Elvis Rroshi: Kush prek Kavajën, ka prekur Zotin. Berisha nuk mund të pengojë ndryshimin e Kavajës

23 Gusht 2012, 16:38Politika TEMA

Elvis Rroshi kreu i Bashkisë së Kavajës flet për debatet në PS

 

Zoti Rroshi ka pasur disa debate kohët e fundit për zhvillimet brenda PS. Si është e vërteta?

Në rradhë të parë dua t’ju falenderoj për këtë intervistë dhe mbështetjen që i keni dhënë në mënyrë të herëpashershme zhvillimeve të qytetit të Kavajës. Nuk është e rastësishme që vetëm një ditë pas festës së madhe të fiter Bajramit, kur në sheshin kryesor të qytetit të Kavajës u mblodhën me mijëra e mijëra vetë duke e kthyer atë në një festë të madhe popullore, krijohen akuza dhe insinuata kundër meje dhe zhvillimeve brenda PS. Festa e madhe në qendër të qytetit, sponsorizuar nga donatorë e biznesmenë të Kavajës nën organizimin e Bashkisë, ka xhelozuar shumë vetë që sponsorizojnë sherre dhe debate të paqena. Dhe sa më shumë gjëra të mira bëhen për këtë qytet, aq më shumë flitet për të prishur imazhin e qytetit. Por ju garantoj, të gjithë e kanë kot. Kush “prek” Kavajën, ka prekur Zotin.

Çfarë do të thotë kjo zoti Rroshi?

Ka më shumë se një vit që kur administrimi i Kavajës ndryshoi me zgjedhjet e vitit të kaluar, pas 22 vitesh tranzicioni të gjatë, të lodhshëm e të mundimshëm, që kanë filluar shpifjet dhe shkopinjtë nën rrota për administrimin e punëve në qytet. Jam shumë i bindur dhe shumë i qartë që humbësit nuk e pranojnë dot ndryshimin, por ky ndryshim është realitet. E shohin qytetarët çdo ditë. Ka patjetër nga ata që nuk e shohin dhe më lejoni t’ju kujtoj se historitë e pengesave për punën e bashkisë filluan që vitin e kaluar, me pengesat për këshillin bashkiak, pengesat për heqjen e zyrës së QKR nga qyteti i Kavajës që dështoi, pengesat për marrjen e administrimit të ujësjellësit të qytetit, por që edhe këtu dështuan, pengesat për dhënien e fondeve për investime për qytetin, por që edhe këtu dështuan…Dhe tani kanë filluar të sajojnë historira të sherreve të brendshme në PS, histori që gjejnë terren nga individë të dështuar e humbës që iu janë errur sytë dhe nuk e pranojnë dot ballafaqimin me qytetarët e Kavajës.

Ju po thoni se këto sherre sponsorizohen nga kundërshtarët tuaj?

Unë po them se ka individë që sajojnë gjëra të qena e të paqena, shpifje e sharje, pengesa për punën e bashkisë së Kavajës. Unë personalisht nuk kam kohë të merrem me këta individë apo të tjerë që i sponsorizojnë ata. Nuk kam shumë kohë për të humbur, sepse jam i vendosur të realizoj premtimin që u kam dhënë qytetarëve të Kavajës, në një kontratë publike me ta: për të ndryshuar jo vetëm fytyrën e këtij qyteti, por edhe jetën e tyre për aq sa mund të innvestojmë te ky ndryshim i madh. Dhe po të hyni në Kavajë do shihni sesa shumë kanë ndryshuar lagjet dhe rrugët e brendshme të qytetit, në një vit, ku ka pasur edhe mungesë fondesh edhe nga administrata qendrore. Rrugë të shtruara, pemë të mbjella e shtim hapësirash të gjelbra, ndricime, kanalizime, trotuare të reja, për të folur më pas edhe për aktivitete të ndryshme sociale e kulturore që kanë gjallëruar jetën e këtij qyteti. Unë e dija se gjithë kjo rrugë ishte e vështirë dhe e gjatë, se patjetër gjatë rrugës do të dilnin edhe pengesa. Por kur ke mbështetjen e qytetarëve, sms e telefonata falenderimi, të bëjnë përshtypje shumë pak ose aspak këto lloj shpifjesh që duan të ndryshojnë imazhin e Kavajës.

Por debatet dhe sherret vijnë nga PS, forca politike që ju mbështeti ju…

Në PS nuk ka sherre, debatet konstruktive janë në të mirë të punës dhe të zhvillimeve të brendshme të një force politike siç është PS, një forcë e madhe ndryshimi që do të shihet shumë më mirë në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Madje jam i sigurt se Kavaja jo vetëm do të ketë pjesën e vet në këtë ndryshim, por do të jetë edhe promotori kryesor i saj. Personalisht nuk kam ndërmend të kthejë përgjigje për sajesa që sponsorizohen në mënyrë të dyshimtë, por ama kam durimin dhe bindjen për të folur me cdo qytetar të Kavajës që të jetë pjesë  e projektit tonë të madh. Unë jam i bindur dhe i qartë se gjithë punët e mira që kanë filluar në këtë qytet, do ta kthejnë atë në qendër të vëmendjes edhe të opinionit publik. Bashkia e Kavajës ka nevojë për mendimin dhe kontributet e gjithësecilit, dhe miqtë e dashamirësit nuk janë të paktë. Dhe nnëpërmjet jush, që keni qenë mbështettës të këtij ndryshimi, dua të falenderoj gjithë ata biznesmenë  që kanë kontribuuar me fonde për ndryshimin e qytetit dhe një falenderim për gjithë qytetarët, të Kavajës ose jo, që na mbështesin në projektet tona të ndryshimit.

Intervista është botuar sot te “Shqiptarja.com”

18 komente në “Elvis Rroshi: Kush prek Kavajën, ka prekur Zotin. Berisha nuk mund të pengojë ndryshimin e Kavajës”

  1. sherifi says:

    O Latif Dreqi;po cke me te more burre,ai po perpiqet te punoi dhe ka mbeshtetjen e me shume se 60% te qytetareve te kavajes, shqiperia tashme dihet nga te gjith,edhe nga foshnjet qe kush eshte e keqja e saj e madhe,kte edhi ti besoi e di mire.

    1. Griselda says:

      Po nga “foshnja” Griseldes dihet?

    2. Latif Dreqi says:

      Nuk thashe gje more, nuk ua more mesysh kryetarin..i vini hudher nqs doni. Per mua dhente zoti e mbeshtesin 100%.Por me vjen per te qeshur kur flet si politikan i madh..a thua fatet e kombit jane ne duart e socialisteve Kavajas..Po ky vete o Shero, eshte zene me kryetarin e PS, jane share, apo keto i krijojne ata, ‘salinjte’..Nejse xhanem, se i dhashe shume vemendje..

  2. koment says:

    i nderuar bashkshkrues :Latif Dreqi:duke mos ju njohur ju personalisht dhe as z.Roshi dua te bej nje krahasim te asaj qe ju keni thene. “ky flet gjithe superlative” – kur je gjate nje interviste si per gazetarin dhe per te intervistuarin duhet te dalin dhe deklarohen sa me shume fjale rreth asaj qe flite dhe shpesh here gazetari mundohet te te nxjerr ne pah dhe ato cka i intervistuari nuk deshiron , ky reagim i Z.Roshi dhe fjalet me te cilat ai flet jane mese normale per nje person i cili eshte ne krye te nje institucioni dhe perfaqeson nje qytet, sipas jush si duhet te flasi dikush me nje pozite te larte?sic flasin disa e disa qe nuk dine akoma alfabetin apo gjuhen letrare ?
    e dyta persa i perket premtimeve ,premitime jep gjithesekush ,dhe berisha e basha ,rama ,meta te gjithe ata te cilet sot perbejne kete politike e cila eshte teper e dobet ne shqiperi.
    une nuk e njoh Elvis Roshin ,ju ndoshta mund ta njihni me teper se une ,une po flas me ato sa kam pare,lexuar e degjuar,flas per reagimin tuaj.
    “flet per zotin” gjithesekush e do teper vendin ku ka lindur e ku eshte rritur ,eshte sikur te cenojne dicka private dhe sidomos kur personi ne fjale eshte kryetar i bashkise se ketij vendi. dhe une po te jem dhe ju apo cdo kush tjeter per vendin ku eshte rritur,do thot te njejten gje ,askush smund ta prek me dore sikur. ju personalisht do lejonit qe dikush te fliste per shtepine tuaj dhe te cenonte dicka ne te???
    ndersa kjo pjesa me “aeropllan”
    do doja nga ju te dija dicka nese keni informacion :
    KUSH LEVIZ ME ATE HELIKOPTERIN E RI QE KA ARDHUR NE SHQIPERI CDO DITE???
    faleminderit

    1. Aishja prej Sauku says:

      Latifi ka te drejt,un nuk mund ta gjykoj se cfar pune ka bo Zotni Rroshi ne Kavaje,se me duhet me shku ne fillim ne Plazhin e Golemit ene kam frik se ne det derdhen gjith shurrnat e Kavajes dhe fshatnave perreth…Sido qe te jet Elvisi ka bo nryshime,te cilat ai i permend dhe krenohet,por pas 1 viti ne detyr esht shum krekosje e madhe me rraft gjosin…Kavaja si gjith Shqipnija ka shum halle,besoj te njejtat halle qe ka dhe Durrsi ku plakat per te siguru buken dhe nevojat e perditshme ofrojn Seks per 1 Euro..
      Ky esht realiteti shqiptar mbushur plot dhimbje dhe neveri,qe dikur Kavaja si bastioni i Sal-Berishes,duhet ti vije pak ne ndihme plakave te Durrsit,me jua lehtsu biznesin e seksit,duke e bo ate badjava..
      Po Latifo.ke te drejt Elvisi osht krekos si shum,..Kush perk Kavajen prek zotin thot..hahaa,,u shurra tu qesh,se mu kujtu Saliu kur shkonte n’Kavaj en cirrej ka zani krejt…zbrisni me komb ne toke mre Elviso ene mos fluturoni me Presh ne ..B

      1. taku says:

        Shkoni dhe pyesni nje here ne kavaje se kush eshte Elvis Rroshi???

        une nuk e di, po me mire duhet ta dine kavajesit.

    2. anticensurë says:

      koment,
      ti,si të gjithë ne ke dëgjuar për histerizmin!ndoshta dhe shumë herë e ke jetuar!e ke parë me sy!
      unë nuk kam lexuar intervistën u futa për të dhënë një mendim vetëm për këtë titull histerik!lexova shkrimin e latos,më pas tëndin dhe tä aishes!do të të thosha një gjë të thjeshtë!
      histerizmi është një rrëmujüe e zhurmëshme e pa kontrolluar!kështu ka përfunduar politika shqiptare!megjithëse janë kundërshtarë të saliut,politikanët opozitarë,por dhe shumë të tjerë kopjojnë histerizmin berrishjan!me vetdije apo jo është tjetër gjë!në një artikull të djeshëm të arben manajt kemi po ashtu një këshillë për të kopjuar makjavelizmin e sali berishës!
      kështu o koment,histerizmat e berishës,megallomania e tij po zë rrënjë gjithandej!
      ne e dimë mirë,si ti dhe unë,se ku po na çon megallomania histerike e berishës!?mos vallë duhet të presim dhe më keq pa rënjes së tij!????

  3. xhamlliku says:

    Kr.bashkise ka te drejete kur indinjohet me shkopinjte nen rorta qe ne shqiptaret e kemi per zanat, tek ne suksesi eshte gjithmon nje fenomen qe duhet goditur e shkatruar per ta bejme sqiperine gjithkund hale.
    Natyrisht nuk mund te priten mrekullira mbasi vertet ai eshte nje qytet i vogel ku vec te tjersh per 20 vjet shkeli cizmja shktrimtare e Saliut, por eshte impresionuese kur nje person i dedikohet punes me nje perkushtim aq te madh sa beteohet ne zot, aq sa me shum po degjohet Kavaja se Tirana a thu es eshte Kavaja kryeqyteti i Shqiperise

  4. Bloomberg The New Jork Sity says:

    Tipik kavajs! Turq te shqiptarizuar…. hajde faa t’pjekme..

    1. abc_yzzh says:

      tragjike…keta kurde do udheheqin shqipet drejt europes..dhe pret e majta te marre pushtetin me keta te vonuarit.

  5. e ardhmja says:

    Mos harro i nderuar krietar qe pordha emadhe gris brekete veta.

  6. Daut Skela, Vlore says:

    Elvis trimi!
    keta nevend te merren me zagaret qe po mbledh sala nga te gjitha haletge e botes, merren me ty qe ja dhjeve mu ne bastionin e tij.
    Vazhdo punen ti: Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara! keta i paguan saliu!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html

  7. Albi says:

    Ore ju budallenjte qe flisni me siper, a e dini ca ka ndodh apo jo? Ky copa e drogaxhiut ka kap me grushta te gjithe anetaret e Asamblese se Kavajes se do te behet kryetar partie e pastaj deputet ne 2013.

    Ju flisni per pune per qytetin…. Nga ca bote flisni ju o te humbur?

  8. semi says:

    Kavajasit bene hapin e madh perpara duke votuar per te majten,hoqen ate imazh te keq sikur jane vetem me shpellatet dhe nje nga luledjemte e perparimit ne Kavajes jeni ju z. Elvis, puno sa me shume per kete qytet se ka 20 vjet qe genjehet nga nje sharlatan dhe asgje ska bere per kete qytet.

    1. Eraldi says:

      Vis Rroshi ka qene me PD-istat me vitet mor shok, erdhi me PS-ne vetem se nuk e kandidonin ata. Nuk u bo rob i mire brenda nates .

  9. Epirioti says:

    Komente Pa Lidhje, Jo futi Zotin, Jo futi Perndine. Ore ka ndonje Kavajes qe Lexon Shtyp, te na thot te Komentoj… Si punon Bashkia e Kavajes??? a ka ndonje ndryshim ne Infrastrukture, Ujsjelles e Ndricim. shkurt, ju eshte Sistemu Qyteti si duan vete qytetaret…. kaq lerini komdentet pa lidhje, jo shkopinj jo rrota, jo leshi jo preshi, keto jane te perditeshme ne Sgqiperi. tung

  10. SADIU says:

    Kavaja beri shume mire qe votoj per te majten, por kryetarin qe ka nuk ja vlen as per partin qe ka dy antar.Me sa ve re po krekoset kunder socialisteve te vertet se ky roshi akoma nuk e ka mare dekumentin dhe po ta kete mare do te jete si ajo diploma e kristalit qe i dha italianit. Kerkon te behet i pari por duhet te kete mesuar tani nga eksperienca qe kaloj se partia nuk ngelet kollaj sic desh te pillte e dashura e tij . Edhe ai deputeti me mjeker te mos kerkoj qe themeluset e P.S ti perdor si kukulla se dhe vete si Roshi ka ardhur ne P.S. Vazhdoni keshtu se Salen prap pas dere e kini ne Kavaje e me tej me mendjet qe po kerkojne te revolucionarizojne Partin.

  11. kasua says:

    kush eshte elvis rroshi

    eshte ervin rroshi.arsimi 9 vjet…i larguar nga kavaja e le ne vitin e dyte shkollene e mesme .fillimi i profesionit-trafikant prostitutash qe 17 vjec. me pas trafikant droge.i denuar ne zvicer, nderrion emrin , vjen ne itali e me pas pastron parate me ndertime ne golem e kavaje.
    injorant e mashtrues ordiner.por ka shkolle te larte te mesmen e mbaron me vone.Kavaja po ndryshon cdo dite nga mendjendrituri i saj. nje trotuar qe ka nje vit qe ka filluar e jane bere 100 m,peme qe priten ne hyrje te qytetit qe vjet u mbollen pa asnje pergjegjesi e palma qe zbukurojne qytetin dhe xhepin e kryetarit.police bashkiake qe kercenojne per shembje shtepish dhe marrin para ,bisnesmene qe ju kerkohen leke per palma ne kembim te lejes se ndertimit,po kush i ka mbjell palmat se dim akoma.a po ka vendosur ca drita dhe i thyen pocat vete per ti dhen leke dajes me vinc a po kavaja po shkelqen nga pastertia pastrimin e ka marre vete ,dmt daja i vet, gjeberim ska vetem ka pre pemet lulishtet me hale se ishin.aa po esht bo aktor ne portokalli ,tani do luaje gjinon ne bashki vetem mashtron e genjen popullin e gjore …hajde karamele merrni nga nje karamele..mos u merzitni te ujesjellsi , ti tjetri do fillosh shume shpejet te ujesjellsi..ti te pastrimi mos u merzit merr nje karamele..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje