Letër e familjes Nika: Çdo vrasës kthehet në vendin e krimit

25 Gusht 2012, 10:38Politika TEMA

Nga Mark Nika, Avokat*

Dëgjova nga goja e kryeministrit të Shqipërisë, se pas marrjes nën kontroll të SHISH dhe institucionit të Presidentit, qeveria do të hetojë dhe do të zbulojë ata që çuan para kryeministrisë të vrarët e 21 Janarit. Shumë njerëz mund ta dëgjojnë me neveri këtë njeri, duke mos pasur durimin as të dëgjojnë se çfarë thotë. Të tjerë mund ta dëgjojnë me frikë, duke menduar se diçka është duke bërë kundër opozitarëve.

Ka të tjerë të sëmurë që mund ta dëgjojnë dhe me admirim, si pjesë e pushtetit të tij, pasi here- herë shpërthimet e tij aluçinante u heqin frikën nga përgjegjësia që kanë për krimet e bëra.

Por, ne, familjet e viktimave të 21 Janarit, kemi arsye të forta ta dëgjojmë këtë njeri, si një vrasës që kthehet vet në vendin e krimit.

Kam shkruar disa herë publikisht për zvarritjen e hetimeve të 21 Janarit, për prishje të provave, për presione të qëllimshme nga ana e pushtetit për të zhdukur dëshmitë, për hedhje poshtë të ekspertizës së FBI-së për vrasjet dhe mbi të gjitha për fshehjen e projektit kriminal për vrasje të paramenduara dhe të selektuara për terror dhe eliminim të opozitës.

Kam pritur me shpresë letrën e ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, në familjen e Aleks Nikës, duke na premtuar drejtësi për 21 Janarin, sidomos pas përfundimit të hetimeve të FBI-së, që vërtetuan projektin kriminal për vrasje të paramenduara.

Kam pritur me shpresë se opozita do të luftonte deri në fund dhe me çdo mjet për t’i kthyer vrasjet politike në simbol shprese për luftën ndaj vrasësve dhe jo në simbol dëshpërimi dhe frike, siç po tentohet të kthehen.

Kam pritur që së paku, Sali Berisha, njeriu që ka drejtuar vrasjet pas xhamit të blinduar të qeverisë, të mos dërgonte lajmësa me lek për të mbyllur gjakun, por të kërkojë ndjesë të thellë dhe të dorëzojë ekzekutorët.

Pas gati një viti e gjysmë nga vrasjet, kur dy vajzat e Aleksit me kokë nga dera, presin ndonjë lajm për babain e tyre, nga ekrani i TV-së, u shfaqet portreti i njeriut i cili ngjalli zi në shtëpinë tonë dhe tenton ta ripërdhosë vrasjen e babait të tyre.

Kur shpresat tona për drejtësi kanë humbur më shumë se kurrë, kur vrasësit i shikojmë si gradohen nëpër institucione, kur ish-ministri i Drejtësisë kur u vra Aleksi bëhet president, kur ish-ministri i Brendshëm gradohet kryetar Bashkie, kur ekspertiza e FBI-së hidhet në kosh si letër higjienike, kur opozita e lodhur dhe e shpërqendruar në betejën e saj, gati ka frikë të çojë në mendje protestat për shkak të 21 janarit, na riktheu tek ajo ditë, vet njeriu kryepërgjegjës i 21 Janarit, Sali Berisha.

Çdo vrasës kur ndjehet i sigurtë në mosdënimin e vet, kthehet në vendin e krimit. Sali Berisha, i ngopur dhe i sigurtë nga gjithë pushtetet që po merr, është kthyer sot me makthet e veta, tek vendi ku ka vrarë dhe arsyet përse ka vrarë.

Mirësevjen tek gjaku i Aleksit Sali Berisha. Ju mund ta harroni dhe ta kujtoni atë, mund ta fyeni dhe ta lavdëroni, mund ta demonizoni dhe shenjtëroni, sipas interesave që ka politika e qelbur shqiptare, por kujdes me vendin ku ka derdhur gjakun.

Atje jemi ne, familja e tij, janë vajzat e tij jetime, gruaja, prindërit, unë që kam përgjegjësinë dhe detyrën ta laj gjakun e tij duke besuar tek drejtësia.

Mirëserdhe tek ky vend ku ke vrarë!

Mirë do të ishte të vije bashkë me Komandantin e Gardës, që ka qëlluar mbi të vrarët dhe është provuar. Mirë do të ishte të më sillje dhe njerëzit e afërt të rrethit tënd, që kanë përzgjedhur Aleksin mes turmës së rralluar para Kuvendit për ta vrarë. Mirë do të ishte që mbi këtë pellg gjaku që ne e ruajmë të paprekur ne zemrat tona, të mos afroheshe për ta shitur gjakun e tij, por për të treguar pse e përzgjodhe për ta vrarë, pse e vrave dhe pse nuk dorëzon vrasësit?

E dimë që të tmerrojnë këto pyetje, dhe si çdo vrasës e dimë që do të sjellin herë pas here këmbët tek ky pellg gjaku, ku me gardistët e tu e vrave Aleksin me duar në xhepa, por nuk e dimë si të shkon mendja që mund të të falim gjakun e Aleksit dhe mbi të gjitha të të lëmë të tallesh me gjakun e tij.

Mendohu mirë herë tjetër kur të të shfaqet në mendje ky pellg gjaku që ke derdhu në bulevard. Mendohu mirë se ky pellg gjaku, në mos pastë drejtësi, në mos pastë pushtet të drejtë, në mos pastë diplomat të drejtë, në mos pastë opozitë të zonjën, ka disa gardian që nuk vdesin pa ja marrë hakun Jemi ne, Familja e tij, vajzat e tij që po rriten jetime dhe miliona shqiptarë që i kemi në anën tonë për të vendosur drejtësi për këtë krim që ke bërë.

Nuk i shpëton dot kësaj historie, dhe nuk ka për t’u mbyllur kjo punë vetëm me makthet që të lënë pa gjumë. Nëse vazhdon ta pengosh drejtësinë të vihet në vend, nëse tenton të mbrosh ata që ke urdhëruar dhe ata që kanë vënë në shënjestër Aleksinë për ta vrarë, që të vihej në jetë projekti yt kriminal për vrasje të paramenduara, atëherë bashkë me gjithë pushtetet, ke marrë përsipër gjithë përgjegjësitë për vrasjen e Aleksit.

Dhe, mos kujto se ti dhe Familja juaj keni të drejtë të merrni jetët tona, ndërsa ne kemi detyrë ta pranojmë këtë fat. Dimë ta bëjmë vet fatin tonë, edhe nëse politika na lë në mes të rrugës.

Unë vazhdoj të shpresoj se drejtësia do të triumfojë dhe projekti juaj kriminal për vrasje politike të paramendura, do të ndëshkohet. Nuk kemi ndërmend të vdesim pa e parë këtë ditë.

• Autori është xhaxhai i Aleks Nikës, vrarë më 21 Janar, me duar në xhepa, para kryeministrisë nga forcat e Gardës.

31 komente në “Letër e familjes Nika: Çdo vrasës kthehet në vendin e krimit”

  1. jetmiri says:

    Ju uroj shendet zoti Mark Nika!e lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe u mallengjeva pa mase,komplimentet e mija per ato qe shkruan dhe pushka top per te cuar ne vend drejtesine e munguar ne kete vend te frikesuar e te marrosur nga krye i marri S.Berisha.Perderisa drejtesia nuk mund te veproje atehere keni gjithe te drejten te hakmerreni privatisht ndaj ketyre perpindeshave te pushtetit horror,dhe te jeni te sigurte qe nuk jeni vetem,populli zien,nje shkendije do dhe do te shohesh se uragani popullor do ti fshije nga faqjae dheut keto kucedra qe kane zaptuar atdheun tone dhe po e perdhunojne perdite.

    1. jimmi says:

      politika ju la te vrare ne mese te bulevardit nga mostra salije e edvine ramen qe shikone te bashkepunoje me ilija mete . pune horrash Sidneje

  2. Nadia Shabani says:

    Cfar ndodhi me komentet tona perse i hoqet, ishin mbi 71 komente kunder Sali Berishes dhe ju e paskeni ndihmuar duke ja hequr komentet mbeshtetese ndaj Mark Nikes. E cuditshme duhet te na jepni nje shpjegim perse i keni hequr komentet.

    1. TemA Online says:

      Shkrimi u ribotua nga fillimi, pasi u fshi gabimisht.

  3. BENI says:

    JU LUMTE DORA QE KENI BERE KETE SHKRIM ,,,,GJITHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN BASHKOHEN ME JU DHE ME HIDHERIMIN TUAJ

    ATA QE DHANE URDHER PER TE QELLUAR NE 21 JANAR NUK I ZE GJUMI KANE MAKTHE NATEN SEPSE MORREN JETEN E NJEREZVE TE PAFAJSHEM QE NUK PO BENEIN ASGJE
    SADO TA PENGOJNE HETIMIN DHE DREJTESINE DO VIJ DITA QE DO TA PAGUAJNE ATE QE KAN BERE SE ZOTI ESHTE I MADH
    ESHTE NJE SHPREHJE QE THOTE POPULLI ,,JO TE ATA PERSONA VETE PO ATJE KU U DHEMB SHPIRTI ME SHUME TE FEMIJET E TYRE ,,,SEPSE VDEKJEN E KANE ME MJALTE.

  4. Tropojani says:

    Bravo, zoti Aleks! Si njeri i Drejtesise qe jeni, po i beson asaj, por, kur mendoni se ajo mbase nuk do mund t’i shkoje deri n fund te se vertetes, keni menduar ta zgjidhni vet. Eshte logjike. Ne kete Shqiperi te gjymtuar nga Berisha dhe po kaq, ne mos rende, edhe nga servilet e ndyre te tij nuk mund te pritet asgje. Edhe opozita duket se po i lane duart me 21 Janarin. Tani duket se ka te tjera “halle”!!! Edhe nje here ju pergazoj per gjykimin e paster qe keni. Do te ishte mire qe ne kete rruge te shkonin edhe tri familjet e viktimave te tjera. Se edhe gjaku i njerezve te tyre nuk eshte me i lire se ai i Aleksit te paharruar. Berisha, Basha< Ndrea e co duken sikur kane kapur qiellin me dore, por nuk e dine se edhe ne qiell shkohet. Dhe, me sa duket, do te shkohet.

  5. Kris says:

    Jemi me Ju Z.Nika.Por,ruajuni se ky njeri, i rjedhur nga trute,mund te beje gjithcka,per te mbuluar krimet e tij,Berisha do te vijoje te vrase.

  6. nastradini says:

    FAJIN E ETERVE DO TA PAGUJANE ATA QE VIJNE ME PAS.

    Kjo shkruhet ne BIBEL. Kjo do te vleje edhe per Sali Kriminelin.
    E lexova me nje fryme shkrimin BRILIANT te ketij trimi shqiptar. Prandaj nastradini te thote: Mark Nika nuk e di se ku te gjej qe te jap dhe ta shtrengoj me nderim doren e mikut. Me njerez si Mark Nika nuk ka sesi te shuhet SHQIPTARIA. Qe Saliu dhe Banda e tij Mafioze kerkon ta shuaje me cdo kusht. Per te mbushur xhepat e ndryre me milionat e vjedhura duke ja mbathur me pas per ne drejtim te paditur. Sali Krimineli po shkaterron traditat, po shkaterron ekonomine, po shkaterron shpresen tek shqiptaret. Dhe ASKUSH nuk po ja thote ne sy qe eshte nje kriminel ordiner, qe vret njerez si zogj pule, per te mbuluar vjedhjet makaber te fondeve publike dhe pasurise private. Le te mos harrojme qe me pare ky kriminel ordiner pa pike kulture dhe meshire njerezore kishte vrare si gjakatar Remzi Hoxhen, duke e torturuar derisa i mbeti ne dore. Pse e vrau? Askush nuk e ka thene deri tani. Vetem mesojme se ekzekutuesi Ilir Kumbari vazhdon te fshihet nga Drejtesia me emer tebtil. Saliu paguan shuma maramendese per ta mbajtur te fshehur. Nuk tregon se ku e ka groposur dhe ku e ka betonuar. Nuk tregon as edhe Visha si Bisha qe e ka vene ne krye te SHKU-t famekeq. Le te mos harrojme se Sali Krimineli groposi ne Gerdec 26 njerez krejt te pafajshem. Nga lakmia per te vjedhur Armatimin e Ushtrise shqiptare bashke me djalin e tij dallkauk dhe injorant. Askush deri me sot nuk i ka kerkuar hesap. Le te mos harrojme se per te mbuluar aferen makaber te Gerdecit vrau edhe deshmitarin e vetem okular, Kosta Trebicken per lidhjet e djalit te tij ne dallaverat me vjedhjen e Armatimit te Ushtrise, qe shkaktuan edhe BUMJEN ne Gerdec. Le te mos harrojme se Saliu njere i vuri zhjarrin Vatanit ne vitin 1997 dhe shpetoi paq me ndihmen e Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Bashkim Finos me shume dinosaure prehistorike te Partise se Punes nga pas. Nga e ka zanafillen edhe sekretari i kesaj Partie Famekeqe Sali Komunisti. Prandaj edhe shkrimi kritik ndaj Opozites i zotit Nika eshte kaq aktual dhe me vend sa nuk mund t’i shtohet asgje. Nerimet nga nastradini zoti Nika dhe mbajeni koken lart, sepse kur nastradini ishte ne burg e vetmja gje qe enderroja ishte HAKMARRJA e Zotit per kriminelin Enver Hoxha. Dhe Zoti ne qiell ma degjoi lutjen e tij. sic do te degjoje edhe lutjen tuaj per kriminelin Sali Berisha. Sepse edhe BIBLA e Zotit ka theneqarte:

    FAJIN E ETERVE DO TA PAGUAJNE ATA QE VIJNE ME PAS.

    1. Odiseu says:

      Me gjithe respektin qe kam per komentet e nastardinit, dhe gjithashtu per respekt te vuajtjve te tij ne burgjet e diktatures, nuk mund te bie dakort ne kete koment mbi konstatimin e vetem. Zoti ma degjoi lutjen!!!! Me fal por Enveri vdiq nga Zoti kur ishte jo pak po 77, dhe ky barabar eshte akoma 68, mos duhet te na e lere Zoti dhe nja 10 vjet te tjere??!! pjellat e Enverit une nuk kam degjuar te lajne ndonje mekat qe ka bere i jati, dhe per me teper zonja e tij qe ishte krahu i djathte i krimeve te tij, mender po lan mekate???!! beri ca burg si gjithe plakat qe kane bere per nga nje gjethe hashashi, dhe tani na jep intervista e na shkruan libra per Heroin e saj…. Me vjen keq nastardin po ne jemi kombi me kujtese me te shkurter ne bote…Diktatorja po jeton te njejten kohe me viktimat e saj dhe po ngrohen ne te njejtin diell ajo dhe pjellat e saj e Ti si viktime e tyre, apo dhe mijera si ty!!!! Zogu , plehra e pare e shqiperise se pavarur…po rehabilitohet me monumente e me vend ne histori si shtetar me vizion, nderkohe qe ka akoma gjalle popull qe jetoi tradhetite e tij dhe hajduterine e tij…. Ku jemi ne shpirti i protestes dhe hakmarrjes ndaj se vertetes e se drejtes….Jemi ketu ne meshire te fatit e ne Pritje te zgjidhjeve nga Zoti….Mire na e bejne gjithe diktatoret e ligj….Xhaxhai i Aleks Nikes do ishte nje nga trimat e respektuar nese do jepte kushtrimin qe populli te ngrihej per ndeshkimin e krimenleve qe vrane jo vetem ata kater por vrane shpresat e nje populli te tere se ky vend mund te drejtohet nga njerez me ndjenja humane….Nje fjale e tij pa mpleksje te politikaneve te asnje krahu do bente te ngriheshim te gjithe krah tij e te mos e linim ate zagar qe ndolli perseri eren e gjakut dje, qe te bente asnje cast gjume….Respekte xhaxhai i Aleksit dhe mere hakun e tij duke na udhehequr ne ne thirrjet e forta per denimin e krimineleve qe na sfidojne ne dhimbjen tone me sarkazmen djallezore te lindur ne shpellat nga vijne…

      1. nastradini says:

        ZOTI PAQESOR DHE I RREPTE NE QIELL KA THNE GJITHASHTU: “KUR MERR JETE NJERIU PERGATITU TE JAPESH JETEN TENDE DHE TE ATYRE QE VIJOJNE”.

        Ke ngritur temen mjaft te panjohur ne vendin tone pa fat, ate te NDESHKIMIT si pjese e DREJTESISE o mik i panjohur. Qe eshte edhe “Thembra e Akilit” per DEMONET e pushtetit te pakufizuar. Ne kete teme ben pjese edhe tema e kapitullit te DREJTESISE te Zotit, qe ndeshkon diktatoret kudo qe ndodhen ne Bote. Kemi pare si perfunduan Neroni mijera vjet me pare, Hitleri, Stalini, Pol Poti, Caushesku ne kohet moderne. Pame edhe si ra kokeposhte Enver Hoxha dhe si mileti beri shurren mbi statujen e tij. Ne janar te 1985 ne burg me zuri tifua e morrit te kuq dhe gardianet ma kishin hequr fillin. Edhe infermieri i burgut kishte frike te hynte ne qeli. Atehere fillova t’i lutem cdo ore te dites Zotit te Madh qe te mos vdisja me pare se krimineli sadist Enver Hoxha. Zoti ma degjoifjalen dhe e perballova tifon e tmerreshme ne vetmine e qelise. Sa u habiten edhe gardianet kur me pane te gjalle qe isha ngriturne kembe. Nje kosovar mik, qe sot jeton ne Kanada me ofroi ushqime me cilesore, qe ja sillnin te afermit e tij dhe gradualisht e mora veten. Ne prill mesuan qe Enver Hoxha kishtengritur kembet perpjete. Thashe me vete qe Zotit nuk kisha me se cfare t’i kerkoja. Sepse lutjet e mia ishin plotesuar. Dhe dua te me besosh se nuk me bente me pershtypje, se do ta kaloja gjithe jeten e mbetur ne burg. Dhe ja ku jam sot, une nastradini qe e pij kafen e mengjesit tek Tajvanit dhe shiqoj femijet te luajne ne lulishte. Koha e nastradinit ka mbetur pas o mik i ILIADES se Homerit. Prandaj edhe nastradini i drejtohet zotit trim Nika, qe te kete durim dhe paqe ne shpirt. Familja gjakatare Hoxha sot gezon te mirat e demokracise qe jamohoi 50 vjet me radhe shqiptareve, sepse ne krye te shtetit jane te njejtet gjakatare te Partise se Punes me Sali Komunistin ne krye. Por Zoti ne qiell shikon dhe vezhgon. Dhe dita e shpagimit nuk do te jete larg.

  7. malcori says:

    te gjitha vrasjet makabre jane kryer ne shqiperi ktue e 70 vjet,dhe askush nuk ka paguar, perjashto hakmarrje per motive te dobeta, kjo tregon nivelin e ulet thuajse primitv te shoqerise shqiptare ne lidhje me reagimin mbare shoqeror kunder makabres te perfaqesuar nga nje klan,eshte e kote te shpresosh se nje dite do te ndodh nderkohe po kapercejme shekullin

  8. BREGU I DASHIT says:

    Kam te drejte t’u pyes. U TRMBET .PSE I KENI HEQUR SHKRIMET TONA KU KEMI KOMENTUAR ? PRES PERGJIGJE .

    1. Nadia Shabani says:

      Po pra e bera une ate pyetje me lart dhe me thane qe e paskan botuar shkrimin nga e para se e paskan hequr “gabimisht” se bashku me komentet tona mbi 71 komente, ne nuk kemi kohe te rrime gjithe diten ne kompjuter ti shkruajme prape keshtu qe duhet te punoni pak me me pergjegjesi se keni hequr mbi 71 komente qe mbeshtesnin Mark Niken dhe tani kane mbetur vetem 11 komente me kete rast e keni ndihmuar edhe Bersihen.

  9. I.Troplini says:

    Qytetaret shqiptare qe nuk kane lyer duart me gjak dhe ata qe nuk vjedhin kete popull per llogari te atyre qe sot ndihen “te pandeshkueshem” dhe “te perjetshem”, jane pjese morale e familjes Nika. Me pushkatimin e Aleks Nikes, u synua te pushkatohej edhe krenarija e shqiptarit per tu ndjere i lire, per te dale ne proteste kur qeveritaret qe duhet ti sherbenin popullit, sillen si hajdute ordinere.Armet e gardes se Sali Berishes mund te pushkatojne njerez te pafajshem, por ato kurre nuk do te mund te shkelin me kembe nderin e familjes Nika.

  10. Nikol says:

    Zoti Avokat keni koh që zgjateni me intervista me televizjone nuk keni çfar te prisni ndajeni mendjen lini histor. Beni ate qe duhet bere ku te jete pika me e dobet me dhimbsura shkurt merni hakun,se sa te jesh gjall ti dhe raca juaj mos shpreso te ligji nuk do marresh vesh kurre se Sali Berishes i hyri ferra ne kembe nga vrasja e 21 Janarit.

  11. ALEX says:

    Nuk zgjithen keto pune me llafe por sic ju vrau AI ju keshtu duhet et beni me te gjithe ata qe ju vrane me te parin Kryeministrin pastai Edi Ramen e te tere me rralle se asnjerit nuk i intereson per ne vetem tek xhepat e tyre e kane mendjen.

  12. mira says:

    Ne mos sot, neser, xhaxhai i Aleksit nuk e ka te veshtire te marre gjakun e nipit te tij. Kete gje saliserbi e di mire. Dhe prandaj ai i bie asaj vrime te fyellit duke ditur se memorja e shqiptarit eshte katandidur per tu dhjere dhe pak nga pak te mendohet se jane te tjere pergjegjes per gjakun e 4 deshmoreve te vrare pabesisht nga regjimi i serbit viçidolas.

    Thirja per drejtesi per gjakun e Aleksit eshte nje thirje dhe inspirim per drejtesine shqiptare te munguar.

    Te jeni i sigurt se jo thirrja e opozites por e juaja do te ngreje gjthe popullin e ndershem dhe liridashes ne kembe!
    Jemi me ty jo me fjale por me vepra

  13. Alpini says:

    FAJIN E ETERVE DO TA PAGUJANE ATA QE VIJNE ME PAS.
    Keshtu i ndodhi edhe ketij budallait ketu qe del si nastradini.
    Ky nuk eshte nga ata te persekutuarit e ndergjegjes,ky pagoi dhe ka akoma per te paguar fajet e babait te tija.
    Nastradini deri diten qe ra brenda ka qen nje persekutor i zellshem,si puna ketij ka plot ne Shqiperi se babai i tyre shpirteror ka qen si daci qe hante edhe kelyshet e vete.
    Nastradini ne çdo qelize tenden je nje komunist i pagdhendur.

    1. nastradini says:

      DEMONET DO TE QAJNE NE DITEN E SHPAGIMIT. NGA BIBLA

      Alpin Ciniku, duket qe je njeri i afert me familjen e Sali Kriminelit. Ndryshe nuk do te flsje me kete gjuhe prej halabaku. Megjithate nastradini nuk te zemerohet. Se ka pare shume si puna jote edhe me pare edhe tani. Vetem meso nga nastradini se ndeshkimit te Zotit ne kete Bote nuk i shpeton njeri. Nuk i shpetoi Neroni i lashtesise. Nuk i shpetoi Ducja e Italise. Nuk i shpetoi Hitleri i Gjermanise. Nuk i shpetoi Stalini i Rusise. Nuk i shpetoi edhe Caushesku i Rumanise. Nuk i shpetoi edhe Enveri i Albanise. Prandaj nuk ka se si t’i shpetoje edhe Saliu i Alpinit te Shqiperise. Sepse i ka duar te lyera me gjak njeriu deri ne bryl. Dhe kjo nuk e dallon fare nga Diktatoret e tjere te permendur me pare. Babai i nastradinit vdiq me nder si nje shqiptar i denje, si nje intelektual dhe biznesmen me ideale Perendimore te pandryshuara deri ne frymen e fundit. Ne femijet e tij krenohemi me atin tone dhe me vepren e tij akoma te panjohur nga historia 20 vjet pas renies se Murrit te Berlinit. Pse keshtu? Si keshtu? Sepse babai i nastradinit nuk ju nenshtrua ofertes se DJALLIT komunist Enver Hoxha dhe mesuesit te Sali Berishes ne Partine e Punes. Sali Berisha ka kerkuar vdekjen ne litar per Hysen Shoshorin, trimit te trakteve antikomuniste me kafka dhe mik te nastradinit ne vitet e errta te diktatures komuniste. Saliu nuk ka guxuar te dale boterisht per te pranuar aktin heroik te tij sepse e di qe eshe i dhjere koke e kembe. Sali Berisha nuk ka permendur asnjehere intelektualet e vertete shqiptare dhe ka injoruar heronjte e vertete ne luften e tyre kunder enverizmit. Alpin Berisha nga paniku i replikes duket ashiqare frika e SHPAGIMIT, qe te ben te shkruash keshtu per nastradinin duke perdhosur kujtimin e prinderve te tij intelekuale dhe patriote si shume te tjere. Por mos harro se koha juaj po mbaron. Vetm meso se kete radhe nuk do te keni me Fatos Nanon dhe Bashkim Finon per t’ju fshehur dhe strehuar ne qilaret e shtepive te tyre. Populli shqiptar do t’ju gjeje edhe ne brimen e miut ku te jeni fshehur. Dhe kur te vije dita e SHPAGIMIT meso nnga nastradini, se do te qani me lote sic kane qare prinderit e nastradinit kur i torturonin xhelatet gjakatare te Enver Hoxhes. Sic qante edhe Remzi Hoxha kur xhelati i Saliut Gazidede Kafsha dhe Visha Bisha i thyenin kockat e trupit nje nga nje. Me pas e betonuan ne ndonje kembe ure si mafia siciliane. Pranadaj nastradini te thote:

      DEMONET DO TE QAJNE NE DITEN E SHPAGIMIT. NGA BIBLA

  14. Sacer Toti - Suedi says:

    Mark! Gjakpirësi Sali Krimineli është vrasës, vampir, hajdut, grabitës, pirat, rrugac, huligan, sadist, pervers, skizofren, psikopat. Hakmarrja do të jetë kolektive! Nuk do të lemë vetëm! Verdikti i së drejtës , sot ose nesër do ta godasë fort këte monstër shtazore të xhunglës vucidolase!

  15. Alpini says:

    nastradin ,po te thuash te verteten duhet te shkruaje gjera te tjera aty.Jeta e burgut te ka bere nje llafazan te rendomte qe vaj medet se ç’kane hequr shoket e kapanonit a te biruces nga pranija tende.
    nejse bashke me burgun shume nga ata kane harruar edhe minuset e jetes aty,si jane rastet e spiunimit,te vjedhjevet,bartesit te llafevet e shtremberimit,imoralitetit,servilizmes,dallkaukut,mashtruesit qe duket qe e ke zanatin tend.
    nastradin po vjen vera e 2013 dhe fitorja e PD eshte e pashmangeshme,biles Partine Demokratike e mban ne pushtet me shume llafi-Shqiperia do te behet dhe me shume per inat te disa shqiptarevet-
    midis ketyre antishqiptarevet je edhe ti ,biles je nga hera aty,biles aty ke lindur dhe eshte me se e justifikueshme qe edhe deri ne brryl ti lyejme duart tona me gjakun tuaj prej antishqipari.ndryshe nuk ka rruge tjater,gjarperit duhet ti shtypet koka mire dhe gjarperi nuk vritet me duart e tjetrit.Ne do ta vrasim gjarperin qe do te helmoje te ardhmen e Shqiperise e se bashku me te edhe kelyshet e tij te neveritshem………….

    1. nastradini says:

      Flet me gjuhen e Enver Hoxhe SADISTIT o Alpin Berisha. Koken e gjarperit donta ta shpypte edhe gjakatari me i madhi te gjitha koherave per fryme te popullsise, por nuk ja arriti qellimit. Sepse Zoti i Madh ne qiell e denoi dhe i ktheu kembet perpjete para se te ralizonte historine e tij te Kokes se shtypur te Gjarperit. Por per fatin e keq te shqiptareve la pas FAREN e se keqes me Saline dhe shume alpine nga pas. Qe tani qeshin me duart e lyera me gjak njeriu. Pergjigje po te kesh nje fare MORALI shqiptar para se te fyesh dhe te ofendosh nastradinin per antishqiptarizem: “Ku e keni groposur dhe betonuar kufomen e Remzi Hoxhes? Pasi i thyet kockat e trupit nje nga nje me tortura te padegjuara? Ku e keni fshehur kriminelin ekzekutues Ilir Kumbaro? Kush paguan per fshehjen e tij nga Drejtesia ne Bote?.” Pasi t’i japesh pergjigje ketyreve pyetje madhore atehere ke te drejte te shkruash lodra berishiste me TRA-LA-LA sa te duash. Dhe te qeshesh dhe tallesh me fatkeqesine e tjetrit. Prandaj nastradini te thote se koha juaj po mbaron, sahati i Drejtesise po ben tik-tak dhe dita e SHPAGIMIT nuk eshte larg. Leri fitoret berishiste te 2013-s si te Duces dhe Hitlerit dhe filloni te QANI qe tani. Sic qanin prinderit e nastradinit kur i torturonin xhelatet e Enverit, mikut te Sali Komunistit. Sic qante edhe Remzi Hoxha kur e torturonin xhelatet e Sali DEMONIT, Gazidede-Kafsha dhe Visha-Bisha. Degji nastradini edhe ti o karafil: Fillo te qash sa me pare ne vend te vazhdosh te qeshesh me fatkeqesine e tjetrit.

      1. Alpiniu says:

        nastradin,ktheju realitetit.shof me keq ardhje se ti ke mbetur po i njejti rrufjan ose me keq akoma-je i deshperuar me veten tende se gjate diktatures ishe ushtar besnik dhe i zellshem i saj dhe se mendoje asnjehere se pastaj do mbeteshe si limoni i shtrydhur dhe do perfundoje burgjeve duke vazhduar njelloj detyren,duke pergjuar e pse jo duke ridenuar shume njerez antikomuniste ..o dobiçi nastradin je nga ato sajesa qe thonit per partine e punes nena jone dhe s’ka nene te keqe ,s’ka nene qe si don bijte e saj dhe si trongull qe ishe pritshe rehabilitimin………me sakte njerez si puna tende atje e kane vendin ne burgj dhe ne nje regjim te forte se edhe diktatura e aq me pak demnokracia nuk kane nevoje per funderrina si ty qe pleqeria duhej t’ju kalonte tangent dhe pastaj ne hale te gomarvet se sa me shume qe na harxhoni ajrin dhe taksat aq me keq eshte per ne.

        1. nastradini says:

          QANI DHE MOS QESHNI!

          Nga emocioni dhe mllefi ne shpirtin katran i ke shtuar nje “U” emerit famoz o Alpin Djali. Gjuha e halabakut nuk te ben me interesant, prandaj mundohu te replikosh me inteligjence. Koha e nastradinit ka kaluar, por koha e Shqypnise nuk ka mbaruar. Te shkruajta, se je nje njeri i afert me familjen e Sali Berishes prandaj te dhembin shkrimet e nastradinit dhe reagon ne kete menyre te pallogjikeshme me fjale dhe akuza boshe pa kurfare permbajtje me ofeza boshe. Prandaj edhe nastradini te replikoi: “Mos qesh me viktimat e pushtetit, por qaj ti dhe Sali DEMONI per ata njerez qe ky kriminel ka torturuar dhe ka vrare me doren e vet. Njesoj si Enver Hoxha vite me pare. Qaj edhe ti o Alpin Ciniku sic qanin prinderit e nastradinit kur i torturonin xhelatet e Enverit ne qelite prej betoni te Sigurimit te Shtetit. Qaj edhe ti o Alpin Qesharaku sic qante Remzi Hoxha kur e torturonin xhelatet e Sali Komunistit ne qelite prej betoni te Ishullit te Lezhes. Qaj edhe ti o Alpin Dallkauku si qan familja e Remzi Hoxhes se nuk e di akoma ku e ka vorrin e te atit, te groposur nga KAFSHET e SHIK-ut te Sali DEMONIT ne ndonje kembe ure, qe kapobanda prej Tropoje e ka inaguruar me pas. Qani te gjithe ju o kriminele me vule ne balle se dita e SHPAGIMIT nuk do te vonoj.

          QANI DHE MOS QESHNI!

  16. Ed Tradhetari says:

    Mos u zgjatni shume ne komente, duhet te solidarizohen te gjithe ne mbeshtetje te avokatit.
    Perhapni ne tere shoqerine tuaj shkrimin dinjitoz , ta shkruajne tere gazetat opozitare kete shkrim , qe cubi Sali ta pyesi bythen mire se ka te beje me te gjithe ata qe ishin ne shesh dhe me familjet e tyre. Te gjithe ne mund te kishim fatin e keq te Nikes. Te nderuar njerez duhet ta cojme ne vend drejtesine !
    BERISHA JE NJE ORDINER … se ke te gjatearjan janaj  —  7 Gusht, 2012 në 2:55 pm

  17. Fred says:

    O mark me respekt per humbjen tuaj e ka gjithe shqiperia ,,,,, keto njerze nuk marrin vesh me letra,,,, gjaku merret dike I fut plumin saliut or bashes kush e ka fajin ,,,,,, nuk ka drejtesi nga keto njerze ,,,, ju paste lane jete te gjate si familje

  18. bc says:

    o nastradin prej zotit prej zotit por e don nje te styre prej robit se po ti presesh te gjitha prej zotit edhe zoti thote me keta do te merrem une gjithe kohen.dhe per mua kjo eshte mynyre harrese oportuniste dmth kur ti vije nga zoti,nga zoti jemi te denuar te gjithe mjer ai qe nuk e kupton, por shoqeria duhet te denoj ata marrin jete njerezish,dhe behen me zot se zoti vete dhe jo te presin nga zoti

  19. Tori Usa says:

    Nastradin, tu lumt per ato qe shkruan, dhe per menyren shume inteligjente te komunikimit. Eshte e habiteshme dhe e pafaleshme per popullin qe vendi jone vazhdon akoma te sundohet nga juntat gjakatare. Pajtohem me mendimin tend o djal dhe mos shih se c’brockollisin Alpinerit, se dihet qe ata jane parazit, krimba qe ushqehen ne trupin e kermes kriminale, ndaj dhe nuk duan qe kjo kerem te hidhet ne plehera. Mendoj dhe uroj se durimit i ka ardhur fundi, dhe Shqipetaret duhet te vendosin ne menyren me dinjitoze ta pastrojne oborrin e Shqiperise prej copezash llave akoma te ndezura mbetur ketu prej vullkanit pervelonjes komunist.

  20. kondi uk says:

    VETEGJYQESIA ESHTE VENDIMI ME I DREJTE NE SHOQERON E KRIMINALIZUAR SHQIPTARE .PRANDAJ TE INNKURAJOJ QE MOS E VONO TA KRYESH ATE,

  21. fatmiri says:

    Po te lumte ajo dore e ajo mendje e ndritur o z Mark po halli nuk eshte vetem i juaji ,por i joni, i te gjithe shqiperise.JU PERSHENDES

  22. Tori USA says:

    Nuk besoj te me ket tradhetuar kujtesa zoti Mark, ne 1978 isha ushtar i ministrise se brendeshme, dhe cdo mengjes pershendetesha me ministrin, zv ministra si Iftica, Tafa, etj po njeri prej punonjesve teper komod, i sjellshem e i qeshur na kishte lene pershtypje te gjitheve dhe na impononte respekt. Ai quhej Mark Nika nje portret i njeriut te mire qe une kame nderin ta shoh sot ketu mbas tridhjet e ca vitesh. Ju uroj shendet zoteri i nderuar, dhe u pafshim ne Shqiperine e cliruar e te pastruar mire prej coperave te tullave te KUQE qe kane mbetur akoma neper kembet tone prej rrenojave te germadhes komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje