Sot, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! ndërmorën aksionin simbolik “Shitet prona, 26.300 euro” përpara shtëpisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Duke pasur në vëmendje ngutinë e kryeministrit për të shitur pronat publike të Kosovës me çmime qesharake, veçanërisht ato që përbëjnë sektorët strategjikë, aktivistët sot i sugjeruan që le të shesë pronat e tij private nëse ka zell për shitje.
Aktivistja Etleva Malushaj, tha se, kur flasim për pasuritë e Kosovës, duhet ta kemi parasysh që kompanitë publike nuk janë pronë e qeverisë e as të ministrave e kryeministrit aktualisht janë në te. Duke qenë pronë e publikut, pronë e të gjithë neve, atyre që kanë qenë para nesh dhe atyre qe do të vijnë pas nesh, vendimin për privatizim e kompanive publike do të duhet ta merrnin vetëm qytetarët e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri nuk ka legjitimitet politik për t’i privatizuar këto kompani nëse i kemi parasysh organizimet qytetare, qoftë reagimet e OJQ-ve, sindikatave, subjekteve politike e grupeve të tjera që e kanë kundërshtuar privatizimin e Distribucionit dhe PTK-së. Gjithë ky organizim shoqëror tregon se qytetarët e Kosovës nuk janë duke u pajtuar me privatizimin e këtyre kompanive publike, trasnemton Indeksonline.
Publikja është diçka që nuk bëhet private. Kompanitë publike do të duhej të ishin kompani të paprivatizueshme. Ato duhet të jenë interes kombëtar, strategjik e interes ekonomik dhe si të tilla duhet të mbesin publike.
Mënyra që kjo qeveri po e përdor për privatizim e kompanive publike, duke i shitur ato sa më shpejtë e sa më lirë, po na bën të dyshojmë se kjo qeveri ka obligime e borxhe të cilat po përpiqe t’i shpaguajë duke e shitur pronën tonë. Por, ne i themi kryeministrit dhe ministrave që obligimet e tyre ti kryejnë duke e shitur pronën e tyre private e mos ta privatizojë pronën tonë të përbashkët e të mirën tonë të përgjithshme, për shkak se e mira jonë e përgjithshme, hapësira jonë publike dhe kompanitë tona publike nuk duhet të jenë pre e një qeverie e cila as legjitimitetin më të vogël politik nuk e ka për të qenë aty, e lëre më kredibilitetin për të ndërmarrë aktivitete në emër të qytetarëve të Kosovë./KD
E kisha blere por nuk e di a eshte hallall!
Bravo vetevendosje! Kjo eshte goditje ne shenje!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html
po Berishes kush do ja shesi pronat..
Vetëvendosja duhet të vendos së pari vetë, se a do të jetë pjesë e lojës së ndyrë të qeverisë së cilës ajo me dëshirë i përket, apo si shikuese e pakënaqur në tribunë sikur që është 98% e popullit.
Populli është ngopur me premtime të kota në emër të patriotizmit: “më bëj mua kryetar, sepse e urrej unë atë që është tani. Pastaj ju tregoj unë se sa ju ndihmoj”. Kështu thonte PDK, LDK, AAK dhe K-të tjera.
Kush e mbajti premtimin? Asnjëra parti dhe asnjëri udhëheqës!
Të rinjtë shqitarë duhet të ikën nga politika në Kosovë si nga dreqi. Ata duhet të shkojnë në shkollë dhe të marrin dituri, jo vetëm diplomë ose titull. Kjo i zgjedh të gjitha problemet që kemi ne populli. Nëse kemi dituri, nuk do të kemi më nevojë as për kryetar dhe as fushata politike. Do të jemi të barabartë me të gjithë popujt e zhvilluar dhe demokratik nga kjo botë.
pres me padurim nje VV ne shqiperi qe do mbush sheshin para bankes kombtare me kreveta,apo do del para shtepiajevete qeveritareve sikur VVja ne kosove!
Bravo! Vetem te ne sillen lopcaret politikane sikur e kane mallin e popullit te tyre prandaj eshte per turp. Ne vendet e zhvilluara as nje buxhet shkolle nuk ndryshon dot pa votuar popullsia lokale.
Menyra e vetme e ndershme per cdo privatizim do ishte referendumi popullit lokal ose qendror me pyetjen Po/Jo.
Ju keni të drejtë Tonini. Edhe Vetëvendosja ka të drejtë, nëse ajo me të vërtetë është kundër shitjes së një prone nga një person për të investuar ato para për fitim personal diku tjetër.
Por ajo që nuk është mirë, është përqendrimi në gjerat negative. Asgjë të mirë nuk dëgjojmë ne në Kosovë. Na mbytën të këqijat. Secila parti flet keq për tjetrën, secili ministër dëshiron ta shkatërroj tjetrin.
Populli, të cilit i është kufizuar me shekuj dhënia e diturisë, nuk e kupton se partitë e ndryshme ulen në të njëjtën dhomë në fund të ditës, dhe marrin rrogë nga e njëjta kuletë nga xhepi i popullit.
Nuk fitohet asgjë me demonstrime kundër një të keqe, por me demonstrime për diçka të mirë. Ja se si thoshte Nënë Tereza:
“Unë nuk marrë pjesë në demonstrata kundër luftës. Nëse organizohet dikund demonstratë për paqe, ma dërgoni ftesën dhe unë ju bashkohem.”