Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

21 Gusht 2012, 20:24Politika TEMA


Një oficer i doganave shqiptare të Kapshticës Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, në një intervistë për të përditshmen Telegraf, duke pohuar që çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë  “taksën” e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.

Oficeri i doganës Urim Gjata, jep një shembull të këtyre ditëve. Nga dogana e Kapshticës, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.

Atje, në dalje të parkut të doganës, çdo ditë është edhe një xhip i kontrabandës, i cili duhet të kontrollojë çdo maune, çdo makinë, që del nga zhdoganimi. Si është lejuar ky autobot, me naftë të pastër, të deklarohet se ka kerazinë?

Kuptohet. Atë shumë të 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.

 

– Zoti Gjata, ju jeni dakord që çdo denoncim i juaji për kontrabandën që zhvillohet në doganën e Kapshticës, ta publikojmë në gazetë?

– Çdo gjë unë e them me fakte dhe dua që kjo kontrabandë, që zhvillohet nga oficerë të doganës dhe të policisë, këtu në Kapshticë, le të botohet.

– Po, më thuaj gjithçka,  unë  shkruaj.

-Po, atëherë këtu asnjë nuk ka të pastër. Unë si Urim,  shefit tim i jap deri 1000 euro nga kontrabanda e rrobave kineze apo e autobusit turk.

– Këto 1000 euro,  ia jep çdo muaj?

–  Po, ne dhe emigrantët që vinë në Shqipëri ju marrim euro, që t’i lejojmë të kalojnë, për plaçkat që sjellin.

– Çdo muaj i jep shefit  800 euro, deri në 1000 euro?

– Shefit ne i japim aksese, që vijon.  Një makinë fut mallra me konfeksione,  jep 600 euro.

– Si quhet shefi yt, që i paguani aksesin e ryshfetit?

– Çdo makinë  jep 600 euro, që të mos kontrollohet e të ikë, pa patur problem me doganën për mallrat që ka.

 – Pa u kontrolluar fare? Paguan shoferi, apo pronari?

– Jep 600 euro. Nga këto, 1 të katërtën e merr policia,  pjesën tjetër e merr drejtori ynë dhe ne marrim fundin.

– Me çdo automjet bëhet kjo, apo vetëm për fugonat e konfeksioneve?

– Tani makinat me rroba kineze konfeksione me targa maqedonase kalojnë çdo ditë dhe me “OK” të shefit, pa paguar doganë.

– Po për maunet? Bëhet e njëjta gjë?

– Doganierët dhe policët  me kombësi maqedonas, janë kushërinjtë dhe pjesë e kontrabandës  që sjell mallrat nga Maqedonia në Shqipëri.

– Policët e Maqedonisë, apo policët  tanë?

– Doganierët dhe policët   tanë, me shtetësi maqedonase në doganën e Kapshticës, ku  të gjithë kanë blerë shtëpi në Resnjë, të Maqedonisë. Me çfarë euro? Nga rroga që marrin si punonjës? Ç’kujtoni, ju? Dhe cili nga shteti ynë do t’i kontrollojë?

–  Më jep ca emra të doganierëve të Kapshticës që kanë blerë shtëpi në Resnjë.

– Por të  gjithë doganierët kanë vila të padeklaruara  dhe janë miliarderë.

– Më thoni disa emra dhe dua edhe emrin e shefit tënd, të cilit ju i jepni çdo mëngjes e çdo muaj ” taksën” e ryshfetit. 

–  Emigrantët që vijnë me plaçkat e tyre,  i  detyrojmë  të paguajnë për rrobat e plaçkat e shtëpisë të tyre, që kthehen, jo më pak se  200 euro dhe më shumë, varet nga volumi.

– Po  emrin e shefit tënd, si quhet?

– Artan Zaimi është shefi im, i cili, çdo mëngjes merr “taksën” nga ne, doganierët,  që është 50 euro në pranim, 100 euro në pikën e hyrjes dhe ……në fizik.

– 50 euro, në pranim dhe këto 100 në pikën e hyrjes? Çfarë është kjo? Përditë? Nga çdo doganier? Përse 100 euro?

– Tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro, ndërsa fiziku i ndan tek e tek. Plus, kësaj “takse” që i paguajmë shefit tonë,  paguajmë 300 mijë në muaj për policinë. Ke gjë tjetër?

– Nuk e kuptova unë. Ç’janë këto 100 euro fiziku? Për kë fizik? Dhe kujt ia paguani 300 mijë në muaj, për policinë? Të reja, kjo 300 mijë?

– Jo në pikën e hyrjes në doganë për  në Shqipëri japim 100 euro shefit,  ndërsa fiziku është zona doganore që bën zhdoganimin.

– Domethënë ty të kërkojnë në pikën e hyrjes 100 euro përditë. Po emigrantët që kthehen, sa paguajnë për plaçkat e shtëpisë që sjellin?

– Emigrantët që kthehen duhet të paguajnë jo më pak se 300 euro për rrobat e tyre të familjes.

– Për çdo kamion me konfeksione dhe 100 euro në zhdoganim?

–  Kamioni që futet me rroba emigrantesh.

– Po për kamionët me konfeksione, si është skema e pagimit ?

–  Emigrantët me dokumente të rregullta që kthehen në Shqipëri. Për kamionët me konfeksione, është tjetër tarifë.

– E kuptova për emigrantët me plaçka, tani me sqaro, për kamionët me konfeksione? Po emra policësh që janë duke marrë këto euro? Shefa?

Po  policia kontrabandë që ruan atje nuk thotë asgjë që ky emigrant me plaçka nuk pagoi doganë të rregullt?

– Ua  japim ne përgjegjësve të turnit të policisë dhe drejtorit të doganës në mëngjes, tarifën.

– Më jep emra të përgjegjësve të turnit

drejtori ai që më përmende më lart, është?

– Tani 1/4 e merr policia,  900/shefi  ynë, ç’mbetet,  janë tonat.

– Më thuaj emrat e disa përgjegjësve të policisë

–  Mos më thuaj, janë tre.

– Më jep emra dhe shefi juaj 100 euro i do nga secili doganier atje, çdo ditë?

– Ne paguajmë tarifën tonë  çdo mëngjes.

– Çdo njeri nga ju doganierët, i  paguan  drejtorit, shefit tuaj,  100 euro,  çdo ditë, apo të gjithë bashkë 100 euro?

– Ndryshe, po nuk pagove sa të kërkojnë….???

 – Më thuaj, këtë çdo doganier, çdo mëngjes i jep shefit 50 euro, apo të gjithë bashkë 50 euro?

– Jo, tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro çdo doganier paguan çdo muaj 300 euro taksa e rrugës, fiziku, ndan çdo ditë fitimet.

– Këto te shefi që më dhe emrin apo jo?

– Po, aty venë të gjitha.

– Por dhe policët dhe doganierët me origjinë maqedonase, që kanë tre pasaporta shqiptare, maqedonase dhe bullgare, sikurse inspektori kontrollor K. M. dhe doganierë, nga babëzia e madhe që kanë për të marrë nga cilido që kalon kufirin, pa dallim. Kështu, ky inspektor kontrollor, K. M. disa herë, kontrollon edhe diplomatët grekë, duke i bezdisur ata, për të marrë edhe nga ata diçka dhe ka krijuar  incidente me ata në pikën doganore në Kapshticë. Ndoshta, duke e bërë në mënyrë të përsëritshme, kontrollin e tepruar, deri në bezdisje, ky dhe të tjerë, derisa kanë shtetësi të tjera,  mund të mendojmë se kryejnë edhe shërbime të porositura, në dëm të Shqipërisë, për të prishur imazhin mes dy shteteve. Incidenti i fundit ka ndodhur me oficerin e kontaktit të konsullatës greke në Korçë me  kontrollorin  K. M. duke i kërkuar oficerit të konsullatës greke, të kontrollojë dhe numrin e  shasisë të makinës me targa diplomatike greke, ku kam qenë dhe unë prezent  para 10 ditësh ka ndodhur ky incident.

– Para disa ditësh, në Kapshticë u bllokuan autobus turk, me mallra kontrabandë. Si është ecuria e kësaj?

–  Po kam bllokuar dy herë autobusët që vijnë nga Turqia me mbi 10 000 euro mall, por , si përfundim, janë zhdoganuar për pesë pare spec.

– Bukur, u zhdoganuan, se paguan ryshfet? Kur ndodhi kjo?

– Po të gjithë doganierët dhe policët e doganës kanë blerë shtëpi në Resnjë dhe në Vitola të Maqedonisë,  por askush nuk i deklaron. Le t’i verifikojnë këto organet e drejtësisë dhe ministritë përkatëse.

– Dhe  nga  kush u paguan, dhe kush urdhëroi që të bëhej zhdoganim fallco? Për autobusët që ti bllokove? M’i jep dot, me data, kur ndodhi?

– Të gjithë ata që bëjnë kontrabandë me konfeksione janë maqedonas miq të doganierëve dhe policëve  shqiptarë, me pasaporta maqedonase.

– Më konkretisht, ju lutem?

– Asnjëherë nuk bëjnë zhdoganim, sa herë kalojnë mall për në Shqipëri.

– Më thuaj, me data, kur u bllokuan autobusët me mall kontrabandë dhe kush morri ryshfetin dhe urdhëroi zhdoganimin me pak taksë, që të zhbllokoheshin, ato dy autobusë që ti bllokove, ikën pa paguar doganë?

– Tani ta them.

– Thuama se ky përbën faktin.

– Po hap procesverbalin.

– Pres dhe më dërgo edhe një kopje nga ai proces verbali.

– I pari autobusi turk është bllokuar më datë 1/08/2012 targa 34tr9606 tregtare Flora Kraja me pasaportë BC 7516266,  Renato Sinoymeri, me pasaportë BD 2348038, një çantë madhe me konfeksione, Leonard Sokoli, me  pasaportë BD 4703113, konfeksione.

– I shkruaj të gjitha këto janë fakte që nuk kundërshtohen dhe mbaj procesverbalin.

– Vazhdojmë, Albert Salia, me  pasaportë BD 3608861 Konfeksione, Margarita Guzi me pasaportë BD 9777848 Konfeksione,  Harti Guzi me pasaportë BI9777835 Konfeksione, Valdete Smakaj  me pasaportë BC 6921761, Doganier Urim  Gjata dhe Devi Baho, që i kapëm mallin kontrabandë. Ky mall, nuk është më, por është paguar për dy kacidhe.

– Po i mbaj shënim, po kush e liroi këtë autobus? A u paguan doganat? Plaçkat i morën prapë tregtarët? Ata paguan gjobë?

– Në datën 02.07.2012  shtetasi me pasaportë BE 9589145 bllokim goma, doganier  Urim Gjata. Po të jap edhe një rast tjetër tepër flagrant, po që ndodh shpesh.  Para 10 ditësh këtu kaloi një kontrabandë  si kerazinë dhe ishte naftë e pastër nga Egjipti dhe i shpëtoi taksës 15 000 euro.  Erdhi me kontenier.  Në datën 10/02/2012  me pasaportë BA  3174969 Entela Demiraj Autobus targe AA105 AY.

– Paguan këta te të tjerët dhe i lanë të lirë?

– Paguan, aq sa një qese bosh.

– Si shpjegohet që e lëshojnë? Me çfarë justifikimi?

– Kuptohet, këto pyetje le t’u japë përgjigje, po deshi drejtësia dhe ministritë përkatëse, sesi shteti humbet miliona përditë nga malli që hyn në Shqipëri e që nuk zhdoganohet. Makina me targa 34DD9606 shofer Naser Ballkan, me  pasaportë U 001167086 datë 28 07 2012 u bllokuan me forma Naik fundi i autobusit në pronësi të Bashkim Hasanit me pasaportë  BG 26714 nga doganieri  Urim  Gjata. Tjetër,  lojëra kompjuteri  me pasaportë pas BJ 9642313 është qytetari  Fatos Jucja. Goma të përdorura 1050 copë, fugon targa AA 7334 Gs  nga Genci Tora.  Goma të përdorura Ana Vicu Pasaporta BE 9589145 targa Ca 3544Ç

-Këto mallra që ti ke bllokuar, domethënë gomat, u zhduken nga magazina e doganës?

– Gomat (lastikat) nuk ndodhen më në magazinë, ndërsa malli i marrë për butikët u zhdoganua për vjetërsirë.

 – E qartë po për tregtarët u është vendosur gjobë, sipas ligjit?

– Janë bërë procedurat thjesht pa licencë zhdoganim i thjeshtë, sikur kanë rroba të skaduara

– Dhe për maunet e mëdha, si paguajnë tregtarët ryshfet?

– Blloko sa të duash, këta nuk të lënë të flasësh, sepse ditën tjetër i rregullojnë sipas qejfit e interesave të tyre.

– Më trego si veprohet për maunët e mëdha si paguajnë tregtaret dhe shmangin taksat?

– Ato kalojnë tranzit.

– Si tranzit? Për ku? Me shembull  policia kontrabandë, që është atje, urdhërohet të mos kontrolloje?  Dhe në qytet ku kanë licencën, si e shmangin doganën e vërtetë?

– Policia do vetëm lekë policët pa turp kërkojnë vetëm 200 lekë.

– Si është ligji? Maunet e mëdha duhet të marrin transit? Apo të paguajnë doganë? Në Kapshticë?

–  Çfarë ligji? Polici duhet të mbajë radhën e makinave, por këtu është VK, këtu vijnë dhe janë pjesë e doganës kambistët, ata që shesin hamburger dhe tregtarë të tjerë të lidhur me shtetin. Tjetër çfarë do?  Bllokoj 10 000 euro mall dhe lëshohet pastaj për 100 euro dëftesa.

-Ju deklaruat se në doganë bëhet trafik me emigrantë irakianë, kurdë e afganë?

– Po kështu, me maunet me targë turke, unë gjatë kontrollit, kam hapur mushamanë e maunes, dhe kam parë të fshehur mbi 12  irakianë, afganë. Bile, para 25 ditësh, kur ndodhi kjo më kërcënuan po të denoncoja. E dija, që ata kalojnë me urdhrin e dikujt. Unë mora telefon edhe konsullatën amerikane në Selanik, fola më një nëpunës të saj, që quhet Jorgos Sidheris, por nuk u bë asgjë. Po të doni të verifikoni, në telefonin tim celular, është i regjistruar numri i konsullatës amerikane, që kam folur.

– Për të gjitha këto që ju denonconi në “Telegraf”, a keni informuar drejtuesit tuaj?

– Duke ndjerë përgjegjësinë e detyrës, unë kam dërguar mesazh në telefonat që Kryeministri ka vënë në shërbim të qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin. Pra, para një muaji kam dërguar mesazh në telefonat e Kryeministrit, 0692099410 dhe 0692000410 dhe nuk kam marrë deri më sot asnjë përgjigje dhe më e keqja, asgjë nuk ka ndryshuar e të jetë shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës.Pokështu i jam drejtuar nëndrejtorit të kontrabandës, zotit Aziz Marku në telefonin 0664151517 dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, zotit, Flamur Gjylysha në telefonin 0664151209 dhe asnjë nuk është shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës, e cila lulëzon dhe shteti humbet miliona lekë në ditë.

 

 

Korrupsioni i kontrabandës në Kapshticë dhe heshtja e shtetit shqiptar

 

Derisa Kryeministri përditë propagandon që ka vullnet politik të luftojë korrupsionin e politikanëve besoj se ai nuk do të tolerojë kontrabandën e mallrave në Doganën e Kapshticës, e cila po i shkakton miliona euro humbje arkës së shtetit.

Përse nëndrejtori i kontrabandës, zoti Astrit Marku, nuk është shqetësuar për akuzat që oficeri i doganës Urim Gjata i ka bërë? Neglizhenca e kryerjes së detyrës nga nëndrejtori i kontrabandës? Kush mund ta besojë, kur zbardhja e skemës të shpërndarjes të tarifave të shpërndarjes të ryshfeteve të kontrabandës përfshijnë edhe drejtorin e doganës?

Po Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, përse hesht, derisa edhe ai është vënë në dijeni nga oficeri i doganës të Kapshticës? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, mos duhet t’i japë, tashmë drejtësia, prokuroria dhe gjykata? Dhe a duhet shteti shqiptar të verifikojë blerjet e vilave nga doganierët dhe policët e Kapshticës në Maqedoni?

65 komente në “Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana”

  1. shvejk says:

    Urim Gjata je shume trim , nuk i dime arsyet e tua por te lutemi ruaj koken.

    1. DAUT SKELA, VLORE says:

      URIM,
      O NGA TRIMERIA, O NGA QEFMBETJA, PO JE FUTUR THELLE NE HASMERI ME KETA DERRA. RUAJU SE NUK DUAM TE TE HYJE GJEMB NE KEMBE.
      SOT, FJALA E LIRE DHE DENONCIMI I KRIMIT SHTETEROR, ESHTE ILAC PER POPULLIN SHQIPTAR, ESHTE FLORI SAFI PER EKONOMINE SHQIPTARE QE PO GRABITET PERDITE.
      TE FALENDEROJME PER KURAJON! QENDRO BURRE E JO SI DRITAN BUCJA!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

      1. Uarda says:

        Ne Shqiperi duhet krijuar urgjent nje organizate si 17 Nentori ne Greqi. Po nuk u vrane ca plehra nuk kemi gje ne terezi…

      2. Kazani po zjen says:

        Ne nuk kemi shtet,por nje strukture te mirfillte mafioze ku ushtari i fundit i jep pjesen atij me lart,dhe ai i jep atij me lart e deri sa piramida shkon tek kapoja ose krybanditi.

    2. rs says:

      se mos dalesh per gjah……

  2. Dean says:

    Eh mor mik,ty te faleminderit per Kurajon,po ne e kishim me Za ene me Figure,Ilir shkerdhaten tu bo korrupsion dhe e nxorrem te pafajshem,lene mo ti me Faktet qe ke qy nuk t’i merr parasysh njeri.
    Shiko veten tate se mos te rrasin mren,se sa per Shqiperine e ka marre ferra urraten.
    Ne nuk bahemi dot komb dhe PIKE.

    1. Homeri says:

      —-E sakte , ky do te pushohet nga puna si person i vene nga EDI RAMA per te deskredituar qeverin e Berishes

      1. Dean says:

        Si person i vene nga EDI RAMA per te penguar Integrimin e Shqiperise ne Evrope………………….lol
        Ne jemi gallate qe nuk mbaro kurre,po hajde mo Homeri,se nuk zgjidhim dot asgje nga distanca.Fati i Shqiperise eshte shkruar prej kohesh,ndersa ne merzitemi kot.
        Gjith te mirat.

  3. Heron says:

    Kasaphana e Sali Rame Berishes!

  4. Bravo says:

    Kjo eshte nje pasqyre si funksionon sot shteti shqiptar.

  5. 1444 says:

    Ky eshte Albanistani…WELCOME !!

  6. mikeli says:

    Se mos vetem ne KApshtice. kjo gje ndodh dhe ne Doganen e Rinasit he ne Doganat e tjera. Ne Morine kamionet presin mengjesin qe jane oraret e nderrimit te turneve te policise dhe kalojne maunet me patate pa zhdoganim fare. ne rinas shmangen pagesat e Doganave. Gjithashtu ne Kakavije. Po mendoj se prokuroria eshte shume e zene per tu marre me keto pune.

  7. Gazi says:

    Shume e drejt kjo qe ka deklaruar ky Zoti Gjata!

    Une shkoj shume shpesh (2 her ne vit) me makine ne shqiperi dhe cdo her do zihem me policet doganier ne dogan se me kerkojn LEKE (bile pound ose euro)

    Te rroj pashaporta qe kam (ANGLEZE) se ndryshe me keta nuk ja dilet duke then leke neper dogana:)

    SHURRA i ka shpetuar njeher (policit te doganes) ne Muriqan te Shkodres kur i rash ambasades Angleze ne tel! Pastaj me thosh (polici doganes) po ti mos u nxef kaq shpejt her burre!

    Kam dhe shkoj shume her ne evrop (me makin) por me te korruptuar se Shqipetaret dhe Mali I Zi nuk gjen. Ta cajn T***N

  8. fieraku4u says:

    HAJDE PAZAR QE BEHET HAJDE…VJEDHJE PAPARE. RUAJ KOKEN URIM GJATA, SE QE KETEJ E TUTJE JETA JOTE, DHE E FAMILJES TENDE KA PER TU BERE SHUME E VESHTIRE. KI KUJDES NGA UQRIT

  9. LUAN says:

    Nuk ka llogjike qe te pranoje nje ankimimim kryetarja e bordellos per prostitucion .Po ky kryeminister te vret vetem e vetem qe te jete ne pushtet dhe te vjedhe gjithcka. Filozofia e ketij njeriu tejet te keq eshte :Ty hajdut te ve polic ,vidh pa frike dhe me shumice .

  10. beso says:

    vjedhje e madhe ne kurriz te njerzve te paditur e pa mend qe rrine e shikojne se rripen dita dites…

  11. peci luku says:

    KE URIMET ME TE MIRA TE PRIFTE E MBARA UJQERVE QE PO PERMEND DO JU VIJE FUNDI RUAJU DER SA TE KETE DREJTESI

  12. emigrant librazhdi says:

    pergjigja eshte kjo, te ngrihet nje 17 nentori si ckan qene ne greqi dhe te fillojne ti zhdukin nje nga nje qe te zeri vende tjetri qe te vije ne pushtet, ndryshe ‘faik konica ka thene e rilindi zoti shqiperin dhe do ta vdesin politikanet…

  13. MARKO says:

    Ky do te jete i infiltruar nga opozita dhe nuk do integrimin e vendit, qe hap keshtu panik

  14. denis says:

    I shkreti populle thuaje ..qe po heqe nga keta qen te ndyre…ku je ENVER HOXHA ti qeroshe nji here e mire keta kasapan..se po marine njerezite maqafe…ne jemi me keqe se avganistani…

  15. fierak says:

    Falemnderit Qytetari Urim Gjata!

  16. xha temja says:

    more bir qenke trim,disa do te quajne budalla,arsyeja cila eshte nuk edime por kushdo qe te jete i je hero,ti jr devolli?m.gj.ate te duhet shume kujdes,ne te gjithe jemi me ty por nuk duam qe te ndodhi gje ,por kjo tregon se ti duhet te kesh edhe shume gjera te tjera te pa kundershtushme,qe ata te te ruajne apo je larguar mire do ishte qe ti te jash laruar te jesh me i qete ti pseo edhe ne.pac fat.une jam me ty.

  17. tomori i beratit says:

    Urim.Qofte nga inati a nga qefmbetja apo sepse te vret ndergjegja apo thjesht zbaton ligjin ti ke bere nje AKT GJIGAND TRIMERIE.Ke denoncuar me emre shtetin fashist te kalbur nga korupsionishtetin e krye te koruptuarit sal ram berisha.Te ndodhte se ky denoncim behej ne ndonje vend europian kishte plasur tsunami e kish fluturuar k.ministri me gjith qeveri por meqenese SHQIPERIA eshte nje vend AFRIKAN po te them qe nuk ndodh gje.TI Z URIM ruaju sepse ky shtet eshte VRASTAR.Hap syt ore vella.Visho ajazi prandaj erdhi ne krah te sales per krime.Te gjithe ne duhet te jemi qytetar si URIMI te pa frik sepse na ka futur friken saliu qe i ka ditet e numeruara.

  18. jurgeni says:

    ayehere sipas teje urim , ti je per tu futur ne burg me te gjitha keto qe the.

  19. Pilo Poçi says:

    Kushedi sa ka patur shperblimin nga Kryeministri,sipas ligjit, ky Urimi per denoncimin e korrupsionit.

  20. tom says:

    i thoni te shkretit te mos dale per gjah….

  21. Nadia Shabani says:

    Ah Urim Gjata i je futur detit ne kembe si Dritan Prifti por meqe e fillove tani qendro burre deri ne fund mos e bej si Dritani qe nuk kishte nga t’ja mbante me se e shantazhoj avokati i djallit Spartak Braho dhe u terhoq. Tani do te marresh kercenime per veten dhe per familjen tende nga mafiozet e Sali Berishes por ruaj koken tende se mos te inskenojne ndonje aksident automobilistik gjekundi ose ndonje zenie me korent. Hap syte e beji 4 se nga ata cdo gje mund te presesh. Nuk besojme se do te arrestohet njeri se ata jane mafie e madhe si “Koza Nostra” e Italise dhe duhet te jete shume e forte prokuroria qe ti zbuloje keto por Rokurorja e Pergjitheshme do te lirohet keto dite dhe keshtu qe asgje nuk do te behet. Prokurori i ri do te jete bashkepunetori i tyre dhe do ti mbylle dosjet pa u hapur per mungese provash. Ne kete e dime dhe nuk presim ndonje drejtesi nga organet e padrejtesise se Sali Berishes por ajo qe ka rendesi eshte guximi dhe kuraja jote per te denoncuar krimin dhe kriminelet. Do thoni ju perse u thua kriminele se nuk kane vrare njeri. Per mua eshte nje krim shume i madh tu marresh leke emigranteve qe kthehen ne atdhe per fare dhe nuk dine ku te fusin koken ne Shqiperi se ka shume emigrante qe iken jashte se nuk kishin as shtepi as katandi dhe doganieret tu marrin parate per rrobat e trupit dhe paisjet qe u duhen per shtepite e tyre? Kjo nuk u falet eshte e padurueshme. A e dini ju se si i nxjerrin leket emigrantet apo jo. Ata nuk jane leke por jane lek gjaku dhe djersa e tyre nuk bie perdhe prandaj kush merr leke nga emigtantet i befshin arkivole per veten e tyre.I paska njoftuar te gjithe qe tek kryeministri e me radhe po ku duan t’ja dine ata me per kryeministrin kur jane femijet e tij te paret qe marrin miliona nga korrupsioni keshtu qe edhe ta dinte Berisha nuk ka cfar ti beje me shokeve te vet se ata ja dine horlleqet njeri tjetrit dhe keshtu te bashkuar sic jane si “FAMILJE E KOZA NOSTRES” marrin te gjithe pjesen e tyre. Shikoni kur te dalin ajo sorra e zeze e PD-se dhe te akuzojne Edi Ramen se po shpif per mazhorancen qe te shkaktojne destabilizimin e vendit.Jurgen pse po flet ne ate menyre Urimit. Ai e ka marre parasysh gjithcka cfaredo qe te ndodhe por guximi i tij eshte i admirueshem dhe kur krimin e denoncon ke me shume lehtesira por sipas teje ai duhet te heshtete dhe te vazhdonin te vidhnin shtetin? Une i the Urimit bravo dhe te kete kujdes koken e tij dhe te familjes dhe prokuroria duhet ta marre menjhere ne mbrojtje qe te mos e dije strehimin e familjes e tij dhe tijin asnje njeri nga policia se jane te lidhur te gjithe me njeri tjetrin. Tani eshte Visha me Imamin se ka edhe ai paisje pergjimi por prokuroria e di nje gje te tille keshtu qe do te dije si te veproje.

  22. Dardani says:

    O Urim pse nuk e denoncove direkt por tani qe tu prish qefi diku thone nje llafe populli qe nga i thati digjet dhe i njomi keshtu dhe ti je i thati qe do te maresh te tjere pas………………………..

  23. Altin says:

    Urim trimi. Bravo per kurajon.

  24. shqiptari says:

    Bo bo bo bo bo cfare behet.Por mos te harojme,se nuk eshte vetem punonjesit qe jane simpatizante te PD,njekohesisht jane dhe hajka e PS.
    Bashkepuntore.Normal qe shume njerez vuren miliona ne kuriz te popullit te varfer.Lexon faqen e Bisnezmenave te shqipersie.
    Dikur kishin nga nje wc,dhe mbanin rradhe ,kure hynin pjestare te familjes.Tani wc i kane mbushur me euro me thase.
    Por mos te harojme se kush mund te perfitoje ketu edhe nga njerez Dipllomatike te huaje,qe ne Bote ndryshojne cdo qeveri.Dhe Shqiperine e kane miniere diamanti.Prandaj nuk ju Intereson dhe ndryshimet.
    Populli bageti gjithmone ne shekujt.

  25. keti says:

    Nuk e di pse, por kemi arritur ne piken qe nuk na bejne fare pershtypje dhe themi qe ” edhe une po te isha keshtu do kisha bere “. Keshtu i bije qe ti fusesh te gjithe doganieret ne burg.

  26. e verteta says:

    Edhe mund te jene te verteta keta qe thote Urimi,por ju komentuesit te mesiper, mos u habisni kaq teper,sepse ne kohen tuaj,shtat vite te shkuara e me tej ,kontrobanden dhe ruxhvetin as qe ishte nevoja ta tregonin te tille Urimesh,se beheshin hapur fare ne cdo dogane e cdo zyre shteti.Nuk eshte e lehte qe korrupsioni te zhduket me themel.Megjithate sot,ne krahasim me kohen para shtat vitesh,jane mbledhur disa miljarda dollare me teper nga doganat…Prandaj mos beni gjoja te habiturin…

  27. me lejoni tju tregoj se me vjen zor qe degjoj kete korrupsion qe bahet ne vendin tim por ju qe jeni ne qeveri duhet te vini dore sepse nuk mund te lem keto hajdute te bajn cte duan ato se shqiperia nuk eshte vetem e atyre po eshte e te gjithe shqiptareve.

  28. kloss says:

    -JO KAQ ME INAT MOR DJALE-URIMI—PASI DUKESH SE KE FOLUR SI SHUME -ME SHUME VONESE-DHE PREJ INATIT -PASI ME SIGURI DO TE JETE PREKUR INTERESI PERSONAL-PER NDONJE EURO TE TEPERT QE TE KA FLUTURUAR -PA DOGANE-.JO KESHTU MOR DJALE–PASI E THE SOT NE- EMOCJON E SIPER-POR NESER DO TE JETE TEPER VONE TE KUPTOSH –CFARE KE THENE-DHE CFARE MUND TE PESOSH .KETA-I KANE LIGJET E RREPTA–HYN NE BURG -DHE KE MARE FUND DME TE GJITHA–DHE GJATE NETVE TE ERTA PA DRITE-KU HESHTA E NDONJE THIKE TE MPREHUR DO TE QENDROJE PAS QAFE-DO TE THUASH ME VETEN TENDE-DUKE U DRIDHUR-I TMERUAR–“””CMU DESH MUA-CMU KROJT MUA-DOJA UNE TE VENDOSJA DREJTESINE DHE JA SE SI E PESOVA”””—.JE TEPER I VONUAR MENDERISHT ME SA SHIHET–DHE KE BERE TE VDEKURIN E PARAKOHSHSEM -ME SHPREHJET DHE EMRAT E TUA –PA DOGANE—.TANI–PRIT–TE VENDOSET DREJTESIA-AJO DREJTESI QE U -VU–KUR CDO GJE U FILMUA NE BISEDEN -PRIFTI-META–DHE NE FUND–SHPERTHEU –LLAVA E NXEHTE E FALLCITETIT TE SAJ–.TANI BERE TE DRIDHESH JO VETEM TIJ–POR TE GJITHE NJERZIT E TU –QE ME MURMURITJE “UREJTJE”PER TY –THONE–“””PO CTU DESH –MOR QEN PA ZOT–QE HAPE GOJE””—…A NUK E KUPTON FUNDIN??????????

  29. tonini says:

    Ne Shqiperi ose nuk ka gazetari investigative fare ose mund te jene nja dy kokrra te rralla dhe cdo gje perfundon ne nivel thashethemesh. Ky doganier ka dhene gjithshka: fakte, data, emra dhe duhet urgjentisht te merrej ne mbrojtje si deshmitar (ose i penduar) nga prekuroria dhe Ina Rama dhe te hapej nje proces gjigand per verifikimin e fakteve te tij. Jo se njerezit nuk e dine c’behet ne dogana por kur shteti nuk merr mundimin te beje hetime te brendshme t’i kape vete, atehere te pakten kur del ndonje i guximshem si ky duhet ndjekur sic do behej ne cdo vend te botes te verifikoheshin keto gjera dhe te ndiqen penalisht te gjithe drejtuesit e permendur ketu.

    Kam frike se cdo gje do kaloje me nje skup 3 ditor si zakonisht ne Shqiperi dhe do mbyllet me aq. Ne vendet e zhvilluar demokratike cdo dite do shkallezohej presioni dhe do dilnin fakte te reja por jo te ne bazuar ne eksperiencat e kaluara qe kam pare.

    Sic thane dhe shume te tjere, mosh shko per gjueti vella.

  30. Tushemishti says:

    Fajin e ka Sali Berisha e Ridvan Bode qe nga Hajdut Shtepish ne Selanik e Pijanec ORDINER te bene ty ka 8 vjet Doganier,VELLEZER E MOTRA MOS I BESONI KETIJ PIJANECI ORDINIER.

  31. Fatmiri says:

    O Urim! kjo qe thua ti nuk do asnje koment.Tash e dine te gjithe qe kete vend nuk e drejton me shteti por mafia. Mafiozet kane vendosur njerzit e tyre ne te gjitha pikat e shtetit.Po te kontrollohen te gjithe shoferet,bodigardet, ata qe ishin fshehur ne tynelet e kryeministrise me 21 Janar per te mbrojtur shpellarin jane te gjithe me biznese, me vila, kane akses ne te gjithe jeten e shtetit, ne zaptimin e pronave, ne vjedhjen e tenderave.Mafiozin ne shqiperi e mbron i gjithe shteti.Nje te shumkerkuar nga gjykatat Italiane, i denuar ne Itali asnje gjykat nuk ekstradoi pasi eshte miku i Saliut dhe keshilltar i Fatmir Mediut ne Bashkin e Fierit.MIre o mik vellaj por ne kete vend nuk ka snje shprese se dhe e majta qe eshte ne pushtetin lokal ne Fier qe neser pretendon te vij ne pushtet ketij krimineli i ka shitur prona te bashkise i ka dhene tendera te rendesishem si psh ne asnje rreth nuk ka parkim privat ky ka bere parkim privat ne rruget e fierit.

  32. A says:

    o urim po ti sa shpi ke??

  33. Dukati says:

    Bravo trim! Sikur të gjithë ne Shqiptarët të denonconim realitetin me emra, Saliu dhe gjithë sperma sërbo Greke do kishin vajtur në piçkë të sëmës. Por duke qënë se neve na është futur bora në barkë dhe s,jemi më burra mbasi jemi futur në brek të grave, po na sekson në byth Saliu, sepse grat na i ka marrë me kohë. Mblidhni veten o burra se po qe se trëmbemi saliu e ka festë dhe do na asgjësoi një e nga një. Të gjithë mbas trimit Gjata, po duam nderin tonë.

  34. Po o jurgaq po Ti do ishe per ne hale…

  35. E shikojme live si e lufton korrupsionin I ‘pakorruptueshmi’ Shpellar…
    Tjetri, shpellari Skraparit me bllok Ne dore po rrezik perdite Tomorrin (nxjerr mermerin e cilesise se Larte)
    Dhe YJet (Amerika) rrine e veshtrojne…
    Per shkak te SOVRNITEtit (alias Lesh-sovranitet) Te shtetit shqiptar!…
    Na dojn shume Kurvat PLAKA burra!
    Ps
    Do presim me mete rast cicerimen e edvinQelbesires tjeter ne twitter, kjo eshte Ana tjeter e perversitetit…

  36. shule says:

    Ridvani eshte dhender i ri dhe i duhen shume leka

  37. urim says:

    une nuk punoj ne diogane por e njoh urimin kontaktoni ta njohe ndonjeri dhe pastaj beni komentin.Ne kete histori sa e njoh urimin ka faj vetem kush e ka bere urimin doganier,ai eshte i cmendur ne pogradec thone qe gruaja e vete qe vdiq duke u hedhur nga dritarja e ka detyruar ku trapi i ndershem ku ishte ky keto 7 vjet doganier i ndershem apo tani si ka ec ndonje pazar eshte psikopat o njeres po nuk e di sa budalla ka qene gazetari qe ka mare intervisten qe nuk paska kuptuar gje.

    1. fl says:

      Epo kur u bene dhe zgjebsit shqiptare te quajne ndershmerine budallek.

      Ti po te ishe normal, duhet te shqetsonte evazini fiskal i permasave gjigande (se humbasim te gjithe ne qe nuk merremi me dogana si ju), jo jeta private e Urmit.

  38. baro çorrogjafi says:

    “Nuk me besohen keto qe thote ky doganieri Urim ” ! E para: Ky ka deklaruar shume here me pak nga ato vjedhjet qe behen neper dogana.
    E dyta : nuk me besohet qe kryeministri yne i madh dhe i fortrespektuar nga shqiptaret qe te mos kete marre ne konsiderate mesazhet qe ka derguar ky person.Sali Berisha i degjon me “respektin me te madh ” informacionet e bera nga populli, si ato te thikave me helm, çadrave pistolete, etj. etj. me 21 janarin e vitit te shkuar. Por nje gje duhte te dije te sakte Z. Urim: Sali Berisha ka dhene porosi qe ti te jesh ne mbrojtje , qe te mos ndodhe ndonje gje,por me mire ruaje veten,pasi populli thote : Ruaju, te te ruaje !

  39. shule says:

    O Urim!Po ti nuk the ndonje gje te re,te gjithe e dine se Ridvan Bode ose sic i thone ndryshe”QOSJA” do tarifen e tij ne fund te muajit me listen e emrave te atyre qe japin dhe qe vetem nga Kapshtica merr 6000 Euro.Ne doganen e Durresit pra ne port ai ka vene Drejtor Dogane JACE HYSOLLIN ,kusheririn e pare te tij,qe qe kur ka qene minister nuk e ka ndare nga doganat e Qaf Thanes,dhe Durresit vetem per te vjedhur dhe RIDVAN BODE te marre hakun e tij.Ridvan Bode nje dite do te pergjigjet sepse ka rekrutuar doganiere e tatimore mbi 60 vete me diploma te fallsifikuara te shkolles se larte pa e kryer ate.Fakti eshte se ne Drejtorine e Tatimeve shef kuadri eshte kusheriri i pare i tij qe eshte gjeollog dhe e di problemin e diplomave fallco por u thote tatimoreve qe duhen kaq euro ne muaj bdryshe ju largova nga puna.Drejtor i VIPAVE eshte nje bashkefshatar i tij prej Rakicke,Defrim MANOKU QE ESHTE KRYEHAJDUT

  40. sa to edi meta says:

    vellezer e motra cdogje qe ka thene urimi eshte e vertete pasi te gjithe e dim se korrupsjoni ne shqiperi eshte ne nivelin me te larte,ke nder te ngjosh lajme se perdite nga tre apo kater vetete te vrare kush me aksidente e kush per hakmarrje me njeri tjetrin, sepse nuk mbizoteron ligji po maliqi dhe ske ku kerkon nje te drejte te vesh te trokasesh ne nje zyre ne bashkiqe ne mengjes i pari eshte roja te porta te thote ku vete ti se do dymishen apo pesmishen ndryshe ste lejon te hysh mbrenda, prandaj demukracia ne shqiperi eshte shume large pasi duke filluar nga une i pari dhe te gji ju te kometuarit larte meje kush eshte ai qe ka emrin e vertet po te gjithe me pseodonim pse? se naaa na shkon te gjithve (demokraci i thone ksaj) si thoni ju analiste?……..

  41. goni says:

    Gazi me altin hoxhen dhe me gjeneralin ne tatime dhe flamuri me astritin dhe tufen e dibraneve ne dogana fitojne miliona euro ne dem te shtetit.

  42. Ky Urimi ... says:

    Ky I urumi Urim Sado maskara e I cmendur qofte ( pikerisht eshte sa duhet per Te thene fare pak nga ATo Qe behen Ne dogana) ka thene c’a gjera Te mencura, tamam si I ndjeri cost tribicka…
    Urojme Te Mos shkoji per gjah ose Te mos kete marre ….ke motra bidonin e benzine si ai durrasaku Shikut qe e dogjen ne Currila…
    Gjithsesi nje dolli ta ngreme per Urim Gjaten e t’i urojme jete Te gjate!
    (qe besoj do qendroje me mire se priftGamori)…

  43. liam says:

    Po ju them nje fakt se cfare ndodh ne Tatimet.Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Gazmir Spahija personalisht, me kerkoi gjysmen e vleftes se rimbursimit te TVSH-se qe me takonte ta merrja, se ndryshe nuk e firmoste Urdher Xhirimin per te marre rimbursimin qe me takonte te kalonte ne banke.I dhashe ne dore 15000 Euro qe ma kaloi Urdher Xhirimin.Ky njeri jo per Drejtor qe nuk ben por eshte edhe pa cipe e pa turp dhe e ka kthyer tatimet vend pune vetem per miqte e mikeshat e tij dhe mburret me djalin e Saliut,me Shkelzenin thote qe e kam shok te ngusht.Flitet se se shpejti Saliu do ta heqe kete Gazmirin dhe do te vere nje shok te Argitas qe eshte dekan i juridikut me emrin Kristaq sepse Gazmiri i ka bere mbi 15 miljon Euro dhe do ta shpjere ne Dogane

  44. ijs says:

    Ckeni o njerez qe ankoheni! Kete sistem kerkuat kur ngritet dy gishtat perpjete se kujtuat se do ju vinte parajsa per ju!
    Mallkimi i 1990 normal qe do ju zinte se eshte mallkimi zotit dhe zoti nuk e fal kurre nje popull apo njeri kur pret degen kur eshte ulur! Prandaj beni pak gam gam se keshtu i do mushka drute!

  45. Prizrenasi says:

    Te lumt o trim. Bej thirrje qe te dalin sa me shum njerez si Urimi dhe per te ruajtur njeri tjetrin te behen bashk ne ndonje shoqat a organizat,sepse bashkimi ben fuqine. Mos rrini te veçuar se u ha “ujku”

  46. Baki Gjoligu says:

    Z.U Gjata.Tu lumte per denoncimet qe bere se korupsjoni i organizuar shteteror eshte kanceri qe po ha Shqiperine.Une nuk kam besim se drejtesia do te vendos drejtesi.Ne ate shtet qe ka organizuar Saliu i demtuari do jesh Ty e jo banda e Ritvani.Do te ndigjojme nga shteti se je i semur,hajdut,do te numrojne edhe luget qe ke ne shtepi si te vjedhura,armik i Atdheut qe shpif per te prishur imazhin e Salerise tani qe do futemi ne B.E. etjera.Akuzat e drejta te tuat jane 50-100 Euro ja 300Euro,kur te D.Priftit ishin e jane me miljona Euro po Iliri me Saliun fituan 7 me zero.Dritani i shkret nuk ndihet me po mbrohet nga ajo polici’jo te gjithe” hajdute.Uroj te mos kesh edhe ty te njejtin fate.

  47. ARBER says:

    z.MERO Ju falenderoj Per ZGERLAQJEN QE Po i beni KETI vuÇitolit te cilet skeptiket hajdutat kriminelat etj. per ta nxerrur eprorin e tyre gjoja te paster thojne qe ky hajdut qe e ka emrin SALI.

  48. beni says:

    Kjo eshte gjeja me normale ne kete pushtet te sotem,te verifikohen se kush punon neper doganet e shtetit shqiptar duke filluar deri tek roja dhe deri tek me i madhi, kush jane drejtora te kufirit ne shqiperi kush ka akses per ti emeruar dhe per ti shkarkuar, pse te gjithe luftojne dhe japin para per te shkuar ne ato vende,kjo eshte lufta qe po i ben sali berisha korrupsionit,keta jane maçoke te vegjel por kushedi se cfare bejne maçoket e medhej,

  49. endri says:

    keta ne kapshtice nuk jane te vetmit.Ne doganen e Durresit te gjithe doganieret jane te korruptuar fund e krye.nje nga keta quhet Dashair leka nga Librazhdi.Ky person para se te futej ne dogane ishte ku therret qameti,pra pa shtepi pa katandi por sa ju fut “karrieres” se doganierit u be papritur me tre shtepia,makina lluksoze dhe femijet neper shkolla private.Ku i gjeti ky njeri gjithe keta para?Nga deshmite e shume shqiptareve qe jetojne ne vende te ndryshme dhe vijne me traget nga ne Durres ky doganier i rrjep per cdo gje biles edhe personale dhe nuk i le pa i dhene gjoben te cilen sigurisht e ndan dhe meshefat e tij.perpos kesaj sipas edhe zerave qe qarkullojne mban edhe dashnore te reja duke i paguar shpenzimet

  50. Petritd says:

    shqiperia eshte ne rrezik-fajtore politika,korigjimi eshte i veshtire,ishalla nuk perseritet 1997-ta,por te merren masa same shpejt te jete e mundur.

  51. mira says:

    Me nje lule nuk vjen behari ka thene populli..Urim je i vetem ,rruaj koken se mos te gjejne ne ndonje kanal me plumb prapa kokes dhe te thone ishte aksident duke mbushur armen e gjahut.. per gjah ne anje menyre mos dil.. rruaju nga telefonatat anonime…Ne te kuptojme dhe jemi me ty por jemi popull e nuk te mbrojme dot.. Te gjitha akuzat tende qendrojne dhe ka me shume se kaq.. i kemi provuar ne kuriz… Po Ridvanit rroga qe mer nuk i del per brilantine dhe krem per fytyren qe behet si ato kurvat plaka jo me per shpenzimet e tjera.. Prandaj i duhet pjesa nga doganat per te blere shtepi dhe per te bere qef.E njejta gje ndodh dhe me tatimet.. dalin kontroll naten per te kapur mallrat kontrabande .. gjoja.. por dalin per gjah.. Kapin ndonje maune dhe i vene gjobe 10 milion per mos pagim te detyrimit.. mbas debateve me pronarin, ne fund i thone ne nuk kemi ne dore .. shko tek drejtori ne mengjez vetem ai mund te ta fale.. si perfundim ne mengjez mbaron pazari.. nem 5 milion mua e ta falim.. I shkreti para 10 jep 5 dhe vazhdon rrugen.. Kjo eshte e pergjitheshme…ky fat na rra te jetojme ne kete HALE qe e ka emrin Shqiperi.. qe per pjesen me te madhe nuk siguron dhe buken e gojes…Ruaju urim ose kalo ne ilegalitet dhe krijo opoziten tende per te shpetuar nga kjo sketerre…

  52. miri says:

    shpresoj qe vertete te jete penduar ky tipi dhe pendimi ti vleje pas burgut qe duhet te beje me gjithe kopene qe akuzon. Ndersa shefat e tij qe nga bode e poshte duhen pare me kujdes se ka gjasa qe heqja e imunitetit te lere cullak edhe boden dhe takohet me kete hajdutin e inatosur ne burg. Jam i sigurt se Berisha do ja coje ndonje steke cigare bodes ne burg ?

  53. shqipetari says:

    Ne Shqiperi hyj dhe dal disa here ne vit nepermjet pikave doganore. Jam i pajisur me dokumente te rregullta dhe zbatoj rregullat doganore te shtetit shqiptar. Askush nuk me ka kerkuar leke ose me ka nxjerre pengesa per te me zhvatur rushfet.
    Mos gjykoni vetem doganieret… kujtohuni se ka edhe kontrabandiste …mos harroni se ka edhe shqiptare te ndershem qe e kryejne detyren me korrektesi …

  54. EDMOND SATKA says:

    MOTRA VELLEZER SHQIPETAR NE JEMI ATA QE KERKUAM DEMOKRACIN E VERTET DHE JO NJEKRRYE KRRIMINEL FASHIST SALI PEDER BERISHA AKT I KRRYER KY FASHIST HAJDUT VRASES TE DENOHET ME PLUMB NE BALL EVETMJA RUG NUK MBAHET DHE DUROHET NJE DIKTATOR VRASES I POPULLIT TE VET DUKE MASAKRUAR POPULLIN DHE SHKATRIMIN E INDUSTRIS SHITJEN E PRONAVE TE POPULLIT SI DHE SHKATRIMIN E SHQIPERIS VOTOJ VATA IME SALI KRRYE KRRIMINELI BERISHA TE VARET MES TIRANES MES POPULLIT SHQIPETAR DHE TIVIHET FLAKA KJO ESHT RRUGA TRASPARENTE PER KRRYE KRRIMINELAT QEVERITAR QE CFRYTEZOJN POSTIN. POPULLI DO LIRIN E VERTET JO KOMITAT KRRIMINEL NE KRYE EKEDHYEN SHQIPERIN KULLEN PERSONALE TE KRRYE KRRIMINELIT SALI BERISHA JO SHQIPERIA ESHT E POPULLIT JO E KETI BANDITI TRADHETAR AGJEND SERB KY TEDENOHET ME VDEKJE NUK KA MESHIR PER KRRYE KRRIMINELIN MASAKERXHI HAJDUT QE VRET POPULLIN EVET VENDIM KY KRRYE KRRIMINEL SALI BERISHA TE MAR DENIMIN E MERITUAR ME VDEKJE JUFALEMINDERIT TEGJIDHVE LEXUSVE DUAM NJE SHQIPERI TE LIR POPULLI MOS MASAKROHET NGA KY DIKTATOR HAJDUT GJAKPIRES. POPULLI KERKON QEVERIN E VERTET TE PUNOJ PPER POPULLIN DHE KO PERKRRYE KRRIMINELIN FASHIST SALI PEDER BERISHA DUHET TE DENOHET NGA GJYQI I POPULLIT SHQIPETAR ME VDEKJE.
    pershendetie njesiti gueril u.s.a. ju urojm nje shqiperi te lir.

  55. zefi says:

    VELCOME TO RUANDA! “Fsi zulu zot” i shqiperise!?

    Ne fakt korrupsioni denoncohet o nga gazetar investgativ te zot, o nga punonjes te infiltruar ne mbrojtje e zbatim te ligjeve kushtetutes,o nga te penduar bashkepuntor ne korrupsion ne varesi te “pozites ne shkallen hierarkike” te korrupsionit. Kjoqe sapo lexojme eshte shume tronditese, nje praktike e tille dhe kurajo e pa imagjinueshme aq me teper ne krye te ketij korrupsioni te jene njerzit e Ministrit Bode.! kjo akuze jashte cdo arsyetimi se ai qe po denoncon eshte vete i tille i korruptuar dhe nga qe si lene shume ne dore ben “hakmarrje” edhe nese kjo qendron, shteti serish eshte i fituar nese mbeshtetet dhe hap procedim penal etj ato administrativ sipas shkalles se korrupsionit e ligjeve ne fuqi. Prokuroria e pergjitjhesme tashme duhej te kishte hapur procesin penal, ne te kundert s’ka justifikim, ndryshe do deklaronim hapur se shqiperia shteti shqiptar ka falimentuar eshte i kapur nga mafjoze e hajna ordiner qe plackisin popullin bisnmesin e kedo qe u del perpara per tu pasuruar vete pushtetaret. Nje “piramide e tille funksionalisht ka nxjerre jashte loje vete shtetin shqiptar, kjo eshte e papranueshme per cdo shtetas shq1iptar brenda apo jashte kufijve qe ndodhet banon apo jeton perkohesisht,te gjithe shqiptaret e respektopine ligjin shtetin uniformen e shtetarit simbolet e shtetit shqiptar nderkohe qe vete shtetaret perdhosin kaq rende vete shetin qe i paguan.Ky eshte kulmi i papergjegjeshmerise=krim ekonomik dhe i organizuar i ngritur ne institucion-sistem.! institucionet inegzistente, me keq se anarshi.

  56. urim gjata says:

    Asnjehere nuk mu prish qefi miqte e mij si ju qe me kini share dhe ata qe me kane mbrojtur.Besoni nuk Ka doganier te iki nga puna kete besoeni.Une u ngrita mbi vetveten nuk munesha me kur isha emigrant me merrin lek ne dogane,lek prej gjaku te emigrantit por dhe tani duhet te beja te njejten gje qe me bene mua dhe shokeve te mij emigrante? Dikur une thashe qe nuk ka korrupsion por kur femija i kerkon qumesht nenes ajo nuk ka dhe ti i kerkon shpirtin?kaq besoeni miqesisht Urim Gjata

  57. Henri says:

    Te gjithe e dime se cfar behet ne shqiperi,ku ka arritur shkalla e korrupsionit dhe ne cnivel eshte zbatueshmeria e ligjeve.Mjer populli qe cdo gje paguhet ne kurrizin tone,nuk mund te shkoje perpara nje shtet me keto politikane,duke vazhduar qe nga Presidenti,Kryeministri,Ministrat Drejtore / nedrejtore etj etj etj………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje