10 mijë euro shpërblim për informatorin e vrasjes në Yzberisht

24 Gusht 2012, 12:58Politika TEMA

Policia e Tiranës ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp, se do të japë 10 mijë euro për personin që do të japë informacione për autorin e vrasjes së ndodhur dje në Yzberisht.

Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, theksoi se në lidhje me vrasjesn e 53-vjeçarit Petrit Kurti, janë marrë në pyetje disa persona dhe po hetohet në dy pista, ku njëra është ajo e pronësisë ndërsa pista e dytë është ajo e grabitjes me dhunë.

Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku 53-vjeçari Petrit Kurti është qëlluar nga dy plumba brenda supermarketit i cili ishte në pronësi të tij.

Autori i krimit është arratisur menjëherë nga vendngjarja dhe sipas të dhënave, nuk ka qënë i maskuar, por thjesht ka pasur një kapele, çka të bën të mendosh se viktima dhe autori njiheshin më parë.

11 komente në “10 mijë euro shpërblim për informatorin e vrasjes në Yzberisht”

  1. KURIOZI says:

    Po 10 mije EURO ai i ziu i ka paguar taksa per 2vjet aktivitet!!!
    Nje pyetje kam per zonjen Katragjini:
    Nese dikush vret Shkelzen Berishen qe nuk ka paguar asnje kacidhe tatim&taksa ne Shqiperi(nuk e gjen gje nga fjala), sa do paguani ju per personi qe do t’ju jape informacione?
    FALEMINDERIT!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html
    P.S. Pergjigjen mundesish ma bini me poste ne adresen: Kulla e Berishajve, Vicidol, Tropoje!

    1. dulja says:

      ti beji hyzmet blogspoteve,por leji te tjeret te komentojne

  2. Xen Deledashi says:

    o TemA, ca jane keto vampire nga serite “Blade” me uniforme policie qe nxirrni.

  3. raimondi says:

    Zedhensia qenka police e bukur .Bravo !

  4. beni says:

    Paguani sa duhet policine te cilet i keni kthyer si sklav pune ku nuk ju jepni as nje te rejte,qe kushtetuta e tyre jua percakton pra ligji per policine e shtetit,ku nuk zbatohet as dhe nje nen i tij qe flet per te drejtat e punojsve te policise,nese shteti do te plotesonte vetem ligjin per policine e shtetit ato te drejta qe ajo i gezon prej ligjit nuk do te kete nevoje drejtoria e pergjithshe te vendose shuma te medha per zbulim autoresh.

  5. Korcari vip says:

    Ne nje vend normal ministri i rendit duhej te dorehiqej se bashku me kryeministrin. Jeta e njeriut eshte gjeja me e shtrenjte qe ska te paguar kurse ketu vlen sa nje lope. Hajde o Sali ku e katandise kete vend tamam si nje Vicidol i madh u be tere Shqiperia. Te pakten Muli po i ben i qete pushimet e para si minister se ai i shkreti ska haberin nga Rendi publik bile ai me arsimimin e tij se di as cdo te thote rend.

  6. trapi says:

    kur ti jepni leket??e ka vraare Sali berisha? kur te vij ti marr eurot

  7. Drini says:

    A ju marrte muti shalet ju me gjithe polici qe keni. I keni vene ujkut melcite ne qafe.

  8. ajajaj!!! says:

    Me falni, cila asht monedha zyrtare e Shqipërisë? Policia jon punoka me euro? Pra ajo e para ka hy në Europ… Shif, shif, shif, ça suksesi…

  9. Traft pika rita says:

    Pse dollare nuk shkojne apo vetem euro ka sala

  10. lali says:

    Kjo ndodh kur punohet me lek ne dor…Kurti ka qen oficer ushtrie,ka kursyer ke mbrojtja e jetes tij.Me vjen keq per viktimen ,ngushellimet e mija familjes….Kujdes ju o pronar te tjer te Supermarketeve,krijoni Policin private ,!!se e Qeveris eshte per ta qare dit e nat…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje