Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reguar sot ndaj rastit te sjelljes publike ndaj vrasjes se kryer nga Nazmie Visha kunder tutorit te saj, duke kritikuar medien qe ka publikuar sms intime dhe prokurorine qe ka lejuar te degradoj situata. KShH-së i bën përshtypje fakti se, megjithëse hetimi sapo ka filluar, në shtyp jepen të dhëna të hollësishme madje edhe të dhëna sensitive siç janë përmbajtja e sms-ve në celular dhe fotografi.
“KShH mendon se celularët, ashtu si dhe dokumenta apo ojekte të tjera materiale që kanë lidhje me çështjen, disponohen nga organet e ndjekjes penale dhe sipas rastit ato janë objekt hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor.
Vlen të përmendet se, sipas nenit 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore në përgjithësi janë sekrete dhe vetëm prokurori mund të lejojë me vendim të arsyetuar publikimin e tyre. Pavarsisht nga kjo, e drejta e shtypit për të marrë informacion dhe për t’i dhënë publikut informacionin e nevojshëm është i ligjshëm dhe i domosdoshëm. Pa atë nuk do të kishte kuptim ekzistenca e lirisë së shtypit, e sanksionuar në Kushtetutën tonë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në këtë vështrim, gazetarit ose gazetarëve, nuk mund ti kërkohet burimi i informacionit. KShH mendon se, synimi i dhënies informacionit të publikut nga media është pozitiv megjithatë, në çështje të ndjeshme si rasti i “Nazmie Vishës” duhej vepruar me kujdes”, thuhet në deklaratë.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nëpërmjet shtypit, është vënë gjithashtu në dijeni se e akuzuara dyshohet se është përdhunuar kur ajo ka qenë rreth moshës 14 vjeç. Ka të dhëna se ka bërë kallëzim në polici për rrëmbimin e saj nga viktima para disa kohësh. Më vonë, thuhet se ajo ka hequr dorë nga ky kallëzim. Nëse është kështu, KShH mendon se kjo, impononte së pari, një ekspertim mjeko-ligjor dhe së dyti, verifikimin nëse kjo tërheqje ishte vërtetë e vullnetshme apo jo. U takon organeve të ndjekjes penale, nëse do ta shohin të arsyeshme ta sqarojnë edhe këtë çështje si dhe të zbulojnë shkaqet e vërteta që çuan në kryerjen e kësaj vepre“, vijon më tej deklarata.
“KShH ka ndjekur gjithashtu me vëmendje atë që është thënë në media, konkretisht deklaratën e fundit të familjarëve të viktimës se do të hakmerreshin ndaj familjes Visha për vrasjen e Fiqiri Muçës. KShH do të sugjeronte se, deklarata të tilla, të njohura dhe të bëra publike, të vlerësoheshin si tepër shqetësuese edhe për faktin, se këto bëhen në një kohë kur niveli i krimeve për motive gjakmarrjeje, kohët e fundit ka shënuar një farë rritjeje. Për KShH-në, deklarata të tilla përbëjnë sfidë ndaj shtetit dhe organeve të drejtësisë por që edhe mbarë shoqëria nuk mund të jetë indiferente. Parandalimi është një çështje serioze dhe mjaft e rëndësishme që kërkon një front unik“, mbyllet deklarata.
Prishur o Tema, prishur…
Per mua ata gazetaret qe kane bere publike mesazhet e Nazmies e nuk e kane ndjere nevojen qe ti ballancojne informacionet duke publikuar edhe ato te Fiqiri Muces me sa duket jane me pedofil se Fiqiriu.
Ketu ndodhin gjera te pabesueshme. Kujdes mos humbisni celularin, se te nesermen i gjeni mesazhet te publikuara te Panorama :).
@ Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
Cfare ju duhet jeta e minoreneve shqiptare ju?!!
E ardhmja e Shqiperise eshte Sali Berisha. Reagoni vetem qe ta inkurajoni qe te na hedhe hi syve, kur thyen ndonje rekord tjeter ne not, alpinizem …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
Kjo verteton mos aftesin e gazetareve dhe punen qe e bejne nga mosdija.
Pastaj sigurishte se nuk qendron i forte ligji i jetes private,sic u cenua e reja Nazmije.
Nese do kishte pasurl ligj atje,se pari do ishin hetuar ata qe publikuan mesazhet dhe jeten private te saj.Megjithese viktima me shume eshte injoruar se sa eshte perkrahur nga shume njerez.
Jetohet si ne boten e xhungles atje ne Shqiperi.
Turp,me gjenerate ishim te njohur per nder e moral,ndersa sot silleni si bisha mbi nje viktim te pafajshe,keshtu se paku do ta quaja une, dhe po kisha mundesi do tundja boten per ta ndihmuar kete vajze te gjore.
Jam shume dakort me ato qe thua ti Kanada.Viktima e vertete po injorohet jo vec nga disa kafshe,por edhe nga gazetaria.
E kam thene dhe ne disa komente te tjera ,nxjerja e ketyre materialie eshte paaftesia e trupit gjykues,ju lutem ju te KSHH ngrijeni zerin per kete goce ,ajo duhet shpetuar dhe duhet cuar ne nje qender rehabilitimi.
Ka qene shume e sakte ajo shprehja qe doli me 1990 ky i ndjeri Enver thoshe 20 vjete do me shani pastaj do me kerkoni.
Me shprese qe kjo vajze do kaloje sa me lehte kete situat dhe i them te lumte dora per aktin qe ke kryer,je nje heroin e vertet.
o ligj o ligj po ku je se viktimat duhet t viktimizohen ne pafundesi …e pa tolerueshme edhe pse e pa zakont nuk eshte apsolut e drejt e atyre gazetareve qe te publikojn privatesin e tjetrit .te gjith gabojme por edhe i paguajm gabimet por eshte per te ardhur keq per ate vajz se qfar persekutimi te ndyt i eshte bere edhe nga keta gazetar te pa cipe marre ju koft sa t pa shpirt dhe jo profesionist qe jeni.por mos harroni se neser mund te jet vajza juaj ne te njejten situat e ateher ja pafshit hajrin ,,,marres t juj kriminelat e hamamit t veriqit kete e meritoni me jau thane tung llaposha.
po ku ka gazetare ne shqiperi,,,,,te gjithe shkruajne nga kafeneja
Kjo vajzë duhet merret në mbrojtje nga Shteti dhe OJF,të nxirret nga burgu,të asistohet nga psikologët dhe ti ndryshohet identiteti dhe të largohet nga vendi duke i dhënë një mundësi të re për ta rifilluar jetën nga e para.
Për pedofilin dhe pedofilinë në përgjithësi, që po lulëzon në Shqipëri fundi është i merituar.Për gazetat që mbrojnë pedofilin e vrarë ,mbase janë pedofil ata që e marrin në mbrojtje këtë mostër,por vajza ka bërë atë që nuk ka bërë policia e korruptuar dhe gjithë institucionet e tjera shtetërore të korruptuara dhe sehirxhinjë.
Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grave kemi Elsën e Ballaurëve por ajo është e zënë me me punën e Kryetarit të bashkisë Tiranës,me lulin e Bashajve dhe nuk ka kohë as të reagoj për këtë ngjarje tragjike për një minorene fatkeqe.
Ato SMS-te i ka botuar “Panorama” e skrsparlliut Fane Musabelliu, pronar i Birra Korçes dhe vartës i Ilir Metes e Sali Berishes, korruptues i “Baba Mondit” te OSBE-se me birra e qofte.
Sekretin hetimor te SMS-ve e ka dhene kryepolici Muli.
Komiteti i Helsinkit duhet t’i identifikoje mediat dhe shefat reale prapa tyre.
SHUME MIRE KA BERE MEDJA QE I KA NXJERE MESAZHET KETA DUAN TI MBYLLIN SI GJITHMONE GJYQET SI I VDEKURI ME TE VDEKURIT E PADREJTESI E TE MARRIM CA LEKEQE MOS U NGOPSHIN POR DO TI NXJERRIN NJEDITE.
Gazetaret ne vend qe t’i thurin kenge vajzes trime ,qe hoqi nga faqa e dheut nje ndyresire,publikojne mesazhe gjoja te Nazimese,por edhe ata mesazhe ishin te shkrojtur po nga kafsha Fiqiri Muça,per te prishur fejesen e saj,me njeriun qe donte.Si fiqiriu jane te gjithe pd- istat,qe i kane shemtuar fytyren Shqiperise.Ketu gjitheshka eshte qelbosur:Gjykatat,prokurorite,policia,zyrat e shtetit,mediat(me perjashtim te disa herojve qe po qendrojne ndaj furtunes se ketij rregjimi te eger e te qelbur deri ne palce. Vetem nje revolucion boteror mund ta shperlaje kete ndyresire qe i ka zene frymen popullit te thjeshte.Zoti,nese ekziston,shikon e ben .Lavdi vajzes trime !