Rufki Suma dallon shumë nga kolegët e tij. Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, gjatë këtij viti, nuk ka harxhuar asnjë cent në darka e dreka. Ai nuk e ka përdorur fare as kartelën për shpenzime gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Madje, në një prononcim për “Express”, Suma thotë se nuk është interesuar as të mësojë se si përdoret kjo kartelë.
Rufki Suma me tërë kuptimin e fjalës mund të quhet njeri i veçantë. Ai dallon shumë nga kolegët e tij, kryetarë të komunave.
Veçantia e tij nis që nga fakti se është kryetari i vetëm i një komune, në këtë rast të Hanit të Elezit, që ka fituar këtë post fillikat i vetëm.
Ai në zgjedhje ka fituar si kandidat i pavarur. Por edhe tash, pas më shumë se dy vjetësh në detyrë, sikur ka arritur ta ruajë veçantinë, shkruan “Express”.
Ndryshe nga shumë ish-bashkëluftëtarë të tij, Suma që dikur ishte edhe vetë një nga komandantët e UÇK-së, lakminë sikur e ka varrosur.
Zyra e tij, për vitin 2011, ka shpenzuar fare pak para për derivate të veturave. Po ashtu Komuna e Hanit të Elezit nuk ka shpenzuar asnjë cent për ushqim dhe pije gjatë 2011, linjë kjo që del jashtë shpenzimeve për dreka dhe darka.
Dhe po ashtu, në këtë komunë nuk janë hasur shpenzime gjatë 2010 dhe 2011 për mëditje apo bonuse.
Të gjitha këto janë evidentuar në raportin e Institutit GAP, i quajtur “Letërnjoftimi i komunës”.
njeri me karakter te lumte…
S’do jetë shqiptar.
U preka thelle nga ky shembull.Ende paska gjalle idealiste.TE lumte,te lumte,te lumte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
KAM nje propozim,qe ne zgjedhjet ardhme te kandidoni per kryetar te Kosoves.Vetem me njerez te tille mund te ecet perpara.
Gje e rrall. Te marrin mesim edhe te tjeret se si duhet qeverisur. Qendro i tille zoti Suma.
Pershendetje nga Prizreni.
Uroj qe te jete nje “semundje” ngjitese e te ndihmoje sa me shume kryetar komunash apo politikane qe ti japin nje sens jetes se tyre profesionale.
Une punoj ne Kosove dhe gjeja qe me ben me teper pershtypje duke mos njohur asnje kryetar komune eshte se edhe ne fshatin me te thelle te Kosoves nuk gjen nje rruge me gropa apo te pashtruar. Te gjitha pa perjashtim jane ne gjendje perfekte edhe pse te ngushta. Nuk e di si perballohet kostoja e mirembajtjes se infrastruktures rrugore nga komunat apo qeveria e Kosoves, por kur e krahasoj me Shqiperine them se ne jemi bageti qe votojme qeverite tona kur nuk arrijne te na ndertojne gjene me minimale, rruget kombetare dhe ato lokale.
Shikoni rrugen Milot-Peshkopi, Berat-Lushnje apo Berat-Fier dhe te duket vetja sikur udheton ne Shqiperine e vitit 1992-1993.
Dhe ne prape votojme llumin politik qe pasurohet perdite nga xhepat tane, ndersa ne e paguajme me jete dhe me kostot e rregullimit te makinave.
Bravo kryetarit te komunes se Hanit te Elezit. Mund te jete kushdo pas perdes, por te pakten nuk u vjedh qytetareve te vet djersen dhe mundin dhe ne kete eren e kleptomanise qe jetojme, me gjithe mend mund te konsiderohet shembull idealizmi qe meriton respekt dhe mirenjohje.
Te lumnte Z: Rufki Suma.Krenar vete dhe Familja e juaj.
Zoti qofte me juve,dhe prane Familjes se juaj.
Inderuar qofshe gjithmone.
Z.Rufki…Je jashtekohor dhe jashtetokesor Hallall!!!Uroj te behesh nje shkendi per ndricimin e te ardhmes!(A nuk eshte e mundur ta ndryshoje mbiemrin?)
Edhe Zoti i do, mbrone dhe bekon te tillet si ju ztr. Suma, e paqja dhe bekimet e Tij qofshin gjithmone mbi ju dhe familjen tuaj, e befte qe shembulli juaj te jete udhezim i te tjereve per nje qeverisje te drejte dhe pa i henger hakun te tjereve, inshaAllah, Amin! Selam prej Kosove!