Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, studiuesi Aurel Plasari, në një intervistë për gazetën “Shekulli” ka deklaruar se prirja për të revizionuar historinë e Luftës së Dytë Botërore është ende nyje problematike ose “patatja e nxehtë” siç e quan ai.
Sipas tij, ajo luftë shqetëson më shumë politikanët sesa historianët. Ai i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë kryeministrit Sali Berisha, që ka hedhur dyshime mbi shifrën e 28 mijë dëshmorëve si të sajuar në komunizëm.
“Stërhollimi i diskutimeve për shifrën e dëshmorëve, kinse qenkësh sajuar nga historianët e Enver Hoxhës. Ja ku po i qetësoj duke u thënë se është përkundrazi shifër e prodhuar nga propaganda e qeverisë kuislinge nën pushtimin gjerman, nga organi zyrtar i saj “Bashkimi i Kombit”, thotë Plasari.
Ai i referohet një editoriali të publikuar më 21 tetor 1944 me titull “Mjaft më!” në gazetën “Bashkimi i Kombit”, ku citohet: “Sipas një statistike që kur shkeli Italija në vendin t’onë më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit ose për pasojë të luftës që prej të huajve është zhvilluar në tokat t’ona njëzetetetëmijë shqiptarë”.
Plasari ironizon duke shtruar disa pyetje si: “Tani mos duhet t’u shtojmë këtyre edhe ata që janë vrarë nën pushtimin gjerman? A mos duheshin bërë zbritje se atëherë “Shqipëria e madhe” përfshinte edhe Kosovën?”, pyet ai.
Plasari nënvizon se si politikanët, si mediat e tyre është mirë që lëmshe të tilla t’ua lënë t’i shkokolepsin historianët.
Plasari e quan një lajm të ngrohtë atë që në Vlorë është vendosur të ngrihet një shtatore për Ismail Qemalin e thotë se këtë gjë duhet ta bëjnë edhe shkodranët për Luigj Gurakuqin e të mos qahen dhe t’i ankohen botës.
Pra, shteti nuk ekziston, zgjidheni vete, o qytetare, ne doni ne nderoni patriotet…. Keshtu Aureli e shan apo e mbron qeverine???
“Plasari nënvizon se si politikanët, si mediat e tyre është mirë që lëmshe të tilla t’ua lënë t’i shkokolepsin historianët”.
Ku eshte dilema ketu?
MOS I PREKNI TE RENET SE HAKA E TYRE DO T’JU BJERE KOKES!
LERINI TE PREHEN TE QETE NE ATDHEUN E TYRE.
TRADHETORET QE PO MUNDOHENI TI REHABILITONI,KANE ATDHEUN E TYRE NE SERBI, MALI I ZI, GREQI E GJETKE!
Bravo z.Plasari ! Pergjigje shume te bukur ke dhene . Me dy fjale ……i zure mat .
Lerini te flasin ata qe kane mend dhe qe kane investuar per profesionin e tyre. Z. Plasari shume respekt per punen dhe gjakftohtesine profesionale
Aurel plasari te kerkoj ndjese publike qe ve ne diskutim numrin e te vrareve.
Te kerkoje ndjese qe ofendoi tere kasten e shkencetareve te gjuhes shqipe duke i akuzuar ata per vendosjen e standarteve te gjuhes ne kongresin e 72.
Te gjithe e dinin edhe ne kohen e Enverit, se 28-mijeshi ishte kot fare. me optimistet e conin shifren deri tek 10 mijeshi… Por, pa kete shifer dhe pa mbeshtetjen e ruseve e jugosllaveve, per arsyt qe dihen, ne do ishim shpallur humbes te Luftes dhe pasojat do kishin qene katastrofike…
Po pse ja fut kot. Po sa te vrare kishte ne Danimarke nga rezistenca. Sipas kesaj llogjike ky shtet duhej shpallur bashkpunues dhe humbes?
Kontributi matet me numrin e Divizioneve Gjermane qe mbaheshin te stacionuara ne nje siperfaqe te vogel vendi ketu, dhe nuk coheshin atje ku ishte fronti real i luftes.
Psh. ne Jugosllavi u stacionuan deri ne 100.000 trupa gjermane kur ishin mjaft te nevojshem per tu perdorur ne fronte te tjera
Ne kishim qeveri Kuislinge, ne i shpallem zyrtarisht lufte Greqise ne ’41 . Qeveria kuislinge shqiptare i quajti Gjermanet miq, qe po kalonin dhe jo pushtues etj, prandaj mos bej krahasim me Danimarken, sepse ne rrezikonim seriozisht qe te quheshim si shtet humbes i luftes. Greqia ne koferencen e Parisit e ngriti me te madhe kete problem, dhe po te mos ishte per arsye qe permend “Dilema” me siguri qe do ishim perfshire tek vendet humbese, dhe per Shqiperine do kishte qene fatale.
Thjesht per dijenin e Plasarit: Luigj Gurakuqi e ka monumentin e tij ne Shkoder me shume se 10 vite ne qender te qytetit, mund te bej nje vizite te shkurter dhe ta vertetoje… Ajo qe ankohen Shkodranet eshte per kur te ngritet parlamenti ku duhet ta kete edhe ai vendin e tij per kontributin qe i ka dhene atdheut.
Gjithesej ne Shqiperi rezultuan 2800(dymije e teteqint)deshmore duke futur ketu edhe viktimat e luftes,por Enver Hoxha ne krye te shtetit komunist per interesa te politikes komuniste i shtoi shifres edhe nje zero dhe e raportoi 28000.
po te vraret nga regjimi i enverit dhe saliut kush i numuron zotrote,apo i kishte pjellur lopa ata,
Po pse, mo Dilema, nuk e kupton? Eshte shume e qarte….te merren historianet me kete pune (dhe te sjell dokument te qeverise bashkepunetore me pushtuesin ku jepet shifra 28 mije) dhe te mos merren alabaket qe na ditkerkan gjithcka…. Dhe ky Beni na i ben 2800…ju sikur nuk keni sy te shikoni e te lexoni….lexo dokumentin lart, mos ia fut katundit, o Ben… Kujt i rezultuan aq? Kur numeroni deshmoret ju dalin zero mangut, kur numeroni te “perndjekurit” ju dalin zero me shume….nuk ia ben muuu kjo? Historia behet me dokumenta dhe jo me urrejtje…
Ti Benke bashke me Dilemen(arqidhe po arqidhe jo), se ç’keni nje surrat te peshtire grekoqën! Gabohem?
Per cfar kuislingesh flet ky Me siguri eshte i ndikuar nga filmat e Kinostudios “Shqiperia e Re”, kur ka qene pionier i Enverit…
2800, e kini fjalen per numrin njerzve qe kane humbur jeten nga aksidentet,ne te ashtuquajturat autostrada vrasese.
Dhe kjo shifer eshte me e madhe.
Bij ballistesh dhe kuislingesh! Mbase nuk ju pelqen asgje nga ajo qe ka ndodhur nga 39-44. Eshte ne gjenezen tuaj qe po e provoni edhe sot se atdheu mbaronte tek porta e shtepise tuaj. Po pavaresisht numrit te atyre qe u vrane per atdheun dhe jo per komunizmin, ne te tjeret ju perkulemi se paku per nje arsye. Pa luften dhe gjakun e tyre ku vend me te mirat e te keqijat e veta nuk do te ekzistonte. Por problemi eshte se ne ndryshim nga prinderit tuaj qe pavaresisht rruges qe ndoqen ishin te lexuar e te ditur per kohen, ju edhe pas 20 vitesh “demokraci”, vazhdoni te mbeteni injorante.
trust_no1 tamam e ke thene. Se luan as topi faktin qe ti e permend ne komentin tend. Jane botuar kaq shume libra sot ne bote nga ish oficere qe kane sherbyer ne Shqiperi nga te dy kampet kundershtare qe vertetojne se sidomos Balli por edhe Legaliteti kane bashkepunuar me pushtuesin. Balli Kombetar ka qene pjese e qeverise Kuislinge dhe forcat e tij kane luftuar kunder partizaneve ne krah te forcave pushtuese. Eshte turp per parlamentin Shqiptar qe ka ne perberje te tij deputete nga kjo parti e turpit
Te felliqur kafshe qe doni te erresoni perjudhen me te lavdishme te popullit shqiptare Luften Nacional Clirimtare. E cila eshte brilante
si dhe gjaku i te reneve te cilet e bene ndere Shqiperise duke e renditur vendin tone perkrah atyre vendeve te koalicionit antifashiste.
Ju bej me dije se sa do te mundoheni te hidhni balte nuk do tja arrini qellimit tuaj per te njollosur te verteten e cila nuk mund te venitet nga vitet qe kalojne por do te shkelqeje ne jete te jeteve.
Lavdi deshmoreve,
nip deshmori
Fatmir lelaj
Disa komentues e kane ves te shkruajne pa lexuar artikullin por vetem titullin.
Ore katran me boje, Plasari po thote ate qe kane dokumentat te shkruara, dhe qe kjo pune nuk ju perket politikes por historianeve.Kaq gje nuk e kuptoni por ja fusni pordhes kot??!!
Sa per Luigj Gurakuqin qe eshte nje patriot dhe bir i Shkodres ben mire qe e permend se duke ngritur nje bust per Zogun qe e vrau Luigjin eshte njesoj si ta vrasesh per here te dyte.
Shume nga komentuesit sillen si ata qente qe I sulen e kafshojne cdo njeri qe u del perpara. Shume nga ju here here thoni se enveri ka vrare 10000 apo me shume. Duhet te kuptoni dhe pranoni qe ai pushtet ishte me I respektuari dhe me zeriozi ne bote. Zyrtaret shqiptare respektoheshin si perendite.
Zyrraret e sales mafioz e korvare si ylli pango e meta.
Respekr per historianin. Qenka burr I madh
Nuk mund ti behet bust Luigj Gurakuqit perderisa Shkodra dhe shkodranet adhuronin Ahmet Zogun dhe e prisnin me lule tek Ura e Bunës!Apo harruat Esad Toptanin qe shkodranet e djeshen si ua dha Shkodren pa lufte!Lexoni malazezin Vujevic te kuptoni qe edhe ushtaret malazeze shkodranet i moren ne shtepi dhe disave u dhane edhe vajzat e motrat per gra,shkruan malazezi duke pretenduar se ne shekullin e 14 Shkodra ka qënë kryeqytet i Malit te Zi dhe me pas,me 1444 nuk lejoi Skenderbeun të bente Kuvendin aty,si kish parashikuar dhe e detyroi atë ta bente ne Lezhe,per të mos u prishur perfundimisht Beslidhja e Madhe!Po te shikosh kufijte e hartës te Skenderbeut,qe Vujevic i paraqit,Shkodra nuk ben pjese në Beslidhjen Shqiptare dhe shtetin e Skenderbeut,njohur nga Vatikani.Vujevic ankohet perse Musolini bashkoi shqiptaret ne Mal te Zi me Shqiperine,kur Shkodra ështe e Malit te Zi.Edhe mbreti i Italise V.Emanuele III nuk e pranon kete bashkim qe beri fashizmi,pasi gruaja e tij Elena,ishte malazeze.Musolini nuk e pyeti mbretin dhe ne shenimet e tij ditar i botuar vitin e kaluar shpjegon perse i bashkoi shqiptaret dhe perse Zogu ja mbathi,kur ai i tha te rrinte mbret…Por Zogu ishte,edhe sipas Musolinit agjent i jugosllaveve qe e kishin prure ne pushtet me force per ti lene jasht shqiperise shqiptaret në Mal te Zi,Kosove dhe Maqedoni.Kush lexon ditarin e Musolinit kupton pse eshte vrare nga Zogu Luigj Gurakuqi dhe pse shkodranet duan bust per Zogun!Luigj Gurakuqi meriton jo bust por gjigandobust ne Shkoder,por konfrontohet me Zogun,Saliun,Jozefinen dhe Malazezet qe Shkodren e duan te tyren!Me Gurakuqin ndahet ne Shkoder shapi nga sheqeri!Ketu duket atdhetaria nga antikomtaria!
Z.Plasarin bazohet per te ngritur gjithe kete tymnaje vetem ne nje editorial te botuar ne vitin 1944. Nese do te jete kjo baza e argumentimit, mendoni pak se cdo te ndodhe nese pas 70 vitesh lexojne njerezia editorialet e Fahri Balliut ne gazeten 55 dhe mbi bazen e tyre shkruajne historine e vendit. Hajde gallate hajde.
Une per vete kam patur respekt per Plasarin kur beri ate romanin autobiografik ku personazhi kryesor perdorte te verdhen e vezes si xhel penetrimi
Duke lexuar shkrimin me erdhi ndermend humori i estrades se Lushnjes “(ndjes paste ose rahmet paste se thone ka vdekur”)ku puntori i rruga ures kalonte diten duke thyer vetem nje gure.Ne momentin qe nje person e theu me nje te rene,punetori bertiti:”C’me bere more,une me te kaloja diten”. Edhe JU profesor Plasari,c’na bere qe na tregove se per 28000 deshmor se paska thene Enveti,por qeveria kueslinge.Po tani “historiani”
Sali si do ta argumentoje se ky numer ishte deformuar nga Enveri.Mos do te thuash se dhe per te tjera ngjarje si vrasja e Qemal Stafes dhe, se fundmi na doli nga nje gazetare qe dhe Vojo Kushin ne e paska vrare Enveri,nuk jane te verteta? (Qe nuk jane te verteta,pasi kemi lexuar dhe dokumenta,e di dhe bufi,po halli eshte se “historiani” si do t’ja bei tani,se me keto kalonte kohen si puntori i gurores)Tani i nderuar profesor,Plasari,mer mundimin e nxir ato dokumentat qe Enveri ka shitur Dardanine (KOSOVEN)se pergjegjesine e Ramiz Alis per masakren e Tivarit e “nxori” MISELA te palma para kryeministrise.
Duket te te pershendetur,zoti Plasari,jam plotesishte dakort me mendimin tuaj qe me historine te merren historianet e politikanet te mos i shqetesoje shume numri i deshmoreve pasi 28 mije apo me pak se 28 mije ndoshta 28001 i bejne nder ketij vendi.Te zgjidhin probleme te tjera shqetesuese si papunesia,kriminaliteti qe ka marre dhene,se kur flasin per historine dhe jo historinet cdo gje e bejne lemsh e hajde te zgjidhet.E.. me falni,kush ka ndermend te merret me historine
mos te shkruaje pa u “konsultuar me “historianet me nivel” Ben Cikagon
dhe ate Kelmendasin. Pershendetje.
Plasari, nje sherbetor i shume zoterinjve. Ka nje familje te mire, por hedhbalte mbi luften nacional clirimtare. TUrp ti vije!?
KOMPLIMENTE Aurelit dhe me shpesh duhet ta bshikojm penen e tij.
MIR THUA Z, PLASARI QE “nje shtatore duhet ta vendosin edhe shkodranet per LUIGJ GURAKUQIN e t;mos i ankohen botes:por duke vene ne vend vlerat e gurakuqit humbin vlerat e disa hienave qe kan dale ne politik sot dhe qe duan me cdo kusht te mivlersoin verat e pabera te gjysherve te tyre qoftaxhi apo sahanpunues ne kohen e ngritjes se flamurit
S’ngeli vllah pa na i bere historine. Po meqe e paska thene qeveria kuislinge atehere shifra duhet te jete me e larte, sepse ne interes te tyre ishte te dukej me ulet. Greqia thote ka gjys milioni te vrare c’ne ne vetem 28000? NE Greqi kerkojne ende demshperblimet, e keta tanet gezohen kur i vjen nje gjerman ti kerkoj falje se i ati kishte bere nje masaker ne Borove. Kush vajti e numeroj sa fshatar kane vrare gjermanet, ku bejne ze shqiptaret e shkrete, po shtepi te djegura sa ka patur? Ne merremi kur ka ikur gjermani i fundit nga vendi nderkohe qe te mbledhim materiale mbi demet e luftes. Shume turp!