Nga “dhunuese” e grave, sot ndan paratë e personave me aftësi të kufizuara

21 Gusht 2012, 09:46Sociale TEMA

Dodona Kaloshi, e cila u shkarkua nga posti si drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen e Dhunës ndaj Grave, pas denoncimit të skandalit nga emisioni “Fiks Fare”, është emëruar drejtoresha e drejtorisë së komisionimit, programimit dhe monitorimit të personave me aftësi të kufizura.

Gjatë investigimit të kryer nga gazetarët e emisionit dhe hetimeve nga një grup specialistësh të institucionit të Avokatit të Popullit, u konstatuan një sërë shkeljesh, kur u kërkua shkarimi i menjëhershëm i drejtoreshës së kësaj qendre.

Gratë, të cilat strehoheshin në këtë qendër , binin nga “shiu” në “breshër”. Ato largoheshin nga dhuna familjare dhe përfundonin në dhunë institucionale, të ushtruar nga Kaloshi , e cila urdhëronte dënimin e grave deri në heqjen e ushqimit. Disa prej grave u prononcuan se nuk kishin patur kurrë seanca me psikolog, edhe pse gjendja e tyre emocionale ka qenë e rënduar. Tri gra të dhunuara, së bashku me fëmijët, u larguan nga e vetmja qendër Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës dhe i’u drejtuan emisionit investigativ, ku u përcollën edhe fakte rrënqethëse, teksa njëra prej viktimave ish larguar e vetme nga qendra dhe ishte dhunuar barbarisht nga bashkëshorti , duke humbur kështu edhe njërin sy.

Por, ky skandal ku Dodona Kaloshi ushtronte dhunë psikologjike, sipas gazetës “Shqip”, jo vetëm nuk është dënuar, por ka lëshuar rrënjë akoma më të thella. Dodona Kaloshi  largohet nga Qendra e Rehabilitimit të Grave të Dhunuara, për t’u bërë drejtoresha e drejtorisë së komisionimit, programimit dhe monitorimit të personave me aftësi të kufizura, në institucionin e Shërbimit Social Shtetëror.

Kështu që, denoncimi i  skandalit jo vetëm që nuk ka sjellë ndëshkim , por përkundrazi, Dodona Kaloshi është ngritur në detyrë.

7 komente në “Nga “dhunuese” e grave, sot ndan paratë e personave me aftësi të kufizuara”

  1. albana says:

    Sa keq tingellon ky emerim!
    Me vjen keq qe personazhi eshte nje femer, por mesazhi qe percillet eshte shkurajues. Njerezve nuk duhet t’u jepen mesazh se ne kete vend nuk behet drejtesi, se drejtesin e nuk e do qeveria.
    Kjo eshte shume e rende dhe une shpresoj qe rasti te shkoje ne veshin e z.Berisha.

    1. Qime Derri says:

      Hiqja Lenes veja Prenes i thon ksaj ?
      Kur ka dhunuar grate imagjino se cfare ka per t’u bo minoreneve me aftesi te kufizuara. Vizitojeni kete grua, bejini dhe ADN dhe shikoni po nuk doli e semure mendore dhe moter gjaku e Sali Berishes.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html

  2. Xen Deledashi says:

    epo Dodona gezon imunitet nga tesera e PD

  3. KATUNARI GANGSTA says:

    po cfare prisnit ju?!shqiperia nuk behet pa kete gruan.kjo eshte e domosdoshme qe te jete ne marrdhenie pune.sepse eshte sahan lepirese e pushtetit ose edhe me keq…..e merrni me mend vete ju.shtet m….,.duan te hyjne ne eurpoe.edhe ne ceceni nuk e meritojme te shkojme jo ne europe.

  4. Drini says:

    Po shif mbiemrin qe eshte tipik malok dhe e merr me mend qe kjo femer e degjeneruar, kalon sa nga nje qoshe ne nje qoshe tjeter. E tille eshte partia shtet. Qeverria me e qelbur qe kan pare ndonjhere shqiptaret.
    Qeveria e Zogut ishte ku e ku me larg se qeverria e ketij shpellari koqefishkur.

  5. Ben Chicago says:

    te gjithe personat shkeles te ligjit apo te pa afte qe i ve ne dukje mero bazja,fiksi,opozita,ose behen ministra te brendshem,drejtora burgjesh,drejtora tatimesh,doganash.
    prandaj me mire te mos i veme ne dukje se i degjon saliu dhe i ngre ne detyre

  6. mirel says:

    I denonte duke iu prere ushqimin.
    Kjo eshte me keq se ne Inkuizicion, tamam tortura njerezore.

    Kjo duhet te veje ne burg dhe jo te rrije ende ne pune.
    Ky Totozani perse nuk ngre nje padi per mbrojtjen e grave te dhunuara nga Kaloshi, por vret zogj me gej dhe homoseksuale..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje