Rikthehet Gimi i 700 mijë eurove, i njohur ndryshe si Agim Rrapaj, një nga personazhet e videoregjistrimit “Meta-Prifti”. Agim Rrapaj, që përmendet me shkurtimin “Gimi” dhe që ka ofruar 7 për qind të aksioneve të një hidrocentrali dhe 700 mijë euro për ish-zv/kryeministrin Meta, sapo ka marrë hidrocentralin e Shushicës.
Pas largimit të Dritan Priftit nga ministria e Ekonomisë dhe zëvendësimit të tij me një njeri që zbaton urdhrat korruptiv, Ilir Meta ia ka dhënë më në fund hidrocentralin kompanisë, që përfaqësohet nga miku i tij.
Agim Rrapajt ishte protagonisti kryesor i videoskandalit Meta-Prifti. Erdit Rrapaj, djali i Agim Rrapajt, është administrator i shoqërisë “Vëllezërit Tola”. Në këto kushte, sipas videopërgjimin Rrapaj i ofroi Metës 700 mijë euro dhe 7 për qind të investimit, në këmbim të marrjes së hidrocentralit. Disa muaj pasi bleu pafajësinë në Gjykatën e Lartë, Meta ka urdhëruar Haxhinaston, për t’i hidrocentralin e Shushicës kompanisë “Vëllezërit Tola”, sipas pazarit të parë, pra në këmbim të 700 mijë eurove.
Kështu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lajmëron bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k, “Arti” sh.p.k dhe “G.P.A Konstruktion” sh.p.k, se oferta e paraqitur në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Egnatia-Shushicë”, me fuqi të instaluar 65.360 kë dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë 312.802.976 kwh,është pranuar.
“Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës fton bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k, “Arti” sh.p.k dhe “G.P.A Konstruktion” sh.p.k për fillimin e negocimeve të kontratës, e cila duhet të nënshkruhet brenda 30 ditëve. Ofertuesit, bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Vëllezërit Tola” sh.p.k, “Arti” sh.p.k dhe “G.P.A Konstruktion” sh.p.k, i kërkohet, t’i paraqesë Ministrisë së Ekonomisë, dokumentet e mëposhtme: ‐Kopjen e vënies në dijeni për Formularin e Kushteve të Përgjithshme dhe të Veçanta të Kontratës Koncesionare, të nënshkruar.‐ Sigurimin e Kontratës sipas formës së kërkuar në Aneksin VII-4 të DSPK.‐ Dokumentin bankar, i cili vërteton pagesën e kryer për shpenzimet e publikimit në shumën e përcaktuar. Kjo pagesë duhet të kryhet para fillimit të negociatave”, thuhet në njoftim.
“Vëllezërit Tola”
Ymer Tola, ish-deputet i PS, funksioni i të cilit u bë shkas që në vitin 2007, shoqëria ku ishin aksionerë familjarë të tij të skualifikohej si fituese e koncesionit për HEC-in e Shushicës. Çështja e kompanisë “Vëllezërit Tola” shkoi në shkallët e tjera të gjyqësorit. Vetë Ymer Tola ka deklaruar se shoqëria aksionere “Vëllezërit Tola”, ku ai ishte përfaqësues, kishte shpenzuar të paktën 700 mijë euro për përgatitjet për koncesionin. Shifra në fjalë është përmendur edhe nga vëllai i tij, dëshmitari Skënder Tola, ish-administrator i shoqërisë.
Ndërkohë, ankandi u shty për tre arsye. Së pari ishte anulimi i ankandit nga Agjencia e Prokurimit Publik, ku çështja kaloi edhe në procese gjyqësore, nga ku u faktua se vendimi ishte i padrejtë. Shkaku i dytë ishte sërish ndërhyrja e APP-së, pasi u pretendua se kishte konflikt interesi, për faktin se dy nga pronarët kishin miq deputetë. Shkaku i tretë ishin vonesat e ministrisë së Ekonomisë.
Erdit Rrapaj, administrator i kompanisë
Dëshmitari i dytë i thirrur nga prokuroria ishte Erdit Rrapaj, djali i Agim Rrapajt, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Tola”. Ai tha në Gjykatën e Lartë se është futur në këtë shoqëri pasi përfundoi shkollën e lartë, ndërsa shpjegoi edhe aksionerët. U pyet nëse e njihte shtetasin Fatmir Merkaj, dhe tha: “po, nëpërmjet Agim Rrapajt”.
Në lidhje me vendosjen si aksioner me 20 për qind të Merkajt në këtë firmë, ai tha se këtë e kanë vendosur aksionerët. Ai tha se ka qenë e interesuar edhe një firmë greke të bashkohej me “Vëllezërit Tola”, ndërsa pohoi se vonesat në kryerjen e ankandit ishin si pasojë e APP-së dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Agim Rrapaj, lidhje me Metën
Agim Rrapaj, një nga personazhet e videoregjistrimit “Meta-Prifti”, ka dhënë versionin e tij për aferat e Ilir Metës. Gjatë dëshmisë që ka dhënë para Gjykatës së Lartë ai pranoi se ka informuar Metën për zvarritjet e procedurave të ankandit të koncesionit të HEC-it të Shushicës si zv/kryeministër, si ministër i Jashtëm dhe si forcë politike që kishte në varësi Ministrinë e Ekonomisë. Z. Rrapaj pohoi se shuma prej 700 mijë eurosh ishte shpenzimi i shoqërisë ku punonte për kryerjen e procedurave, ndërsa saktësoi edhe momentin që është telefonuar nga Meta.
“Kam marrë një telefonatë nga z. Meta, i cili më kaloi ministrin Prifti. Ky i fundit më tha që të dorëzoja edhe njëherë vendimet e gjykatave”, pohoi Rrapaj.
Dëshmia e Priftit për Agim Rrapajn dhe Ilir Metën
Nga shkurti 2010 deri në fund të punës sime në Ministri nuk mbaj mend ndonjë takim ku Meta të mos më ketë kërkuar favore për tenderë, koncesione etj. Pra u kthye në një marrëdhënie kërkesash. Në një rast, që Meta donte të ndërhyja në një ankand, kam qenë i sëmurë dhe zoti Meta ka ardhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. U bë shumë stresante. Në këto kushte vendosa që unë të kem një provë. Prandaj u bë regjistrimi. Pas një telefonate që më bëri, ku më tha se “do vij në zyrë të të takoj”, vendosa ta regjistroj për ta pasur si provë të takimeve të mia, që të dëshmonte marrëdhëniet e mia me të. Për ankandin e naftës petroliun, z. Meta më kujtoi atë që kishim biseduar në lidhje me ankandin e naftës për mikun e tij, Bekim Halilaj. Halilaj nuk ishte i sigurt për fitoren dhe kërkonte shtyrjen. Unë i thashë që do ta bëj. Ai më tha: “Mbaroje, pse nuk e bën?”. Për koncesionin duhet të fitonte një bashkim kompanish “Vëllezërit Tola”. Meta më tha “mbaroje shpejt”. Unë e dija që ishte në Gjykatën e Apelit. Meta më tha: “Ka mbaruar gjyqi, por mbaroje”. Mori në telefon Agim Rrapajn dhe nëpërmjet telefonit të tij (Metës) fola me të. Ai më tha që kishte mbaruar procesi. I thashë të më sillte vendimin e gjykatës, pastaj do ta rimblidhja unë komisionin. Në një moment Meta tha që “ky Gimi ka për ty 7 për qind”. Me tha dhe që janë 700 mijë euro që jepen për këtë gjë. Këto ndërhyrje ishin të kundërligjshme, pasi aty kishte dhe përfitim për mua. Nuk di që për një ministër të jepet një 7 përqindësh në rast përmbushjeje detyrimi. Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, me Fatmir Merkajn, i cili është mik i Metës. I kam takuar disa herë së bashku. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj pretendonte se kishte lidhje me qeverinë japoneze dhe se mund të përfitonte fonde, grante etj. Nuk di që Rrapaj kishte interes tek “Vëllezërit Tola”, por dija që Merkaj kishte 20 për qind në këto koncesione. Dija dhe që djali i Rrapajt punonte si drejtues apo si administrator aty. Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka pasur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetëra herë. Më janë ofruar një milion dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në Ministrinë e Jashtme, njëherë në një drekë te Rogner-i. Pas regjistrimit të videos kam shkuar t’ia çoj Kryeministrit Berisha. I thashë çfarë kishte brenda. Berisha nuk e pranoi këtë video. Sigurisht që ai duhet të ketë diskutuar me Metën. Pasi unë e pashë reagimin e Metës pas kësaj dite dhe pata idenë se ai e kishte marrë vesh. Duke pasur parasysh lidhjet e Metës, e kam diskutuar edhe me familjen dhe për shkak të sigurisë sime dhe të familjes sime vendosa ta publikoja në një kohë tjetër.
Marrë nga gazeta Sot
Nje tender i hapur ne 2008en shpallet fituesi ne 2012? gjate 4 vjetve shoqerite pjesmarrse mund te ken falimentuar te jen mbyllur, te jen ne sekuestro, te mos merren me fare me energjine, te ken borxhe gjigante ke te tretet. Prandaj Berisha foli per suksese te medha energjitike ne mbledjhen e fundit?
Ëëëëëëëëë nuk kam koment! Ëëëëëëëëë integrimi i Shqiperisae ëëëëëëë është prioritet i Monës.
Ëëëëëëëëë ju ëëëëëëëë faleminderit.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html
Eh tani do vjedhi Iliri ,do beje kerdine -kush do ua mbaje doren -Tani ata i kane te gjitha vete …
-Me mire eshte te mos bisedoje me Edi me kete Iliri qelbesiren , se ky eshte gje e lige shume ..Dhe shume i pabese
Pse kot ja dha Lilo voten per president copes se mishit me difekte gjenetike, ja keto jane pazaret shkembimet e gjese.
Eh, sa i thelle eshte korrupsioni ne kete vend!. Une mendoj se kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Koha do ta provoje!
Ilir Meta ekziston se ka Haxhinaston dhe te tjere si Haxhinasto. Ky i fundit u zhvendos nga Ministria e Jashtme tek METE pikerisht per te zbatuar urdherat e shefit. Nesip Naco i zbatonte por donte edhe per vete pjese te konsiderushme. Per mua nuk ka dallim ndermjet Ilir Metes dhe Edmond Haxhinastos, te dy duhen te denohen me burg (natyrisht nga nje Gjykate ne te ardhmen, jo nga ajo aktuale e Shpresa Becaj).
Zoti Sali spaske patur nje fije burrni vetem qenke mashkull koti fare.
O ilir meta o njeri i lig te urrej sa me nuk di ta shpreh me fjale ..tpu rrace e qelbur…
HE POPULL EPE C BEHET ERDHI DITA E VOTIMEVE ASNJE VOTE ILIR HAJDUTIT E SALI PLEUT
O zoti gazetar rregullo shkrimin nuk ke te drejt ti te ofendosh ILIRIN DHE Agim RRapon,me shumen shtat mij euro, se kta te dy me shtat mij euro nuk vshin as bythen, mos i ngatrroni kta me ata qe kerkojn pun ke ushtari panjohur.
a sikur te doje zoti ta beje edhe nje here 97
Neve ok komentojme dhe shfryjme nervat ketu ne PC.
Por keta politikane ,qofshin te PD apo te PS apo LSI.Keta nuk largohen nga Politika dhe nga vjedhjet.Se nuk ka kush ti perzene.
Qe te largohen keta,nuk kemi dhe me te mire Politikane.Se te gjithe jane nje m….ter.Keshtu qe populli ka vuajtur dhe do te vuaje.
Populli clirohet nese keta do te kene perballe,Avni Rusetmin.
agim rrapaj eshte njeri i nderuar oer te gjith ato qe kan punuar me te rrespekte per punen e ti kashperndar800 traktora e fabrika perpunimit me tendra dhe nuk ka ba korrupsion ka mardhenie te mira me japonezt suksese a rrapit
..edhe MONIKA me grupin esaj te gjakut 0- mbledh parate se ILIRI lan robat bashke me grupin e LSI qe eshte llumi i shoqerise.
“Egnatia-Shushicë”, me fuqi të instaluar 65.360 kë dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë 312.802.976 kwh,është pranuar.”
——————————————
Gazeta Tema duhet te investigoje ne fenomenin e dhenies te mbi 150 koncesione pêr ndertimin e micro, mini apo hidrocentrale nga qeveria, kompanive private te cilat nuk kane asnje lidhje me fushen e energjitikes.
Kriteri kryesor (pas atij te marrjes se ryshfetit) ka qene kush paraqiste oferten me prodhimin me te madh te energjise per te njetin hidrocentral.
Pjesa me e madhe e te ashtuquajturave “studio” qe kryen studimet per kompanite private kane rritur ne menyre artificiale prurjet e lumenjeve duke ritur ne kete menyre prodhimin teorik te hidrocentraleve.
Qeveritaret apo komisioneret e korruptuar mbushen xhepat me bakshishet e dhena, kompantie private qe fituan te drejten e koncesioneve sot gjenden me koncesione te cilat jane ne praktike 30-40% me pak fitimprurese se sa offertat qe kane paraqitur per ti fituar.
Keto koncesione, nuk ka asnje banke qe ti financoje, asnje kompani serioze qe ti ribleje, pra te gjitha jane te destinuara te falimentojne.
Qe hajdutet te falimentojne nuk ka asgje shokuese, pasi fund i tille eshte llogjik per ta, problemi eshte se energjitika shqiptare do te ngelet e prapambetur dhe ne gjendje bllokimi per 10-20 vite me rradhe.
Shume sakte.
I Lumte. Ky paska qene vertete trim dhe ,,burre me bese,,fjalen e dhene e mbajti edhe pse pati deklaruar se nese do te ndodhte qe Gjykata e Republikes se Shqiperise do ta gjente fajtore do te ishte i gateshem te shkonte dhe te banonte ne burgun me me lageshtire te ,,Gjirit te Lales,, ose ,,Kepit te ngjales,,
Video qe i mban ne pushtet komunistet.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Sa turp per shtetin shqiptar, 4 vjet duhen per te perfunduar nje tender!!!. Askush nuk denohet per kete zvaritje, askush nuk ka asnje pergjegjesi juridike!!!.
Nje korrigjim. Ymer Tola nuk ka qene deputet apo anetar i PS.