Ministria e Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor për 5 gjyqtarë pasi akuzohen se kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Sipas një deklarate të Ministrisë së Drejtësisë, “5 gjyqtarët e gjykatave të shkallës së pare akuzohen për shkelje të rënda procedurale në çështjet civile”.
Sipas ministrisë, 1 gjyqtar ushtron veprimtarinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 3 gjyqtarë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe 1 gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.
Këto procedime bazohen në rezultatet e 2 inspektimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisëtë cilat janë zhvilluar për verifikimin e çështjeve gjyqësore me të paditur apo person të tretë Bankat e Nivelit të Dytë, ku gjyqtarët e proceduar kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, me pasojë dëmtimin e rëndë të sistemit bankar. Sipas ministrisë shkeljet e ligjit të kryera nga gjyqtarët kanë favorizuar debitorët e bankave të nivelit të dytë.
Në deklaratën e saj, Ministria e Drejtësisë shprehet se mbetet e vendosur të vijojë veprimtarinë e saj inspektuese pranë gjykatave dhe agjencive ligjzbatuese me qëllim evidentimin e rasteve të devijimit të ligjit, rivendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit në të ardhmen.
“Në këtë mënyrë realizohet mbrojtja e dinjitetit, e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtja e interesit publik, si dhe e interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë. Ministria e Drejtësisë, falenderon ankuesit për bashkëpunimin e tyre nëpërmjet ankesave drejtuar asaj për çdo rast të devijimit të drejtësisë nga ana e sistemit të drejtësisë” përfundon deklarata e Ministrisë së Drejtësisë.
Ja dhe nje spastrim alla PeDe! Cfare mund te beje tjeter Halimi?!!
Tani u zgjedhen hallet me kredite e keqija :p
A e dini kush eshte kreditori me i keq?
KUPOLA SHTETERORE E MAFIES BERISHA! KUSH E DI SE SA MILIARDE EURO PUNE E PAPAGUAR KOMPANIVE PRIVATE, TE PA SHENUARA KUND SI KREDI TE KEQIJA.
http://www.imazheshqip.blogspot.com/