Albin Kurti: Kemi nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë

20 Gusht 2012, 11:04Rajoni TEMA

Lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje!”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

”Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e Preshevës edhe veriun e Kosovës. Kësisoj ajo po fiton koncesione kundër politikanëve shqiptarë që jo vetëm nuk kontrollojnë asgjë, por për më tepër, vetë ata janë të kontrolluar nga faktorët ndërkombëtarë. Nëse si pikënisje kemi vullnetin tonë dhe parimet universale të së drejtës dhe drejtësisë, atëherë duhet mohuar realitetin e krijuar dhunshëm nga të tjerët, kundër vullnetit tonë. Shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të bëhen bashkë dhe t’i ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm shqiptarët në Luginë të Preshevës në çdo aspekt. Nuk përmirësohet aspak gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes bisedimeve me Serbinë. Kemi nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për gazetën ”Illyria”, që del në New York.

Sipas tij, Tirana dhe Prishtina e kanë për obligim një bashkëpunim të ngushtë midis tyre, por edhe koordinimin e politikave të përbashkëta me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit, në drejtim të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan.

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe trevat tjera, Kurti ka nënvizuar se shqiptarët që si rezultat i ngjarjeve historike në të kaluarën kanë mbetur padrejtësisht dhe kundër vullnetit të tyre jashtë shtetit shqiptar duhet ta kenë mbështetjen dhe përkujdesjen konstante të Shqipërisë.

10 komente në “Albin Kurti: Kemi nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë”

  1. Ben Chicago says:

    saliu dhe ilir meta kane premtuar per luginen e presheves por vetem genjeshtra

    1. leonardi antwerpen says:

      Po sigurisht qe kem mbetur padrejtesisht jashte shtetit shqiptar.
      Historia nuk kthehet mbrapa.
      TI Albin djali ne vend qe te kerkosh mbeshtetje konstane nga aleati yne i ngushte Amerika ,ti na flet .ketu kodra mbas bregu.
      Kesaj kosovarqe i thon je bere merak ne sy te zhabes o Albin.

  2. bisha says:

    kur do behesh kryemister i kosoves ti qe te behet nje referendum per bashkim e pastaj duhet me bisedu me serbine greqine e europen se keshtu te ndare sbehet dialog me armiqte tane ma vone behet dialogu

  3. PrapambetjetOsmane says:

    Do te ishte e udhes per nje politikan qe te shprehej p.sh. “jo dialog me fqinjet ne kete moment” ne vend te shprehjes “jo dialog me ARMIQTE”. Per c’fare bashkesie evropiane flasin keta politikane me gjuhen e urrejtjes!

  4. mirel says:

    PO ju komentuesit e prapambetjes osmane keni shume vizion elitar si te hyjme ne bisedime me “fqinjet” e mire serb,, cudi, sikur nuk kane qene dhe nuk jane ndonjehere armiqte tane.
    Per ju vetem te lepini b..e europes dhe amerikes, dhe pastaj te pranoni dhe perbuzjet e rastit, kur thone se nuk jemi ne gjendje te bejme shtet.\
    Dhe kjo ,,ne emer te perparimit.
    Nuk e imagjinoj dot qe nevoja per shtet apo mendimi per te bere nje shtet te udhehiqet nga ide te tilla te peshtira si prej lyspari.
    Asnje gje nuk ka per tu bere nqs nuk veprohet duke iu kundervene serbise dhe gjithe atyre qe nuk e kane per gje te sakrifikojne gjakun viktimave dhe luften e luftetareve shqipetare kunder serbise, per hir te diplomacive boshe, ne interes te serbise.
    Dhe evropa kerkon te gjeje tregje,, dhe nuk eshte fare e cuditshme qe nuk i plas fare se ku e kane shtetin shqipetaret, ne serbi apo greqi, boll qe te sigurojne stabilitet per bizneset e tyre, dhe shqipetaret ne vrime te halese i cojne..
    Eshte e thjeshte sepse eshte pervoje historike.

    1. katarakti says:

      Mirel. Ke dhene pergjigjen me llogjike qe meritojne ato vemjet qe shkruajne per politike dhe diplomaci te madhe paneuropiane, integruese, kozmopolite etj. Albin Kurti qe kur ishte student ia prishi gjumin Serbise dhe Shallit kur organizoi protesten e studenteve te Universitetit te Prishtines. Njerez si Albin Kurti, apo si heroi Adem Jashari i nevojiten sot kombit shqiptar. Albin mos u terhiq nga idete e tu

  5. AGIM says:

    ME PAK PATRIOTIZEM PER DEZERTORT E LUFTES PER AT QE KURE ISHTE LUFTA NE KOSOVE E MAQEDONI SHFSHIN SE SI BOMBARDOHEN FSHJATRAT DHE QYETET E KOSOVES E AT U SHKAPERDERDHEN NEPER GJITH EVROPEN DHE AMERIKEN TUJ HIK ,,PERVEC GRAVE FEMIJVE TE SEMURVE DHE PLEQVE ,JU TJERT QE NUK LUFTUAT MOS SHITNI MEND NE FB,,ANDAJ LAVDI DESHMORVE TE KOMBIT,RESPEKT UCK,USA,NATO,DHE GJITH ATYRE QE KONTRIBUAN NE LUFTEN E UCK KUDO QE AJO LUFTOI,,LAVDI..,.,.,NUK KA PA LUFTE O ALBIN NUK ESHTE ME BE PROTESTA DHE ME U MARE ME POLITIK NE LUFTE VDISET O ALBINO,,

    1. mirel says:

      Dakort jam me ty o Agim, po sot udheheqesit e UCK, jane ulur kembekryq me serbet per “bisedime”
      Dhe a nuk doli para ca kohesh qe vellai i vet Hasim THacit eshte spiun i UDB-se.
      Mos valle keta do e bejne luften tani, ku ,ne kolltuqet e fundosura me b.. e trashura te qeveritareve.

  6. AGIM says:

    DUHET ME LUFTU O ALIN PATRIOTI SKA SHQIPRIE ETNIKE PA LUFTE O ALBIN,SKA BISEDIME PER PRESHEVE PA LUFTE O ALBIN,POR VALLA LUFTA ESHTE E KEQE ATJE VDISET E SEN BEHESH DEPUTET KEQ VALLA ,ANDAJ KUSH NUK KA QENE NE LUFTE MOS SHESE PATRITIZEM,,SE FINALJA E PATRITIZMIT ESHTE VDEKJA PER ATDHE,ANDAJ SHKOJU MBAS QEVERIS SE LUFTARVE JA EDHE RAMUSHI HYN NE QEVERI E MOS SHIT PATRIOTIZEM TE REME OSE BESOJM KURE NJE NATE SULMOHET MITROVICA E NE ATE AKSION MER PJES SI UDHHEQES E ATHER E PRANOJ,,ATHER GJITH ATO CKA I FOL KI DREJTE,.

  7. KOSOVARI says:

    O albin na surave me ket bashkim kombtar , po le ket pun bur se kemi pune ma te menqme,se nuk kemi as nje gje te perbashket, keshtu qe jemi SHTET EDHE DUHET TE PUNOJM PER KET SHTET se ska ndryshe jemi te rrethum prej armiqve .JAM KRENAR QE JAM KOSOVAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje