Fronti i munguar.."edhe me djallin" kundër Berishës

22 Gusht 2012, 17:15Politika TEMA


Nga Arben Manaj

Duket sikur po rikthehet pragmatizmi politik dhe bashkë me të c’principalizimi i politikës nga opozita shqiptare në përpjekjet për largimin nga pushteti të Berishës. Ndryshe nga ç’pritej dhe prej nga pritej, ky sinjal ka ardhur jo nga forca kryesore opozitare, por nga një forcë e re që synon të hipotekoj një vend të rëndësishëm në buxhakun e ardhshëm politik të Shqipërisë.

Aleanca Kuqezi, kërkoi së fundmi, publikisht aleance me” çdo djall” për të larguar Berishën. Kjo deklaratë duket se reflekton reflektimin e kësaj force të re politike e cila pak kohe më parë kondicionoi aleancat e ardhshme elektorale, duke ekskluduar partinë më të madhe numerikisht në elektoratin shqiptar , PS e Edi Ramës.

Por fatkeqësisht, ky lloj reflektimi për krijimin më në fund të një “fronti kundër regjimit”, duket se ka ngelur në një deklaratë të thatë nga selia roze. Fakti që ende sot ka artikulime pakënaqësie, apo vërejtje opozitarësh për opozitën, siç janë deklaratat e Ngjelës, Gjinushit apo ndonjë tjetër, përfshi edhe autokritikat dhe kritikat konstruktive të Braces ndaj funksionimit të shtëpisë së tij politike, tregojnë se diçka nuk shkon ose nuk po punohet për fiksimin e tyre.

Rama dhe Partia Socialiste si partia më madhe, apo “babai” i shtëpisë opozitare, e ka për detyrë të mbledh jo vetëm fisin e tij politik dhe trazovaçët dhe plëngprishësit, por edhe ata që Spahiu i quajti “ çdo djall” në betejën e tij vendimtare për c’berishizmin e demokracisë shqiptare.

Një ndërmarrje e tillë është jo vetëm imperativë, por është shumë e vonuar, pasi muajt po mblidhen dhe “Ujku me antiplumb” ka nis ofensivën për të gllabëruar nga “kopeja opozitare” sa më shumë deshër që kanë filluar të bëjnë kakërdhi paraelektorale.

Realisht në këtë lëvizje tektonike për krijimin e cunamit opozitar në zgjedhjet e ardhshme, Rama do të duhet të shmang ato defekte dhe sjellje politike, por edhe jo vetëm të atilla, që i kushtuan shtrenjtë këto vite.

Atij i duhet të jetë shumë më mëndjehapur politikisht , gjë që e nënkupton parimisht klasi i tij intelektual, ndaj magnetizimit të çdo elementi anti-regjim dhe çdo vote në zgjedhjet e ardhshme të cilat mund të përcaktohen lehtësisht me fotofinish.

Zgjedhjet lokale shpresoj të jenë bërë një leksion i madh për opozitën socialiste dhe liderin e saj, i cili poqese do ishte treguar pak “më Berishë”, sikur vetëm me Milloshin dhe komunistët e tij do ishte sot sërish Kryetar Bashkie. Aq më tepër që sot edhe fizikisht nuk e ka Milloshin vërdallë e që me siguri është duke u kritikuar në atë botë nga Enveri për tradhtinë me kapitalisto-komunistin Berishë.

Nëse realisht kërkohet që të mposhtet Djalli, ai mposhtet vetëm “me çdo djall”, që është në lojë. Në këtë mes nuk ka vend për komplekse për shkelje parimesh. Në fund të fundit e tillë është politika, e pandershme, se nuk dua të përdor një fjalë tjetër të njohur.

Kështu është sjell politikisht Berisha në rikthimin e tij pas 97, duke bërë aleancë me dreq e të bir, duke përqafuar ish kundërshtarët e vetë, e duke lëpirë aty ku kishte pështyrë.

Kjo është ajo që sot atij ja njohin si mjeshtëri dhe e quajnë ujk i vjetër në politikë. Kjo është ajo që bëri edhe Meta, duke bërë koalicion me atë që në fushatë i kërkoj të ikte. Kush nuk është makiavelist në politikë, është më mirë të merret me diçka tjetër. Kjo është realpolitika që aplikohet gjithandej dhe nuk shkakton asnjë habi, askund.

Ndaj Rama dhe opozita nuk duhet të kenë më asnjë paragjykim në misionin e madh të c’komunistizimit të demokracisë shqiptare, proces që edhe nëse fiton opozita do të haj goxha kohë.

Aleatët dhe kundërshtarët e vegjël ideologjik , kur e dinë se çdo votë e tyre peshon, normalisht që ashtu do sillen dhe do jenë tekanjoz dhe ekstraegzigjent, deri në çmenduri ndonjëherë ndaj të Madhit. Dhe i Madhi kërcen edhe nga belaja dhe i thotë derrit dajë, siç jam i sigurt i thotë me vete Berisha Metës dhe Meta Berishës.

Rama për vet specifikën e mandatit të dytë të parevokueshëm si kryeopozitar, në bazë të statutit të partisë së tij, ndryshe nga partitë e tjera, qe janë shndërruar praktikisht ne sekte fetare, lipset të urbanizoj çdo paragjykim për aleanca .

Atij i duhet edhe Fatos Nano, edhe Bamir Topi, edhe Kreshnik Spahiu edhe Ilir Meta, edhe Nard Ndoka( nëse nuk është vonë) edhe komunistët e Milloshit. Berisha dhe PD-ja kanë bërë dhe do bëjnë pa as më të voglin dyshim, gjithshka legale dhe jolegale politikisht që të bëjnë subversion si dhe të mbledhin çdo votë nga çdo tribunë në koloseumin politik shqiptar.

Ndërkaq Rama, në cilësinë e kreut të opozitës, do duhet edhe brenda partisë së tij të ndryshoj disa gjëra.

Shumë nga deputetëve të vetë u ka humbur vula në diskursin politik opozitar e të tjerët janë me” leje krijimtarie ”. Nuk mbahet furia mediatike e Berishës, dhe e medieve të tij proqeveritare, vetëm me Twitter-in e vetë dhe jo vetëm Facebook-un e Erjon Braces e shkrimet Pandeli Majkos, padyshim ndër opozitarët më aktiv në vënd.

Imazhin dhe emrin e opozitarit duhet ta meritojnë gjatë gjithë opozicionit dhe jo në pesë-gjashtë muajt e fundit kur fillojnë e bëhen listat për deputet.

Sakaq, Rama mendoj se duhet të korrigjoj, (ashtu siç korrigjoj lavdërueshëm marrëdhëniet me një pjesë të medies) edhe sjelljen e tij dhe qasjen njerëzore me simpatizantët e vetë të thjeshtë, por edhe ish elitarët socialistë.

Jo rralle, ka ankime për një fodullëk dhe shikim nga lart- poshtë të njerëzve të thjeshtë, ( jo për shkak të gjatësisë së tij trupore) qoftë edhe në ambientet e selisë së PS-së apo edhe takimet me njerëzit e thjeshtë në bazë.

Rama është akuzuar nga kundërshtarët se është “mish i huaj në atë parti”, gjë që unë deri diku nuk e besoj, por sensitiviteti ndaj atyre, që të japin votën është shumë i rëndësishëm në mentalitetin shqiptar dhe ballkanas.

Ata që rijnë tërë ditën tek dera e PS për një shikim dhe një buzëqeshje të Liderit apo edhe ata që takon në bazë, një fjalë e mire dhe begenisje , siç bëjnë kundërshtarët e tij me të tyret, është ndonjëherë shumë vendimtare në votë-marrje, aq sa është vendimtare më shumë për Ramën sesa Berishën, mejdani i ardhshëm elektoral.

46 komente në “Fronti i munguar..”edhe me djallin” kundër Berishës”

  1. Tarrasi says:

    Burgu i pret familjen Berisha per te gjitha vjedhjet tradhetite dhe vrasjet qe kane bere.

    1. Fronti says:

      Arben nga te gjitha keta qe permend me sa duket vetem Aleanca Kuq e Zi ka vota dhe shume mbeshtetes. Pa AK veshtire te vij PS ne pushtet. Bamir Topi do vazhdoj te hesht dhe haj fergese dhe ka me e dredh me Berishen. Sa per Gjinush, Milo dhe Ngjel ata jane thjesht dekor

      1. Kunder Saliut says:

        Po cfare Ngjele dhe Bamir. Ata e bejne opoziten duke pir raki. Po ju ofroj Berisha nje post ata direkt bejne pazar. Vetem Kreshniku la postin dhe dha dorheqje duke flakur privilegjet per te kriju front opozitar. Te tjeret skan dhene prova.

        1. london says:

          Te lumte dora O Arben, analize e sakte. Keta injorantet e blogjeve duhet te kuptojme qe nuk vine ne pushtet socialistet dhe as Berisha nuk largohet nese nuk mbeshtesim Aleancen Kuq e Zi. KJo levizje nacionaliste I duhet nje kombi qe eshte I ndare ne disa shtete. Kreshniku dhe kuq e zi jane me diplomat dhe me politikan popullor se Agimi I Arte ne Greqi. Socialistet dhe demokratet I provuam. Ja vlen ti japim nje mundesi ketyre kuqezi dhe keshtu I japim dhe nje leksion grekeve dhe serbve si dhe servilave te tyre ne Tirane

    2. Kreshnik + Edi jane QYTETAR says:

      Edhe une them qe I vetmi opozitar I vertet dhe aktiv eshte Kreshnik Spahiu. Edi dhe Kreshniku mund te jen nje fron qytetar kunder katundarve qe jan ne pushtet. Kreshniku eshte shume agresiv, trim dhe I qarte. Mendoj qe eshte levizja me ide te pashtershme ne tregun e sotem politik. Inat e kemi por hakun nuk duhet tja ham. E meritojne rolin qe kan marre

      1. trendy red and black says:

        Me dorheqjen qe ka bere kunder Berishes dhe qe shpetoj jugun nga asimilimi I shqiptareve ne grek, Kreshnik Spahiu eshte lideri legjitim I nacionalizmit dhe anti-establishment. Dalja e aleances Kuq e zi ka plakur edhe ed ramen edhe PS me aleatet e saj. Gjithsesi eshte e dukshme qe kuq e zit jane me inteligjent se keta dembelet e opozites

        1. Rama i lodhur says:

          Edi Rama duhet te ngrej nje opozite mbi parime dhe jo pazare. Edi Rama nuk vjen ne pushtet se tradhetoj opoziten. Ai nxori njerzit me u vra para kryeministrise dhe me pas ben pzar me Berishen per kodin zgjedhor. rama rebelon opoziten kunder Metes dhe pastaj han ngjala ne gjirin e lalzit. Rama kerkon te jete lider i opozits por duke fundosur cdo kend sic fundosi Nanon, Gjinushin, Milon, Kocin! servet Pellumbin. Rama duhet te mesoj qe nese nuk ndan pushtet nuk mund te vish ne pushtet per aq me teper me rezuar sali Berishen. Duhet te kuptoj se e ardhmja eshte e levizjes nacionaliste te kuq e zinjve dhe ai nuk mund te trajtoje Aleancen Kuq e Zi sic ka bere me te tjere sepse perndryshe……..

          1. rama i clodhur says:

            Fatkeqsisht Berisha nuk ka lene rruge tjeter vecse pazaret. Ka 8 vjet ne pushtet dhe kjo sepse e ka ndare torten e pushtetit ne copeza pafund per te blere mbeshtetje politike dhe sidomos per te blere kundershtaret politike.

            Keto i zgjedhje i fiton ai qe ben ofertat me te medha, perleshja parimore ka mbaruar.

        2. iliri uk says:

          arben kjo eshte arsyeja qe ti nk je lideri i oposites sa per spahiun e ak ti dhe ata qe e perkrahin do habiteni kur ti coj votat tek saliu dhe pastaj do shikosh ujkun sali per jete ne pushtet

    3. Liu Ce vllau i Lili Ce Berisha says:

      Familja Adams

  2. Vlora says:

    ok, beri koalicion edhe me djallin meta ,cfar ndryshoi ?

    te jemi realist shoqata e metes eshte me hajdute se e berishes.

    ku do te jete ndryshimi?

    edhe rama duhet te beje sehir kur meta me shoke shqyejne shqiperine?

    meta duhet te jete jasht cdo koalicioni,deri sa te tretet si shoqate hajdutesh.

    meta e qelbi me shume se berisha shqiperine.

  3. albani says:

    Analize ekselente.Nuk mund ti heqesh as edhe nje presje.Ujku me antiplumb kerkon bashkim sa me te madh.

  4. tekniku says:

    E keqja e madhe e Shqiperise eshte Berisha.Behuni nje grusht o te marre shqiptare ta hiqni qaqfe sa me shpejt ket pleh qe po ju ze frymen.Mbas saj efekti domino do te shkoje deri ne fund vetvetiu do apo nuk do Rama.

  5. arjan says:

    Fodullekun e Rames e provuam dhe ne takimin qe patem ne Selanik.I shikonte njerezit me nje veshtrim percmues a thua se ishte hyjnor.

  6. E keni vene re qe Sala nuk i kunderpergjigjet Kreshnik Spahiut? Kujdes se Aleanca Kuq e Zi mund te dali si LSI. Me mire votat te shkojne ne nje drejtim sesa me shume sepse ketu kane dalur te gjithe ne shitje.

    1. Cakall faqezi says:

      O idiot! A sheh lajme. Berisha ka nje jave qe e ofendon “cakall” Kreshnik Spahiun. Rri urte kur se ke idene se cfare ndodh. E do apo se do ti aleanca kuq e zi ka mbledh shume njerez apo vota. Pa ata nuk rrezohet Berisha. Apo ke shprese te votat e Milos dhe Petro kocit. Ata skane asnje mbeshtetes op merhum

  7. Zana says:

    “Makiavelist” e forte kjo e Arbenit, ne nje sistem 20 vjecar qe nuk jane formuar akoma klasat dhe perfaqesuesit e tyre, ku pjesa me e madhe votojne se ishte me mire Enveri(PS) apo Saliu(PD), dhe pjesa tjeter per te ruajtur vendin e punes ne shtet. Ku e ashtuquajtura klasa “e larte” perbehet nga mafioze qe i kane bere leket me cdo lloj kondrabante e trafiku ne mbeshtetje me politikane te korruptuar dhe gazetareve te politizuar dhe e vetmja gje qe i mungon eshte kultura.
    Une e kuptoj ngritjen tende por “Makiavelist”…, te pakten kete mund te na e kishe kursyer.

  8. Iliri says:

    Vete shprehja “edhe me djallin” ju ben mekatare. Ju jeni mekatare por te besh aleance me djallin do te thote qe zoti dhe populli t’ju denoj pafundesish me zjarr dhe ne opozite. Djalli eshte ai krimineli qe vret te pafajshem, djall eshte bosi me kollare qe shet droge duke vrare lulen e kombit rinine. Djall eshte ai qe shpif dhe mashtron si paraardhesit e vet ne 1944 kur thoshin tani rilindi dhe filloi historia e vertete e Shqiperise. Djall jeni edhe ju vete kur per te mare pushtetin jeni bere histerike dhe syte u shohin vetem gjak dhe hakmarrje. Jo gazetar ti i pari duhet te ishe kunder nje shprehjeje te tille pa le qoftelarg te ishte aleance. Sot ne amerike i behet presion nje senatori te jape doreheqjen vetem se tha nje shprehje mese normale per nje vend si amerika “perdhunim i drejte”, ku lirite dhe te drejtat jane absolute dhe prioritet. Ne pushtet mbi te gjitha vihet me program real bindes dhe mbi te gjitha duhet te te jape voten populli. Po fute djallin ne gji do te te haje mendjen dhe zemren, por gjithesesi ju nuk keni te tilla, prandaj bjerini daulles se veshet tuaj te cpuar degjojne.

    1. Bashkim Kombi says:

      Bravo Ilir , qofsh i lirë gjithmonë !

  9. Donjet Liridoni says:

    Po afron 16 SHTATORI I DYTE! Per hajr! Keshtu eshte mesuar kombi yne me “prova te para, te dyta, te treta…” Ne mos “mjer vatani/mjer mileti/perjetesisht Sali gazepi!
    Sikur te ishte me nota me te pakta ex catedra, vleresimi personal do te ishte me i mire per shkrimin. Mgjth eshte apeluar ne kohe, me se pari prej popullit. Natyrisht ka paraardhes. Po kjo pak rendesi ka.
    Te gjithe ne frontin antiBerishe, me sloganin e “kthehu ne shtator”: “Ne kete 100-vjetor/pa Saliun diktator”
    Besoj dhe studentet, rishtaret sidomos, do ta shohin me me realizem kete thirrje historike.

  10. sinan hibro says:

    Gazetari Manaj duket qe ka kohe qe jeton jashte Shqiperise , megjithse ashtu si ai mendojne pothuaj gjithe analistet e sotem. Personalisht une mendoj se E.Rama ndryshon nga gjithe politikanet e ketyre 20 vjeteve, te vjeter si Gjinushi e Milo , apo te rinj si Spahiu e Brace…pa llogaritur gjithe spektrin laraman te 50 partive .Ai e ka pohuar disa here se nuk mund te perdor metodat e Berishes apo Metes per misionin qe i ka caktuar vetes ne krye te PS.Edi Rama nuk ka nevoje te marre leksione per te njohur me mire Berishen, Meten etj. apo vete PS qe ai eshte duke e drejtuar drejt zgjedhjeve te 2013.Ai do te ndjek linjen e tij principiale per fitoren e zgjidhjeve kunder kopese se Berishes.Vetem keshtu ai do te kete mundesi , ne se fiton, te zbatoj planin e tij per Rilindjen e Shqiperise , pa qene nevoja te diktohet ne qeverisje nga Ndoka apo Milo…Ne rast deshtimi te planit te tij , une kam bindjen qe E.Rama do te jap doreheqjen te shoqeruar me nje “mesazh ” ala Konica… dhe do te vazhdoj jeten e tij pa politiken, te cilen qysh heret e pati stigmatizuar , por qe fati ia vendosi perpara pothuaj si detyrim apo mision …

  11. Treviso says:

    Zoti Arben, te gjitha ato qe shkruan jane reale. Partia Socialiste eshte kritikuar vazhdimisht per pune te dobet ne te gjitha drejtimet.
    Vrejtjet qe ju bene zotit Kreshnik Spahiut nga elektorati i partise Socialiste i pranoi dhe kerkon ndihme edhe nga dreqi e shejtani.
    Atehere çfar duhet me prit?.E kam shprehur disa here qe sali Berishen nuk duhet ta zere 1 Tetori. Perndryshe e keni ne qoshe deri sa te vdesi.

  12. kreshniku says:

    Nese nuk behet kjo aleance e madhe qe thote z manaj, atehere berisha serish do fitoj,rama do iki nga PS, dhe opoita do beht lesh e li, e berisha do e gropse serish demokracine ne vend.

  13. j says:

    A eshte e vertete qe duan ta rrezojne Berishen nga pushteti?. Me duket cudi. Ishalla te jete e vertete.

  14. GJAKU 21 janarit says:

    SHKRIM QE ÇORODIT EDHE NDONJE QE KA NGELUR SAGLLAM
    Jo vetem qe te krijohet ideja qe nuk flitet per demokraci por aqe me teper per nje vend ne mes te Europes.’Gazetari’ te duket sikur eshte ne nje vend te Afrikes apo indise e u ben thirrje krereve te fiseve tribale,qe kane me vete ca njerez me bisht qe i ndjekin nga mrapa qe te bashkohen kunder ‘BAJLOZIT’.THIRRJE TE TILLA JO VETEM QE SKANE ASGJE TE PERBASHKET ME DEMOKRACINE POR TE LARGOJNE E TE çOJNE NE MESJETE NE KUVENDIN E LEZHES.
    Ne demokraci rotacioni i pushteteve behet me alternativa ku fiton alternativa me e mire te cilen e vlereson ‘sovrani popull’.PO VAZHDUAM PER FATIN E KEQ EDHE ‘GAZETARE’ E ‘INTELEKTUALE’ TI FRYJNE ZJARRIT JO BALLAFAQIM ALTERNATIVASH POR BALLAFAQIM ‘BANDASH’ KY VEND KA MARRE RRUGEN PER JANINE.Ligjet e natyres vlejne si per objektet e subjektet.po themi se ka varreza makinash duhet te kete edhe varreza ‘politikanesh'(jo si moshe por prodhueshmeri vlerash).Eshte per te ardhur keq qe ne shkrime te tilla POPULLI(edhe aqe sa ka ngelur) trajtohet si bageti.TURP,TURP,TURP.
    Te kerkosh bashkim ‘politikanesh’varrmihes se vendit per 22 vjet qe te luftojne pergjegjesin e varrmihesave do te thote qe varret te ngelen te hapur.E majta shqipetare po nuk arkivoi njehere e pergjithmone ish femijet e bllokut e ata qe kane udhehequr ne strukturat e saj ne keto 22 vjet(gjinusha e pandelinj,milo,e blushi,kaçi,baòi.Muòi.Kuçi malaj e tere fatosat e pionieret ilirjane as ta mendoje te kerkoje zgjedhje e aqe me teper te parakoheshme)
    PARTIA SOCIALISTE DUHET TE NDAHET NGA ISH DEPUTETE ME ME SHUME SE 2 LEGJISLATURA ,TE BASHKEPUNOJE ME TERE SPEKTRIN POLITIK QE NE THEMEL TE PROGRAMEVE KANE ANTIKORRUPSIONIN,TE JETE ME E MAJTE E TE DALLOJE MIRE KOMUNIZMIN NGA ENVERIZMI.Mbas lufte ne nje shtet fqinj Itali , mos harrojme ish aleate hitlerit u be koalicion qeverritar e minister i DREJTESISE u emerua kryetari partise komuniste italiane,antar i kominternit PALMIRO TOLIATI.Nuk iash i korruptuar
    EDI RAMA ka avantazhin qe eshte e vetemja alternative si njeri i provuar e i votuar me shume nga te gjithe direkt nga populli POR ELEKTORATI SOCIALIST NUK ESHTE TURME TA NDJEKI ATE KUR BEN TRATATIVA ELEKTORALE ME KORRUPSIONIN QE NGA ME I ‘MIRI’ PANDI E DERI TEK ILIRJANET E TJERE.PO HUMBI OPOZITA PERSONALISHT MENDOJ SE NUK HUM RAMA (qe as e njoh e as e kam votuar por referohem fakteve)humb demokracija e majta partija socialiste.TE NJOHIM VETVEHTEN.ELEKTORATI I MAJTE PO PA NE LISTA VOTIMESH EMRA ‘POLITIKANESH’ TE VDEKUR O NUK VOTON O VOTON VEHTEN .

  15. FANTAZMA,Bismark says:

    NE TERE HAJDUTET ME IMUNITET JO NGA POPULLI POR NGA AGJENTURAT JASHTE PERFSHI KRESHIKE TE VJETER ME XHAKETA TE REJA E ISH TOPA STERILE TE SALESPOPULLIT I KA NGELUR E VETMJA ALTERNATIVE:’PSIKOPATI’ EDI RAMA QE POPULLIT I PASTROI HALETE KU PER 20 VJET KISHIN DHJERE BE.NA.ME(Berishjanet,Nanoistet,Metistet)kallam kusuri ne gjyqin e hages.

  16. Mentari says:

    Komunistet qe qajne naten dhe heshtin diten per Enver Hoxhen do te bejne “Ckomunizimin” e PD?ore idiote po kujt po ja tregoni keto qyfyre ? Edhe Mero baze e Nexhmija ju quajne juve si trashegimtare te PPSH.Ne qoftese shqiperia ka nevoj per Ckomunizem ajo duhet te ekzekutoj ne radhe te pare PSSH me Bllokmenin Edvin Rama se ata jane kelyshet Enveriste e Ortodokse-komuniste.Atje ku grumbullohet Ortodoksizmi atje eshte komunizmi dhe nje Pike te madhe.Rrofte Berisha qe i bien me kopan kokes ketyre spermave te Enverit.

  17. andrea says:

    Eshte pasoje e ligjit elektoral, ku peshku i madh nuk ben dot pa te vegjlit, por kur peshku i madh qellon peshkaqen, atehere peshqit e vegjel kthehen ne ushqim per te, ose i perdor si karem per te gllaberuar peshqit opozitare. Perse te mos ndryshohej ligji elektoral qe cdo peshk, i madh apo i vogel te kerkoje secili per vehte para votimeve te kerkoje te zgjidhet kryepeshk dhe aleatet te zgjidheshin pas votimeve.
    Eh more peshq te PS-se cfare demi i sollet kesaj shoqerie, tani duhet qe djajte te veshin mantel engjejsh, dhe engjejt mantelin e djallit: – I mjeri popull se ne c*udhekryq eshte futur nga peshqit qe kerkojne ta udheheqin!

    1. saliu says:

      Problemi eshte se ne zgjedhje nuk marrin pjese vetem peshq te medhenj e e te vegjel, por edhe ujqer, gomere, kuaj, lope, etj. Prandaj na ndodh kjo situate.
      Kjo demokracia ka nje te keqe: barazine e votes. Si ai qe ka nje barre shkolle si injoranti, kane nga nje vote. Ne nje vend ku analfabetet jane shtuar, sigurisht shpellaret do fitojne!

  18. PrapambetjetOsmane says:

    Cjane keto aleanca edhe me djallin z. Manaj ?! Na qenka kompleks mosshkelja e vlerave ?! Ti Edit i thua te bej opozite pa rregulla dhe duke shkelur cdo lloj vlere mjafton te rrezoj Saliun, per te ndertuar nje shoqeri me rregulla dhe me vlera !!! Nuk ju duket absurde !

  19. ARDIAN KOLI says:

    Zoti Arben Mano babai juaj ka bere mbledhje Partie me Berishen,kur te dy mbanin gjene me te shtrenjet Testen e PKSH SHQIPTARE.

  20. marinc says:

    Aleanca Kuqezi ka ber mir qe ka theritur djallin ne ndihme ,edhe ti Arben Manaj ne kete shkrim ke ber mir qe i ke keshillua opozitaret te bejne aleance me djallin por mos haro se qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
    Opozita ne krye me Edi Ramen do rin aq gjate ne hekura te opozites sa ne fund si qeni nuk do e njohin as te zotin.

  21. bundestagu says:

    A dini perse z Manaj ka te drejte! nuk eshte ceshtje parimesh me ne kete shqiperi qe po asfiksohet cdod dite nga Berisha dhe klani i tij. Edi rama beri opozite parimore dhe cfare fitoi? asgje serish ne opozite. nje vend qe qeveriset serish nga dallkauket dhe hajdutet. nje vend qe i ngushtohet cdo dite fryma. doni te shkoj serish sic shkou dhe serish te humbas?! na rrofshin parimet qe mban opozita se pusheti i shkel ato cdo seknde ne mer te vjedhjes dhe berjes se parave, dhe marrjes se te gjitha pushteteve. cvlere kane parimet, ne nje vend ku njerez pa parime vne e votojne per meten qe vjedh me bllok, dhe keta jane te majte qe votojne dhe cfare bejne , cmendin gjithe te majtete rrteh 1 miliinee ca . e keta jane 100 mije veta. per cfare qe berisha te tallet me ne cdod ore te dites, te poshteroj e te tall menderne me rekordet e notit. shikoni ku eshte katandisur shqiperia. e funit ne evrope, rusi e gjalle. kjo eshte shqiperiA qe enderuam/ Jo. por kjo shqiperi nuk mund te behet gjithnje e me keq per disa parime. alanca edhe me djallin qe eshte nje huazim nga anglishtja, ne menyre figurtaive do te thote front sa me i gjere per shmangjene nje te keqe me te madhe akoma. nuk eshte idelaja por kur ske pulen ha sorren. ose ri tere kohene ne opozote dhe o enever na morri malli pastaj.
    eshte koha qe te zgjidhet e kekja me e vogel dhe kjo eshte alanca me djallin per te hequr djallin e madh, sali berishen mallkimin e shqiperise. imagjoni nje dite pas zgjedhjvev kur berisha serish edhe kater vjet te tjera ne pushtet, edi rama qe do iki nga ps, imagjoni s cdo behet ne ate parti, imagjononi se cdo bje frnagaj me shoke per ta groposur opoziten qe ata te vjedhin akoma me shume, te tallne akoma me shume e na rrofhsin parimet morale. mblidhuni te gjithe antiberishe kunder berishes se ska rruge tjter. perndryshe jenei tu enderu. ndaj z manaj ka shume shume te drejte. edhe mero kete shkrunate perpara ca kohesh kur thoshte fronti antiregjim qe eshte e njeta gje, te gjithe kunder berishes se morri fund shqiperia, po shet edhe shqqiperine tani.turp i btes

  22. anticensurë says:

    “..”edhe me djallin” kundër Berishës”
    devollinjt përdorin një thënje “30 ditë ramazan dhe e çeli me mut”!
    kështu dhe për manajn.shkruan artikuj të mirë e më në fund i bën mutin të gjithave!
    përse??
    titulli po të zbërthehet llogjikisht del se duhet bërë pakt me berishën për ta hequr nga pushteti!në rastin shqiptar djalli është sali berisha,të gjithë të tjerët më poshtë,ilir meta e komunleshët e millosh trapit,që e mbylli jetën e tij si ramazani që tregojnë devollitë,nuk janë gjë tjetër veçse një hiç i madh!janë vetëm shushunja!
    kështu që zoti mane thotë për të larguar berishën duhet bërë pakt me tyrli hajduti,të korruptuari,krimineli për të larguar “djallin”!
    por zoti mane nuk ka menduar se po të duash ta largosh djallin me metodat e tij duhet të bëhesh super djall!tia kalosh atij!të bëhesh më i korruptuar se ai të bëhesh më hajdut se ai të bëhesh më kriminel se ai!a do të ishte gati opozita e sotme(kryesia e opozitës,politikanët)që të kalonte në një pozicion të tillë?????
    unë do të dëshëroja,JO,por faktet po tregojnë,deklarata e veliajt,se po shkohet në këtë drejtim!rama u përpoq pa sukses me metën,në lalëz,veliaj po kërkon me akz të pazarxhiut spahiu dhe me mbështetësit e berishës të udhëhequr nga ish presidenti i farave dhe i ndershmi oketa!i vetmi që ka mbetur është berisha!
    si duken ngjarjet,paktuesit me djallin janë gati ti japin imunitet të përjetshëm berishës dhe tërë grabitjeve të tij vetëm që ai ti lirojë vëndin diktatorit të radhës.djallit të rradhës!atij që i është fiksuar se ai duhet ta marrë në dorë drejtimin e shqipërisë!diktatori i radhës i ka bërë gjërat që i duhen!ka privatizuar partinë dhe rininë e tij!ka lakejt e tij që i rrinë rrotull!lakej me para dhe lakej pa para!POR me sali berishën nuk mund të bëjnë pakt!për pushtetin e tij ai nuk njeh pakte,nuk njeh as fëmijët e tij!i hedh në zjarr për atë pushtet!duke mos pasur pakt me djallin për tu larguar është e pa mundur të fitohet kundër tij,sado djallushë të mbledhë rreth vetes rama!
    kështu o zoti mane,ti po na propozon një pakt me djallin për të zëvëndësuar djallin e vjetër me një të ri!
    POR ti o zoti analist,dhe shumë të tjerë si puna tënde asnjëherë nuk keni llogaritur të bëni PAKT me atë që pëson,që vidhet e vritet nga djajt e politikës!NUK LLOGARISNI TË BËNI PAKT ME POPULLIN!
    zoti analist i leshit,po të kishe ndjekur historinë e këtyre 22 viteve,në botë,DO TË SHIHJE SE TË GJITHË ATA QË KANË BËRË PAKT ME POPULLIN KANË F I T U A R!
    filloje që nga djalli jonë,berisha!bëri pakt me popullin fitoi 92!shko në sërbi,ukrainë,tunizi,libi e egjypt,sot po e sheh dhe sirinë!
    pakti më i fuqishëm është me popullin o derdimen që e quan veten analist!je analist,ose e quan veten,për të vetmen arsye se di ta përdorësh penën njëlloj si gjuhën “pa kocka”!se e paraqet antillogjiken si llogjike!!!!!
    lidhja me djallin lind, vetëm djall!
    lidhja me popullin nuk lind djall!lidhja me popullin të detyron ta respektosh atë!të detyron ti bindesh atij!të detyron të punosh për të!
    këtë nuk e dua politikanët tanë injorantë,këtë nuk e duan analistët tanë injorantë më të poshtër se politikanët tanë!
    zoti manaj,e vetmja rrugë për të sjellë demokracinë në shqipëri është edukimi civil i POPULLIT SHQIPTAR!ky edukim bëhet në demostarta,në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tij!duke filluar nga mbrojtja e fitimit ekonomik,në mbrojtjen e jetës së tij e deri mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave strategjike të kombit!
    ju si politikanë dhe analistë e doni popullin vetëm për ti vjedhur votën!me mashtrim,rama o drejtpërdrejtë,berisha,por në fund të fundit vetëm e vidhni!ju analistët me rrogat tuaja nëpërmjet artikujve tuaj mashtrues!

  23. beso says:

    Ore Manaj,ata e kane bere me kohe aleancen me djallin,prandaj jemi ketu ku jemi.Ti mendon se sporti politik ia kalon futbollit ne kete drejtim?Bli andej-kendej ca lojtare qe bertasin shume dhe opa,u be loja…Pa me thuaj se çfare ideje politike ka AKZ,perveç ndonje patrioti te mire si Myslim Pashaj?Aha,do bashkoje truallet shqiptare do thoni ju,por a kane pyetur mire ne Amerike?Se truallet bashkohen po deshen ata burokratet andej oqeanit,nuk bashkohen truallet me koncerte dhe postera.Ish funksionari i larte i keshillit te larte te drejtesise,gangrena e vertete e shqiptareve ne keto 20 vjet na del tani me fanfara patriotike,a thua se kjo do sjelle automatikisht rritje ekonomike,shtim mireqenieje apo shlyerje te borxheve.Nuk futemi ne Evrope(ose me sakte,s’behemi Evrope,vendi zhvilluar)nese merremi me ahengje patriotike,se ahengjet jane bere per te humbur kthjelltesine.Meqe AKZ eshte fare pa program politik e fare mire mund te ish nje forum patriotik por jo parti politike,atehere kthehu dhe shiko se çfare propozon PS si parti e majte.Cfare manovrash ekonomike mund te beje PS?A eshte vertete Edi Rama nje lider karizmatik apo thjesht nje lojtar i rradhes ne stafeten e shtetareve te dezinjuar nga jashte.Mbaj mend qe PS ka qene me e forte si opozite kur kryetari i atehershem ishte ne burg,pra opozita ishte me e fuqishme ku e ku sesa sot.Meqe Majko kishte bere nje shkrim per ne emigrantet,sesi m’u kujtua qe ne ministrine e mbrojtjes gjithmone eshte tradite te vihen ministra joushtaraket,ndoshta e ka rregulluar pak saliu duke vene nje ushtar Pashalimani ne krye te gjeneraleve.Atehere analogjisht ministra finance duhen vene ata te shkolles se muzikes,ministra transporti ata qe nuk kane patente,ministra te jashtem veterineret,ministra shendetesie ndonje si nard ndoka,ministre integrimi fotomodelet e rrobave intime e me rradhe.Aktoret per minister ekonomie,fetaret per minister kulture,doktori i kancerit per minister te brendshem e deri Kuqua per iminister Teknologjie dhe inovacioni.Pra,nuk eshte thjesht se duhet rrezuar vetem saliu,por i gjithe ky sistem qesharak,qe natyralisht e varferon vendin edhe sikur mos te vjedhe fare.E varferon sepse nuk shton asnje vlere.Prandaj ata qe i buzeqeshin Rames tek dera si thua ti e kane nje shprese,qe te zevendesojne shabanet e saliut me shabanet e Rames,se per veten time nuk me zuri malli te thahem tek porta e PS per ti buzeqeshur Rames.Pra,realisht fronti kunder saliut ekziston,thjesht ketij fronti i mungon lidershipi.Ketu nuk eshte fjala per K.Spahiun,po per drejtuesin e PS,qe si shume po i zgjat pushimet e veres.Une e kam nje ide;do jete duke shkruar ndonje liber…

  24. H. Malo says:

    Sigurisht nuk mund té pajtohem me autorin kur shkruan sepolitika nuk njeh asnjé moral, por né kushtet e sotme té Shqipérisé, pérballé Saliut
    superimoral, s’ngelet rrugé tjetér. Imansézi, thoté turku, don dinsézin.

    1. anticensurë says:

      h malo,
      që fëmijë më kan mësuar që të përdor llogjikën e thjeshtë!im at ndër tët tjera thoshte se “llogjika e thjeshtë e të parëve tanë dhanë atë mitollogji të mbrekullueshme që sot njihet në botë si “greke””!tashti po i këthehem idesë që ka dhënë manaj dhe ti nga e keqja po e mbështke!
      nuk zhduket krimi me kriminelë,shumohet!nuk luftohet korrupsioni me të korruptuar,shumohet!nuk rrëzohet diktatura nga diktatori,bëhet më e egër!nuk pastrohet muti duke i dhjerë sipër,bëhet mullar!!!
      o malo!

  25. ca usa says:

    Ju botoni vetem ato komente qe dine vetem te shajne e te genjejne se puna juaj.Komentet qe i shohin problemet ne menyre te arsyeshme dhe panshme dhe me ndjenje patriotizmi ju i shuani.Kemi vendosur te mos e ulim vetem te vihemi ne gjykimin e “moderatoreve” te nivelit tuaj.Mirruni dhe bejani qejfin vetvetes dhe njeri tjetrit,se ne rregull e keni punen,po ta mbasni me kandarin e komentuese te “abonuar” ne kete faqe,…

    1. anticensurë says:

      o CA USA,
      unë si i “abonuar”në komentet e temës po të jap përgjigjen që duhet të të jepte moderatori!
      e para-nuk e kam parë ndonjëherë emrin tënd!?ose je aq rrallë sa nuk më ke rënë në sy!
      e dyta-patriotizmin lëre të ta vlersojnë të tjerët dhe mos bëj vetshërbim!
      e treta-unë si një nga komentuesit më të rregullt dhe mbështetës i temës,kuptohet dhe redaktorit të saj,meros nuk kam ndonjë ankesë të tillë si puna tënde!maksimumi më është dashur ta ripostoj komentin,dhe ndonjëherë të jem i padurueshëm për kohën e shfaqes!por në fund të fundit gjithnjë janë botuar dhe fajin ja kam lënë linjës së internetit dhe jo moderatorit për mosbotimet e menjëhershme!
      sa për “Komentet qe i shohin problemet ne menyre te arsyeshme dhe panshme dhe me ndjenje patriotizmi ju i shuani”unë nuk jam aspak dakord me ty!flas për veten time,unë besoj se jam një nga më kritikët për shkrimet e mero bazes dhe të të tjerëve!bile meron jo vetëm kam shprehur mendimin e kundërt,e kam kritikuar por ndonjëherë dhe e kam kaluar masën!duke e ofenduar!POR gjithnjë komentet e mija janë botuar!bashkë me ato që e kanë kaluar masën!
      mero ka botuar dhe boton komenteve e bajgave di kelmendasi dhe njëri nga ben çikago,që nuk kanë lidhje as me arsyen dhe as me patriotizmin!
      prandaj o CA USA mos bëj viktimën dhe të qurravitesh,por para se ta nisësh komentin tënd,memorizoje në një dokument Word!në rast se ai nuk kalon kopjoje dhe rinise për botim!linja e internetit nuk është zoti!dhe aty ka humbje!

  26. SH.K says:

    SOT ME TEPER SE KURRE POLITIKES I KANE MUNGUAR VLERAT ETIKO MORALE
    ———————————————————————
    Autori ne kete shkrim eshte teper konfuz,vertet qe berisha eshte bere me te drejte ‘osesion’ por nuk mund te dale nga skena ne konfuzion total.
    Jane ne gjendje intelektualet e gazetaret te zgjojne ndergjegjen kombetare,vlerat etiko morale tek sovrani per ta ndergjegjesuar ate ,popullin qe ne kete tunel ku jemi futur pergjegjesija eshte edhe e jona E VOTES.Te kerkosh shpetim nga GJELAT e NGJELAT qe politikish tashme jane ‘kadavera politike’ me duket me teper se absurditet.
    KALEMXHINJE KUR SHKRUAJNE NUK DUHET TE HARROJNE NJE GJE THEMELORE:Ne kete vend ne keto 22 vjet ne 5 shqipetaret e ngelur,e qe nuk ‘pertojne’ te votojne 2,5 e tyre ka votuar ‘QENJEN’SALI.Hajduterija vertet ka qene por 0,0001 perqind.Shkaqet duhen kerkuar gjetke.
    POPULLZGJOHU E ME PAS NDERGJEGJESOHU!

  27. Tina says:

    E paskeni qejf si familje politiken o djali i intrigantit komunist Ali Mane!

  28. e verteta says:

    Makjavelizmin s’ka me mire se e ka perdorur Rama.Harrove ti darken me ngjala me Ilir Meten ne Lalez?,i cili sipas vete Rames qe shkaku i 21 janarit,ku humben jeten 4 shqiptare.Po pucin qe i beri Nanos i cili e futi ne politike,po qe eshte bashkuar me Ngjelat,Zogajt,Nokat,Bazet e tjer qe s’kan lene gje pa i share njeri tjetrit.Po qe po demton interesat e Shqiperise per antasim ne BE vetem per hir te interesit partijak e personal,pasi marrja e statusit do te ishte pozitive per mazhorancen? Degjo Manaj,vete komunizmi,pasuesit dhe pinjollet e tij te edukuar ne vatra komuniste,si parim themelore ne karjeren e tyre kan thenjen e Makjaveli:Qellimi justifikon cdo mjet.Keshtu e mori pushtetin komunizmi ne cdo vend,dhe keshtu e ruajten ate pushtet.Shembulli me i perkryer eshte vete komunizmi enverist shqiptare.Edhe vete ju kuptohet se nuk keni dale keq duke praktikuar kete thenje te Makjavelit…

    1. anticensurë says:

      o e vërtetë
      e ke filluar mirë gjysmën e parë,por e ke dhjerë në të dytën!
      harroje komunizmi,do të kishte vdekur me kohë në shqipëri po të mos e përmëndnit ju vënd e pa vënd!etja për pushtet e pasuri bëri shaktërrimin e komunitetit primitiv!që nga ajo kohë e deri sa doli në dritë komunizmi kanë rrjedhur aq ujëra sa nuk mund të llogariten!janë ndërruar dy sisteme shoqërore dhe dy të tjerë vazhdojnë të jetojnë!nuk po të them bëhu komunist,por mos ja fut pordhës duke e përdorur vënd e pa vënd!

  29. xhimmy says:

    Po pse mereni me K Spahiun.Lexoni deklaratat e tij dhe mesojeni kush eshte ai.Po aka lider shqiptar qe te bashkoje trojet shqiptare po nuk deshi nena e madhe Amerike.Mos ja futni kot se Kreshniku fluturon me presh ne b….

  30. Zamiri says:

    Zoti Manaj http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww shqiperin e kane prishur politikat tane te shitur servila te te perulur.

  31. Ca Usa says:

    Anticensur,
    te kujtohen keto vargje:…qe s’u nxeh ne muhabet,
    qe s’tha fjale pa lezet,
    qe s’e prishi kurre gojen
    me ata qe pat nevojen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje