Republika Popullore e Shqipërisë?!

22 Gusht 2012, 10:30Politika TEMA

Për Agjencinë Telegrafike Shqiptare(ATSH), Shqipëria vazhdon që të jetë Republikë Popullore. Këtë gjë e pohon gjatë transmetimit të lajmit për takimin e ministrit të Jashtëm Edmon Panariti, me homologun e tij kinez.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, Edmond Panariti, vlerësoi nivelin e marëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Z. Yang Jiechi”, shkruhej në njoftimin e ATSH-së.

Nuk kanë faj në fakt, pasi ATSH dhe RTSH, janë ndoshta dy institucionet e vetme në vend, që funksionojnë dhe transmetojnë lajme njësoj si në vitet 1976-1991, kur Shqipëria quhej Republikë Popullore.

Të vetmit që kanë ndryshuar janë personazhet, mentaliteti është i asaj kohe. Dhe, duket se kështu do të vazhdojë, përderisa ATSH është kthyer në një institucion për punësimin e militantëve partiakë.

5 komente në “Republika Popullore e Shqipërisë?!”

  1. Pa emer says:

    Ceshtja eshte edhe me keq, gafen e ka bere Ministria e Puneve te Jashtme qe na ka cilesuar ne njoftimin e derguar per shtyp si Republike Popullore dhe pastaj ATSH copy & paste e ka marre frazne…. Ja ku e keni te faktuar

    1. Gazetar i 55 says:

      Do te ishte lapsus sikur te ishin ne rregull punet ne ATSH. Por, dhe zoti baze duhet ta dije me mire se une sepse ka punuar atje, ne ATSH gjerat jane perkeqsuar dhe ATSH eshte bere gjithmone e me shume militante e qeverise.
      Mund t’ju duket cudi, por me apolitike ka qene ne kohen kur e drejtonte Taqo Zoto dhe Liliana Hoxha si zv/drejtoreshe, se sa kur u emeruan militantet:
      – Ilir Zhilla (nga magazinier peshku qe shkrimet i botonte duke ofruar Bashkim Hoxhes me shoke, peshkun si ryshfet, ne drejtor i ATSH. Sot kompetent ne shoqaten …)
      – Edi Paloka (pa koment, nuk ka nevoje)
      – Frrok Qupi ( pas 97′ , pa koment se nuk ka nevoje)
      – Gjergj Zheji ( pa koment se nuk ka nevoje)
      Per dijeni: ATSH ka qene nje agjensi shume profesionale, dhe fotoja e pare e rrezimit te bustit te Enver Hoxhes, qe pushtoi gazetat e gjithe botes u realizua nga fotoreporteri i ATSH, i mirenjohuri Lulzim Lika, por u lejua te transmetohej nga i ndruari Taqo Zoto si drejtor i ATSH.
      Nga ATSH merreshin te gjitha lajmet dhe fotot per boten e jashme, pa censuren e sotme!!!
      Sot; ATSH, TVSH, KLAN, ABC e plot te tjera, nese behet pis kostumi i kryeministrit e pastrojne vete me llape dhe nuk e japin si lajm.
      me intrigon ky fotomontazh me autor anonim qe personifikon gazetarin e ri te mediave te siperpermendura:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

  2. Neli says:

    Gafa te tilla ne shtyp jane te zakonshme.Ne nje gazete ,nuk e mbaj mend emrin,une lexova Kuvendi Popullor dhe mendova se eshte kthyer emri i meparshem.Me pare per gabime te tilla merrje verejtje te rrepta,deri ne pushim nga puna.

  3. Belaja says:

    Berisha: Shqiperine digjitale nuk e nisem qe te kthenim opoziten virtuale

  4. Pirro says:

    Ah te ishte Popullore ne gjithe kuptimin e fjales! Per fat te keq eshte anti-popullore, thene ndryshe satrapore, e zaptuar nga klani mafioz Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje