AK denoncon degradimin e Portit të Durrësit. Qeveria pa vizion për pasuritë shqiptare

26 Gusht 2012, 11:41Politika TEMA
AK denoncon degradimin e Portit të Durrësit. Qeveria pa vizion

Aleanca KuqeZi ishte sot në Durrës për të denoncuar degradimin e Portit të Durrësit, i cili duhej të ishte porta e kombit drejt Evropës dhe është shndërruar ne kazerme mallrash kontrabande dhe minierë e kontrabandisteve.

Në këtë port nuk janë të rralla rastet kur trau i doganës ngrihet gjatë natës për kontenierët e drogës apo dhe për bizneset e ministrave bixhozhxhinj të Sali Berishës.

Aleanca KuqeZi deklaron se porti i Durrësit duhej të ishte porta kryesore e lidhjes së Ballkanit me vendet e bashkimit evropian por për fat të keq të ky port është lënë në mëshirë të fatit duke u rikonstruktuar fasada e tij dhe jo strategjia e menaxhimit e cila duhej të buronte të ardhura për arkën e buxhetit të shtetit. Ky port është kthyer nga sekserët e qeverisë së Sali Berishës në nyjën kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore sepse administrata e tij është tej mbushur me militantët e mafies bardhe e blu.

Aleanca KuqeZi denoncon me forcë dhe ngre zërin për diskriminimin që i bëhet kompanive transportuese me origjinë nga Shqipëria në metodologjinë e taksimit të tyre, pa harruar shërbimet që janë jashtë çdo standardi evropian. Kompanitë shqiptare të transportit kanë nisur të përdorin portin e Selanikut dhe kjo është dëshmia e skandalitetit që porti i Durrësit gëzon prej politikave të gabuara të qeverive klienteliste e cila favorin kompanite e transportit nga Maqedonia“, thuhet në deklaratën e AK-së.

Është fakt i pamohueshëm që kamionët me targa maqedonase dhe serbe nuk paguajnë as edhe një taksë në portin e Durrësit dhe kjo ka bërë që shumë kompani ndërkombëtare të kontraktojnë kompani nga këto vende për transport me destinacion Shqipërinë.

Shqipëria është vend bregdetar por që ka te vetmen qeveri e cila nuk ka plane zhvillimi për ushqimin e detit pra për peshkimin. Tendenca e shoqërisë për konsumimin e peshkut nuk është shoqëruar me investime dhe strategji nga shteti por thjesht me iniciativa private dhe individuale te cilat nuk plotësojnë dot kërkesat e konsumatorëve. Por e keqja nuk mbaron me kaq. Ky port tashmë ka hyre në procedurat e privatizimit të prezantuara nga organet qeverisëse, privatizim që shkon në favor të klientëve të Damir Fazllic i cili njihet për lidhjen e ngushtë me kryeministrin Berisha“, vijon deklarata.

Kjo gjendje e këtij porti që do duhej të ishte nyja kryesore e tregtisë me vendet e bashkimit evropian lidhet qartazi me vizionin e munguar të politikës 22 vjeçare. Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka një traget, anije dhe flotë detare që të përfaqësojë flamurin kombëtare“, mbyllet deklarata e AK-së.

16 komente në “AK denoncon degradimin e Portit të Durrësit. Qeveria pa vizion për pasuritë shqiptare”

  1. R&B says:

    Ak e vetmja opozite e vertete e regjimit te Saligradit. Bravo AK mos u ndalni se zemrat e shqiptareve tashme i keni fituar te cilet do tju mbeshtesin ne rrugen drejte suksesit pas nje vitit. Vlera perfaqesoni dhe vizione te qarte per te ardhmen.

    1. Armand says:

      Kur dolen ne fillim keta te Aleances Kuq e Zi mendova se do ishin flak kashte por kane me shume se nje vit dhe po rriten ne progresion te befasishem. Ndoshta veprimi I doreheqjes nga detyra I Kreshnik Spahiut rriti besimin dhe e pane ndryshe nga te tjeret qe se leshojne karriken edhe ti shposh me plumb. Shihni Bamir Topin se mbeshtet askush vetem se flinte gjume dhe fliste me heshtje ne paj te piramides.

      1. Kohe lufte says:

        Pergatituni per lufte o cuna kuq e zi se do keni telashe me kete kriminel qe na udheheq. organizohuni se Shqiperia kishte pas nevoj per Ju. Vazhdoni se jeni ne rruge te ,bare

  2. MUNDER PAZAREVE PD-PS says:

    Bravo Ak per mos lodhjen dhe perpjekjet per ti dhene drite aferave korruptive te ketij shtetit te degraduar. Jeni te vetmit qe nuk bete pushime verore nderkohe qe njeri thyente rekorde ne dhermi e tjetri voziste ne palas. Bravo AK

  3. Durrsak says:

    Epo me se fundemi doli nje levizje e forte opozitare qe te mbroj pasurite kombetare. Mirnjohje Aleances Kuq e Zi qe ka kete platforme te detajuar per pasurit dhe sektoret strategjik. Kam 35 vjet qe jetoj ne lkete qytet dhe mbaj mend o mafien e anastas angjelit me naften ose bizneset e Kokve dhe sokol Oldashit. Na mbytet tropojanet. Jemi me jU te Aleances Kuq e Zi.

  4. Ledina says:

    Kan te drejte jeta te Aleances Kuq e Zi. Jemi I vetmi port ne Evrope qe nuk ndalon asnje Crocere me turiste. Vetem konteniere kontrabande. Ne Durres keta te Aleances Kuq e Zi kane shume mbeshtetes dhe te rinj aktiviste. Kudo degjoj qe do votohet per ata

  5. Petro says:

    Eshte thjesht nje tymnaje.Edhe ato qe thuhen jane hamendje.Aleanca duhet te rendis fakte dhe mbi to programe se si do ta sheroje gjendjen.Nuk pashe asnje specialist te fushes per rreth.Me te rinje tifoze nuk zgjidhen problemet.Ikin nje pale te rinj te ngopur dhe vijne nje pale tjere te uritur dhe gjendja mbetet njelloj.
    Ata duhet te kerkonin, perse Porti eshte bere me disa rrethime, me keq se ne kohen e monizmit.Ku eshte Europa ketu? Ku eshte citta aperta qe duan durrsaket? Perse nuk gjendet zgjidhje per fillimin e rruges se re, anash Portit, rruge e qytetit qe do te clironte trafikun qe po i merr frymen qytetit.Perse nuk mirret shembulli i Barit? Apo Porti perdor rrugen e brendeshme per qarkullim te makinave te biznesmeneve duke paguar taksa prej 7000 deri 8000 leke te reja ne vit.Perse nuk i jipet rruge fillimit te Portit te peshkimit.Perse eshte shtremberuar studimi amerikan i Portit, qofte dhe ai hollandez dhe shkohet ne ndertime spontane me konstruksione metalike te terminalit qe ngjan me nje magaze ordinere, perse ndertohet nje pasarele ajrore si ato te kohes musoliniane ne Itali per pasagjeret dhe jo nje rruge daljeje ajrore per automjete.Sa keq, s u mesuam kurre te flasim me projekte, me ide te standarteve europiane, po bejme shou dhe te nesermen harrohet cdo gje.

    1. skifteri says:

      Aleanca Kuq e Zi eshte nje levizje me shume te rinj, pra nje levizje rinore, AK eshte nje levizje me shume intelektuale pra levizje intelektuale, AK eshte levizja e njerezve me guxim e vizion, pra levizje e guximshme dhe vizionare !
      Degjojme ndonjehere kritika nga njerez ne hije qe kane njohuri por nuk kane guxim, qe japin referenca pò nuk duan te identifikohen !
      “Mos u frigoni”, por afrohuni prane lumit qe rrjedh freskia e tij dò ju rrembeje, provoni te futeni brenda te ndjeni ritmin dhe fuqine tuaj !
      AK eshte levizja ku cdo kontribut nuk humbet pasi kontributi eshte per Ju dhe te miren qe shpresojme te ndertojme!

  6. Petro says:

    Eshte thjesht nje tymnaje.Edhe ato qe thuhen jane hamendje.Aleanca duhet te rendise fakte dhe mbi to programe se si do ta sheroje gjendjen.Nuk pashe asnje specialist te fushes per rreth.Me te rinje tifoze nuk zgjidhen problemet.Ikin nje pale te rinj te ngopur dhe vijne nje pale te tjere te uritur dhe gjendja mbetet njelloj.
    Ata duhet te kerkonin: perse Porti eshte bere me disa rrethime, me keq se ne kohen e monizmit.Ku eshte Europa ketu? Ku eshte citta aperta qe duan durrsaket? Perse nuk gjendet zgjidhje per fillimin e rruges se re, anash Portit, rruge e qytetit qe do te clironte trafikun qe po i merr frymen qytetit.Perse nuk mirret shembulli i Barit? Apo Porti perdor rrugen e brendeshme per qarkullim te makinave te biznesmeneve qe paguajne taksa prej 7000 deri 8000 leke te reja ne vit.Perse nuk i jipet rruge fillimit te Portit te peshkimit.Perse eshte shtremberuar studimi amerikan i Portit, qofte dhe ai hollandez dhe shkohet ne ndertime spontane me konstruksione metalike te terminalit qe ngjan me nje magaze ordinere, perse ndertohet nje pasarele ajrore e lodheshme dhe aspak komode si ato te kohes musoliniane ne Itali per pasagjeret dhe jo nje rruge daljeje ajrore, mbikalim, per automjete.Sa keq, s u mesuam kurre te flasim me projekte, me ide te standarteve europiane, po bejme shou dhe te nesermen harrohet cdo gje.

  7. GURO veterani says:

    ZOTI KRESHNIK SPAHIU!
    KETA QE BEJNE SOT POLITIKE I NJOHIM, QOFSHIN NE POZITE, QOFSHIN NE OPOZITE. NUK KE CNA MESON TI SE I KEMI VUAJTUR NE KURRIZ.
    QE TE TE BESOJME TYJA NA BEJ NJE CV TE JETES TENDE DHE NA TREGO SE KU I I GJEN PARATE.
    NGA ANET TONA EDHE NJE NUSE PER LAMASH, KONTROLLOHET SE MOS KA PLESHTA!
    JO ME NJE ENVER I DYTE SIC PO NA HIQESH TINE!
    NA THUAJ KU PO NA MERR E KU DO NA SHPIEC.
    BENI KETO E DO NA KEC ME VETE,HE TE KEQEN.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

  8. Treviso says:

    Vizjoni i kesaj qeverie eshte shkaterrimi plotesisht i pasurive kombetare dhe ja ka arritur qellimit. Lidhja e qeverise me mafjen internaxionale ben qe te zhysi popullin me shume ne varferi. Per te ditur me shume per mafjen shqiptare dhe internaxionale mjafton te lexoni shkrimet e njeriut qe eshte betuar te luftoje mafjen kudo qe hedh rrenje, Heroi italjan Roberto Savjano.Personi i dyte ne Bote pas australjanit Sananke.
    Ndihmen qe i ka dhene popullit shqiptar zoti Roberto Savjano eshte ipa llogaritshem.Kete ndihme mundet ta vlersoje vetem zoti Bahri Shaqiri nga ana e shqiptarve. Mafja shqiptare nuk zhduket me.Ajo vetem se luftohet qe te mos hapet me shume. Bllokimi i Ilir Metes dhe sali Berishes 100%
    mundet te themi se eshte eleminuar 50% e mafjes shqiptare.

  9. rigerti says:

    AK opozita e vetme ne shqiperi,Edi Ramen e ka Ven ne gjum Salli Sulltani,AK I meriton Votat e shqiptarve se po tregon se nuk I trembet Syri nga pushtetaret e Korruptuar qe e kan kthyer ne pron private cdo pon Shqiptare, ne 2013 Keta pushtetar do marin pergjen e Merituar nga ne Shqipetaret. Aleanca Kuq E Zi e gjithe shiperia eshte me ty.

  10. Geri says:

    Bravo AK para 3 netesh une isha duke u kthyer nga Italia, Jam habitur kur kam par 3 maune me cigare kan kaluar pa u kontrodhuar ne dogan,dhe pyeta veten si ka mundesi, sot e mora pergj nga ju, Bravo te qoft Kreshnik, ti themi te gjith se bashku Saliut o hajdut nga shqiperia ti ike.

  11. genusus says:

    Pse nuk diskutohen asnjehere probleme jetike si punesimi apo dalja nga prapambetja
    Te na falni GENUSUS guxon.
    http://www.youtube.com/watch?v=UCNZvBUoxbs
    http://www.youtube.com/watch?v=lCeHMa4r_VE&feature=youtu.be

  12. klara says:

    Shyqyr qe del ndonjehere ndonje nga AK se po te degjosh lajmet, duket sikur jeton ne boten e perrallave!

  13. skifteri says:

    Aleanca Kuq e Zi kur gjate muajit qershor, korrik, gusht te gjithe ato qe kane qene opozite e veteshpallur por pa vizion opozitar, vazhdojne te bejne pushimet dhe pò i bejne dhe fresk Berishes me shoke, ka vazhduar te jete nje opozite e vertet dhe kualitative cdo dite, cdo jave , ka zhvilluar tryeza me intelektuale te fushes per denoncimin e problematikave dhe dhenien e alternatives, cdo dite, cdo jave AK ka qene ne proteste per shkeljet dhe padrejtesite qe pusht-shteti i ben vendit, nese nuk vini te kontriboni mos flisni per te tjeret qe protestojne, shume syresh pandehin se pò vjen Mesia!! Jo askush nuk te ndihmon nesse nuk ben per veten tende, AK eshte lider ne opoziten e sotme per te ndertuar neser, afrohuni me njohurite, vizionin tuaj , nje shpatull nje dore nje mendje eshte ndihma per sot !
    Vendi renkon o sot u kurre , vepro tani eshte mesazhi i dites !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje