Mosha e internetit, e cila trumbetohet si moshë e transparencës, duket se nuk jep rezultate të tilla. Tenderimi i centralizuar përmes internetit u konceptua në dukje si sitem transparent, pasi hiqte kontaktin e drejtpërdrejte të pjesëmarrësve në tender dhe zyrtarëve. Qeveria dhe këtë nismë e trumbetoi si arritje të madhe në luftën kundër korrupsionit, por po të shohësh rezultatet e tendërve, vihet re se shumica e tyre janë të manipuluara.
Autoriteti i Konkurrencës, sipas “Shqip”, bën me dije se së fundmi janë zbuluar një numër i konsideruaeshëm rastesh , ku gjashtë kompani bashkëpunojnë me njëra- tjetrën për të manipuluar tenderët publikë që kryhen në sistemin elektronik të tenderimit të qeverisë, duke përcaktuar paraprakisht fituesin, siç ndodhi me Llotarinë Kombëtre, dhe duke i ngarkuar një punonjësi përgatitjen e dokumentave për të gjithë pjesëmarrësit në tender.
AK ka zbuluar rastin e dytë të përgatitjes së dokumentave nga e njëjta dorë.
Rasti i zbuluar i përket tregut të sigurimit fizik nga ana e policëve privatë. Në dy tender të analizuar, pjesëmarrësit në tender kanë arritur të sigurojnë fitoren me çmimin 99.99 për qind të fondit limit, pavarësisht se në këtë treg veprojnë me qindra kompani të ndryshme.
Në një tender AK vlerëson se kanë marrë pjese dhe kompani jashtë kartelit , oferta fituese ishte 32 % më e ulët se fondi limit. Faktet që e vërtetuan që vetëm një punonjës përgatiste ofertat, ishte nxjerrja njëherësh e të gjitha dokumentave brenda një dite dhe rrjedhimisht me numër protokolli njëri pas tjetrit.
Vërtetimet nga tatimet, ekstraktet e regjistrimit në QKR, vërtetimet nga zyra e përmbarimit, apo kontratat e sigurimit të ofertës, ishin të gjitha nga e njëjta dorë. Edhe ofertat ishin copy-paste, pasi përmbanin të njëjat gabime drejtshkrimore dhe formate shkrimi të të njëjtit lloj.
Dokumentat në shumë raste mbanin adresa të njëjta për kompani të ndryshme.
Në një rast njëra prej kompanive fiton një tender të organizuar nga TVSH me vlerë 20 milionë lekë, duke hedhur poshtë një ofertë vetëm pak qindarka më ulët.
Ky është rasti i dytë që evidentohet nga Autoriteti i Konkurrencës, sepse dhe dy vite më parë u zbulua se tenderët e kryer nga institucione të ndryshme për blerje makinash kryheshin nga një grup kompanish që i përgatisnin ofertat së bashku.
Nuk mbron elektronika nga manipulimi, por frika nga shkelja ligjit. Pergjoje sa te duash Ilir Meten sa te jete ne Qeveri nuk pyet.
Easy money; Easy come easy go!
Ky nuk eshte manipulim por kjo ndodh per shkak te mangesive qe ka sistemi elektronik. Perderisa cdo subjekt eshte i lire te konkurroje, mospjesmarrja nuk do te thote manipulim.
THJESHT TRUMBETIMI I FJALES ‘TENDER’ TREGON HAJDUTERI.
22 VJET TENDER- FITUES TE HUAJ -HAJDUTERI.Tek ne o idjote te Bathores nuk ka ngelur asgje shqipetare.Tenderat behen me te huajt se pazaret behen jashte e po jashte ndahen parate ne Bathore vetem vidhen e dhiten ushqimet qe haen jashte.
Me prokurimin elektronik, korrupsioni i tenderave ka arritur kulmin.
E para, ne mase te madhe biznesmenet jane injorante dhe as e kane idene si te perdorin informatizimin. Nuk e marin vesh hic se kur zhvillohet nje tender.
E dyta, edhe nese aplikojne ne nje tender, ju thuhet, se duhet te terhiqen se tashme punimet kane mbaru, dhe duhen mare leket. Kete gje e ben edhe vet qeveria. I dini rastet e shumta.
Edhe ne se dikush nuk terhiqet, skualifikohet per gjoja mungese dokumentacioni. I nxirret nje klecke
Jane raste te rralla ato, qe tenderi te mos i jepet nje te paracaktuari.
Sidomos ne njesite e qeverisjes vendore, nuk meret vesh c’behet. Atje, duke qene se keto njesi, sidomos komunat, nuk dine te perdorin elektroniken, ja lene si pergatitjen e dokumentacionit dhe publikimin e te gjithe elementeve te tenderit, subjektit qe do ta fitoje tenderin.
Ishte me mire kur cdo gje behej me gazeta….
po kjo femra qe rri ne krye te Autorietit se eshte me rujt “dhent” e le Berisha se me qen e kish heq me kohe.I duhet me be “gjoja oponenece” here pas here se shih se ka edhe autoritete kontrolli me bubuzhele ne krye, dhe kaq ishte e kaq eshte e kaq ngelet!!!!!!!!!!!!!!!!!