Mbërrijnë në Shqipëri 182 turistë nga Sharm el Sheik. Policia arreston drejtuesen e agjencisë turistike

14 Gusht 2012, 12:44Sociale TEMA

Të t’i kthejnë pushimet në makth. Kështu mund të përkufizohet sjellja e agjencisë “Pasha Holidays”, që la në mes të “katër udhëve” turistët e saj. Udhëtimi i ndërmarrë nga agjencia turistike “Pasha Holiday” nisi më 2 gusht dhe duhej të përfundonte të hënën më 13 gusht. Por pushuesit janë ndeshur me një fakt të hidhur.

Agjencia nuk kishte paguar biletën e tyre të kthimit, edhe pse njoftohet se ata e kanë paguar të plotë  paketën turistike. Kështu që ata e panë veten të flakur jashtë dyerve të hotelit dhe pa lekë për të siguruar biletën e kthimi, ndërkohë që agjencia kishte shpallur falimentin, edhe pse pagesa e paketës së tyre ishte bërë e plotë në shumën 600 euro çifti. Kështu që atyre iu desh të sorollateshin në dyert e ambasadës në Kajro dhe disave prej tyre iu mundësua bileta e kthimit në Shqipëri.  Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur 182 persona, që paguan vetë shumën 250 euro personi. Avioni i nisur në orët e mbrëmjes nga aeroporti i Sharm el Sheik zbriti në orën 01:00 në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërkohë që personat, të cilët nuk mundën të transportoheshin me avionin e vënë në dispozicion, njoftohet nga Ministria e Jashtme se tashmë ndodhen nën kujdesin e ambasadës shqiptare në Kajro, në pritje të rikthimit në atdhe në një kohë sa më shpejtë.

Agjencia turistike “Pasha Holiday” me pronare Marselinda Kërtoçi bëhet e ditur se këtë e ka pasur mashtrimin e radhës pasi mësohet se kjo agjenci ka mashtruar jo vetëm turistët të cilët i braktisi në Sharm el Sheik, por dhe shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët kishin bërë pagesat, por asnjëherë udhëtimin turistik.  Tashmë është bërë ndalimi i shtetases Marselinda Kortoçi, pronare e agjencisë turistike “Pasha Holiday”, nga agjentët e krimit ekonomiko-financiar për arsye se kjo shtetase dyshohet se iu ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme për t’i çuar për pushime verore në Sharm el Shaik, Egjipt.

Arrestimi i 27 vjeçares me banim në Tiranë është bërë sot nga sektori kundër krimit ekonomik financiar në policinë e kryeqytetit me akuzën e mashtrimit, fshehje të të ardhurave, fshehje e gjendjes së falimentimit, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 194 të Kodit Penal. Sipas Policisë së Tiranës, “turistët kanë kryer pagesat të paketës turistike”, por Pasha Holiday nuk ka “siguruar më pas rikthimin për në Shqipëri”.

“Arrestimi i saj u bë pasi iu kthye një përgjigje autoriteteve shqiptare ku thuhej se agjencia “Pasha Holiday” nuk kishte kryer asnjë pagesë për akomodimin në hotel të turistëve.”

Deklaratë kjo që rrëzon pretendimin e 27-vjeçares Kërtoçi, e cila kishte thënë më herët se i kishte kryer të gjitha pagesat dhe se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur më tej.

16 komente në “Mbërrijnë në Shqipëri 182 turistë nga Sharm el Sheik. Policia arreston drejtuesen e agjencisë turistike”

  1. demos says:

    Nje histori e zakonshme shqiptare…

    1. RUHUNI NGA MULI says:

      More po keta te dhjesin edhe pushimet, qe ke 1 vit qe i pret!

    2. elio says:

      Marselinda Kertoci asht prej Tropojet, dhe Baca Sali e ka sjelle ne Tiranet. E tash ka fillue me rrejt ..Me sigurie Baca Sali do ta qese prej qeliet, se ka ni vote pro…

  2. Dilema says:

    Si falimetoi kjo, kur parate i ka marre te gjitha, per cdo person, me gjithe fitimin… Apo i ka luajtur ne kazino???

    1. kulmaku says:

      Dihet prej shekujsh qe e keqja e shqiptareve jane vet shqiptaret,Race e ulet njerzore,,funderine dhe te pabese.

  3. sadije kruja bushati says:

    Ne fakt mendoj se eshte nje zgjidhje qe shmang konflikte, arrestimi i administratores se agjensise. Por ne duhet te percaktojme rrgulla strikte ne monitorimin e agjensive nga MInistria e Turizmit dhe nga Ministria e Financave. Jane mese 50 agjensi turistike ne Tirane, dergojne 200-350 turiste cdo 10 dite, ose 700 turiste ne muaj, ku secili paguan 800-1200 Euro. pra logariten rreth 50 milione Euro nga tregu shqiptar per zhvillimin e turizmit turk (kryesisht) dhe askush nuk i paguan shtetit tone pothuaj asgje. Ato Euro nuk i evidentojne as statistikat pa vlere te INSTAT e as Ministria e Financave

  4. fiku says:

    vetem urrejtje ngjall kjo race injorante bjeshkesh me krybjeshkarin qe eshte edhe inspiruesi i ketyre mashtruesve dhe te fortve qe e kane origjinen prej tropojet. vend i mallkuar me njerez te mallkuar. deri ketu e ka cuar urrjetjen per kete pjese te shqiperise prijesi hundderr nga tropja

  5. filani says:

    Keto ndodhin dhe ne te gjitha vendet e tjera. Raste agjencishe turistike qe bejne veprime te tilla ka çdo vit ne Italia, Greqi, Angli, Spanje etj. Kjo mikja thjesht ka kopjuar.

  6. mirco says:

    keshtu ndodh tek me nje her sudja nje her kopedenti tani pashaj ma von prap kopedenti e ne funnd e dini vet si perfunduan gjerat ne 97

  7. Askushi says:

    Problemi eshte se ketu sektori turistik nuk eshte i rregulluar. Gjithkush mund te hapi agjensi turistike si te ishte parukeri. Ne kete menyre humbasin klientet dhe njekohesisht operatoret serioz si ne imazh por edhe nga konkurenca e padrejte e ketyre sharlatanve…

  8. Gezimi says:

    Ne se Kjo zonje eshte nga Tropoja, mos u merzitni se asnje gjemb nuk i futet ne kembe.

    1. Arden says:

      Kush e nje kete zonjushe nuk do te cuditet nga ajo qe ka bere.Nuk e ka per here te pare.Kur shikoj cfare shkruhet per te, them qe shpetova mire disa vite me pare.Mua vetem me genjeu se bashku me familjen se do te me conte ne sharm-El sheik. Te gjithe morem lejet dhe u beme gati te niseshim.Atehere futi nje mashtrim shume te trashe.Une e lashe me aq.Nuk kisha kohe ti bija mbrapa. Por atehere ishte ne hapat e pare te profesionit te vjeter kuptohet (ate te mashtrimit). Tani shohe qe paska avancuar perpara.”Bravo”

  9. Moza says:

    Mos ka te bej dhe kengetari Ardit Gjebreja?

  10. elinor says:

    Nuk e vras mendjen shume per keta pushuesit e lene ne rruge. Me siguri jane zyrtare ne administraten shteterore te Partise se kush tjeter ne Shqiperi nuk i perballon dot pushimet jashta vendit – pervec ndonje biznesmeni. Por perseri, biznesmenet nuk ngelen jashta hoteleve se i kane aq mjete monetare me vete qe ta perballojne nje pagese ekstra, keshtu qe s’ngelet vecse te jene nepunes shteteror qe minimumin e rryshfetit e kane 5000 leke!

  11. te paudhet says:

    nje popull qe me shekuj nuk e di se ku ndodhet.nje popull qe asnjehere nuk ka patur shtet ,,popull i shperndar ne 5 shtete ne ballkan,popull me 100 fe.popull me 100 parti.popull komunist.nacionalist,demokrat,grek,turk,bullgar,vllah.cam kosovar,toske gege,laluc,karaduz,minoritar,malok,jevg,cifut,italian,arberesh,arvanit,emigrant.3 milion ne turqi,popull mashtrues hajdut,rrenacak i pabese frikacak,popull qe shkon nga fryn era,komb me flamur te sajuar bizantin greko serb ,popull qe qan kur ikin turqit.popull qe qan per mbretin zog,popull qe qan per enver hoxhen popull qe qan per berishen.per nanon ramen rucin.popull qe i zhvarros perseriketa,popull qe lepin cdo te huaj,qe edhe nje pordhe te bej nje amerikan europian ne shqiperi menjehere i bejne permendore apo i vendosin emer rruge,popull dembel,popull qe krenohet me te keqen,popull qe nuk ka zot fe apo ide,popull kot,,te dini se vuajtjet akmoma nuk ju ju kan filluar si duhet,popull qe ka lene rrugen e zotit,popull qe mashtrohet duke ju lutur busteve hiperbola,popull qe shan zotin vret vellain,shet motren ne itali dhe greqi.popull pa ushtri pa ligj,pa drita pa rruge pa moral,,pthu me keq ju pafsha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje