Gjobë 100 mijë euro djalit të ish-deputetit Duraku

24 Gusht 2012, 11:16Politika TEMA

Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuzohet se i ka vendosur një gjobë prej 100 mijë eurosh djalit të ish-deputetit socialist, Shyqyri Duraku. I arrestuari është Kreshnik Ymeri, me origjinë nga Kukësi dhe banues në Tiranë.

Burime të policisë thonë se 28-vjeçari i dërgonte mesazhe kërcënuese Emir Durakut, duke i kërkuar shumën e konsiderueshme të parave. Pas kësaj, djali i ish-deputetit e ka denoncuar në polici rastin, duke qenë se mesazhet kërcënuese ishin shtuar.

Mësohet se Emir Duraku njihej me kërcënuesinpër faktin se janë të dy nga Kukësi, por edhe sepse Kreshnik Ymeri, pronar i disa lavazheve, një prej tyre e ka marrë pikërisht nga Duraku, disa vite më parë.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë për djalin e Shyqyri Durakut brenda një kohe të shkurtër, duke qenë se me 13 gusht, atij i hodhën në erë automjetin para kompleksit turistik “ Vila Duraku” në rrugën Sarandë- Kanali i Qukës. Ermir Duraku është pronar i këtij kompleksi, një nga më luksozët në Sarandë dhe që frekuentohet kryesisht nga turistë nga Tirana e Kosova. Policia ende nuk ka identifikuar autorët dhe arsyet e kësaj ngjarje.

 

 

3 komente në “Gjobë 100 mijë euro djalit të ish-deputetit Duraku”

  1. e ardhmja says:

    Lufte midis qensh.Kokat te hane.Asnjeri si ka me djersen e bythes pasurite.

  2. Gezimi says:

    Duhet te hapen defteret per te pare se nga i kane vene tere keto pasuri. Fjala nuk eshte vetem per Durakun, por dhe per Durake te tjere te te dy kraheve. Ndryshe, nuk kemi bere asgje, vetem llomotisim kot. Shpresoj per nje Parti me te vertete kombetare dhe moderne Europiane qe do te marre pushtetin ne zgjedhjet e vitit 2013, ku te dalin ne shesh te gjithe poshtersite dhe zullumet, dhe zullumqaret t’i shohim prapa hekurave sa me shpejt qe te jete e mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje