Xhungla e minierave shqiptare, Haxhinasto e pranon: Një pjesë janë jashtë kontrollit

17 Gusht 2012, 16:44Sociale TEMA

Qeveria pranoi se një pjesë e mirë e sektorit minierar është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe shfrytëzohet në mënyrë të paligjshme nga kompani misterioze.
Eshtë e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund, sepse jo vetëm sjell shfrytëzimin joligjor të pasurive natyrore që ka vendi, por ka edhe pasoja shumë të mëdha përsa i takon sigurisë në punë të punonjësve”, tha Haxhinasto.

Zoti Haxhinasto tha se ky është dhe shkaku kryesor i aksidenteve që kanë marrë jetën e dhjetëra minatorëve në galeritë e vendit.

Mund të them se gati 90 për qind e aksidenteve në miniera kanë ndodhur nga këto subjekte që operojnë pa u licencuar dhe janë jashtë standardeve të punës. Prandaj është e domosdoshme që kësaj situate t’i jepet fund”, tha ministri.

Kreu i ekonomisë lajmëroi gjatë një takimi të posacëm me prefektet e zonave minerare, specialistë të sektorit dhe përfaqësues të forcave të rendit se qeveria do të riaktivizojë sërish task forcën për të kontrolluar minierat e vendit

Çështja e monitorimit të realizimit të investimeve do të jetë parësore në punën tonë monitoruese. Rritja e efikasitetit të këtij sektori do të vijë në mënyrë integrale, nëpërmjet angazghimit të përbashkët të gjitha institucioneve, ministrisë, pushtetit vendor, policisë së shtetit, Task Forcave që ne kemi ngritur, por që duhet të riaktivizohen, me qëllim që ky sektor jetik për ekonominë e vendit, për sigurimin e të ardhurave nga eksportet, të arrijë një standard të ri, të arrijë një standard i cili jo vetëm rrit produktivitetin e sektorit, por vendos standarde europiane në funksionimin e tij, në garantimin e sigurisë së jetës së punëtorëve, por edhe në raportin midis nxjerrjes dhe pasurimit, me qëllim që vlerat e mëdha minerare që ka vendi të shfrytëzohen maksimalisht, në përputhje të plotë me ligjin dhe mjedisin”, tha ministri i METE-s.

Shfrytëzimi i paligjshëm i minierave nga banda njerezish te inkriminuar apo individë me pushtet u rigjallërua pas viteve 2005, kur çmimi i kromit në tregjet ndërkombëtare filloi të rritej. Dështimi i autoriteteve për të disiplinuar sektorin, përveçse i ka shkaktuar shtetit miliona dollarë humbje është shoqëruar edhe me pasoja tragjike.

Dhjetëra minatorë kanë humbur jetën, ndërsa lufta mes grupeve rivale për zotërimin e galerive ka kulmuar deri në përleshje me armë në mes të ditës, duke shkaktuar dhe viktima të pafajshme. /TCH

7 komente në “Xhungla e minierave shqiptare, Haxhinasto e pranon: Një pjesë janë jashtë kontrollit”

  1. LSI says:

    pi ku te le ilir meta ty o derzi. ta ka dhene kusheririn e gruas (Monikes) shef kabineti dhe te kontrollon cdo gje. semos vetem ate, gjithe ministrine e ke me njerzit e ilir metes dhe LSI. po ata jane qe shfrytezojne miniren e bulqizes

    1. fule says:

      Imagjinoni nje shtet tjeter normal, pervec ndonje Gaboni apo Xhibuti te pranoje se nuk ka kontrollin e nje pjese te minierave te veta.

      Tani do ngrejne Task Forcen per te vjelur % para zgjedhjeve.

  2. Gezimi says:

    Firma te tjera serioze kane muaj qe kane aplikuar per leje shfrytezimi, dhe ende nuk e kane marre. Pergjigja dihet. Jane jashte kohe. Duhet te jesh pelivan, si keto te Bulqizes, qe te shfrytezosh barbarisht mineralin, te fitosh sa me shpejt te jete e mundur, sigurisht mbi gjakun e njerezve te varfer. Mjer ne kujt kohe i a kemi mbrritur! A do vij koha qe pergjegjesit te ballafaqohen me drejtesine? Une jam optimist.

    1. korcari says:

      O Gezim mos je shume optimist,sa u ballafaqua nexhmija,ramizi etj,per krimet qe bene bashke me enverin.Pershendetje

  3. Ben Chicago says:

    kur e ka nderuar perseri mbiemrin ky haxhipordha?

  4. te paudhet says:

    nje popull qe me shekuj nuk e di se ku ndodhet.nje popull qe asnjehere nuk ka patur shtet ,,popull i shperndar ne 5 shtete ne ballkan,popull me 100 fe.popull me 100 parti.popull komunist.nacionalist,demokrat,grek,turk,bullgar,vllah.cam kosovar,toske gege,laluc,karaduz,minoritar,malok,jevg,cifut,italian,arberesh,arvanit,emigrant.3 milion ne turqi,popull mashtrues hajdut,rrenacak i pabese frikacak,popull qe shkon nga fryn era,komb me flamur te sajuar bizantin greko serb ,popull qe qan kur ikin turqit.popull qe qan per mbretin zog,popull qe qan per enver hoxhen popull qe qan per berishen.per nanon ramen rucin.popull qe i zhvarros perseriketa,popull qe lepin cdo te huaj,qe edhe nje pordhe te bej nje amerikan europian ne shqiperi menjehere i bejne permendore apo i vendosin emer rruge,popull dembel,popull qe krenohet me te keqen,popull qe nuk ka zot fe apo ide,popull kot,,te dini se vuajtjet akmoma nuk ju ju kan filluar si duhet,popull qe ka lene rrugen e zotit,popull qe mashtrohet duke ju lutur busteve hiperbola,popull qe shan zotin vret vellain,shet motren ne itali dhe greqi.popull pa ushtri pa ligj,pa drita pa rruge pa moral,,pthu me keq ju pafsha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje