Nuk ka verë që kryeministri shqiptar të mos mburret me sektorin e turizmit, duke thënë se vit pas viti, ai është përmirësuar dhe tashmë Shqipëria vizitohet nga deri katër milionë turistë në vit. Situata këtë vit në fakt, është shumë pesimiste. Mjafton të shkosh në Sarandë, ku një pjesë e mirë e hoteleve janë bosh, për të kuptuar “suksesin” e turizmit shqiptar.
Dhe, ndërsa në Shqipëri, pjesa më e madhe e “turistëve” janë emigrantët që kthehen në vendin e tyre apo bashkëkombasit kosovarë, në vendin tonë fqinj, Malin e Zi, po ndodh një fenomen që i ka dhënë një hov të ri turizmit.
Sipas një reportazhi të Zërit të Amerikës, Mali i Zi po kthehet me shpejtësi në mekën e turizmit për disa nga njerëzit më të pasur në botë. Turistë të pasur në kërkim të deteve të kaltër dhe akomodimeve luksoze po vijnë tani me shumicë në këtë perlë të Adriatikut.
Porto Montenegro është një fshat i ri turistik që e ka ngritur Malin e Zi, këtë shtet të vogël ballkanik, nga një destinacion i parapëlqyer për turistët e zakonshëm rusë dhe serbë në një magnet për disa nga njerëzit më të pasur të botës.
Ai ka një pishinë të madhe me pamje nga Adriatiku i kaltër dhe majat e maleve shkëmbore. Fshati turistik ka shtëpi luksoze të stilit venecian, dyqane të firmave më të njohura si dhe një hapësirë të gjerë ku mund të hedhin spirancën disa nga jahtet më të mirë të botës.
Ky ka qenë dikur një port për anijet jugosllave dhe sovjetike. Një vit më parë Porto Montenegro u transformua, falë idesë së miliarderit kanadez Peter Munk.
Ai donte të investonte në një vend me më pak njerëz por që t’i ngjante një plazhi të Rivierës franceze në një territor relativisht të panjohur.
Matt Morley është menaxher në Porto Montenegro dhe shprehet se, “ne vizitohemi nga turistë të ndryshëm. Sigurisht, fjala është për njerëz super të pasur. Një nga gjërat që ne ofrojmë është privatësia, më e madhe se në shumë plazhe të tjera si, në jugun e Francës apo në Sardenjë, për shembull.”
Që kur u nda nga Serbia në vitin 2006, Mali i Zi ka përjetuar një rritje në vlerë të pasurive të patundshme. Kryesisht britanikët dhe rusët kanë investuar në hotele dhe vendpushime të reja turistike.
Në Shqipëri ndërkohë, asnjë biznesmen serioz i huaj nuk ka investuar në turizëm dhe ne ndërkohë, u gëzohemi “turistëve” tanë emigrantë apo atyre që kalojnë për një apo dy ditë, të cilët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të vizituar vendet fqinje.
A behet turizem elitar me betonizim, plehra dhe njerez qe i trajtojne klientet sikur u kane ndonje borxh???
E po turizmin atje e kane ne dore profesionistet dhe jo dhiaret!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
A shtrohen rrugt aty siq don me i shtu Doktori a??? A ka industrine e zhvillume si puna jon ne Gjermania? Si merni guxim me na krahasue or kamunista
Ne fakt kur po kaloja me makine nga Mali i Zi per ne Shqiperi, nje kanal radio malazez bente reklama ne english, shqip, dhe rusisht shume e vertete rradha ne dogane per hyrje ne Mal te Zi 1 km e gjate
nje miku i im shqiptar i maqedonise qe jeton ne itali vjen ne durres vet i 4 me makinen personale.
kalon kufirin ne qafe thane dhe shkon te njerezit e vet per ti takuar
dhe per pushime
pas 10 dite kthehet ne vendin ku punon dhe jeton
pra 8 hyrje dalje ne durres dhe 8 hyrje dalje ne qafe thane per saliun bejne 16 turiste
Po C’lesh perle turizmi ne ore . ne jemi perla e turizimit buke me vete . Turizmi nuk fillon korrik e mbaron gusht po fillon ne maje e mbaron ne tetore . Mali Zi edhe Kroacia do jene se shpejti destinacinet me te frekuentuara te turizmit
shikojeni shikojeni kete Porto montenegro i ka kushtuar edhe Mbretereshes teute nje pjese kurse ne u cojme emra allah sendek http://www.portomontenegro.com/residences/teuta
Para dy vjetesh vendosa me gjithe familje te beja pushime ne Shqiperi. Nje miku im me rekomandoi nje hotel ne Spille te kavajes qe quhej “tre fratelli”.Nuk po zgjatem shume por them qe perjetova nje katastrofe te vertete.
Pislliku mbreteronte gjithandej, ushqimi servirej nen cadra jashte , ne oborr dhe afer murit ndares te hotelit kalonte kanali me ujra te zeza.Rruga nga hoteli ne plazh afersisht 150 m kalonte nepremjet ca koshave te superngarkuar me plehra qe qelbnin nje siperfaqe goxha te madhe.Per cudi pjesa e plazhit megjithse e administronte po ky hotel, cadrat(shzllonat) paguheshin extra 5000 leke (te vjetra). Sa per sherbim ne hotel as qe behet llaf, njehere mora guximin e i thashe pronarit: ore si i behet, a pastroni ndonjhere. ai mu pergjegj me nje te folur tipike fshatarce: ce re, ec re pastro vet. As letra WC skishte.Ne mengjes shikonte pronari gjithe hotelxhinjte me vetulla te ngrysura para hotelit si Manush Alimani.
Me e bukura se kur ktheheshim nga plazhi tamam ne kohen e gjumit, fikte dritat e thoshte un nderpren, keshtu qe mbyteshe me djerse.
Ka dhe shume te tjera, po kjo me detyroi qe ti harroje pushimet e shqiperise.
Kurr me atje per pushime.
Nese ne Shqiperi do te kishte 4 milion turiste ne vit atehere i bie qe me shume se nje person ne dy veta te flasi gjuhe te huaj gjate veres, atehere ku ishin kta turiste se nuk degjova njeri te flasi gjuhe te huaj, as ne plazhe, dhe as ne Tirane!
Se dyti, ne Shqiperi isha per pushime kete vit, perveç plazhit, hotelit dhe restorantit nuk ka asnje lloj aktiviteti.
Makinat hecin me 80 km/ore ne breg te detit ku pushuesit ndodhen me femije, pluhur, asnje gje homogjen, pjesa me e madhe e ndertimeve eshte bere pa asnje lloj studimi urban, pra nje katastrofe e vertete.
Ne Shqiperi asnje hotel nuk eshte ne normat europiane, ky eshte fakt, keshtu qe ska se si te zhvillohet turizmi e shqiptaret te terheqin turistin e huaj.
Gjithe e gjithe Shqiperia ka rreth 20 monumente historike per tu vizituar, udhetimi kushton 400€ mesatarisht per person me avion, keshtu qe perveç shqiptareve emigrante qe vijne te takojne te afermit e tyre et kalojne ne te njeten kohe pushimet, ska te huaj tjeter qe harxhon para per te ardhur.
Peshty lart te bie ne surrat , peshty poshte te bie ne gjoks , ç te thuash eshte atdheu jone nuk e nderrojme dot se per te ndertuar as qe behet llaf , i bejme qejfin vehtes se ku ishim e ku jemi – asgjekundi- ne raport me boten qe enderrojme , paturpesia ka arritur kulmin kur ne mergimtareve na quajne turista , qofshim me shtetesi shqiptare dhe te huaj , apo shqiptaret e trojeve jashte R.SHqipetare . Nuk kam ndermend te perseris fjalet e komentuesve te me siperm , por ju them se sa me kushton bileta avionit vajtje-ardhje dhe nje jave ne hotel me tre-kater yje ne Xherba te Tunizise apo ne Kazablanka ose Marrakesh te Marokut eshte kosto e biletes per te ardhur ne parajsen e shpellarit Sali Doliviçit . Paris
Si nuk ju vjen turp kur krahasoheni me Malin e Zi, Kur u be shtet Mali i Zi??? dhe ju me 100 vjet, po Kroacia paguan taksat dhe nuk jep para nen dore,sa kohe te kini keto metoda kurre nuk do ngrini koken turp
Per disa komentues qe ankohen per vendin e tyre e logarisin shpenzimet e biletave te avionit.A s mendoni se si kane ardhur kosovaret ne Shqiperi derisa s ishte ndertuar RRuga e Kombit,duke udhetuar nga 12 ore ,nga Kosova deri ne Durres ,neper ato rruge te dhive.E pra, ata edhe pse kishin mundesi te shkonin ne Mal te Zi neper rruge me te mira ata perseri vinin ne Shqiperi.Ku eshte pra patriotizmi i juaj qe na shitni ne kete forum!?Ju qe jeni te gatshem te shani Kosovaret sa here qe iu jepet rasti.Apo mendoni se kosovareve nuk iu bejne pershtypje keto gjera ,sidomos prania e ujerave te zeza e e pleherave,per te cilat keni shkruar ju?Sigurisht qe i shohim edhe ne, e shpesh here ndeshemi me njerez te tille qe hapur e shprehin mosdurimin ndaj nesh,mirepo gjithemone shpresojme se gradualisht ,duke u njohur ,do te hiqen paragjykimet e do te afrohemi me shume me njeri tjetrin.
Jam dakord qe nuk jemi ne nivelin e Kroacise e Malit te Zi per dy arsye,e para sepse pavaresisht se deri ne vitin 90 ato kane qene ne sistemin komunist,ka qene i ndryshem nga komunizmi ne Shqiperi ku nuk kishte prone private,infrastrukture por vetem izolim.E dyta,pas vitit 90,tek ne cdo gje u be pa planifikim,mjafton te shohesh Saranden,ai qe e ka pare para 90,nuk i besohet qe eshte po ajo.Por nuk duhet te mohojme cdo gje pasi rruget po shtrohen,cilesia e hoteleve dhe ushqimit jane rritur,duhet permiresuar sherbimi dhe duhen krijuar aktivitete dytesore per pushuesit,psh duhet te kete anije te vogla turistike qofte dhe te manaxhuara nga pushteti lokal,organizim koncertesh,lojera uji,etj.Ne fund te fundit,shume me mire kalohen pushimet ne vendin tend po t’i kesh kushtet.
SA per numrin e turisteve ,eshte e sigurte se eshte i fryre,sidomos kur meret parasysh se kosovaret qe shkojne ne Ulqin e shfrytezojne Rrugen e Kombit dhe iu bie qe nga dy here te hyjne e te dalin nga Shqiperia.
une kam 5 vite qe bej pushimet ne jug dhe nuk mund te presim ne infrastrukturen ta ndertoni ju per pese vite,ate qe nuk mund ta kuptoj eshte menyren se si ju i qaseni klientit me arrogancen me te madhe qe nuk mund ta shohesh ne asnje vend ne bote .Ne sarande mua me ka thene nje i moshuar ne market;xhaxhit pse ju lodheni te vini ketu Shqiperine ne nuk e kemi per turiste e kemi per vete ehhh tash ju gjykoni vet kur dikush thon nuk i dua parat tua qka mund ti thuash atij
Porto Montenegro ka filluar te behet konkurrente e forte e Montecarlos ne aspektin e jahteve,ne cmimin e parkingut,dhe ne disa cmime te tjera qe jane me lire se ne portet e tjera te famshme.Dhe mos beni me keshtu krahasimesh,deri kur te kuptoni qe ne akoma nuk kemi shtet,nuk dime se si duhet te funksionoje shteti,Vazhdoni mendoni dhe flisni budallalliqe,si puna e Sales,jo e bukura e dheut,jo vendi me bregdetin me te bukur ne bote,jo 4 milion turista e shume karagjozlliqe te tjera.O shqiptare,Shqiperia eshte e fundit ne Evrope per turizmin dhe nuk ka krahasim me asnje.Tek ne turizmi eshte shume primitiv,eshte nje sistem allahu na rujt,nga prenotimi,qe vazhdon akoma me te njofme,ose ne nisemi pa prenotim,nga kushtet mizerabel qe gjen neper hotele(shumica vetem hotele s’jane)e deri tek uji dhe dritat,prandaj duroni edhe nja 123 vjet te tjera,se kush e di,rregullohemi edhe ne.
Sikur keta udheheqesit tone ti kishin dy qeliza truri do ta dinin se çfare duan turistet evropian.Ata e çmojne ambientin e paprekur, ushqimet bio dhe sigurine. Sikur keto kushte ti plotesonim nuk do te mund te prisnim te gjithe turistet qe do te vershonin ne shqiperi. Mirepo ne jemi percaktuar per anarkine,mbeturinat e evropes dhe shkaterrimin e ambientit. Zoti i ndihmofte shqiptaret!
e po isaf, te rrije sala 140 min. ne det duke shurrosur,nga te vine turiset te lahen me, aty dhe peshqit kane ngordhur.
Sapo jam kthyer nga Jesolo i Venecias ku mora familjen time. Une kalova vetem 24 ore pasi kisha shume pune por familja ime kaloj dy jave. Mund te them dy fjale, pasterti, det, sherbim, me hanger, nje disipline e sjellje e jashtezakonshme. Ju lutem shqiptareve qe kane mundesi ekonomike ta provojne atehere mund te krahasojne mire diferencen. Une mund te them nder te tjera per sigurine e jetes ne det. Cdo 200 metra ka roje qe kontrollojne plazhistet, çdo 50 metra jane ura ku rojet mund te nderhyjne me shpejtesi per te shpetuar plazhistet. Barka te nderhyrjes kontrollonin çdo sekond, keshtu nuk degjohet per te mbytur ne uje. Ne shqiperi se nuk mbytesh ne mut mbytesh ne uje, e per me teper ate sjelljen prej pashaj.
Hoteli ku banoj familja ime ishte prone e nje familje e ne terrace siper te hotelit kishte elikopterr, por sjellja ishte e jashtezakonshme. Keta njerz e kane krijuar pasurine me shume gjak e djerse dhe respektojne edhe njeriun me te thjeshte. Te pasurit e shqiprise jane si magjypet sapo kane bere pak pare duen te shkelin me kambe. Shkelin me kembe te tjeret se une u kam ikur e nuk vij pa ndryshuar ne koke.