Zeneli: Qeveria kërkon të shpikë marrëveshje për kufirin detar me Greqinë

23 Gusht 2012, 16:35Politika TEMA

Një nga njohësit më të mirë të diplomacisë së jashtme dhe veçanërisht të çështjeve rajonale, Bashkim Zeneli i lexon deklaratat e fundit për nisjen e negociatave për marrëveshjen detare me Greqinë, si të papërgjegjshme.

Gjatë intervistës për Ora News ai e cilëson të vonuar ngritjen në këtë periudhë të grupeve të punës për bisedime, pasi ekipi negociator sipas tij duhet të kishte marrë jetë menjëherë pas rrëzimit të paktit nga Gjykata Kushtetuese, pra 2 vjet më pare.

Mendoj se në këto deklarata të fundit nga Ministria e Jashtme ka pasur një mungesë serioziteti, por do thoja edhe përgjegjshmërie. Më duket se kanë dashur të thonë diçka dhe kanë krijuar më shumë konfuzion. Së pari do thoja që nuk ka marrëveshje, marrëveshja është nul, marrëveshja është hedhur poshte nga Gjykata Kushtetuese, por edhe sikur të mos ishte hedhur poshtë, nuk është ratifikuar nga pala greke, pra nuk ka marrëveshje. Sa i përket grupit të punës, i duhet bërë transparent publikut“, shprehet ai.

Mbi këtë argument, Zeneli thotë se nuk ka vend për deklaratat e fundit për dërgim të kësaj çështje në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk ka çfarë çohet në Gjykatën e Arbitrazhit, nuk ka marrëveshje. Është si të shkosh në Gjykatën e Tiranës apo të Durrësit dhe të thuash dua të divorcohem me gruan time, e të thotë më sill certifikatën e martesës. Nuk ka martesë. Ç`punë ka gjykata? Nuk ka marrëveshje. Marrëveshja është hedhur poshtë“, vijon Zeneli.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, komenton edhe vizitën e njoftuar per ne muajin shtator te kryediplomatit Edmond Panariti në shtetin Helen.

Vizita do të jetë e mirëpritur edhe nga Shqipëria dhe nga Greqia. Them e mirëpritur se që nga shtatori i 2004 nuk ka pasur vizitë të Ministrit të Jashtëm në Athinë, përjashto rastet e takimeve rajonale.

Kjo flet shume, flet për marrëdhënie të ngrira, flet për marrëdhënie të tendosura“, perfundon Zeneli.

13 komente në “Zeneli: Qeveria kërkon të shpikë marrëveshje për kufirin detar me Greqinë”

  1. gjergj thanasi says:

    Z.Bashjkim Lilo Zeneli ish ambasadori yne ne Athine i dekoruar nga Greqia, shpesh here servil ne kulm ndaj Greqise kesaj rradhe mban qendrim kundra palo marreveshjes Basha -Bakojanis per ujrat detare. Mjafton ky fakt per te kuptuar se kjo marreveshje eshte akt i paster tradhetie kombetare. Kur nuk e mbron as B.L.Zeneli merret me mend se sa larg ka shkuar Sala dhe kollovari i vet Luli ne rrugen e ndyre te tradhetise!

    1. Xhevdet Marikaj Qorri says:

      Argumenti qendron dhe eshte i forte. Kjo duhet te na interesoje per momentin.
      Nuk e dija qe ka qene keshilltar i Metes ne ceshtjen e detit, por tani deklarohet keshtu.NUK ESHTE I PARI BURE QE LUAN ?

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

  2. Lex Rex says:

    Bashkim Zeneli eshte i fundit qe duhet te flase per marreveshjen e detit me Greqine, pasi ai ishte keshilltar i ministrit te Jashtem (Ilir Meta) kur u ra dakord per marreveshjen e turpshme ne vitin 2009.

  3. linda says:

    Mire e keni ju o zoti Zeneli, po kujt po ja thua!!!!

  4. hajriu says:

    Sakt dhe thjesht …. VFC jevgjiteve te greqise dhe kastes se korruptuar te politikes sone.

  5. geno says:

    Ore qen bir qeni, po ti je kelysh dhe sherbetor i grekeve, ish- prpogadandist i diktatures komuniste qe beje shkrime kudner imperializmit amerikan, kur ishe ambasador ne ASFALI greke, jo vetem nuk fole asnje fjale per shkollat shqipe per emigrantet dhe as per camerine, por merrej dekorata nga Janulltaos dhe Asfalia Greke qe pengje hapjen e shkolave shqipe dhe qe beje deklarata kunder camerise e kunder emigranteve shqipar. Ti doç-doçi komunist e ke gruan me mbiemrin Doçi

    1. shqiptari says:

      Ti zenel jo vetem qe sje njohes i diplomacise, por je nje kokrra e legenit, hajdut dhe tamam sherbetor i grekeve, servil i Nano-filogrekut. Qe ska marreveshje kjo dihet, s’do ndonje zotesi te madhe. Po ti tregoju shqiptareve ate aferen e blerjes se godines se ambasades se shqiperise ne Athine, qe u ble ne kohen qe ti ishe ambasador dhe me insistimin tend. Tregoju pazaret qe bere me pronarin grek te godines, tregoju per vleren gati dy milione dollare qe shpenzoi shteti, tregoju sesa nga keto para fute ti ne xhep bashke me matrapaze te tjere.
      Legen

  6. nori says:

    Dmth qe me Berishen ne marreveshje eshte dhe Ilir Meta??
    Ckemi ne me B,.Zenelin, Meta-Berisha e kane patur vetem si pyke per tu dukur me diplomate , se te dy jane derra ne fakt.
    Pra tradhetari i pare dhe tjetri i pare i Shqiperise jane Berisha dhe Meta.
    Ne duhet ti themi faleminderit B.Zenelit qe pasqyron platformen juridike te marreveshjes, dhe ne fakt te mos grijme sallate me gjera qe nuk i dime.
    Sqarimi eshte pika e pare e permbysjes se kesaj marreveshjeje, qe ne fakt sipas Zenelit, de jure nuk eshte e vlefshme se nuk eshte firmosur nga pala greke.

  7. Genti says:

    Bashkim Zeneli vetem sa e shton konfuzionin duke bere krahasime me martesa e divorce. Mungesa e marreveshjes dyaleshe jo vetem qe nuk perben pengese por eshte parakusht per t’ia lene Gjykates Nderkombetare te Drejtesise percaktimin e kufirit detar ndermjet Shqiperise dhe Greqise. Po te kishte marreveshje nuk kishte se c’te zgjidhte gjykata.

  8. Nigeriani vellai i grekeve says:

    PSE shani jevgjitet o te poshter??? PSE ???
    Cfare ju kane bere? Mos i krahasoni me greket.

    Jevgjitet jane te Zinj se ashtu i ka bere nena.

    Greket jane te zinj se ashtu i ka bere Angela Merkell. ( eshte naziste e poshtra)

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nese ka mdonie grua te zgjuar e trimreshe ne gjithe globin toksor sot ajo e ka emrin Znj. Agjela Merkel !!!
    U ka bere rreshtore qeverive hajdute te Greqise, Berluskonit e bankave abuzuese Spanjolle !!! E kane meritu keto edhe me teper se keto. Ma parate e shtetit Berluska paguante taborre me kurva neper haremet e tija. Per te mos fole ketu per hajninat e Qeveritarve Greke te cilet askush nuk po ndeshkohet ….
    Pastaj mafiozet e italise e maskarejte greke e quajne naziskine etj etj
    Gra qe ja numron ne balle maskarajt ne i quajme sokolesha. E tille eshte Angjela Merkel.
    Z. Bashkim Zeneli me fjale te thjeshta eshte duke i thene Qeverise Berisha :
    ” Lereni ket pune se ka marre ere !!! ”
    Por z. Berisha pasi i ka shkatrru te gjithe kundershtaret e tije brenda Shqiperise ka fillu me shkatrru vetveten !!!
    O z. Bashkim Zeneli ne se te ka mbetur ndopak gjembshuri per kete popull duhet te hiqni dore nga mbeshtetja e Berishes !!!

  10. Antoni says:

    Burri, qe ka gjak shqiptari nuk shitet per nje dekorat,se nuk e ka ne gjak tradhtin .I tidhe eshte z,Bashkim Zeneli,por fatekeqsishte ka dhe pseodoshqiptar qe shiten per nje dhokme dhe behen tradhtar te vendit te tyre,si Salo luli meta.zotri shqipria eshte e shqiptarve,nuke mund ta shisni ase ta falni,per kufijte e shqipris eshte derdhur gjak sa her eshte cunguar teritori i saj.Nuk duhet te hapen fronte per gjak derdhje te shqiptarve qe e duan shqiprin,kjo tentativ e fqijve shovinist per te marr teritore shqiptare eshte provokuar disa her, ppduke krijuar prootekse siç ishte dhe gushti i vitit 1949 dhe nuk ja dolen,sepse nuk ishte ne pushtet tradhtia dhe populli ishte i gatshem te vihej perbadh agresove.Sot popullit i hapen dy fronte,njeri me shovinistet grek dhe tjtri me tradhtaret e kombit qe duan ta coptojn shqiprin.

  11. Bardhi says:

    Coptimi i Shqiperise eshte pergatit per nje kohe te gjate,nga serbo-greket .Sherbimet e tyre kan pushtuar cdo pore te jetes,ekonomike,politike e shoqerore ne Shqiperi.Keto sherbime antishqiptare kan ne dore te gjitha levat e nevojshme per te levize cdo pjese te kukulles.Kjo nuk eshte gje e re.Ju kujtohet Futja ne Ambasada,me c’date u be/me c’ngjarje ne Kosove lidhej?ishte kjo rastesi ?.Po 1978 vetrshkatrrimi i Shtetit shqiptar ishte rastesi.Po kercnimet e opozites me demonstrata te gjakosura,ishin rastesi?po Marreveshja per detin mes Salos dhe grekeve ishte rastesi.As mos pretendoni o njerze se Amerika na ka miqe.Ajo mban gjendjen ngre e mos keput.Nuk ka miqe Amerika greko-serbet,ruso-ortodokset,jo o njerze te mire jo.Sa veshtir qe do ta kemi se shpejti.Do ndahet veriu i kosoves,do ndahet jugu i Shqiperise.Do lindin autonomit serbe ne rrethin e Shkodres dhe ne shume rrethe ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje