Një studim analitik për ecurinë e ekonomive të vendeve të Europës Juglindore, realizuar nga ekspertët e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, BERZH, evidenton fenomenin e ngadalësimit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Nuk është vetëm faktori i krizës globale dhe veçanërisht dy fqinjëve kryesorë të saj, Greqi dhe Itali, por ka dhe një sërë arsyesh që lidhen drejtpërdrejtë nga shkaqe të brendshme.
Më kryesoret janë niveli i lartë i borxhit publik në raport me produktin e brendshëm bruto, si dhe rritja e numrit të të ashtuquajturave ‘kredi të këqija’ në bankat e nivelit të dytë. Duke iu referuar nivelit të borxhit publik, raporti i BERZH e përshkruan atë si në kuotën prej 60 përqind të produktit të brendshëm bruto, që kufizon hapësirën për autoritetet për të realizuar manovra fiskale.
Kapja e “tavanit”
Ky ngadalësim mund të shihet si një goditje tjetër për ekonominë shqiptare, aktualisht më e varfra në rajon sa i takon nivelit të të ardhura për frymë. Drejtori i kërkimeve në Institutin “Axhenda” në Tiranë Dr. Gjergj Filipi, shpjegon në bisedë me Deutsche Welle-n efektet negative të borxhit të lartë publik për Shqipërinë.
Instrumenti i borxhit publik, sipas tij, zakonisht përdoret ose si një amortizator në rastin e valëve goditëse që vijnë nga krizat, ose kur shoqëria në momente të caktuara kupton se potenciali zhvillues është në një nivel të lartë se sa mundësitë dhe atëherë tenton marrjen e borxhit në përmbushjen e dinamikave zhvilluese. “Nëse do t’i referohemi Shqipërisë, vitet e fundit është përdorur aspekti i dytë, por që mendoj se nuk është kalkuluar drejt duke mos i qëndruar atij koncepti që në masën e gjerë të publikut njihet si “shtrirje e jorganit sa ke këmbët”.
Shqipëria, si gjithë rajoni i Ballkanit është nën ndikimin e një perspektive të zymtë ekonomike, shpjegon Gjergji Filipi dhe nuk ka më mundësi zgjerimi të borxhit publik. “Këtë ne nuk e bëjmë dot, sepse kemi arritur të kapim ‘tavanin’ nëse e quajmë kështu, të cilin disa e konsiderojnë si masën 60 përqind, por që unë e konsideroj se ‘tavani’ duhet të ishte 50 përqind. Pra, për një vend si Shqipëria ne duhet të ishim në përmasat e borxhit publik nga 40 deri 50 përqind.”
Borxhi publik i Shiqpërisë, ndër më të lartit në rajon
Sipas ekspertit të ekonomisë dr. Gjergj Filipi, borxhi publik në Shqipëri është më i larti krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në të njëjtën kohë sipas tij është shqetësues dhe raporti mes nivelit të borxhit publik dhe buxhetit vjetor të shtetit. “Në momentin aktual Shqipëria ka të deklaruar borxh sa dy buxhete e gjysmë vjetore, në një kohë që vendet e tjera kanë edhe më pak borxh ndaj produktit të brendshëm bruto, por njëkohësisht ky nivel është më i ulët në raport me buxhetet e tyre vjetore. Ndaj dhe them se kjo është një situatë relativisht alarmante për Shqipërinë dhe ne duhet të synonim të ishim të paktën tek 40 përqindshi që t’i krijonim vetes opcionin e amortizatorit në këtë rast”.
Aspekte problematike të ekonomisë shqiptare
Në raportin e fundit të BERZH preket si aspekt problematik në ekonominë shqiptare edhe rritja e nivelit të ‘kredi të këqija’ në sistemin bankar të Shqipërisë që e ka tejkaluar 20 përqindshin. Eksperti i ekonomisë, Gjergj Filipi tërheq vëmendjen në interpretimin e shifrës së rritur të ‘kredive të këqija’. Sipas tij ato kanë një trend rritjeje për shkak të një stopimi të kreditimit të përgjithshëm në treg. “Përderisa shifra që raportohet e nivelit të ‘kredive të këqija’ është ndaj kredive në total, atëherë nëse nuk do të ketë rritje të kredive ‘të mira’ me ritmin që duhet, atëherë vetvetiu shifra e kredive të këqija do të dalë gjithnjë e më e lartë.”
Pozitive në këto kushte është fakti se bankat e nivelit të dytë janë të mirëkapitalizuara dhe e shikuar në krahasim me vendet e rajonit ky përbën një tregues pozitiv, pra në rajon jemi të mirëkapitalizuar. Në favor të sistemit bankar është raporti i kredive ndaj depozitave, akualisht më i ulti, në krahasim me vendet e tjera përreth. Për Gjergj Filipin, ky është një tregues që ekonomia shqiptare nuk ka ditur të aksesojë sistemin bankar vendas për t’i dhënë vetes spuntot që i takonte të kishte në treg, spuntot e ngjashme me vendet e tjera përreth. “Në fakt bankat në Shqipëri nuk e kanë patur kaq skrupuloz kontrollin në portofolin e kreditimit të tyre në vitet e fundit. Kjo nuk vjen nga mungesa e profesionalizmit nga ana e bankave, por nga një amulli shifrash që prodhohet në vendin tonë, amulli që për fat të keq dirigjent ka qeverinë”.
Përballja me fenomenin e ‘kredive të këqija’ ka dy rrugëzgjidhje kryesore. Së pari, kur një kosto të këtyre kredive i merr përsipër një operator i madh në kohën kur ato bëhen të rrezikshme për sistemin e bankave të nivelit të dytë.“Shpresoj të mos shkojmë në këtë pikë, por ama po shkuam i takon Bankës Kombëtare që të mbulojë një pjesë të dëmit të shkaktuar nga këto kredi të këqija. Së dyti, mënyra më e shëndetshme për të përballuar situatën është nxitja e nivelit të kreditimit nga bankat e nivelit të dytë. E kam fjalën për një kreditim me ‘këmbë në tokë’ dhe me llogari të mira dhe të shëndosha. Personalisht Bankën Kombëtare nuk e shoh në rolin dhe ndikimin e duhur që duhet të ketë në këtë proces”./DW
Ore po cfare prisni nga binomi Berish & Bode Ju!!!?? Qe te dy i kane dhene provat me piramidat….
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
ORE SE berisha ebode e cone kete vende ne falimentim ketu nuk mban pergjegjesi asnje,mjere ne.
Ku eshte Berisha dhe xhozi qe na çan mender bythen nje muaj rresht se gjoja sistemi i kalum na kishte len pes milion euro borxh,qe ishin kontrata te lena per gjysem nje muaj u çan televizionet ne shqipri se gjoja sistemi kaluar na ka demtuar ekonomin,po tani çfar do te thon qe per njezet vjet SHqipria ka borxh aq sa nuk kushton vet bashk me SALI KAFSHEN DHE XHOZIN, ku jan televizionet gazetaret, pse nuk ja perplasin ne surrat saliut listen e borxheve ne nje koh qe njerzit nuk arrin te ushqehen me buk,pse gazetaret tregohen te pa drejt me te verteten,jan dhjetra e dhjetra miliarda euro borxh kush do ti laj kto borxhe,megjithate ja fus edhe un kot se sot vetem ndergjegje nuk egziston me ne SHqipri,SHQIPTARET jan vite drite larg realitetit per te kuptuar se jan ata dhe femit e tyre qe do i paguajn kto borxhe ter jeten,niveli korrupsionit i ka ber njerzit qe borxhin e shtetit ta quajn mall belik,me kte popull beni si tju doj kokrra e qefit se nuk ju gjen asnje gje o politikan batakçinj,vetem ruhuni mos vrisni njeri tjetrin, se per kte popull qe ka njezet vjet qe ka vdekur nuk te gjen gje.
Dua te komentoj nje paragraf ne artikullin e mesiperm meqe punoj ne sektorin e finances.
Paragrafi eshte ky:”Shpresoj të mos shkojmë në këtë pikë, por ama po shkuam i takon Bankës Kombëtare që të mbulojë një pjesë të dëmit të shkaktuar nga këto kredi të këqija”.
E thene me fjale te thjeshta kjo do te thote qe “kredite e keqija” te bankave te nivelit të dytë transferohen ne balancen e Bankes Kombetare dhe Banka Kombetare ju a kthen bankave vleren e ketyre kredive ne leke.
Me pak fjale bankat e nivelit te dyte kane dhene hua me rrezikshmeri te larte, kane marre me siguri nje pjese te mire te interesit dhe kur kredite nuk ju kthehen ja transferon Bankes Kombetare dhe mer leke ne kembim te tyre. Eshte njelloj sikur te vesh ne Cazino e te luash dhe nese fiton je ne rregull. Nese humbet, shkon ne shtet (Banka Kombetare)dhe i kerkon paret e humbura dhe shteti ti jep ato.
Pyetini te gjithe kumarxhinjte? E kush eshte ai budalla qe nuk luan me keto koeficiente? Nuk humbet kurre.
Lind pyetja ku i gjen Banka Kombetare keto leke?
Kjo eshte akoma me e bukur. Banka Kombetare merr nje vendim te brendshem dhe i printon leket. Paguan vetem per letren e bojen e kartmonedhave. Por ndodh edhe dicka tjeter qe eshte me e rendesishme per njerezit e thjeshte. Banka Kombetare duke printuar leke te rinj rrit ne te njejten kohe sasine e parave ne qarkullim e ne kete menyre edhe inflacionin. Meqe tani “kredite e keqija” jane mbi 20 % edhe cmimet ne nje te ardhme te afert do rriten me te pakten 20 %.
Populli i varfer del i humbur si gjithmone. Bankat fitojne gjithmone.