INTERVISTA/ Bugajski: E habitshme që shqiptarët kur votojnë, nuk nisen nga ekonomia

23 Gusht 2012, 13:37Politika TEMA

Me analistin e njohur Janusz Bugajski. Sfidat më të rënda për Shqipërinë ende priten të vijnë. Ajo i zgjedh mirë miqtë dhe i njeh kundërshtarët, por politika nuk duhet të gabojë. Klasa politike, privatizimet, rajoni dhe zhvillimet e reja, në sytë e njohësit të mirë të Ballkanit

Nga Genc Mlloja, Revista Klan

Ai që në fillim krijoi një “feeling” për Shqipërinë, dhe shqiptarët ja kthyen vëmendjen shumë shpejt. Shkrimet dhe analizat e Janusz Bugajskit në shtypin e huaj, përktheheshin e komentoheshin sa hap e mbyll sytë në shtypin e Tiranës. Sot, jo më në distancë por mes nesh, Bugajski drejton një emision-risi në ekranin e Albanian Screen. Duke folur më jo si “ndjekës në largësi”, por si tatues nga afër i pulsit dhe ritmit të politikës, ekonomisë dhe zhvillimeve të Shqipërisë dhe rajonit. Pse vendit tonë i duhet një klasë e re politike, pse ishim kaq naivë dikur mbi tufat e dollarëve nga Amerika, pse rajoni ka sfida të rëndësishme përpara dhe pse privatizimet strategjike të qeverisë Berisha duhet të maten me kujdes.

-Zoti Bugajski, sipërmarrja juaj e suksesshme televizive në televizionin Albanian Screen është një risi për median e vendit tonë, duke ju dhënë ndërkaq mundësinë të mblidhni opinione, pikëpamje dhe qëndrime nga drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe opozitës. Si mund të ravijëzohet një pamje e sotshme dhe e ardhshme e Shqipërisë, bazuar në këto të dhëna që keni mbledhur? 

Gjatë këtyre intervistave unë kam qenë i paanshëm dhe neutral. I qëndroj gjithashtu fort besimit se çdo i intervistuar duhet të ketë shansin të shprehë pikëpamjet e tij, pa iu shmangur pyetjeve të pakëndshme, në mënyrë që publiku shqiptar të krijojë mendimin e tij mbi karakterin dhe cilësitë e politikanëve të vet. Deri më tash, vëzhgimi im i përgjithshëm është se udhëheqësit politikë të Shqipërisë e kuptojnë se çfarë duhet bërë që vendi të ecë përpara drejt Bashkimit Europian dhe të përmirësojë performancën e vet ekonomike. Por ama, ata ngecin përgjatë kësaj rruge për shkak të një numri faktorësh, qofshin këta ambicja personale, anësia politike, mbetjet e një mentaliteti komunist që e përjashton kompromisin, frika e humbjes së postit, apo dyshimet mbi qëllimet e rivalëve politikë. Për fat të keq, të gjitha këto elemente e frenojnë Shqipërinë dhe punojnë në dëm të interesave të saj.

-Në vazhdim të pyetjes më lart, cili është opinioni juaj i brendshëm personal mbi Shqipërinë, popullin e saj dhe çfarë ka arritur ai në politikë, ekonomi, çështjet sociale etj? 

Që kur erdha për herë të parë në Shqipëri mbi 21 vite më parë, kam ndjerë një afërsi me popullin shqiptar. Në fakt, Shqipërinë e admiroj fort për tre arsye kryesore: Ndjesinë e fuqishme të identitetit kombëtar, shpirtin e sipërmarrjes që i mbijetoi edhe dekadave të shtypjes diktatoriale, dhe leximin e qartë që ka mbi aleatët dhe kundërshtarët në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht fërkimeve politike, problemeve ekonomike dhe destabiliteteve rajonale, këto tre faktorë më bëjnë optimist për të ardhmen e vendit.

-I jeni referuar nevojës për krijimin e një klase të re politike, e cila do të ndryshojë status kuo-në aktuale në vend. Por po vërejmë se me gjithë praninë e politikanëve të rinj në të majtë e në të djathtë të skenës politike, performanca e tyre nuk ndryshon asnjë fije nga ajo e “mjeshtrave” të vjetër. Sipas mendimit tuaj, nga duhet të vijë ky brez i ri dhe si mund ta gjejë vendin e vet në skemën aktuale politike të vendit?

Brezi i ri, apo klasa e re politike që kam përmendur, nuk nënkupton një grusht individësh të rinj që për postet dhe karrierën e tyre varen nga politikanët e vjetër. Por e kam fjalën për një rrymë të pavarur që do të ngrejë krye qoftë nga partitë ekzistuese, qoftë nga ngritja e formacioneve të reja politike. Ky do të jetë një brez që s’do të ketë lidhje me komunizmin e autoritarizmin, dhe do të jetë plotësisht i familjarizuar me konkurrencën politike në demokracitë më të zhvilluara. Procesi i rinimit politik duhet njëherësh të përfshijë njerëz të pavarur të biznesit që e kuptojnë sesi funksionon tregu global dhe kanë dëshirë të ngrihen kundër praktikave korruptive që pengojnë garën e drejtë.

-Keni qenë një ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve rajonale në vite, veçanërisht Shqipërisë, dhe artikujt tuaj janë botuar e lexuar vazhdimisht në shtypin e Tiranës. Në këtë trajektore 20 vjeçare, a mund të vini gishtin mbi gabimet kryesore të lidershipit politik shqiptar, në mungesë të të cilave vendi do të kishte përparuar më shumë? Dhe përse ndodhën këto gabime? 

Në skenën ndërkombëtare Shqipëria shpesh përmendet si një vend model, që nuk e rrezikon stabilitetin rajonal dhe mban marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Nga ana tjetër, prapambetja ekonomike e Shqipërisë në kohën e kolapsit të komunizmit, padyshim pengoi që Tirana të luante një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare, qoftë për mirë apo për keq. Ndaj them se provat më të mëdha rajonale të lidershipit shqiptar ende priten në vitet që vijnë, sidomos në lidhje me parashikimet për zhvillime të reja përgjatë tre kufijve të saj – në Maqedoni, Kosovë e Greqi. Mënyra sesi Tirana do të menaxhojë konfliktet e ardhshme, gjithashtu do përcaktojë vendin që do të zërë ajo në sytë e Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

-Ka mbetur proverbiale shprehja e ardhur nga SHBA, “Është ekonomia, budalla!” Mendoni se shqiptarët e teprojnë me tifozllëkun e tyre politik kur hedhin votën, duke e neglizhuar realitetin e përditshëm të gjërave, sidomos gjendjen ekonomike? Një shembull: Një pensionist, demokrat apo socialist, nuk e ndryshon votën e tij pavarësisht pensionit qesharak dhe kushteve të këqija të jetesës. A ka vend për një emancipim real të votuesve në këtë drejtim? 

Jam i surprizuar, në fakt, që mes zgjedhësve shqiptarë nuk ka kaq shumë fokus tek ekonomia. Mund të ekzistojnë një seri arsyesh për këtë, nga politizimi i ngulur thellë tek individët, tek mungesa e një alternative të besueshme politike që të përqëndrohet së pari tek zhvillimi ekonomik apo tek nevojat specifike të grupeve sociale. Ka disa vende të tjera ish komuniste, me parti që kanë zënë mjaft vende në parlament e në koalicione qeveritare, e që përfaqësojnë fermerët, pensionistët apo shtresa të tjera shoqërore të ndikuara nga shndërrimet ekonomike.

-Meqë jemi tek ekonomia, një tjetër seri e vrullshme privatizimesh po përgatitet në Shqipëri. A po ecën në drejtimin e duhur ky proces, teksa disa sektorë strategjikë kanë dalë në shitje? 

Privatizimi nuk është një proces i rastësishëm apo spontan, por një ngjarje me dimensione strategjike kur në lojë janë asete të rëndësishme shtetërore. Prandaj, qeveria duhet të peshojë mirë kostot dhe përfitimet e shitjes së këtyre aseteve tek kompanitë e huaja, dhe të dijë të bëjë dallimin mes kompanive të pavarura perëndimore dhe korporatave shtetërore nga vende si Kina apo Rusia. Politikisht, kompanitë shtetërore të vendeve të tjera do të kërkojnë të ndikojnë tek vendimmarrja kombëtare e vendeve përkatëse. Ekonomikisht, premtimet e tyre paraprake mund të rezultojnë me themele të cekëta. Tirana mund të pyesë fqinjët e saj malazezë mbi vendimin katastrofik të shitjes së uzinës së aluminit KAP, kontribuesi më i madh në GDP-në e vendit, tek një kompani ruse. Tani KAP përballet me falimentin dhe varet nga një paketë shpëtimi qeveritare, ndërsa marrëdhëniet mes Rusisë dhe Malit të Zi janë keqësuar.

-Është fakt që SHBA ka qenë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë, por edhe i faktorit shqiptar në rajon. Realiteti i sotëm – pavarësia e Kosovës, statusi i shqiptarëve në Maqedoni – është domethënës. Por në fillimet demokratike të viteve ’90-të, shqiptarët prisnin me naivitet, përtej nivelit politik, një “shi dollarësh” në investime amerikane. Përse nuk ndodhi kjo? 

Unë besoj se ka pasur njëfarë naiviteti nga të dyja palët – mes shqiptarëve, se SHBA do të investonte në shkallë të gjerë, dhe mes amerikanëve, se Shqipërisa shumë shpejt do të zhvillohej me një ekonomi të mbështetur në sundimin e ligjit. Të dyja çështjet janë të ndërlidhura, sepse investitorët kërkojnë plotësimin e disa kushteve për të investuar: Qetësinë politike dhe bazën e qartë ligjore. Nga ana tjetër, Shqipëria edhe pse treg i vogël, ka disa potenciale në fusha si energjia, turizmi dhe infrastruktura. Ndaj kurrë nuk është vonë për të tërhequr investitorë të rinj nga Shtetet e Bashkuara, dhe shitja e një aseti strategjik tek një korporatë amerikane do të kontribuonte në stimulimin e investimeve të tjera amerikane.

-Si një ekspert me përvojë në çështjet ballkanike, a mendoni se udhëheqja e re politike e Beogradit po ndjek një kurs më agresiv ndaj Kosovës? E në këtë temë, ç’qëndrim mbani ndaj deklaratave si ajo e ish kryediplomatit serb Vuk Jeremiç, së shpejti drejtues i asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, sipas të cilit anëtarësimi i Kosovës në OKB “do të kalojë vetëm mbi kufomën time”? 

Administrata Nikoliç-Daçiç është ende në hapat e para, ndaj është e parakohshme të gjykojmë thellësisht mbi politikat e saj. Të gjitha qeveritë serbe kanë ndjekur politikën e mohimit të shtetit të Kosovës e legjitimitetit të saj ndërkombëtar. Ndaj nuk besoj se kjo e sotmja do të ndryshojë. Një çështje më me spec, është nëse dyshja Nikoliç-Daçiç do të punojë për ndarjen si të Kosovës, edhe të Bosnje-Hercegovinës, në dobi të një Serbie të zgjeruar. Ata mund ta adoptonin këtë politikë, në tentativë për të qetësuar qytetarët serbë dhe për t’i devijuar ata nga gjendja gjithnjë e më e rëndë ekonomike. Sa i përket deklaratës së Jeremiçit, të gjithë do të vdesim dikur, ndërsa ai nuk është një president i përjetshëm i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

-Ideja e krijimit të një “Beneluksi Ballkanik” me Malin e Zi, Paqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë, është lançuar së fundmi. Zyrtarë të BE-së e vlerësuan atë si një opsion i mundshëm. Por nuk munguan edhe kritikat nga politikanë e analistë të Serbisë, Maqedonisë etj. Ç’mendim keni për këtë, si dhe për idenë tjetër, atë të përdorimit të lekut shqiptar si monedhë në Kosovë krahas euros, me perspektivën e një monedhe të përbashkët tek të dyja vendet më vonë? 

Beneluksi, ndryshe nga sa besojnë disa politikanë serbë apo maqedonë, nuk është një mini-perandori, por një marrëveshje vullnetare ndërkombëtare, e hartuar për të zgjeruar suksesin e të treja vendeve anëtare, duke gjeneruar bashkëpunim ekonomik, investime e tregti. Mesa di unë, Luksemburgu, anëtari shumë më i vogël nga dy të tjerët, nuk është ankuar ndonjëherë për shovinizmin belg apo holandez. Ballkani perëndimor e ka nevojë tregun e përbashkët, që do të zgjerojë bashkëpunimin në energji, infrastrukturë, tregti e transport, duke i dhënë gjithë rajonit një perspektivë më të mirë si për thithjen e investimeve të huaja, edhe për integrimin europian. Politikanët që kundërshtojnë bashkëpunimin ndërkufitar, vendosin frikën dhe ambiciet personale mbi interesat kombëtare dhe nevojat ekonomike të vendit të tyre.

16 komente në “INTERVISTA/ Bugajski: E habitshme që shqiptarët kur votojnë, nuk nisen nga ekonomia”

  1. anticensurë says:

    shqipot nisen nga klani dhe budallallëku!
    sa për ekonomi nuk ja kanë idenë!mjafton të kenë një copë bukë në shtëpi!ajo mjafton që kur të dalin jashtë të shesin pordhë se sa të pasur janë!

    1. plumbi says:

      Dihet pordha shqipove.Shohin dhe bertasin neper kafe,realin dhe barcen,dhe pastaj,bertasin edhe rrihen,per pd apo ps.Jane thjesht tifoze te semure.Disa duan saline,disa edi mavrine,kur qe te dy i bien ne nje vrime.Pusht et,dhe vjedhje, te ketij populli te drobitur.

    2. dm says:

      Jo ore, po ti o i nderuar nuk je shqipo ti?. Leri budalliqet, se spo na thua ndonje gje te zgjuar. Ate e merr vesh edhe lopa qe cdo njeri voton per te pasur nje jete me te mire neser, ai duhet te thoshte qe si ka mundesi qe nuk ka zgjedhje te lira per shqipetaret keto 20 vjet.

      1. anticensurë says:

        ke të drejtë e merr vesh lopa,por nuk e di akoma se lopa nuk mund ta thotë!kurse unë si shqipo,po e them!ti si lopë po përpiqesh që ta mbulosh!
        zotëri të kujtohet ai i papuni vet i gjashtë që votonte për berishën?????
        sa të tillë janë????
        nuk votojnë vetëm ata që përfitojnë nga sali berisha!po të ishte e vetëm kjo pjesë atëherë saliu do të dilte me 5% po tu shtosh kësaj dhe një vjedhje kolosale prej 20% atëherë saliu nuk do të kalonte 25%!por atë e votojnë prej budallallëkur dhe përkatësisë klanore kësht që dhe 20%vjedhje ai arrin me brekë nëpër këmbë afër gysmës!
        dhe njëherë o DM,nuk di si ta pëkëthj këtë pseudonimin tënd(një ide e kam por po e mbaj për vete), unë si shqipo po e them një gjë të tillë,ti po përpiqesh ta lësh në harresë!kjo është ndryshimi ndërmjet meje dhe teje!unë dua të hec përpara,ty të mjafton të rrish në atë batak që jemi!

  2. Litle Kim says:

    shih ti, pashë kokën e Pacolli a e ke përnjemend…Ti gjoja nuk po e dike qe askush s’ pyet shqiptaret, po votat fabrikohen, projektohen….ej..Puthe Pacollin nje here per mua

    1. VV says:

      Per Litle Kim: A je ti Berishe, se po ta njoh cinizmin…! Pershendetje kushdo qe te jeshe, se me pelqeu shume pergjigja jote

  3. shefqeti says:

    Edhe Enver Hoxha po te kthehej sot ne politik, Sali Berisha do ta injoronte. Enveri do krijonte “Partine e punes se reformuar” dhe do ti lutej Saliut duke i fshir bythen per koalicon qeveritar. Sala do ti jepte postin e ministrit te kultures. Skemi c’ti themi Sali berisha eshte politikani me i madh qe ka par shqipria, me me shum medalje ari.

  4. Gjin Gjon Gok Gjorgji says:

    Aspekt nga zgjedhjet ne parlament. imagjino se cfare behet neper komunat e largeta. Per nje thes miell 5mije leke te vjetra e jep voten fshatari i varfer.
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html

  5. LENINI says:

    Lenini te pergjigjet,Zoteri i nderuar.
    Ne shqiperi nuk ka brez qe te kete ato qellime dhe ideale qe thoni Ju.Rinia ne kete vend eshte per aheng,dite e nate,universitetet tona qe sot po renditen ne fund te botes,nga cilesia,nuk pregatisin kuadro,atdhetare,te ndershem,kurajoze,se edhe po te jesh i tille,do perfundosh si ai doganieri i djeshem.Zoteri,sistemi dhe politika e 21 vjeteve nuk ka punuar qe tekemi rini dhe brez te afte qe te permiresoje fatet e vendit.Perkundrazi,ka punuar,per te kunderten.
    Rinia qe mbani mend Ju ne vitet 90 eshte tretur,ose eshte ne pushtetin me te koruptuar qe ka bota,kjo po vertetohet nga dita ne dite.Brezi qe permendni ju mund te vije,por pas ndoshta 20 vitesh te tjera,se dhe ky i sotmi kerkon te pasurohet brenda 24 oreve ??.
    Shqiperia nuk do ece me perpara pa u aritur ajo shkalle llogaridhenie deri tek deputeti i fundit per nga pasuria,deri tek gjykatesi,prokurori,ministra,e pushtetare te pasuruar brenda 5-10 vjetene me grabitjet e popullit. Dhe kur pasuria e vjedhur ti kethet popullit,dhe kur te gjithe hajdutet te denohen,te konfiskohen,atehere ai brez do ngreje vlerat ketij kombi.Ju thoni per privatizimet,te behet kujdes.por a e dini kush po i privatizon falas pasurite e ketij kombi?
    Si analist i mbrojtjes se kapitalizmit nuk mund te jepni te tjera mendime,per kete vend qe boterisht njihet,si me i koruptuari,si vend fashist qe vret popullin e tij,si vend me qeveri,qe nuk njeh demokracine,por e sundon me forcen policore,etj.qe shqiptaret i njohin tashme shume mire.E kur do kemi ndryshime demokratike sipas Jush?

  6. ADHAMUDHI says:

    MBAS 22 VJETESH IMAMBAJALLDI E KATRAURE EKONOMI ,NUK NA THE NDONJE GJE TE RE O ‘BUGAJSKI FEVZI’
    -Po si te nisen kur votojne nga ekonomija kur nuk u flitet qe e keqja este pikerisht aty.
    -si te nisen nga buka kur 22 vjet politiqia shqipetare perfshi dhe ‘gazetare’ e ‘intelektuale’ spermatoxoit FEVZI U KANE THENE QE NE VEND TE BUKES HANI POLITIKE E MOS FLISNI PER EKONOMI?

    22 VJET bathorja eshte ‘pushtuar’ nga politikane injorante,’gazetare’ llustraxhinj e te huaj idjote qe se bashku jo vetem nuk jane ne gjendje te paraprijne kete popull por i jane ngjitur si M.. PAS KEPUCES.

  7. fox says:

    -Nuk e di pse me ngjallin neveri keto intervista shume rutine qe jane aq te shumta ne shtypin shqiptar sa nuk te del kohe t’i lexosh te gjitha.

    -Vihet re nje “bombardim mediatik non stop” i opinionit shqiptar per te nxire deri ne extrem te kaluaren dhe per te perkedhelur kete regjim mafjoz teper te rrezikshem per te ardhmen e vendit.

    -Kjo ka qene dhe platforma e revanshizmit unlimited te projektuar nga dyshja famekeqe rajersonovic-biberovic.Edhe ky zoteria “ajski” eshte
    nje numeror topi ne zbatimin e kesaj doktrine duke shplare trurin
    e shqiptareve.

    -Kujt i kujtohet invazioni i 2 prillit 1991 per prishjen e votimeve te 31 marsit 1991 dhe prishja 3 qeverive ku me kriminalja ishte shkaterrimi i qeverise stabilitetit qe ishte hera e pare ne historine tone qe te gjitha forcat politike u moren vesh pervec treshes BBR (berishe-biberaj-rajerson)

    E HABITESHME DHE KRIMINALE eshte sot te harrohet gjaku i 4 protestuesve qe u vrane nga
    …………..krimineli sali berisha
    …………..arkitekti aleks arvizu
    …………..pordhaci edvin rama

    E HABITESHME dhe kriminale eshte te fshehesh sot qe shqiperia eshte nje krahine autonome (jo shtet) qe menaxhohet nga nje treshe jo e respektuar ambasadoresh qe kane berishen si kuisling te tyre.

    E HABITESHME dhe kriminale eshte te fshehesh qe sot dipllomacia amerikane
    dhe europjane e trajton kombin shqiptar si popull nomad.

    E HABITESHME dhe kriminale eshte te fshehesh qe nen “kujdesin” e nderkombetareve shqiperia eshte i vetmi vend vend ne bote qe nuk zhvillon zgjedhje normale

    E HABITESHME dhe kriminale te legalizohet nga nderkombetaret nje kriminel
    si berisha dhe nje kryetrafikant si Ilir Meta.

    Ju falenderojme zoti JONUZ BUGAJSKI qe jeni rrjeshtuar dhe ju ne korin e kukuvajkave dhe gjinkallave per te hedhur shashken tuaj tymuese te rradhes.
    Nuk e diskutoj qe jeni njeri i mire-edukuar dhe inteligjent por me keto veti qe keni po beni biznes me devilin berishe ashtu si dikur ismail kadaraje me enver hoxhen para viteve 90′

    Nuk mbulohet monstra berishe me shoshen tuaj MR JONUZ !!!

  8. idjoti Bathores says:

    FOX-RESPEK
    Ne keto 22 vjet krimin me te madh ndaj ketij populli nuk e bejne hajdutet e krimit e korrupsionit ne parlament por ata qe kerkojne te na shesin ‘DJAJTE’ per ‘ENGJEJ’,FEVZINJ-BAJG OVSKAT.

  9. reformer says:

    Shumica e atyre qe shkruajne jane fanatike. Ore merreni me shtruar. Askush nuk ka shkopin magjik dhe askush s’ka per te bere mrekullira!

    Ceshtja eshte si ti rregullojme gjerat qe te shkojne sa me mire per te miren e te gjitheve.

  10. Shqiptari ekonomist says:

    Nuk eshte e vertete qe shqiptaret kur votojne nuk nisen nga ekonomia.Por menyra se si e shikojne shqiptaret ekonomine eshte teper e vecante.Pasurimin e tyre e shikojne te lidhur me faktin se kush politikan vjen ne pushtet.Po qe se i perket klanit te duhur shqiptari e voton dhe eshte i kenaqur me zgjidhjen sepse vete do pasurohet ndersa tjetri do te varferohet sepse nuk i perket klanit.Shqiptaret nuk e kuptojne se me nje qeverisje normale mund te pasurohen te gjithe.
    Po ashtu jane te lumtur kur e ndjejne veten te pasur mes te varferve sepse kane se kujt ti shesin tangerllik sic quhet ne gjuhen turke me duket.Ehte si ajo anekdota me fshatarin qe mbreti desh ta shperblente per nje nder te bere ndaj tij,I vetmi shperblim qe kerkoj fshatari ishte qe mbreti te merrte pasurine fqinjit dhe vete nuk deshironte asnje gje.

  11. Teuta says:

    Jeni injorant apo beni vet ?Per cilin I keni shkruar keto idiotizma?

  12. Lil Toronto says:

    Pra Shqiperia, ka qene e do te jete sanduic mes interesave lindje, perendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje