Ndodh pothuajse gjithmonë kështu, policia injoron denoncimet dhe më pas...

25 Gusht 2012, 11:42Politika TEMA

Ky është një refren shpesh i dëgjuar tashmë nga familjarë të viktimave: policia injoroi denoncimet tona. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e vrasjes së Fierit dy ditë më parë, kur 65-vjeçari Dhimitër Koçi u ekzekutua nga dhëndrri i vet, Gëzim Nushi, që më pas edhe u vetëvra.

Bashkëshortja e Koçit, Leta Koçi, e cila gjithashtu u qëllua nga ish-dhënrri i vet dhe shpëtoi me fat, duke folur për “Panoramën”, ka thënë se kishin bërë denoncim në polici para krimit, pasi ishin kërcënuar disa herë nga ish-dhëndrri i tyre. Por, policia nuk e vuri ujin shumë në zjarr, duke injoruar kështu denoncimin e tyre. Dhe, më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Kjo që ndodhi edhe me vrasjen e dy vëllezërve në Pukë disa javë më parë, ku policia jo vetëm që nuk i mori parasysh denoncimet e familjes Markaj, por u thoshte atye që t’i merrnin në telefon kur t’i qëllonin me armë.

Kur jam ankuar te shefi i Rendit në Pukë, më tha: Bëj një filmim që të jenë me armë në krah dhe na i sill ta kem si provë. Edhe pse kam kërkuar sërish mbrojtje në polici, më janë përgjigjur duke thënë: kur të qëllojnë, na merrni në telefon dhe do të reagojmë menjëherë, por unë u përgjigja se kur të qëllojnë do na kenë vrarë e s’do kem mundësinë t’ju telefonoj”, pohoi ditë më parë Bardhok Markaj, vëlla i dy viktimave që humbën jetën në Pukë.

11 komente në “Ndodh pothuajse gjithmonë kështu, policia injoron denoncimet dhe më pas…”

  1. Punonjesi Social , Master Univ. Kristal says:

    Ngushellime familjareve te viktimave!
    Po sa here kemi thene, merrni ne telefon:
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

    1. jimmi says:

      sice eshte babai i kombit salije berisha moster ashtu jane edhe policat o zote mose me shkelte kemba ne ate vende te mjeresh

  2. dritani says:

    …”kur të qëllojnë, na merrni në telefon”…

    IQ=55

  3. volluna says:

    po u vrave mos mu kthe me i gjalle ketu,,,,

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Kur te jesh vrave, ke bere mire qe te kesh hapur dhe gropen se e shkurtuan dhe grophapesin…

    IQ=ALB”155″

  5. juliano says:

    POLICIA MERR ROGEN KOT MORE NJEREZ JO SE BEN DETYREN POR KA GJET NJE VEND PUNE QE SDO TE NGATERROHET ME NJERTIT KUR NE FAKT E KAN PER DETYRE LIGJORE,PO JA QE KETU NUK KA SHTET PO AVULLON DITA DITES QEVERIA,ESHTE KOHA TA LEN NE DORE TE TE TJEREVE

  6. beni says:

    Keni te drejte qe ju ve ja kerkoni policise por juve nuk e dini qe policia me se ka per tu ardhur ne ndihme,nuk ka efektiva te bollshem qe tu vije ne ndihme, nuk ka nafte qe tu vije ne ndihme,shefat e kane mendjen tek politka se si eshte ne homor berisha dhe te tjeret se per tjeter nuk pjerdh kush,Polici leviz me mjetin e tij per cdo ngjarje qe ai ka dhe me ate qyqe rroge cfare ka te beje me pare.

  7. Hesapi says:

    çfar pritet nga policia kur eshte shteti i korruptuar,jane te gjithe hajduter imoral,matrapaz,bixhozxhi,pijanec,ky eshte shteti shqiptare,turpi i botes,ata jane kriminelat e vendit, shyqyr qe nuk gjindem atje.Mjere shqiptaret ne dore te kujt jane.

  8. Nadia Shabani says:

    E po mire e ka policia, vdisni njehere pastaj i merrni ne telefon policine qe t’ju ndihmoje. Kush ka ne krye policia eshte me mire te ruhesh prej saj jo ti kerkosh ndihme. Mund ti kerkohet ndihme Agron Kulicit? Ashtu jane te gjithe ata si Kulici i Saliut por ruani veten tuaj mos i merrni me ne telefon se i shqetesoni kot.

  9. NINO says:

    keshtu ishte dhe policia e enverit ,merni ne telefon kur te ju gjuajne .

  10. Nadia Shabani says:

    Eh Nino me policine e Enverit ki merine e foli hakun nuk behej shaka, ate qetesi dhe rregull as ne enderr nuk e gjen me panvaresisht diktatures. Keto qe po ben sot sistemi i Berishes nuk eshte demokraci por anarshi dhe rremuje kush te vjedhe, te vrase dhe te perfitoje me shume nga posti dhe asgje nuk gjendet dhe zbulohet. Te gjithe vjedhin ne menyre te organizuar si shtet, zinxhir, tani prisni vetem kur nje dite mbase ai zinxhir do te keputet ndryshe keshtu do te vazhdoje pegjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje