kushte a mund te triufoje e verteta? Atehere. Detyra kryesore e AKZ eshte qe te behet njesh edhe me “djallin”, sa me shpejt sa me hapur, pa asnje skrupul politike per te rrezuar qeverine salo-greke ne Shqiperi. Ne opozite – Berisha behet nacionalisti me i etur per Shqiperine. Ne te kundert misioni i AKZ do te mbulohet me turp perjete. Per nje Sali nuk digjet jorgani.

  12. Venka says:

    Fakti eshte qe Kreshniku duhet te ndryshoje fjalimin e tij duke share te tjeret e qe u thote nje grupi me aftesi te kufizuara qe Saliu eshte me keq se ta. Pa e kuptuar as vete, tallet me keta njerez dhe me veten, jo me Saliun kur perdor kete gjuhe .Kur do mesohemi te flasim me kulture pa sharje pa mllefe , pa inate por me argumenta , me fakte e te nxiren konkluzione per politika sociale .
    Kushdo qe thote me gomarlleqe te tilla, qoft Kreshniku, qofte Saliu (qe deri tani mban titullin kampion) qofte Edi apo ndonje tjeter i duhet treguar se koha ka ndryshuar . kreshniku duhet te pyesi se personat me aftesi kane edhe ata nje parti te tyre qe e shte krijuar e ben aleance me pushtetaret , nese flet Kreshniku per humanizem le ti japi shancin te jete kjo parti me personat e saj ne vendin qe i takon ne kryesi jo ne aleance , por mundohen te bejne shou me fjalime pa baza , pa themel . Si nuk doli nje politikan normal ketu more?

    (megjithate i jap ca pike AKQZ qe eshte e vetmja qe po ben opozite, ngaqe socialistet si duket nuk merren me me politike)I uroj suksese per guximin ne keto kohe te trazuara e te coroditura te popullit tone te vuajtur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje