Tjetër vrasje në Fier, ekzekuton ish-vjehrrin, më pas vetëvritet

23 Gusht 2012, 12:32Politika TEMA

Qyteti i Fierit është tronditur nga një tjetër vrasje gjatë ditës së sotme, teksa një 65 vjeçar është ekzekutuar gjatë orëve të para të ditës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seman të Fierit, ku 65-vjeçari Miço Koçi, sipas policisë, është qëlluar për vdekje nga ish-dhëndri i tij, Gentian Nushi.

Autori i vrasjes më pas është vetëvrarë. Mësohet se Nushi jetonte afër me familjen e ish-bashkëshortes që ishte ndarë prej dy vitesh.

Ngjarja e rende sipas hetimit te policise dhe deshmive te banoreve te zones ka si motiv konfliktet e shpeshta familjare. 34-vjeçari ishte martuar me vajzen e 60-vjeçarit që vrau dhe me të kishte edhe dy fëmijë. Dy vjet me pare per shkak te marrëdhënieve të këqija ata ishin divorcuar dhe vetëm 3 muaj me parë 34-vjeçari ishte kthyer perfundimisht nga emigracioni.

Ai ka lene ne Greqi ish gruan dhe dy femijet dhe duket se konfliktet kane vijuar pas kthimit me ish-vjehrrin e tij te cilin e vrau me arme zjarri rreth pres 12.00 e me pas vrau veten.

Vetëm dy ditë më parë, Fieri u përgjak nga një tjetër vrasje, teksa një 44-vjeçar,  i dyshuar për lidhje me trafikun e drogës, u ekzekutua brenda një lokali.

7 komente në “Tjetër vrasje në Fier, ekzekuton ish-vjehrrin, më pas vetëvritet”

  1. Flamur Noka- Nje funksionar gjithmone ne pritje te popullit says:

    Jam ne pritje te telefonatave tuaja per zbardhjen e ngjarjes!
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

    1. daku says:

      Na e cate trapin, me kto web sitet e juaja,hipokrite.Shkruaj komentin,dhe kaq

  2. Policia numeron te vraret. says:

    Po te ishte ne fuqi denimi me pushkatim,nuk do kishte kaq shume te vrare,e kemi hequr para kohe.

  3. Kendojme se bashku says:

    A nuk ju thame

  4. idjoti Bathores says:

    LUFTA BRENDA SOIT-ME KEQ SE IPIDEMI
    Ne orizont nuk duket asnje shenje ‘agimi’.SHPETIMI PAS 22 VJETESH MUND TE VINTE SI GJITHMON NGA INTELIGJENCA,QE PER FATIN E KEQ LIND RRALL E PER MALL.SUBJEKTE TE REJA POLITIKE KU NE PROGRAM TE KENE SHQIPETARIZMIN E LUFTEN KUNDER KRIMIT E KORRUPSIONIT NUK PO DUKE.PARTIJA SOCIALISTE E KRYETARI I SAJ I ‘PROVUAR’ SI DUKET NUK PO ARRIJNE TI SHPETOJNE ‘VORRBULLES’ 22 VJET PER TU REFORMUAR E TREGUAR SOVRANIT POPULL ALTERNATIVEN E SHPETIMIT.VERTET QE SHPRESA VDES E FUNDIT POR PAS 22 VJETESH DO U KISH VDEKUR EDHE GOMAREVE E JO ME SHQIPETAREVE.

  5. populli says:

    gjynah, ne fier duhen zhdukur te paret tutoret kosovar qe kane dhe pretendime tokash ne myzeqe?!

  6. ******** says:

    Vetem ligji i pushkatimit i zhduk vrasjet nè mes te njèri tjetrit perndryshej kshtu do te vazhdojnè gjithmonè te vriten si derrat egjer nè pyllè,mos ti duket askujtè çudi per ligjin e pushkatimit per deri sa e ka edhe Amerika qe èshtè vendi ma demokratik nè botè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje