Leter e hapur nga familja e Aleks Nikës: Çdo vrasës kur ndjehet i sigurtë në mosdënimin e vet, kthehet në vendin e krimit

24 Gusht 2012, 06:13Politika TEMA

Nga Mark Nika, Avokat*

Dëgjova nga goja e kryeministrit të Shqipërisë, se pas marrjes nën kontroll të SHISH dhe institucionit të Presidentit, qeveria do të hetojë dhe do të zbulojë ata që çuan para kryeministrisë të vrarët e 21 Janarit. Shumë njerëz mund ta dëgjojnë me neveri këtë njeri, duke mos pasur durimin as të dëgjojnë se çfarë thotë. Të tjerë mund ta dëgjojnë me frikë, duke menduar se diçka është duke bërë kundër opozitarëve. Ka të tjerë të sëmurë që mund ta dëgjojnë dhe me admirim, si pjesë e pushtetit të tij, pasi here- herë shpërthimet e tij aluçinante u heqin frikën nga përgjegjësia që kanë për krimet e bëra.

Por, ne, familjet e viktimave të 21 Janarit, kemi arsye të forta ta dëgjojmë këtë njeri, si një vrasës që kthehet vet në vendin e krimit.

Kam shkruar disa herë publikisht për zvarritjen e hetimeve të 21 Janarit, për prishje të provave, për presione të qëllimshme nga ana e pushtetit për të zhdukur dëshmitë, për hedhje poshtë të ekspertizës së FBI-së për vrasjet dhe mbi të gjitha për fshehjen e projektit kriminal për vrasje të paramenduara dhe të selektuara për terror dhe eliminim të opozitës.

Kam pritur me shpresë letrën e ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, në familjen e Aleks Nikës, duke na premtuar drejtësi për 21 Janarin, sidomos pas përfundimit të hetimeve të FBI-së, që vërtetuan projektin kriminal për vrasje të paramenduara.

Kam pritur me shpresë se opozita do të luftonte deri në fund dhe me çdo mjet për t’i kthyer vrasjet politike në simbol shprese për luftën ndaj vrasësve dhe jo në simbol dëshpërimi dhe frike, siç po tentohet të kthehen.

Kam pritur që së paku, Sali Berisha, njeriu që ka drejtuar vrasjet pas xhamit të blinduar të qeverisë, të mos dërgonte lajmësa me lek për të mbyllur gjakun, por të kërkojë ndjesë të thellë dhe të dorëzojë ekzekutorët.

Pas gati një viti e gjysmë nga vrasjet, kur dy vajzat e Aleksit me kokë nga dera, presin ndonjë lajm për babain e tyre, nga ekrani i TV-së, u shfaqet portreti i njeriut i cili ngjalli zi në shtëpinë tonë dhe tenton ta ripërdhosë vrasjen e babait të tyre.

Kur shpresat tona për drejtësi kanë humbur më shumë se kurrë, kur vrasësit i shikojmë si gradohen nëpër institucione, kur ish-ministri i Drejtësisë kur u vra Aleksi bëhet president, kur ish-ministri i Brendshëm gradohet kryetar Bashkie, kur ekspertiza e FBI-së hidhet në kosh si letër higjienike, kur opozita e lodhur dhe e shpërqendruar në betejën e saj, gati ka frikë të çojë në mendje protestat për shkak të 21 janarit, na riktheu tek ajo ditë, vet njeriu kryepërgjegjës i 21 Janarit, Sali Berisha.

Çdo vrasës kur ndjehet i sigurtë në mosdënimin e vet, kthehet në vendin e krimit. Sali Berisha, i ngopur dhe i sigurtë nga gjithë pushtetet që po merr, është kthyer sot me makthet e veta, tek vendi ku ka vrarë dhe arsyet përse ka vrarë.

Mirësevjen tek gjaku i Aleksit Sali Berisha. Ju mund ta harroni dhe ta kujtoni atë, mund ta fyeni dhe ta lavdëroni, mund ta demonizoni dhe shenjtëroni, sipas interesave që ka politika e qelbur shqiptare, por kujdes me vendin ku ka derdhur gjakun.

Atje jemi ne, familja e tij, janë vajzat e tij jetime, gruaja, prindërit, unë që kam përgjegjësinë dhe detyrën ta laj gjakun e tij duke besuar tek drejtësia.

Mirëserdhe tek ky vend ku ke vrarë!

Mirë do të ishte të vije bashkë me Komandantin e Gardës, që ka qëlluar mbi të vrarët dhe është provuar. Mirë do të ishte të më sillje dhe njerëzit e afërt të rrethit tënd, që kanë përzgjedhur Aleksin mes turmës së rralluar para Kuvendit për ta vrarë. Mirë do të ishte që mbi këtë pellg gjaku që ne e ruajmë të paprekur ne zemrat tona, të mos afroheshe për ta shitur gjakun e tij, por për të treguar pse e përzgjodhe për ta vrarë, pse e vrave dhe pse nuk dorëzon vrasësit?

E dimë që të tmerrojnë këto pyetje, dhe si çdo vrasës e dimë që do të sjellin herë pas here këmbët tek ky pellg gjaku, ku me gardistët e tu e vrave Aleksin me duar në xhepa, por nuk e dimë si të shkon mendja që mund të të falim gjakun e Aleksit dhe mbi të gjitha të të lëmë të tallesh me gjakun e tij.

Mendohu mirë herë tjetër kur të të shfaqet në mendje ky pellg gjaku që ke derdhu në bulevard. Mendohu mirë se ky pellg gjaku, në mos pastë drejtësi, në mos pastë pushtet të drejtë, në mos pastë diplomat të drejtë, në mos pastë opozitë të zonjën, ka disa gardian që nuk vdesin pa ja marrë hakun Jemi ne, Familja e tij, vajzat e tij që po rriten jetime dhe miliona shqiptarë që i kemi në anën tonë për të vendosur drejtësi për këtë krim që ke bërë.

Nuk i shpëton dot kësaj historie, dhe nuk ka për t’u mbyllur kjo punë vetëm me makthet që të lënë pa gjumë. Nëse vazhdon ta pengosh drejtësinë të vihet në vend, nëse tenton të mbrosh ata që ke urdhëruar dhe ata që kanë vënë në shënjestër Aleksinë për ta vrarë, që të vihej në jetë projekti yt kriminal për vrasje të paramenduara, atëherë bashkë me gjithë pushtetet, ke marrë përsipër gjithë përgjegjësitë për vrasjen e Aleksit.

Dhe, mos kujto se ti dhe Familja juaj keni të drejtë të merrni jetët tona, ndërsa ne kemi detyrë ta pranojmë këtë fat. Dimë ta bëjmë vet fatin tonë, edhe nëse politika na lë në mes të rrugës.

Unë vazhdoj të shpresoj se drejtësia do të triumfojë dhe projekti juaj kriminal për vrasje politike të paramendura, do të ndëshkohet. Nuk kemi ndërmend të vdesim pa e parë këtë ditë.

*Autori është xhaxhai i Aleks Nikës, vrarë më 21 Janar, me duar në xhepa, para kryeministrisë nga forcat e Gardës.

43 komente në “Leter e hapur nga familja e Aleks Nikës: Çdo vrasës kur ndjehet i sigurtë në mosdënimin e vet, kthehet në vendin e krimit”

    1. Epirioti says:

      Leter teper Njerzore teper Humane dhe teper e Dhimbeshme, Zt M.Nika ju e prisni diten e gjykimit por kujdes se Gjakatari mos ju godet mbas shpine, si A.Hajdarin, Zt Trebicken, si Gjyqtarin K.Ikonomi, si Zt Pashko qe humbi si Sheqeri ne Uje, si ky sherbetori i tij Gazidede qe u tret nga semundje e Mistershme si ajo e Litvenkos ne UK.

    2. Xhaxha leshi says:

      E mor muter ! Sdoli nje nga ju te shpetonte Shqiperine! U vrau tani tall edhe bythen me ju! Ben edhe letra ti ai nipi yt ha dhe !

      1. ishim me mire kur ishim me keq says:

        Mere me shtruar xhaxha leshi.Edhe emrin e fshehte e ke vene per tu tallur.Sali Berisha nuk ka vrare vetem Aleksin,Ziverin dhe dy te tjeret qe nuk po me kujtohen emrat,ju ndritet shpirti ku kane rene.Sali Berisha ka vrare tere lumin e protestuesve ne bulevard bashke me ne te tjeret qe nuk mendojme si ai.Sali Berisha meriton nje gjyq te thelle politik si hajdut i kombit,si tradhetar i kombit dhe per tere ligjet qe ka shkelur tamam si gjithe qytetaret e tjere. Mundesisht ti behet ne Kavaje e ti mbetet nga Kavaja ne Kavaje.Siç u tha per nazistat nga Nurenbergu ne Nurenberg.Pra atje ku e nisi veprimtarine antishqiptare te rrenimit te pasurive,grabitjes se tyre,nepermjet krimit politik,atje ta mare reston qe i takon si armik i Shqiperise.Vetem kur dhe vetem atehere kur te denohet ne menyren shembullore,te drejte armiku Sali Berisha vetem atehere ka per te patur demokraci Shqiperia.Vetem atehere Shqiperia ka per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur nga nje shpure hajdutesh kriminele me ne krye banditin e maleve Sali Berishen.

    3. ervis says:

      bravo xhaxhi kjo ishte dashurija dhe dhimbesija qe dergove per nipit tende por cfar te besh kjo eshte trejtesija shqiptare trejtesia e sali berishes me klyshet e vet drejtojne tmerrojne popuillin ky protestusi ishte me duar ne xhepa . ky kriminel na ka mar ne qaf ..ik or legen ik se na ke lon ne meste ruges .. trejtesi sa me shpejte

  1. Ben Chicago says:

    autori i krimit kthehet ne vendin e krimit
    po ky nuk eshte njeri eshte perbindesh

    1. fule says:

      Me S.Berishen duhet te luash ne fushen tij, ate te mashtrimeve dhe intrigave te ulta. I duhet premtuar imunitet per veten dhe familjen ne rast te terheqjes me vota nga pushteti. Pastaj i duhet keputur koka.
      Do shikoni se sa i vogel dhe i pafuqishem do ju duket ky njeri jashte kulles ku ku eshte ngujuar sot.

      Po harrojeni qe do e mundni Salen me politike te moralshme. Ky eshte mendimi im.

      1. evropiani says:

        Jam dakort me ty Fule. Kjo eshte ajo qe kerkonte perpara disa ditesh Manaj. Ska rruge tjeter, perndryhse do degjoni edhe tete vjet te tjera kafshen.

  2. ajdin says:

    KUSH VRET TJETRIN NE PUNE TE VETE,te beje gati arkivolin.KETE SALA E DI SHUME MIRE;

  3. NjeQytetarOptimist says:

    • Autori është xhaxhai i Aleks Nikës, vrarë më 21 Janar, ME GJAKFTOHSI, me duar në xhepa, para kryeministrisë nga forcat e Gardës.

  4. Tepelena. says:

    E presim me padurim atë ditë që do të vendoset drejtësia zoti Nika!Jemi në krahun e së drejtës gjithmonë…!Me juve,janë gjithë shqiptarët që i besojnë jetës në këtë vend!E dimë se e drejta një ditë do të triumfojë..dhe të katër viktimat e asaj dite…do të nderohen si dëshmorë të rënë për një kauzë,që i takon të gjithëve…!

  5. Heron says:

    Po i vret perseri ! Nuk ka asnje ndjenje humane ky lloj kafshe me emrin Sali!

  6. Aspirantja says:

    Ska fjale te mbuloj ate krim kaq te shemtuar te atij pushteti. Me vjen vertet keq per familjaret qe ky qen Sali Berisha dhe i vrau dhe ua kujton gjithmone duke bere lojra fjalesh. Kur do vije ajo dite qe Sali Berisha te terhiqet zvarre ne rruget e Sqiperise nga vete populli.
    Me shprese se do jete e afert.

    I paharruar kujtimi i te reneve te 21 Janarit.

  7. Heron says:

    Nuk i vrau politika i vrau babezia e saliut per kontroll e pushtet! Laro si ti qe behen paterica te Saliut jane me cnjerezore se Saliu!

  8. +10 says:

    …gjaku do gjak e plumbi do plumb. Vetem keshtu shpirti i Aleksit do te prehet ne paqe.

  9. usa men says:

    Zoti Mark !

    Ndajme me ju brengen dhe shqetesimin per hallin e madh qe na ka rene juve si familjare ne rradhe pare dhe ne si popull.
    Mendoj se berisha pa mbeshtetjen e disa qarqeve antishqiptare ne washington nuk do te guxonte t,i vriste ato 4 deshmoret dhe as te pshurronte ne kujtimin e tyre.

    Duket qe ne ngjarjen makabre te 21 janarit ne USA ka dy qendrime diametralisht te kunderta:
    1-ata qe mbrojne ligjet amerikane
    2-ata qe jane lobi i paguar i berishes

    Mendoj se hapi i pare i juaji eshte te ktheni mbrapsht letren ofenduese te ngushellimit qe ju dergoi pas nje viti z.arvizu.

    Jeni ne kohen e duhur te pershkallzoni veprimet tuaja dhe nuk do ishte keq te denonconit ne gjyqin e hages:
    .berishen si vrases direkt
    .arvizune si instruktor dhe mbrojtes te tij
    .edi ramen si tradhetar dhe frikacak.

    Jemi me ju ne cdo moment. Faleminderit !

    1. analist says:

      Heeem,he per he as un nuk kam cfare e keshilloj tjeter familjen e Aleksit dhe familjet e te tjereve te vrare nga Viçidolsi ne mes te Tiranes se pushtuar nga hordhit e tij.
      Inshallah ka mbetur pak gjak malcori ne dejet e familjareve qe t`ja nxjerrin nga hundet ktij pushti krimet qe ka ber ne keto vite dhe talljet qe guxon akoma te improvizoj duke perdhunuar dhe kujtimin e viktimave te tij.

  10. Malcori says:

    Ke fol si burre Mark Nika, e Sala qe asht bastard i maleve e din se çka ke desht me thane. Pushka top tu bafte se s’ka ka shkon pa e pagu gjakun e Aleksit.

  11. hasko duka says:

    Mark Nika te pershendes per kurajon dhe profesionalizmin tuaj. Te njoh nga afer dhe besoj tek vendosmeria juaj per drejtesi.
    Ju i dini shume mire detyrat e Prokurorise dhe Gjykates. Kjo leter e hapur eshte dhe per ata prokuror e gjyqtare qe merren me 21 janarin, qe te mos e fusin shpirtin ne gjynah me gjakun e atyre kater te pafajshmeve. Shpirtrat e atyre te pafajshmeve, familjaret e tyre dhe populli kerkojne drejtesi. Saliu shpejt a vone do te marre rrugen si shume diktatore te tjere.

  12. brigada 8s says:

    Mark! Ndaj me ty te njejtin mendim. Shkrimi yt eshte ai qe do shkruanin mijra Shqiptare.!

  13. Populli Shqiptar says:

    Mark Nika,ta dish se jemi miliona, dhe jemi me Ty dhe Familjen tende te nderuar shqiptare!Sali Berisha si cdo diktator do ta kete fundin ashtu sic e meritojne diktatoret dhe vrasesit!

  14. fieraku4u says:

    NJE ARTIKULL I SHKRUAJTUR ME SHUME VUAJTJE QE KAN PESUAR PJESTARET NIKA…

    MOS U MERZIT ZOTERI. SE EDHE NE QOFSE NUK E FUT OPOZITA NE BURG KETE PLERE. SALI VICIDOLI KA BERE AQ SHUME ARMIQ DHE GJAKMARRJE KA PER TE LARE, SA KA SHUME FAMILJARE TE NJEREZVE QE AI KA VRARE, QE DO VRASIN VETEM SALI VICIDOLIN POR EDHE PJESTARET E FAMILJES TI…

    KU SALI IDIOTI MENDON SE JA HODHI ME KAQ, PO HARRON SE KA FEMIJET DHE NIPER E MBESA…E GJAKU NUK FALET. E UN MUND TJU NUMEROJ NJE NUMER TE MADHE FAMILJESH QE KY IDIOT I DETYROHET GJAKUN.

    A SALI RRUMPALLA, KE HARRUAR SE JETON DHE KE BERE KRIME NE NJE VEND KU SI LIGJ APLIKOHET KANUNI DHE GJAKMARRJA…NUK I KE BERE LLOGARITE MIRE

  15. ToniTR says:

    Do te vije dita kur kjo kerme njerezore te marri denimin qe meriton…Do vije dita kur pushtetin qe ka rrembyer me gjak do ta humbi ashtu sic do humbi edhe servilat injorante. Do vije dita kur makinat e blinduara, eskorta dhe kamerat nuk do ta ndjekin me nga mbrapa dhe ai do ti kaloje vitet e fundit te jetes i vetem me shoqerine e cmendurise dhe percmimin e c’do Shqiptari!

  16. Akili says:

    Une mendoj se ma mire mos asht kan mos me lan femijen me dal aty te sheshi se sa tash me prit se kush po denohet ose …… . Harroje qe ndonjehere denohen pushtetaret shqiptare, megjithese nuk asht kan fare e drejt edhe ajo se qka kane bere protestuesit

  17. roni says:

    Zoti Mark e mbeshtet reagimin tuaj por me kujdes se Berisha tani ka gjithe pushtetet dhe parate e Shqiperise.Ky kriminel mund tu shkaktoje edhe me shume tragjedi ne familje.Eshte e veshtire por duhet te keni durim.

  18. maloku says:

    I paharrueshem kujtimi i deshmoreve te 21 janarit.

    Zoti qofte me familjet e tyre dhe popullin shqiptar

  19. ilir says:

    sali berisha eshte e keqja me e madhe e ketij vendi ,qe jeton me gjakun dhe djersen e popullit, drejtesia vonon por nuk haron,rofte populli fukara,poshte te pangopurit

  20. racionali says:

    Zoti Mark,me mendje shpirt e zemer jemi me ty dhe familjaret e viktimave te 21 janarit. Sot na e ktheve te fresket 21 Janarin.VRASESI KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT. Thone se eshte i “mencur dhe i zoti” Saliu.Une them dhe, e kam thene shpesh :Kete vend e kane qeverisur mot e jete kriminelet,Kurse Saliu eshte kryekrimineli i Shqiperise.Ky i cmendur vetem njeri nuk mund te jete.Ky eshte kafshe qe vepron me instinkt,si dhe te gjithe qe e shoqerojne,gruaja,femijet,dipllomate te huaj,gazetare ,qeveritare ceka,Imami,Basha,Olldashi…………………………….dhe lista shkon shume e gjate.Une jam per respekt,qofte diplomat perendimor apo Amerikan.Nje keshille kam Zoti Mark:Me letren qe Arvizu ju dergoje,nuk u tall me familjen e Vogel Nika por edhe me familjen e madhe NIKA qe eshte pjesa me e madhe e popullit,qe jemi ne Shqiptaret.Shqiptari e ka pritur mikun si mik,duke e respektuar dhe nderuar.por ky palo ambasador eshte po kaq vrastar sa ceshte dhe vete Sali Berisha me sojin e tij.Ne se do te me degjosh zerin e arsyes,ktheja mbrapsht letren si perbuzje per ate perkrahje qe ky ambasador i ben Berishes.publike ose jo ,pak rendesi ka.Ne vertet jemi populli i vogel dhe fukara,por buken e turpit te poshtrimit dhe talljes nuk e pranojme.Ne na ke gati ne cdo minute qe te na therrsni Zoti Mark.Hak pa marre dhe gjak pa lare nuk ka.Pa u vene drejtesia Shqiperia nuk do te kete kurre paqe

  21. zefi says:

    Ti Suport,kelysh bushtre i serbit Sali Berisha,e perdor VRASJEN KRIMINALE te 4 protestuesve,per te PERCARE POPULLIN ME OPOZITEN!!!
    Nuk e ke hallin tek zgjidhja e DREJTESISE,por tek futja e SPICAVE,qe te terhiqet vemendja nga VRASESI I VERTETE :SALI SERB BERISHA!!!
    Eshte loja e njohur e UDB-se serbe,qe kerkon te barazoje KRIMET E BERISHES me pamundesine e opozites per te zbardhur te verteten!!
    KJO ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE,QE NA U PREMTUA PASTURPESISHT NE FILLIM TE 90-tes,nga EURO-AMERIKANET,ndersa tani rrine e TALLIN BYTHEN ME OPOZITEN!!
    AKUZOJNE ENVER HOXHEN SE PUSHKATOI DEPUTETET OPOZITARE PA GJYQ!!!
    TURPI JU MBULOFTE,O AMBASADORE FASHISTE!!!
    TE NJEJTEN GJE PO BENI EDHE JU:PO I VRISNI OPOZITARET NE MES TE BULEVARDIT,PA GJYQ DHE VRASESIT I BENI BURRA SHTETIT!!!
    KY ESHTE FASHIZMI I SOTEM,QE NA SERVIRET SI DEMOKRACI!!!
    KU E KENI DREJTESINE QE NA DERDELLISNI SE E KENI REFORMUAR???
    DREJTESIA ESHTE KTHYER NE PADREJTESI,QE MBULON VRASESIT DHE VJEDHESIT E PUSHTETIT!!
    SOT NUK KA DEMOKRACI PER POPULLIN ,POR FASHIZEM I GJASLLE!!!
    NGIHU,O POPULL DHE MERRI VETE FATET E TUA NE DORE!!!
    KU JANE TRIMAT DHJE IDEALISTET E VERTETE,QE TE NGRENE POPULLIN NE KEMBE KUNDER PERBINDSHAVE TE KAPITALIT,QE PO NA PIJNE GJAKUN PER DITE???
    VDEKJE FASHIZMIT!!LIRI POPULLIT!!!

    1. N.VJOSA says:

      Letra e zotit Nika,
      nje e Vertete e dhimbeshme!
      I lexova te gjitha komentet nje nga nje.
      Sali Krimineli edhe me meshtetjen e qarqeve te Mafjes nderkombetare dhe sidomos te nje lobi fashist amerikan,
      Vret shqiptaret e pafajshem sikur te jene kafshe dhe jo njerez!
      Mendimi im eshte :
      Boll më me fjale!
      Boll më me fjale!
      Boll më me fjale!….
      Kundershtare te Kriminelit Psikopat!
      Te bashkohemi, duhen VEPRA!
      As shpresoj kurre qe ky Vrases i mallkuar do te gjykohet dhe denohet ndonje dite nga Drejtesia e vdekur shqiptare apo nga Opozita frikacake e Shqiperise!
      E urrej Terrorin, por Terrori shteteror nuk luftohet me fjale!….

  22. reald says:

    I paharrueshem kujtimi

  23. tonini says:

    Historia perseritet!

    Keshtu ka ndodhur gjithmone dhe kush nuk meson nga historia deshton ne menyre mizerabile. Mortja eshte vete djalli prandaj nuk vuri mend nga ’97 kur populli ia solli koken e tij ne tepsi opozites se atehershme dhe tanishme dhe ata e prene ne bese popullin. Atehere duhej terhequr me tank dhe copat e tij duheshin hedhur aty ku vrau 3000 Shqiptare.

    Mesimi tjeter nga historia eshte fundi i diktatoreve. Mortja harron qe fundi eshte i njejte per ata dhe s’do kete harrese as per shushunjat pinjolle te tij gjakpires qe po vjedhin cdo pellembe te vendit. Kur t’a marri populli para s’i dihet ku do i dali fundi.

    Dhe mesimi i fundit eshte per popullin. Rekomandoj te lexoni historine si viktimat e krimeve te Pablo Escobar ne Kolumbi u bene bashke dhe i bene Escobarit ate qe nuk munden t’i benin as fuqite me te medha ne bote. Nga udheheqesit e opozites nuk pritet gje, jane shume te vaket, te paqarte dhe pa plan strategjik.

  24. razo says:

    O Zoti Nika nese e lexon kete koment.

    Ai kriminel nuk e ka kurre dinjitetin tuaj e familjes tuaj. Ai do t’ju provokoj sepse urren shpirtin tuaj te paster, urren ate qe perfaqsoni dhe kerkon qe ju te silleni si ai. Kerkon qe ju te merrni gjak!

    Sepse nje bishe e egersuar vecse kerkon gjak; urren cdogje rreth tij qe eshte e bukur, e paster dhe e qete.

    Kesaj bishe po i vjen fundi i destinuar me turp.

    Kurajo.Drejtesia do te vendoset me cdo cmim ndaj kesaj bishe.

  25. baro Corrogjafi says:

    ESHTE ME SE E VERTETE QE AUTORI I KRIMIT ,KUR NDJEHET I SIGURTE,KTHEHET NE VENDIN E KRIMIT,.KJO, SALI BERISHEN E TRADHTOI. AI ME QE KREUN E SHISH-it E KA BESNIK TE TIJIN DHE TANI AFER DO TE MARRE EDHE PROKURORIN E PERGJITHSHEM, E KA TE KOMPLETUAR UZURPIMIN E PUSHTETIT, DHE PRANDAJ DOLI SOT PA PIKEN E TURPIT , NE VENDIN E KRIMIT DHE KERKOI ” DREJTESI PER KATER TE VRARET”.AI NUK KA NDERGJEGJE,PASI AJO E KA TRADHETUAR ATE.AI NUK KA FYTYRE, SEPSE AJO EDHE SOT DUKEJ SE E KISHTE TRADHETUAR.AI NUK KA NDERSHMERI, SE ESHTE I PANDERSHEM.TE GJITHA KETO JA SHTOJNE MAKTHET, E TREMBIN ,E LENE PA GJUME ,POR PRAPE AI MBETET EGERSIIRE.NUK THONE KOT ” UJKU I PLAGOSUR, BEHET EDHE ME I EGER DHE SULMON C’GJEN PERPARA “. LETRA E HAPUR E XHAXHAIT TE ALEKS NIKES,KA SOLIDARIZIMIN E OPINIONIT TE GJERE PUBLIK.SALI BERISHA EDHE SOT VAZHDOI TE TALLEJ ME KATER TE VRARET E 21 JANARIT, POR NJE DITE DO TE TALLEN ME SHUME ME ‘TE. DHE AJO DITE , DO TE VIJE.

  26. fatos haxhiu says:

    I nderuaru Z/AV/ Nika besoje se bisha berisha ja u beri te qarte SHqipetareve dhe DEPUTETEVE NE SALLEN E KUVENDIT QE PO DESHET JU BEJE PRAP 21 JANARIN …………….???????????????BESOJE QE NUK DO ME KOMENT QE NE ATE MOMENT PROKURORIA DUHET TE LAESHONTE NJE URDHER ARRESTI, POR PROKURORJA U SHBERBLYE ME NGRITJEN NE DETYRE TE BURRIT NE MINISTERINE E BERENDESHME………….??????????????KJO ESHTE PROKURORIA SHQIPETARE

  27. Shpetimi says:

    Z Mark,
    Le të mblidhemi edhe një herë të gjithë ne që shpëtuam gjallë nga 21 Janari dhe t’i japim fund ngërdheshjeve tallëse të bishës.

  28. Nadia Shabani says:

    Nje leter shume prekese por qe e ka lene pa gjume Saliun sonte. Bravo temes qe i botoni letra te tilla se ben vaki qe edhe nuk i botojne gazetat nga frika e Bishes. Shume gazetare pse jane kthyer nga Saliu nga frika se ky con gangsteret e Raihshtagut dhe i djeg naten sic ka djegur Temen dhe Koha jone e “merumit ndjese paste” si e kishte emrin ai Nikolle Lesi apo Ndregisi, nuk e mbaj mend po ai qe tani ja lepin Saliut per ndonje cope kocke. Nejse se po largohem nga tema, ndonjehere mpihem dhe nuk shkruaj dot asgje, kurse tani me kete letren tuaj zoti Nika mu hap oreksi per te komentuar. Sic e thoni edhe ju tani Saliu do kerkoje “drejtesi” se deri tani drejtesine ja paska penguar Bahri Shaqiri, Edi rama, Bamir Topi dhe Ina Rama. Bahri Shaqiri pse nuk u be spiun i Sali Berishes dhe ta njoftonte per cdo informacion qe mblidhej per Shkelzenin kur vidhte parate nga shitja e fishekeve ne Afganistan, ta njoftonte Sali Berishen ne lidhje me informacionet qe vinin per te bijen e tij Argiten kur merrte parate nga Fazllicet e Serbise pra Bahri Shaqiri ti jepte llogari Sali Berishes per cdo gje qe behej ne SHIK edhe per pastrimin e parave qe ben e shoqja Liria me “fondacionet” si ata te Majkell Korleones per te “ndihmuar” femijet e semure.Pra fajin nuk e ka Sali Berisha me Lulezim bashen dhe kasapin e gardes Ndrea Prendin por e paska Edi Rama dhe Bamir Topi e paska “ndihmuar” Edi Ramen qe te vriste protestuesit.Kurse Ina Rama nuk duhet te arrestonte ata qe vodhen lopen e Myftar Pajes por te arrestonte Edi Ramen pse populli bente protesta ndaj korrupsionit.”Po ne fakt mire e kishte Saliu fundja cfar pune ju prish popullit se merrte Ilir Meta 700 mije euro me nje Koncesion qe do ja jepte Gimit, ne fund te fundit Gimi e mori sot koncesionin dhe Iliri me siguri do ti marrin ato 700 mije eurot se prandaj u vrane ata 4 vete apo jo” per qefin e Ilirit? Por Saliu nuk ja arriti qellimit te tij te ndyre qe t’ja linte kopilin ne dere opozites qe gjoja i ka vrare opozita se pikerisht ky ishte plani i skenuar i Sali Berishes qe ti mbetej faji Edi Rames por Saliu harroj kamerat e televizioneve. Ai fshiu filmat e kryeministrise por nuk mund te fshihte dot plumbat dhe pamjet filmike te mediave.Tani Saliu kerkon te mbuloje m……. me sh….. dhe kujton se ne jemi budallenj dhe do ta hame sapunin per djathe.Edhe sot ne jemi me ty Mark Nikaj dhe Sali Berisha nje dite do te pergjigjet se bashku me Lulezim Bashen dhe ate te vdekurin pa hyre ne dhe qe kemi president Bujar Nishanin qe ishte minister drejtesie dhe nuk beri asgje qe te vihej drejtesia ne vend, qe nuk pati turp qe mbuloj vdekjen e Kosta Trebickes se gjoja ishte aksident se e kishte mik shtepie prandaj Saliu e beri president se e shperbleu per heshtjen e tij duke ja mbushur mendjen gruas se Kosta Trebickes se ishte aksident. Nuk mbarohen krimet e familjes se Berishes dhe ai nje dite do ti laje te gjitha ne mos ai femijet e tij por une do te doja ti lante vet ky ne kete bote ti shihte me sy ashtu sic e pane edhe familjaret e atyre qe u vrane me 21 Janar. I paharruar qofte kujtimi i tyre!!!!!! Ne burg kriminelet qe i vrane!!!!!!

  29. BREGU I DASHIT says:

    Kam punuar ne VERI dhe disa zakone dhe tradita i di mire ,bile i di mire dhe se kush i ka me fisnike . por ju sugjeroj nje gje qe : SALI BERISHA ESHTE FRIKACAKU ME I MADH ,por DHE i PABESI ME I MADH. UNE KAM SHPRES VETEM TEK FAMILJA NIKA QE E DI MIRE SE SI FUNKSIONON KANUNI I LEKE DUKAGJINIT QE PER MUA KA QENE NJE SHTET KUR NUK KA PATUR KURRE SHTET . FAMILJA ALEKSI KAM MENDIMIN QE DO T’A MARE ME CDO CMIM GJAKUN DHE BRENDA KORNIZES SE KANUNIT POR DUHET TE GODAS ATY KU SALIUT I DHEMB ME SHUME . SEPSE HAK PA MARRE DHE BORXH PA LARE NUK KA . TE GJITHA LAHEN NE KETE BOTE DHE NJE FJALE E URTE THOTE QE: CFARE ME KE BERE DO TE TE BEJ DHE NJE ME SHUME KESHTU DO VEJE HAKA TEK I ZOTI. POR KETE KATRAHURE QE JANE VRARE PER 21 VJET MBI 20000 VETE DHE NGA KETA PER GJAKEMARRJE MBI 10000 VETE E KA BERE AJO QE ENVER HOXHA SA QE GJALLE (SIDO QE DHE ENVERI ISHTE MUT -MUTI POR AMERIKES I Q…..U NENE E BABE SA QE GJALLE NUK E QASI FARE NE SHKOP ,DHE ATA DIVERSANTE QE I DERGONTE UA Q..U NENEN KERMA I BERI . DHE MIRE BERI SE KY POPULL E DO HURIN NE KOKE DHE T’I JAPESH BUKE SA TEMBAJ FRYMEN GJALLE . DONI APO NUK DONI SHQIPTARET JANE TE KTYQEZUAR ME TE GJITHE PUSHTUESIT QE E KANE SHKELUR KETE VEND QYSH NE SHEKULLIN E PARE PARA KRISHTIT DHE DREI ME TANI. UNE NUK DUA QE T.U SERVIR TE DHENAT ME TE FUNDIT NGA HARTA GJENETIKE DHE A.D.N -ja SE PASTAJ ESHTE PAK QE TE ME MERRNI PER TE CMENDUR. NDRYSHE NUK SPIEGOHET GJITHE KY GJAK .KAM QENE DISA HERE NE GREQI DHE HABITESHA NE VITIN E LARGET 1991 SE SI SHQIPTARI VRISTE SHQIPTARIN PA E NJOHUR FARE PER 10 MIJE DHRAHMI .BEJ PYETJEN ME TE POSHTER : PO PSE MORE SHQIPTAR TE Q…….A NENEN NUK VRET GREKUN ,POLAKUN ,RUSIN,BULLGARIN ,SIRIANIN E KU TA DI UNE TJETER QE NE ATE KOHE PUNONIN NE GREQI POR VRET PA TE PASUR HAK VELLAIN TEND SHQIPTAR . NE KESHTU KE3MI QENE JEMI DHE DO TE JEMI . FAJI DUHET KERKUAR THELLE NE SHEKUJ TEK DEFORMIMET DHE XINXHIRI GJENETIK.

  30. Shqiptari i pa perlyem. says:

    Per Toninin qe nuk po i rradhit mire datat. Tonin qe je i perlyem kjo dihet po pse o Bolshevik si Sali SHeqerja nuk po kujtohesh per datat e 41-91, qe shqiptaret nuk u hakmoren kunder ENVERIT ME TE BIJT E KRISTAQIN E RAMS GJINUSHIN RUCIN E CO,KUR SHQIPTARET TI ZBATOJN KETO POROSI TE INTELETUALVE MA TE MIR SHQIPTAR QE SHKUEN NE KONOP NGA BABA JOT TONIN ME ENVER KRIMINELIN ,VETEM ATEHERE DO FILLOJN RRADHA E KEQBERSVE SHQIPTARE PERNDRYSHE TI TONIN QE KCE PREJ 90-tes (qe e harron gjoja se je i perlyem) dhe vjen te 97-ta qe filloj merrja e 15% te territorit serb, pak si MAGAR PO ME DUKESH. PO LLAPNI LLAPNI SE SHQIPTARET NUK I HARROJNE 41-91,DHE 97-05-a QE SOT BIJT E KETYRE KRIMINELVE KAN PRIVATIZUE PARTIN SOCIALISTE.Tonin ne qoft se nuk e din po te kallcoj se jemi na ma shum shqiptar se ju bolshevik, jeni pakic NE SHQIPNI O tonin, dhe pakicat duhet me nejt urt e but qe mos ti cprushim vitet e babes tan 41-91+97-05,e tjetra Tonin ne pac BY…. provoje.Se ne interrnet trima ma tmdheaj se ju Bolshevikt e ri nuk ka,provone provone se pertime ka ardh koha qe AMANETI I INTELEKTUALVE QE I PUSHKATOJ ENVERI ME BABALLART E DREJTUSVE TE PS-ses dhe me ndihmen e ju SPIHUNAVE PA BREK NE BY.. KA MA U BA REALITET,.

  31. psy says:

    Pershendetje Z.Nika,ndjehet dhimbja qe po perjetoni,ndjehet revolta dhe vendosmeria,ndjehet zhgenjimi juaj i madh.Pervec keqardhjes j’u ofroj solidaritetin tim ne rrugen tuaj per vendosjen e drejtesise.Ju jeni njeri i drejtesise,ligjit dhe nderit,virtute njerzore te harruara tashme,por qe rralle,shume rralle na ngjallin shpresen(qe ende ka njerez qe misherojne vlera) dhe per kete te falenderoj.Nuk jeni i vetem ne betejen tuaj,Ju kete e dini.

  32. e ardhmja says:

    Me duket se do te detyrohemi te kendojme dhe veme ne zbatim dhe nje here interrnacionalen.

  33. Dukati says:

    Po e filloj komentin në pikën nevralgjike, të cilën prek N.VJOSA! Ky perifrazon se: me Amerikën e Arvizus, “Sali krimineli ka mbështetjen e mafjes ndërkombtare dhe sidomos të një lobi fashtis Amerikan.
    Mendoj se me njofjen dhe shpartallimin e kësj qëndre shqiptaro vrasëse do filloi ripërtritja e kombit nga shbërja që po realizon agjenti Sërbo-Amerikan Sali Berisha mbi kombin e shumë vuajtur Shqipëtar. Ne si popull duhet të ndajmë dashurin për Amerikën e Gjergj Washiktonit, Bushit, Kllitonit nga Amerika e Obamës dhe Arvizus, të cilët i ka prurë në fuqi LOBI SËRB dhe po e kthejnë shqipërin ashtu si e kishte krijuar Zoti. Amerika e Arvizus dhe Sali Ruso Sërbit po na ç.kombtarizon. Duhet pa frikë ta denoncojmë se kur ta marrë Edi frikacaku, pushtetin e dhuruar, do shgënjehemi shumë fish sepse ai edhe sot pa marrë pushtetin dhe po ha ngjalat e Sërbit Ilir Meta të cilat i ngjyen me gjakun e 21 janarit të cilën e rrodhi lum së bashku me Berishën, Bashën dhe Arvizun. Merrre me mënt kur të marrë një pushtet të dhuruar nga vrasësi i 21 mjanarit, pra një pushtet të shurrepsur. Kjo do jetë fundi i kombit të Bashkuar. Z- Mark nëpërmjet tyj ngushllime gjithë dëshmorëve të rënë nga terrorri i Agjentit të math anti shqiptar Sërbit Sali Berishoviq. Ju shkruani jo vetëm si Shqipëtar i math, si fisnik i math, por dhe si intelektual i math. Të jeni i sigurt se populli mezi e duron Shqipëtaro vrasësin Sali kur nxjerr fytyrën e shëmtuar në ekran dhe tall herojt e demokracis duke u premtuar mbrojtje. Ja pra ky është Sali Amerika: “Të vret ditën të qa me tallje dhe të bën dhe mbrojtjen” Urdhro ta durojë populli këtë vampir, lerë më familjet. Bashkim, veprim, shpartallim tradhëtis, denoncim mafjes ndërkombtare në përkrahje të vampirit Sërb. Vrisni frikën mor Shqiptar se na turpëroi një Pis. ose po vazhduam kështu të futemi në çitjane të grave sikurse kemi thënë ne Labrit. “Vdekja e fashizmit, liri demokraci popullit”!

  34. Niko Maloku says:

    Pershendetje zoti Mark! Te njoh nga afer dhe e kuptoj dhimbjen tuaj. Pertej kesaj dhimbjeje, desha te shpreh opinionin tim,perse Sali Berisha eshte kaq “trim”.
    Pike se pari, trimeria false e Berishes vjen nga fakti se nje pjese e madhe e popullit shqiptar ( fatkeqesisht) eshte ne degradim te pakthyeshem moral. Sali Berisha ka dhene gjate ketyre 22 viteve me dhjetera shembuj konkrete qe provojne se eshte mashtrues, demagog, shpifes, dhunues, falsifikues, vrases dhe shperdorues si dhe, me ne fund, edhe armik i shqiptareve ( do te mjaftonte vetem tentativa per t’iu dhene detin grekeve). E,megjithate, rreth nje e treta e votuesve shqiptare vazhdon ta votoje. Kjo eshte deshmija me e qarte dhe njeheresh teper e vajtueshme se ndershmeria, morali dhe atdhetarizmi jane vetem pallavra dhe hipokrizi per nje numer deshperimisht te madh shqiptaresh. Shtoju ketyre fakteve edhe shtimin e numrit te votuesve per hajdutin Ilir Meta, menjehere pasi u duk me ze dhe figure duke bere plane per te vjedhur parate e popullit ( nepermjet tenderave), atehere konkluzioni per kete pjese te popullit behet i qarte.
    Se dyti, Sali Berisha eshte ky qe eshte dhe ben ashtu si ben sepse e shikon qarte se ka perballe nje opozite me dordolece, te cilet, gjithcka dine te bejne, eshte te dalin nganjehere ne ekrane te TV, tamam si ato hardhuckat qe nxjerr Saliu, dhe te na ” tregojne” se ” Berisha po uzurpon te gjitha pushtetet, se….”. Kjo nuk eshte opozita qe iu duhet shqiptareve. Te tentoje kryeministri i vendit t’iu jape fqinjeve pjese te teritorit dhe (me e pakta) te mos thirret ne interpelance, don te thote, se opozita eshte nje tufe trumcakesh, e drejtuar nga nje Twitraxhi qe nuk din sot cfare hapi do te hedhe neser. Te zhduken nga buxheti i shtetit 230 milion Euro ( dhe te mos denohet askush) dhe te mos thirret kryeministri dhe ministri perkates ne interpelance dhe t’iu kerkohet llogari se ku ndodhen keto para, kush i ka marre, kush i ka dhene, kujt ia ka dhene,pse ia ka dhene etj, don te thote se opozita eshte e trembur dhe pa kellqe. Te vriten njerezit ne mes te dites dhe ne mes te bulevardit ( me duar ne xhepa) dhe vrasesit te bejne rolin e viktimes dhe te llogarikerkuesve, kjo ndodh vetem ne Shqiperi dhe vetem me kete lloj opozite.
    Se treti, Sali Rame Berisha perpiqet te beje rolin e “trimit” sepse ka ne krah perfaqsues diplomatike te atyre shteteve, qytetareve te te cileve, iu ka dhene,pervec 230 milion eurove, edhe qindramijera dhe madje, edhe miliona dollare nga parate e popullit shqiptar ( jo pse i do shume,por qe t’ia kthejne me perkrahje politike ne dite te veshtira si keto). Mjafton te kujtojme ,midis shume reagimeve te Arvizuse, edhe ate ndaj Berishes kur ky i fundit i tha opozites se ” do ua bej me zi se me 21 janar…”. Ndersa disa jave me pare ( Arvizu) tha se i kishte thene Rames qe ” ti jepte pak pushim Erion Braces” ( pasi ky i fundit po dilte disa here rresht duke akuzuar Berishen per korrupsion), kur u pyet per kercenimet e Berishes ndaj opozites, ambasadori tha se ” Berisha ka nje te keqe se eshte teper i drejtperdrejte”. Pra, eperkthyer ne shqip, kjo don te thote se Berisha ua ben mire opozitareve,por duhet te tregohet pak me ” diplomat”kur i kercenon. Qendrimet e Arvizuse dhe te qeverise se tij ( sepse ai nuk guxon te flase vetem ne emrin e tij) te kujtojne mbeshtetjen qe qeverite amerikane iu kane dhene gjate shekullit te njezette disa prej regjimeve me te korruptuara dhe me gjakatare te planetit si ne Kili, Filipine, Haiti,Indonezi etj.
    Ne keto rrethana, cili eshte ai ( i pafytyre dhe i pa nder) qe nuk do te ishte ” trim”?
    Ne keto rrethana, une besoj fare pak se ngjarja e 21 janarit do te marre zgjidhjen e duhur.
    P.S. I lutem redaksise ta botoje opinionin sepse e verta ka me shume rendesi se sa hatermbetjet e atyre qe jane bashkefajtore per kaosin moral, social dhe politik qe perjeton Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje