Një deklaratë e Presidencës së Malit, e botuar të premten në agjencinë kineze të lajmeve Sinhua, ka mohuar njohjen e Kosovës nga ky shtet.
“Mali nuk e ka njohur Kosovën. Presidenca dëshiron që kategorikisht ta mohojë këtë falsifikim, i cili synon të dëmtojë imazhin e Malit”, është shkruar aty. “Rrjedhimisht, Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rremë”.
E tërë kjo ka ndodhur vetëm një javë pasi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka prezantuar notën verbale, ku thuhej se Republika e Malit e ka njohur Kosovën. Nota verbale që e kishte prezantuar Pacollli kishte qenë e nënshkruar nga presidenti i Malit, Dioncounda Traore.
Koha Ditore nuk ka mundur të realizojë kontakt me Pacollin, i cili gjendet për një vizitë në Afrikë, mirëpo Jetlir Zyberaj, këshilltar i tij, ka mohuar për KTV-në raportimet se shteti afrikan Mali nuk e ka njohur Kosovën. Ai ka thënë se këto janë raporte të nxitura nga Serbia dhe miqtë e saj.
“Pas raportimeve nëpër media lidhur me paqartësitë e krijuara rreth njohjes nga Republika e Malit, zëvendëskryeministri Pacolli, i cili ndodhët në turne lobimi në kontinentin e Afrikës, do të udhëtojë përsëri në Mali për tu takuar edhe njëherë me autoritetet shtetërore atje dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar”, thuhet në reagimin e mbrëmshëm të vonë të zyrës së Pacollit.
Çfarë thonë lidhur me këtë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, a e kanë parë ata notën verbale të prezantuar nga Pacolli, sa është numri i njohjeve të deritashme sipas MPJ-së e të tjera mund t’i gjeni në shkrimin e Kohëss të së shtunës.
po ca pret nga te zinjte
Pu Pu Pu Pu! Nuk njef Mali Kosoven! Na fiku per nder.
hahahaha po c’president ziu edhe ai… mezi ka nen kotroll te nje lagjeje ne Bamako…
e plus i ka ardhur edhe tjetri e po mbledh mercenare qe ta rrezoje!!!
po mir,ka par njeri hajer nga zezket te shikojm ne,pse shko ky prap atje,harxhime te kota.ata nuk kane din dhe iman o shoke….ata s bese,as nder,as nuk ia din se cfare je,si shtet por si edhe populli i thjesht.kosova eshte shtet i europes,keta qente e greqise dhe spanjes ta njohin,pa ata zezaket cu q/ rropt
Ai qe ka siguruar firmen nuk i ka dhene pjesen e parave presidentit te leshit. Po shkon Pacolli ta sqaroj si jane ndare parate dhe cdo gje do rregullohet ?
E kane gabim urdhri i arrestit eshte per Petrit Sulen hajdutit me fame boterore qe kalon dhe Arsen Lupenin.