Ruçi: Arben Imami do të japë llogari për përgjimet ndaj opozitës

24 Gusht 2012, 18:02Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është ndaluar gjatë ditës së sotme sërish tek përgjimet e kryera ndaj opozitës, duke thënë se minitri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të japë llogari.

Ruçi tha se Imami ka urdhëruar përgjimin e opozitës, ndërsa ka thënë se ai është një ministër i paaftë. Për këtë, sipas Ruçit, mjafton të shohësh ndryshimet e fundit të krerëve të ushtrisë.

Arben Imami duhet të përgjigjiet për çështjen e përgjimit të opozitës dhe e përfaqësuesve të diplomacive të huaja, nga shërbime të paautorizuara nga ligji dhe Kushtetuta. Këto shqetësime janë bërë prezentë nga ne në mbyllje të sesionit parlamentar dhe sigurisht do të institucionalizohen me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Komentet i ka bërë përfaqësuesi jonë i komisionit të sigurisë dhe sigurisht në konsultim dhe në ballafaqim me ligjin do të kemi hapat tona institucionale në sesionin e ri parlamentar. Por, pa bërë fare edhe konsultime, mjafton që të shohësh se një ushtarak i këmbësorisë caktohet të drejtojë flotën detare, dhe konkluzioni për punën e Imamit është i qartë”, ka thënë Ruçi.

Komentet e tij janë bërë nga qyteti i Korçës, ku janë mbledhur disa prej drejtuesve kryesorë të Partisë Socialiste, për të diskutuar mbi platformën e ardhshme elektorale.

11 komente në “Ruçi: Arben Imami do të japë llogari për përgjimet ndaj opozitës”

  1. mirel says:

    Mos more…se na trembe.
    Pse kjo qenka ceshtja me serioze per te cilat ministri duhet te jape llogari?
    Plera te gjithe.

  2. Ben Chicago says:

    po kur ju tha ne parlament ju jeni te gjithe ZIVERE si u ndjeve z.gramoz?

  3. fieraku4u says:

    DO TA SHIKOJM SE SA SHUME LLOGARI DO TE JAPI SALIU ME BANDIN E TIJ, KUR TE VINI JU TE PS NE PUSHTET. SE TOS NANUA TE NJENJTE GJE THA, EDHE ASNJEGJE NUK BERI…POR VETEM LOZI BIXHOZ TERE DITEN ME LEKET E POPULLIT. DO JU SHIKOJM JUVE.

  4. nikolla says:

    bravo z.Ruçi,Imami duhet te jap llogari,po ju do jepni llogari per pasurit tuaja te bera ne kurris te popullit

    1. bimbashi says:

      Nikolle, per pasurite e bera ne kurriz te popullit do te japin te gjithe llogari, te PS-se apo PD-se qofshin, por per pergjimet ama llogari do te japi vetem Ben Imami dhe ata qe e kane urdheruar ate te beje te tilla gjera…

      1. tani says:

        o bimbash nje mut kane per te dhene llogari si njeri si tjetri.asnje nuk ka byth te merret me njeri tjetrin se jane te gjithe gjer ne gryke.po ishalla thuaj iken ky qe eshte e punohet ndofta pak me mire qe te kesh nje cope buk me shume per te ngrene thuaj…

  5. Ndoc Sukaj says:

    Z.Ruci e di mire se si punon sshteti, me,,qerre,,a me ,,karroce,, e ze lepurin, po cilin lepur te zere me pare ,,Lepujt,,qe kane na vollen, apo ata qe na kane vrare.

  6. bimbashi says:

    Keta kot flasin sa per ti hedhur hi ne syte e popullit, TE gjithe
    politikanet ne shqiperi si te majte dhe te djathte kot shahen, jane
    te gjithe shoke ne korrupsion.
    http://www.youtube.com/watch?v=TU7gutIrnxM

  7. anonymos says:

    Mos mor gramoz,ca thua mor burre? Sa per emrin ta shkruaj me te vogla se une s’kam aspak respekt per hajdutet e rrugacet.Une bej cudi si ky popull voton akoma nje parti politike qe ne krye te saj ka anetare te byrose se PPSH-se.Jo se pala tjeter jane me te mire. Pse ke frike se mos dalin ne shesh vjedhjet qe i beni popullit? Mos ki merak se sa me shume te vidhni ju aq me shume ju duam ne. E kuptova me rastin e ilir metes. Ai vodhi milionat e katunaret e prisnin me duartrokitje. Po skeni faj ju,fajin e kane keto gjyqtaret e korruptuar qe keni vene ju ne detyre si ti mor gramoz duhet te ishe kalbur ne burg bashke me gangsterat djemte e tu. Mos mendoni qe do shkoni dhe shume larg keshtu. Te gjithe do jepni llogari nje dite.Nqs nuk vjen ne pushtet nje njeri qe tju pastroje nga faqja e dheut populli eshte irrituar aq shume sa nuk ju shpeton asgje.Beji te fala rames nga ana ime.

  8. a says:

    Nuk e kuptoj i nderuar:KU DO JAP LLOGARI?Te Edi rama;Se vend tjeter nuk ka,te gjithe te bllokuara nga sala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje