Barcelona në Vlorë për 100-vjetorin?

22 Gusht 2012, 21:16Politika TEMA

Një lajm që pritet të ngjallëe shumë reagime, dhe pse jo nostalgji tek tifozët shqiptarë. Në kuadrin e 100-vjetorit, nga qyteti i Flamurit, Vlora, duket të vijë një dhuratë e madhe për sportëdashësit vlonjat dhe të të gjithë Shqipërisë.

Të mërkurën në mesditë përfaqësues të klubit të Barcelonës, kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari. Ky stadium është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e prozhektorëve.

Inspektimi i zyrtarëve të klubit katalanas duket se ka të bëjë me një ndeshje miqësore që për momentin duket ende si pjesë e imagjinatës, ajo mes vendasve të Flamurtarit dhe Barcelonës së madhe, raporton TCH.

Duket se ata pas vizitës i kanë konsideruar ambientet e brendshme të stadiumit si normale për akomodimin, për 90 minuta, të  një prej klubeve më të mëdha europiane dhe më spektakolare të momentit si Barcelona e Lionel Mesit.

Ngjan si një ëndërr, por përfaqësuesit e Barcelonës patën në një takim me kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika, me të cilin diskutuan rreth mundësisë së zhvillimit të kësaj ndeshjeje historike.

Shpresat në ambientin vlonjat janë shumë të mëdha që një gjë e tillë të realizohet, megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nëse vërtetë ndodh realizimi i një ndeshjeje të tille, ajo do të realizohet brenda muajit nëntor, në kuadër të festimeve të 100-vjetorit tonë të Pavarësisë, në qytetin e Pavarësisë.

31 komente në “Barcelona në Vlorë për 100-vjetorin?”

  1. fieraku4u says:

    KJO NDESHJE TE KUJTON DITET E FLAMURTARIT NE VITET 80. NDESHJE E BUKUR DO JET.

    1. Dean says:

      Nuk ka ken Flamurtari,ai ekipi per te cilin flet ti.Ka ken ose Vicidoli,ose Tropolje ose Kuksi i Ri,nuk me kujtohet mire pasi ka shume vite.
      Une mendoje se kjo ndeshje duhet me u lujt in Tropolje ose ne Kuksin e Ri pasi ata jane edhe zemna e Shqyptarise.Jane Shqyptar ”origjinal”.

      1. fieraku4u says:

        HAHAHAHHAHAHA: TE DREJTE KE “DEAN” POR A KA TROPOJA STADIUM..??

      2. preng sherri says:

        DEAN
        ata jane shqiptaret e vertete,por mund ta zgjerosh pak gjeografine,duke fut dhe Shqiperine e mesme e duke perfundu ne Mitrovice.”Shqiptari Origjinal” njihet per patriotizmin osman,muziken sllavo-arabe,gjuhen e folur bukur,voten e padiskutueshme per DOKTOR MORTJEN,etj,etj.

        1. Dean says:

          Hahahaaaaaa…..a,pershendetje o preng sherri nga fshati midis ujrave.Ka kohe qe s’te kam pa,ke humb fare.E vertet, shoku im,ajo qe thua dhe me fal nese e kaloj ndo1here cakun me komentet e mija,por s’kan te bejne fare me tipa si puna jote dhe shume te tjereve te cilet jane te miredukuar,dhe per te cilet kam me te vertet respect paversisht se nga vine.Por si e kupton Edhe vet,jemi te gjithe shume te frustuar nga realiteti ne Shqiperi dhe kjo reflektohet edhe ne retorik.PO 1 pyetje e kish per ty,o preng sherri:Si ka mundesi qe asgje nuk ka ndryshu ne SHqiperi qysh prej kohes se Preng Sherrit?!?!??!?!?!?!?!?!?!?!?!?!? Gjith te mirat.

          1. preng sherri says:

            DEAN
            pershendetje,kenaqesia dhe e imja.E kuptoj shume mire ate qe shpreh.Edhe pse vete jam verior,jam i pari qe shoh shume gjana qe nuk shkojne,dhe vertet i cilesoj te pabesueshme.Cfare te thuash,kemi shkrujt shume here dhe nuk e di se sa ja vlen.
            E vertete ajo qe thua,po kthehemi ne kohen e Fshatit midis Ujerave,por ndersa nje kohe te shkuar qeshja dhe qaja me ate liber,realiteti i sotem i Fshatit eshte vetem dhimbje dhe pa te ardhme.Edhe pse jetoj jashte nga kohe,enderroj te kthehem ne vendin tim,vendi me i bukur i botes,por qe eshte larg te qenit normal,dhe jo vetem per shkak te nje DOKTOR MORTJE,por te shume e shume shqipfolesve te cilet mendojne serbisht e arabisht,por na shprehen ne shqip.
            pershendetje e gjithe te mirat!

    2. andi says:

      ajo neshje ka qene nje kryeveper e vlores…edhe tani me dridhet mishi kur e kujtoj…ai gol kryeveper i vasil rucit u pasua nga goli ne pjesen e dyte i linekerit…kurre sdo ta harroj ate shperthim ulerimash kur ruci shenoi gol…vlora e atehershme ishte ekip i vertete europian..se kishte problem kalimin e turit te dyte eliminator…jo si keta plehrat qe luajne sport sot..dikur ekipi yne olimpik ikte ne olimpiade me 30 sportiste..sot me kater sportiste.e gjysma te droguar me ilace kuajsh…shtet i degjeneruar

      1. Dean says:

        Andi,mor djal?,Vasil Ruci ka ken ”Kafir” ene nuk asht ”Shqyptar origjinal”,prandaj mos na e ze ne goje,ate ”Kaur”.Shqyptaret e ”vertet” vijne prej maleve.Hajt me shnet.

  2. Marko Saliaj says:

    Po e bete kete, do i beni nje top mut te madh mbi koke sali Shpellarit qe do te tjetersoje dhe eklipsoje Historine e Shqiperise!
    bejeni edhe me pagese fundja. Cilido shqiptar i ndershem do te paguante 1$, per nje dite 100 vjet PAVARSI pa Sali serbin
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

    1. raimondi says:

      Te vije Barcelona eshte nderim i madh per Flamurtarin
      –Po si ka mundesi ?
      Bravo i qofte kryetarit te Bashkise po e solli Barcen

      Do zoti vjen se do jemi ne stadium ate dite

      Po ate stadiumin e Vlores e kane lyer shume keq , –Nuk perdoren ngjyrat kuq e zi per te lyer stadiumin, se duket stadiumi si kal arixhiu

      Ndaj , ta lyejne me nje ngjyre tjeter , me te pranueshme per syrin se eshte turp ta shofi Barcelona me ato ngjyra …..

  3. zum zum says:

    po me ato para qe do mar barcelona ,mund te ben nhe flamurtar te forte

  4. Viktor Lagji says:

    Kio do te jet dhe njehere ngjallja e nostalgjis per futbollin nga prinderit tane , do te jet nje ender ne shirtar e cdo vlonjati dhe jo vetem !
    Do te jet nje realizim I nje endere cempiosi. Dhe kush tjeter mund ta rrealizoj kete pervec Flamurtarit dhe Shpetim Gjikes.
    Urime ne bisedime e ishalla u realizofte .

  5. miri says:

    hajde qef o hajde..na kujton ato vite, kur eliminuam dhe Beogradin.
    E sali tradhetari prape do te ta lerojme rracen e mutit te serbit.

  6. Skuader e madhe says:

    Ishte skuader e madhe flamurtari ne ate kohe. Kishte lojtar te shkelqyet. Mund te kishin bere shume me shume

    1. miri says:

      Mund te bente, po nuk e linin b.q.rat e Ministrise se puneve te permbredshme, dhe Partizanet e Tiranes..

      1. xhoni says:

        Po tani,o miri koqja,kush po i pengon klubet shqiptare te luajne futboll ku te kete ne stadiume te pakten 100 vete,kur dikur,ne kohen e XHAXHIT ENVER(atij diktatorit),stadiumet mbusheshin PLOT???
        Ik,more kelysh i Berishes,mos na fut politiken ne sport!!!
        Merru,po ta mbajti me SPORTET E LESHIT,qe kemi sot dhe krahasoji me sportet e kohes se ENVERIT!!!
        SI NATA ME DITEN!!!

  7. *king says:

    eshte nje genjeshter (rren)shume e madhe kyt do e vertetojn koha se si jan cudirat qe degjon vehtem te gazeta Tema/po ska gje se ngushllon ham humat ketu ne forum qe fluturojn me mut ne goj duke e besuar kyt genjeshter

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po ti c’pate, pse nevrikosesh per dicka te tille ?!?! Nuk do qe Barcelona te vije ne Vlore per diten e Pamvaresise ?? Si nje “shqiptar” qe je, duhet te thoshe Urime apo jo ?!?!

    2. nini says:

      ti qe je mjeshter i informacionit. pyet njehere ne vlore e shif ndonje kronike te takimit mes klubit vlonjat dhe perfaqesuesve nga barcelona. mos i leshoni fjalet si po** se dilni bllof.

  8. xhulio5 says:

    kur behet ndeshja barcelona me flamurtatrin kete vit ?

  9. si nje person qe kam pare ne stadium flamurtari – barcelona 1-1 ne vlore, po u them qe eshte magji per dike qe do futbollin, te shohi barcelonen ne stadiumin e vet !

    1. anticensurë says:

      magji do të ishte largimi i sali berishës.
      magji do të ishte ulja e kostos së jetesës!
      magji do të ishte një det i pastë dhe paderdje halesh në vlorë e gjith bregdetin shqiptar!
      magji do të ishte ………..
      magji do të ishte …………..
      magji do të ishte ……………
      ……….
      sado tifoz të jesh kur ecën në baltë,kur ske të hash,kur të vjedhin,rrahin grabisin dhe të vrasin,nuk ke dëshirë të shikosh as barcelonë e as fytyrën tënde në pasqyrë!
      sipas pseudonimit që ke duhet të fluturosh dhe ti si puna e kresho flok vajisurit!
      ps:a më fal se harrova të përmëndja prshin e tritanit!

  10. Lutaj says:

    Vlonjati i nderuar me emrin Shpetim Gjika ate qe premten e ben realitet.

    1. ora09 says:

      Shpetimi eshte nga Terbaçi. Na terbaçotet kur japim fjalen therrem djalen.
      Upps! Shpetimi nuk ka djale per te therrur……
      Ore njerez, nje ndeshje futbolli zgjat 90 minuta, por punet ne Vlore nuk po shkojne dhe aq mire nen drejtimin e Shpetimit. Apo nuk jeni keni qene ndonjehere ne Vlore ju qe komentoni…
      Ishalla Barcelona vjen ne Vlore gratis, ashtu siç mban edhe gratis logon e UNICEF ne fanellen e saj.
      Nje keshille:
      Zgjidheni Shpetimin edhe ne mandatin e katert se eshte “burre i mire” dhe thoni se ai eshte heroi qe solli Barcelonen ne Vlore ne 100 vjetorin e pavaresise.

    2. Vlora says:

      Une propozoj ta zgjedh Vlora dhe nja dy a tre mandate kete Shpetimin ,se ka dhe ca toka pa ua vene kazmen. Une them Shpetim Gjika do te jete vlonjati qe masakroi Vloren dhe e beri te shemtuar dhe te pabanueshme. Suksesi i ketijj sezoni turistik jane banjat TOI TOI qe kane qelbur Vloren dhe e kane kthyer ne banjo me ere te qelbur tere bulevardin Vlore -Skele

  11. apollo says:

    po pse ti pagush barcelones 2-3 milion euro kur mund ti investosh ne vlore per qytetaret e vlores edhe ju te ps si sala jeni bere jo shakira jo fcb qytetari eshte primare o politikane te pd e ps

  12. tani says:

    po sa idiota qe jemi.po ju sportdashesit e mesiperm sikur shanit tacin pse solli realin e milanin ne tirane e nga ana tjeter nuk paguante leket e punetoreve e sot del qe eshte ne faliment.po ato 1.5-3 milion qe do mari berca (se per me pak nuk te vjen)nuk rregullon dot bonifikimin e ujrave te zeza qe po qelbin qytetin ne vlore…apo aq lek nuk dalin se skan cte fusin ne xhep..po ne ngelem duke u krenuar vetem me pordhe te kota.jemi dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.sa per sport dashesit do te ishte shume fantastike nje ndeshje e tille po duke bere trasparence per investimin ne fjale e duke mos kaluar limitet e jetes sone reale…se ato lek te hedhura per ndeshjen do falnin vetem pak e mocione qe do vaniten shume shpejt..po rregullimi i ujrave te zeza vall do vanitet aq shpejt nese do realizohet….?!!!!!!!!

    1. po pse keto lek qe do harxhohen per kete spektakel qenkan zgjidhja e problemeve te vlores ????!!! keshtu i bie qe dhe barcelona qe harxhon gati miliardin per skuadren e saj, mos te investoj po te zgjidh hallet e te varferve ne spanje.

      1. anticensurë says:

        o derëzi po qënke i shkundur fare o i shkretë!tjetër është barcelona,një firmë që punon për të bërë para dhe për të paguar aksionerët e vetë!tjetër është vlora,një bashkësi që duhet të inderesohet për popullin e saj!barcelona investon për të rritur fitimin,kurse vlora duhe të investojë për të rritur mirqënjen e banorëve të saj!me 2-3 milionë euro mund të ndërtohet një pastrues i ujërave të zeza o derëzi!kështu që ti nuk dhjet në shtëpi dhe takon mutin tënd në plazh!nuk pshurr në birrari dhe më pas shkon e lahesh me shurrën tënde!
        ka mundësi që ty të të jetë bërë mëndja top,prandaj gjen arsyetime të tilla dhe s’ha pyka!
        a kok shelg,a!

  13. anticensurë says:

    një gjë do ti thosha shpëtim gjikës!
    sot është dita për të bërë për shqipërinë!do të ishte më e udhës të dilte në ballë të popullit të vlorës për të protestuar për shkatërrimit që po i bëhet vlorës!për të protestuar për sabotimin që po i bëhet labërisë se sa të biesh një skuadër futbolli!qoftë dhe nga marsi!qoftë dhe gratis!!!
    shpëtim kjo është një megallomani histerizëm i njëjtë me elvis roshin e kavajës!”Kush prek Kavajën, ka prekur Zotin.”!
    shpëtim histerizmi dhe megallomania mund të zgjasin 10 minuta pas përfundimit të ndeshjes,më pas do të duhet të jetohet nën grabitjen berishjane!
    shpëtim vlora dhe labëria kanë nevojë të shkunden tiu dalë gjumi!jo ti vësh në gjumë me futboll!
    se saliu po nai FUT BOLL!

  14. nini says:

    nuk e kuptoj se si u shkon mendja qe barcelona do te vije me leket e hedhura nga bashkia vlore. fondet e bashkise nuk dalin as per shtrimin e dy rrugeve. e jo me per te sjelle barcelonen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje