Përvec 10 mijë eurove shpërblim, policia e Tiranës, për të lehtësuar kapjen e autorit të vrasjes në Yzberisht ka publikur fotot e autorit, i cili akuzohet se mbrëmjen e të mërkurës ka qëlluar për vdekje pronarin e marketit, Petrit Kurtin.
Fotoja e cila është e marrë nga pamjet filmike të regjistruara në brendësi të marketit ku ndodhi ngjarja, nuk është mjaft e qartë, pasi autori i dyshuar është me kapele.
Ndër të tjera në foton e publikuar nga policia autori i dyshuar i vrasjes është i veshur me një bluzë me vija ngjyrë blu, me mëngë të shkurtra, me xhinse ngjyrë blu, në kokë ka vendosur një kapele të kuqe dhe në duar dyshohet se mban armën e krimit. Fotot që janë dërguar nga policia tregojnë se autori është një djale i dobët, me floke të shkurtra ngjyrë kafe dhe i përket moshës rreth 23 deri në 25 vjec.
Të githa këto të dhëna që dalin nga foto e dërguara nga uniformat blu, japin një identikit për të bërë të mundur që qytetarët që mund ta njohin të japin informacin në dy numrat e vendosura nga policia e Tiranës 0694100353 dhe 0694100111. Por gjithashtu policia siguron ruajtjen e anonimatit për të gjithë ata persona që japin iformacion të saktë për arrestimin e autorit të vrasjes së tregtarit Kurti.
Madje informatori i cili do të cojë në arrestimin e autorit do të marrë edhe një shumë parash të vendosura nga uniformat blu, e cila shkon në 10 mijë euro. Ndërkohë që arrestimi i tij do të zbardhë edhe motivin e vrasjes, ku sipas policisë pista mbetet për pronësi dhe sipas të afërmëve të viktimës shkak për këtë vrasje është grabitja e marketit, i cili ka rënë pre e grabitësve edhe herë të tjera.
Policia ta kape menjehere,dhe ta plasi ne Burg qenin pis.
Kopetentet jane te zene me pune te tjera!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html
Te gjitha i kane, tani duhet vetm qe te vetdorezohet vrasesi. Atehere do e marrin ne hetuesi si ate Gushon dhe do e shofim filmimet nga celularet e hetusave.
Une nje gje nuk arrij te kuptoj, me qarte se kaq nuk ka ku te shkoj. Nqs polizia me nje identikit te tille nuk arrin ta kap vrasesin nuk e di pse punojne akoma ne polici keta persona, per me shume qe vazhdojne te ofrojne 10.000 euro (qe paguen me taksat e qytetareve) per kapjen e autorit. Le ti pèaguajne me leket e veta nqs nuk e kapin dot vete!!!!
Te ishte ne Amerike, dhe policia te kishte kete foton, 24 ore jane shume, e kishin salduar brenda 12 oreve.
Ky rast kaq i paster, policia kerkon ndihme nga populli po me parat e popullit. Kjo eshte policia kriminale e qeverise mafjose,e droges dhe e plehrave.Kjo eshte policia kriminale e paafte si ne gjithe sektoret e tjere.Kjo eshte policia qe perfaqso partin Demokratike dhe shtetin shqiptar. A mos kerkon policia, kriminelin tja çojne qytetaret pas hekurave?
-Ka mundesi te jete antari i partise Demokratike, se ato jane me imunitet. Ky kriminel, duke pare kriminelat e tjere qe skan perfunduar pas hekurave ka marre keye iniciative.
Duket qart qe ka sbritur nga shpellat pa shkolle por i guximshem qe ka SALIUN qe e frymezon me instikte por nuk do gjejne vrime ku te futen.Degjoni degjoni nga deti shikoni si ngrihet zgjerohet si fryhet terbohet ne qiell mbi dhe, ngarkuar me re te zeza si nata STRENGATA
po me kollaj nuk per ta gjetur.policia i di se kush jane perdorues droge. edhe ai qe e ka bere kete vrasje besoj qe perdorues i saj eshte.ndryshe nuk do gjente kurre guximin te vriste nje njeri per te siguruar parate per ta blere drogen.sa jane shtuar monstrat….nga qeveria deri te njerezit e zakonshem.kemi se me cfare te krenohemi