Partia Socialiste ka reaguar nëpërmjet sekretarit për Programin, Ilir Beqja, pas akuzave të kryeministri Berisha, se PS është ziliqare për koncensionet dhe ndaj kërkon t’i rishikojë ato.
Beqja ka rikonfirmuar qendrimin e PS-së, se do të rishikohen të gjitha konsensionet e dyshimta, në të cilat janë përfshirë familjarë politikanësh apo sekserë si Damir Fazlliç.
“Po, sot dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin politik të PS të përcaktuar në programin “Për një rilindje shqiptare”. Ne do të rishikojmë të gjitha kontratat e partneritetit publik – privat dhe do të kërkojmë anulimin e të gjitha atyre marrëveshjeve që shkelin ligjin, në kushtet e konfliktit të interesit dhe në dëm të interesit të shqiptarëve”.
Po, Po!
Do të rishikojmë të gjitha kontratat në dëm të shqiptarëve të lidhura për interesa të oborrit të Saliut, qoftë familjar, qoftë politik, të Fazlliçit apo të Fazlliçëve”, ka thënë Beqja.
“Ne e kemi denoncuar politikën e koncesioneve të pakërkuar si klienteliste, në dëm të interesave të shqiptarëve, të korruptuar.
Ne falenderojmë dhe mbështesim investitorët seriozë, vendas dhe të huaj. Falenderojmë Verbund, EVN, Statkraft, EGL, Statoil, Enel, Siemens e të tjerë. Ndjesë nëse harroj ndonjë, por nuk është momenti për t’i përmendur të gjithë.
Ne falenderojmë institucionet financiare të huaja për mbështetjen që i japin zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe i garantojmë ata se qeverisja jonë e nesërme do të jetë krejt e ndryshme nga modelet si ai i bllokimit që i bën Saliu kredisë së KFË për linjën e interkoneksionit Shqipëri – Kosovë”, ka vijuar më tej ai.
Sipas Beqjas, Berisha në vend të merret me krimin e shtuar dhe atentatet mafioze në vend, dëshmitë e tmerrshme të korrupsionit në dogana apo borxhin publik, merret me akuza dhe sulme ndaj opozitës.
“Saliu duhet të flasë për rendin publik, por heziton. Për fat të keq atentatet mafioze, vrasjet dhe grabitjet vazhdojnë në hundën e policisë së shtetit. Kanë kaluar disa muaj dhe asnjë lajm nuk ka për zbulimin e fajtorëve të atentatit mafioz ndaj drejtuesve të “Ceament Albania”.
Saliu duhet të flasë për korrupsionin e tmerrshëm në shërbimin doganor të denoncuar publikisht nga njerëz brenda këtij shërbimi, por heziton. Tek ky korrupsion janë shkaqet e deficitit dhjetëra milionë dollarësh të krijuar në 7 muaj nga administrate fiskale. Përgjigja e regjimit të Saliut është kërcënim për denoncuesin që detyrohet të arratiset nga Shqipëria pas 21 vjetësh të ndryshimit të sistemit politik”, tha Beqja.
Ne qofte se shqiptaret nuk e kuptojne se shpetimi i vetem i familjeve e jeteve te tyre largimi sa me shpejt i ketij regjimi hajdutesh .Kushdo qe te vije dhe MUT po te jete do jete me i mire se keta.Ketu nuk fut kosovaret niveli i ulet i tyre nuk i lejojne te kuptojne se cdo te thote demokraci per ta ekziston vetem i pari i fisit
TE VERIFIKOHEN NJE ME NJE PASURITE E TE GJITHE KETYRE SURRETERVE!
PASTAJ FAZLLICI BIE VETE ASHTU SIC RA DIVEROLI, QE THA ” KAFSHET KANE DALE NGA KONTROLLI”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-2.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-3.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-5.html
Largimi sa me pare i sali pleres eshte ne te mire te se nesermes tone, kosovarte jane milet, kurse ne Shiptaret jemi popull, ky eshte ndryshim jone me ata.
Doli prap ti o debil. Po ik ore se ti tremb dhe ato pak sorra qe kane mbetur ne kete vend le me votuesit. Gagac.
Une kam frike se keto jane veçse dengla populiste , se edhe saliu taçi toçi thoshte ne 2005 por ne 2006 e beri mik shtepie , bile bile mik te gruas se tij.
Po ti regjstrojme te gjitha qe po thoni z.Beqja ty edhe kolegeve tend por mos nandodhi si me mender Salen se edhe ai keshtu thoshte qe sa te vi ne pushtet te gjithe ne burg e kane vendin por nuk beri asgje por tha qe vjedhim ti q… nenen ketij vendi.
Ik er dreq , i themi Saliut, se mos merr vesht Sali Qreni nga keto pyetje , i themi si themi, por dilni ne rruge ky rrezohet vetem me dhume me revolucion , e moret popullim ne qafe me twiter dhe me mashtrime, sjeni as ju burra me te mire se saliu jo, nje surrat keni , por para dy te keqijave zgjedhim me te voglen, prini popullit he majmuna lerni llafet
Pash disa komente per kosovaret po qfar faji kan ata qe i merrni neper goj sali berisha nuk asht i kosoves por as kosovart nuk e kan votu se smund te votojn ne shqiperi,por votat ja keni dhen ju shqiptaret dhe shiptart.prandaj lereni kosovart rehat