Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj thotë se zinxhiri i borxheve të këqija, që është krijuar në ekonomi rrezikon të përkeqësohet.
“Eshtë një shqetësim real dhe do të vijë në rritje. Kjo vjen edhe nga analiza që është bërë për borxhet e këqija në vende të tjera. Shqipëria jo vetëm që ka një borxh publik të lartë, por njëkohësisht është rritur borxhi i keq i buxhetit të shtetit për kompanitë private, i kompanive publike, apo enteve buxhetore në kompanitë private. Shqiptarët e ndjejnë dhe nuk e fshehin që është rritur edhe borxhi i vet midis tyre, qoftë kur bëjnë biznes, qoftë kur kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin“, tha Malaj.
Zoti Malaj paralajmëron se nëse ky fenomen nuk do të ndalet, kostot për ekonominë do të jenë të larta, deri në skenarët më ekstremë.
“Po të shihni vendet që sot janë në krizë, një pjesë e tyre kanë ardhur për shkak se është nënvlerësuar kriza e borxheve të këqija. Jo vetëm e borxhit publik, por edhe e borxhit që privatët kanë krijuar me njëri-tjetrin, apo që privatët dhe kompanitë kanë krijuar me sistemin bankar të vendit të tyre. Aty ku rritja ekonomike është mbështetur te rritja e borxhit të qytetarëve të saj apo kompanive të saj, falimentimi ka qenë i pashmangshëm“, tha Malaj.
Por si mund të administrohet kjo situatë? Për ish-kreun e Financave fillimisht zgjidhja kalon nga buxheti dhe më pas kërkon edhe përfshirjen e bankave.
“Në qoftëse nuk ndërpriten në pikën e nisjes, që është buxheti i shtetit dhe nëqoftëse nuk bëhet një analizë e plotë edhe në sektorin bankar të vendit, se si çlirohet biznesi nga kostoja e rëndë e kredive dhe nga mosofrimi i një opsioni për ristrukturimin e kredive, duke mbledhur kreditë e këqija, por duke mos bllokuar dhënien e kredisë, atëherë të gjitha së bashku japin një mundësi profesionale, për ta zbutur problemin fillimisht dhe pastaj dhe për ta zgjidhur përfundimisht”, tha Malaj.
Dy vitet e fundit ekonomia është përballur me një rritje të shpejtë të borxheve të këqija, jo vetëm atij zyrtar nëpër banka, por edhe një rrjeti borxhesh të krijuar mes vetë kompanive private apo dhe atyre publike./TCH
uahahahaaha, uhahahahaha, hahahahahaa,
Cfare po thoni….???
Ne te perfundojme si Greqia?
Ne jemi keq e mos me keq mor pisa pushta qeritare.
gjendja ekonomike e Shqiperise po shkon drejt gremines. Pd ne pushtet eshte shkaktarja, po vjedhin cdo gje tashti dhe mandej do ” humbin” ne zgjedhje……… kjo eshte taktika qe ka zgjedhe Pd, Sali Berisha e co. Mjere ai qe do marre pushtetin pas tije…….
Ik ore Ben piramida se na u bere me keq se Vani i Saliut. Po bashke i kini gatuar te gjitha o llakatundas!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
kopetenti,mendoj se saliu doli ne tv apo shtyp dhe u tha popullit qe firmat jane te sigurta,apo vari lesht…nuk e di kujt i sherbeni apo sa shplarje truri dhe injornce ka.mendimi im eshte se ishin te dyja palet ne loje dhe kishin keshilltar ramiz alian i cili dhe formoi dy partit,kerko mbi pluralizmin dhe fjalimin qe dha ramizi ne 89′
Opozita duhet te jete shume vigjilente per te kapur e denoncuar ne prokurori problemin,mos fleje gjume si opozita greke.Saliu eshte antishqiptar dhe do ta shkateroje me cdo menyre e mjet Shqiperine.
Bravo btsh,,ti do ta vrasesh!
o Beno , po ca po thua o plako, eshte berisha miku yt, ky qe po drejton per vite me radhe vendin, mos u ngatero… deklaratat e tua jane pro berisha , dhe kundra rames, si te porositi kaci ty, apo je ngaterruar????
ky te dhjet,,,,,,,ahaahhahah,si cekja i beratit
Eshte interesante se, ky ish minister financash eshte nje doktor i keq sepse jep diagnozen e semundjes qe, ka zene ekonomine shqiptare dhe eshte “i pa zoti” te japi ilacin.
Ky “ish minister financash” thote :
“duke mbledhur kreditë e këqija, por duke mos bllokuar dhënien e kredisë,
Shume vende te Eurpes krijuan “Bad Banks” ku mblodhen perkohesishte kredite e keqia. Kush dhe si do krijohet kjo “Bad Bank” ne Shqiperi? Ti je ne opozite dhe ke per detyre jo vetem te konstatosh “semundjen” por sidomos te japesh ilacin dhe alternativen dhe jo te besh bla bla bla neper televizjone.
Mos harro more “ish minister i finacave” se qellimi kryesor dhe i drejte bankave eshte fitimi dhe pagimi i dividenteve te aksionereve te tyre. Ne se bankat vete :
a.- Kane borxhe dhe nuk kane leke.
b.- Nuk japin kredi se kam frike se keto kredi kthehen ne “kredi te keqia”.
Ekonomia e tregut ka ligjet e veta dhe nuk eshte ekonomi “e centralizuar” qe, me nje vendim qe merrte “partia” “zgjidhte te gjitha problemet”.
Persa i perket shprehjes bla bla bla :”por duke mos bllokuar dhënien e kredisë,” kete problem e ka edhe Spanja, Italia, Greqia dhe Portugalia dhe nuk po e zgjidhin dot sepse Gjermania nuk eshte aspak dakord qe Banka Qendrore Europjane ( Mario Draghi )te japi leke per keto vende.
Pra zoti “ish minister i financave” mos hidh fishekzjarre populiste por jep rrugezgjidhje te problemeve se per kete je ne opozite dhe merr rrogen si deputet.
Po çu bere o plaku se na thave syte? Shpresoj tja kesh kaluar mire gjate kesaj mungese. Tung
mikut tim hajriu,
Sic e di edhe ti une qysh ne muajin mars jam ne pension, ketu ne Zvicer. Jam si ne nje burg te fildishte. Jetoj mire ekonomikisht dhe enderoj cdo dite te jem tek “Taivani” ne Tirane dhe te bisedoj shqip me miqte dhe shoket qe kam atje.Gjaku nuk behet uje sic thua ti. Nuk vete do pergjithmone sepse eshte puna e shkolles se djalit te vogel.Nga njera ana mallengjehem per Tiranen dhe nga ana tjeter nuk e perfytyroj do te jetoj pa djalin e vogel.Ai po mbaron shkollen ketu dhe ka miqte e tij. Si mund ti kerkoj une atij qe te vije dhe jetoje ( kur te mbaroje shkollen ) me ne ne Shqiperi. Kuptohet qe vajtja per pushime nuk ka problem por jetesa pergjithmone atje per te do ishte nje “egoizem” i madh nga ana ime. Sic duke ky paska qene fati i mallkuar. Prinderit e mij kishin lindur ne Cameri dhe zemren e kishin atje. Une kam lindur ne Tirane dhe zemren e kam ne Tirane. Pune muti me nje fjale. Kjo gjendje po me merr shpirtin.
Hajriu, te me falesh por sot jam shume pesimist. Me kujtohen proverbat e popullit tone te zgjuar :
” Nuk eshte flori gjithshka qe shkelqen”.
” Futesh ne valle me nje lek dhe paguan nje mije leke dhe nuk del dot.”
” Guri, peshon vetem ne vendin e vet.
Hajriu, po e mbyll se nuk dua te shkruaj “budallalleqe te tjera pesimiste.”
Te uroj ty dhe familjes tende nje fund jave te bukur. Pershendetje.
Nashi
Plaku, respekte nga nje emigrant ne Angli. Te kuptoj plotesisht. vetem femijet na mbajne jashte Shqiperise. Nuk njihemi dhe nuk besoj se do njihemi ndonjehere, por lexoj komentet e tua dhe me jep shprese se ka shqiptare te ndershem dhe te mire ne kete bote qe po tu jepet mundesi mund ta cojne perpara kete vend qe po e merr lumi.
Duket sikur ky vendi yne pjell vetem politikane pa bosht kurrizor, dhe turma fanatikesh partiake qe nuk e dine pse mbeshtesin nje parti apo nje tjeter. Por ndoshta nje dite do vije shpetimi edhe per kete popull qe vetem ka vuajtur nga idiote te veshur me pushtet. Uroj gjithe te mirat per ju dhe familjen tuaj.
Nashi,
Shume faleminderit per shkrimin tend shume qetesues. Edhe une te uroj ty dhe familjes shendet e lumturi. Pershendetje
Plako, kokes i ke rene. Me sa duket, ky trapi qe ka qene dhe minister financash, as qe e ka idene se per cfare po flet. Le qe nuk e ndan borxhin privat nga ai publiku por ja vesh bankave gjithe pergjegjesine per rritjen e kredise. Nuk e di kush eshte gjynah, ai apo ne !
Besoj qe Arbeni ka te drejte qe ngre shqetesimin real te cdo te varferi ne shqiperi. Nderkohe opozita shqiptare neser do te duhet te kete dy misione te rendesishme. I) Te kuroje shkaterrimin dhe rrenimin ekonomik nga keqqeverisja e kesaj maxhorance maksimalisht arrogante dhe genjeshtare. II) Te reformoje ekonomine me masa qe burojne nga mireqeverisja per te parandaluar cdo risk real te renies ekonomike dhe te ndermarre masa te qenesishme antivarferi.
Plaku!
Ne mirekuptim por;
Pavaresisht se kush eshte apo dyshimeve se perse e ben, duhet thene se problemin e trajton drejt spepse:
-Jep fakte;
-Ben krahasime;
-Denoncon;
-Paralajmeron.
Mendoj se si opozitar e ka bere detyren e tij.Ilaçin le ta jape pozita (qeveria) se prandaj ka administraten dhe per kete pune paguhen.
Ik o Arben se po fole shume ta versuli Saliu,banden se akoma nuk te kane rjep nga leket qe ke vjedh.
Urte,urte se meson si Dritani,Kosta,Urimi se e keni ngrene nje kazan me corbe te prishur
Ekziston nje rruge zgjidhje,tu merren leket e vjedhura pushtetarve dhe ato te fshehura, pronarve qe nuk kane paguar taksat.
Beni ishte i vetmi qe jo vetem kundershtoi po edhe nuk i votoi ndryshimet kushtetuese qe i dhane Saliut pushtet absolut.
Nqs Beni eshte mik i Saliut, atehere Edi qe ja dha ndryshimet ne pjate i bie te jete binjaku i Saliut.
Shqiperia mund te perfundoje si Greqia eshte nje shprehje qe nuk duhet te perdoret ne rastin tone. Sado keq qe te jete Greqia me keq se ne nuk besoj se ka, ne kemi prekur fundin prej kohesh.Sikur ne te ishim si Greqia sot me siguri do ishim shume me mire sesa jemi.
Besoj qe Malaj e trajton drejte dhe sakte analizen e tij. E beri edhe dje tek nje tjeter e perditshme. Por, nje pyetje kam per disa nga komentuesit. A kane ata ndonje borxh apo kredi? A kane degjuar valle per kompani qe kane kryer pune civile ne infrastrukture dhe ende nuk jane paguar nga parate e buxheteve pararendese apo edhe ky i vitit 2012?
Ndonjehere disa prej komentueseve me kujtojne ate fabulen tipike alla shqiptare kur e pyten komshiun se cfare deshire deshte ti realizohej, ai u pergjigj: ngodhi lopen komshiut ngjitur.
Nese Malaj merret dhe jep nje alarm per te gjithe, disa symbyllur merren me sajesa te Saliut apo te llojit te tij, te fabrikuara nga mendje te perdala, ku te vetmin qellim ne menxyrat qe zbraznin, kishin kacavjerrjen drejt pushtetit.
Malaj eshte duke thene nja dy te verteta qe kane impakt ne shportat tona familjare. Per kete, ai ka, jo vetem simpatine time, por edhe mbeshtetjen e plote, nese ai, apo forca e tij politike, do e kerkoje ne emer te luftes ndaj varferise.
DEPUTET I POPULLIT APO DOKTOR ADHAMUDHI?
Parandalim,parashikim,sherim eshte sot motoja e gjerave i nderuari 22 vjeç ‘dhenderr’ (deputet).SALIU ka jetuar se e mbani gjalle ju qe pas 22 vjetesh kur gjithe MENDIMI INTELEKTUAL BOTEROR FLET PER EKONOMI JU FLISNI PER POLITIKE .TURP E FATKEQESI PER ELEKTORATIN E MAJTE SHQIPETAR QE QENDRON SHUME ME LART SE JU QE E ‘PERFAQESONI’
Ti zoti Malaj tezat e tua i ke vetem per konsum mediatik sepse si parlamentar fjalen thuaje aty ku duhet.Ti duhet te insistosh per mgritjen e nje komisioni Parlamentar per te hetuar financat e Bodes qe po rriten demin ekonomik cdo dite.Ta kam thene edhe nje here vetem nga mosekzekutimi i vendimeve gjyqsore Bode detyrohet disa dhjetra miljona euro te cilat duhet te paguani ju kur te vini ne pushtet.Vetem Drejtori i Tatimeve detyrohet rreth 1 milon euro.Kerkoni te dhena dhe hetoni se neser mos thoni qe nuk kemi lek se nuk e dinim