Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?

17 Gusht 2012, 10:38Rajoni TEMA

“Koha Ditore” ka publikuar sot një  hulumtim të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese me temë “Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?” Shkëputëm disa fragmente nga ky hulumtim interesant.

Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve. Organizata Al Waqf Al Islami ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kablogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaedan. Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut.  Al Waqf Al Islami është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese.

Në kabllogramin e Ambasadës Amerikane në Shkup, me numër reference “09Skopje95” e dërguar në Washington nga Ambasadori Philip Reeker te pjesa “Terrorizmi Ndërkombëtar”, shkruan kështu:

“Në Maqedoni dhe rajon ka OJQ që ofrojnë përkrahje për individë që janë pjesë apo i simpatizojnë disa grupe terroriste. Këto OJQ përfshijnë Al Waqf Al Islami, Al Haramein, Bamirësia dhe të tjera”.

Udhëheqësi i kësaj organizate në Kosovë është mjeku arab Abdur Rozzaq, ndërsa në një kërkim të thjeshtë në internet del se një nga udhëheqësit kryesor të saj, Ahmad Al Hussaini, në Eindhoven të Holandës ku ishte krijuar kjo organizatë, ka qenë një nga 20 biznesmenët më të mëdhenj arabë që e kanë financuar organizatën më të madhe terroriste në botë, Al Qaeda. Kjo është thënë edhe në raportin e kompanisë amerikane, JCB Consulting, e cila nga familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ishte kontraktuar që të gjente ata që financonin organizatën e cila deri vonë është udhëhequr nga Osama bin Laden. Kështu thuhet në blogun “freerepublic”, duke e cituar raportin e kompanisë amerikane, “JCB Consulting” ku shkruan se emrat e financuesve të Al Qaedas janë hartuar nga vetë organizata e Osama bin Laden. Kjo listë është gjetur pas bastisjeve të zyrave të një fondi humanitar “Benevolence International Foundation” në Sarajevë. Këto bastisje janë bërë nga policia boshnjake në vitin 2002 në bashkëpunim me FBI-në amerikane.

Ndërkaq para dy vjetësh në Bullgari, udhëheqësi i Al Waqf Al Islami në këtë shtet ishte arrestuar në fshatin Sarnitsa në qytetin jugor Pazarxhik, me dyshimin se aktivitetet e kësaj organizate janë “kërcënim serioz për sigurinë e Bullgarisë”.

Dega e kësaj organizate në Kosovë rregullisht i pranon kërkesat e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që të ndërtojë xhami të reja, apo të rindërtojë ato të dëmtuara. Një prej tyre është dhe xhamia në fshatin Bajçinë të Podujevës për të cilën nga llogaria e Al Waqf Al Islami kanë kaluar 20 mijë euro në llogarinë e BIK-ut në Prishtinë.

Transferimi i këtyre mjeteve është konfirmuar zyrtarisht nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ata nuk e besojnë që kjo organizatë të jetë e tillë çfarë dyshohet edhe nga organe të shtetit të Kosovës.

Ky tregim nuk përfundon me kaq, pasi Hoxha që do ta udhëheqë xhaminë në Bajçinë të Podujevës, për disa hoxhallarë të tjerë të vetë Bashkësisë Islame është person që nuk promovon islamin sipas shkollës hanefite, apo islamit tradicional në Kosovë. Fjala është për Fadil Sogojevën, aktualisht imam i xhamisë në Bregun e Diellit.

Xhamia në Bajçinë të Podujevës ishte ndaluar së ndërtuari nga kreu i Bashkësisë Islame të rajonit të Podujevës, Idriz Bilalli, pikësëpari për dyshimin se xhamia do të përdorej për shtyrjen para të agjendave radikale fetare.

Lidhjet e dyshimta të Al Waqf Al Islami nëpër botë mund të jenë arsye pse ajo në Kosovë nuk është e regjistruar si organizatë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ka siguruar nga Ministria e Administratës Publike listën e të gjitha OJQ-ve që  funksionojnë ligjërisht në Kosovë dhe aty kjo organizatë arabe nuk është e regjistruar. Në fakt, emri Al Waqf Al Islami është fshehur si “person fizik”, në kuadër të Poliklinikës “Meka” në Prishtinë, e cila çuditërisht nga Ministria e Administratës Publike është regjistruar me aktivitet mjekësor, por edhe ndërtimtari.

Ahmet Sadriu, udhëheqësi i departamentit për media dhe botime në BIK e pranon se kanë bashkëpunim me “Al Waqf Al Islami”.

Akuzat ndaj Bashkësisë Islame e në veçanti ndaj kreut të saj, Naim Tërnava për lidhje me organizata ekstremiste fetare janë bërë edhe më parë. I fundit që e ka akuzuar direkt dhe ashpër Tërnavën për tolerancën e rrymave radikale është gazetari amerikan, Stephen Schwartz në një vlerësim dërguar QKGH kujton se sado që kreu i BIK-ut të thotë se nuk ka fare të bëjë me rrymat radikale, janë një mori sjelljesh të tij që nuk lejojnë shpjegim tjetër, pos atij që Tërnava është nën ndikimin e radikalëve.

Gazetari Schwartz vlerëson se janë tri pika që verifikojnë teorinë e tij për lidhjet e Tërnavës me rrymat radikale, në mesin e të cilave përmend edhe tolerancën e provokimeve nga radikalët.

Në Kosovë ka pasur raste të sulmeve fizike që u janë bërë imamëve që njihen si hoxhallarë liberalë. Në mesin e tyre është edhe Hoxha i xhamisë së Zabelit, Osman Musliu, i cili plot herë ka folur hapur për rrezikun e vehabizmit në Kosovë, për çka ai beson se edhe është rrahur keq. Imam Musliu thotë se ata që e kanë rrahur para disa vjetësh janë radikalizues të fesë islame ndaj të cilëve Kryesia e BIK nuk ka marrë kurrfarë masash.

Në fakt, imamët e BIK-ut që tani po i kundërshtojnë hapur rrymat fetare që i quajnë në kundërshtim me islamin tradicional kosovar gjithashtu e kujtojnë me mall ish-myftiun Rexhep Boja. Disa prej tyre e kujtojnë se si gjatë kohës kur Boja ishte në krye të BIK-ut, imami Mazllam Mazllami, një prej atyre që përmendet për ide radikale, ishte përjashtuar nga Bashkësia Islame për mosbindje, për t’u kthyer në organizatë pas marrjes së menaxhimit të BIK-ut nga myftiu aktual, Naim Tërnava.

Ahmet Sadriu, nga zyra për media e BIK-ut, thotë se në kohën kur imam Mazllam Mazllami ishte përjashtuar prej Bashkësisë Islame, pjesë e vendimmarrjes për përjashtimin e tij ka qenë edhe Naim Tërnava.

33 komente në “Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?”

  1. Drini says:

    Rrezik edhe i madh bile.

    1. Epirioti says:

      Po vazhduan te fusin hundet ne shoqerine Shqiptare keta Radikale Islamik nuk eshte e larget dita qe ta pesojme si Cameria, ku neve ua hedhim fajin Grekeve por Faji kryesor ishte i Shqiptareve Cam Ortodok e Myslimane qe u vrane ndermjet veti, po te shohim N.Zevda 1 tjetr me mbiemer Bardhuli e Butka sjane Greke por Shqiptar, Greket thjesht kane perkrahur Shqiptaret Cam Ortodoks. Keshtuqe duhet nxier mesim… Duhen Larguar sa me shpejt keta gjithashtu edhe Ekstremistet Salafite qe Predikojne sot ne Shqiperi e Kosove. Populli duhet orientuar drejt Myslymanizmit Tradicional Shqiptar, ose te kthehet ne Origjne.

  2. lexuesi... says:

    E para dhe kryesore, Stefan Shwarc eshte nje idiot, ne mos nje plehre!

    E dyta, ky shkrim eshte nje idiotizem klasik, ne mos nje maskarallek tipik plehrash.

    E treta, eshte vertet t`u frikesuar – si nje trap me siper me emrin Drin – sepse Islami e “merr me shpulla” individin e shoqerine per t`ia larguar idiotizmin dhe maskarallekun nga koka!

    1. armand says:

      “islami e merr me shpulla……”
      Mos deshe te thuaje me dinamit dhe thike ne dore?

      1. gjergji says:

        E para dhe kryesore, duket se ky “lexuesi” nuk di asgjë me themel për historinë e Shqipërisë !
        E dyta, ka shumë shanse që të jetë nga ata që marrin para nga arabët!
        E treta, ky “lexuesi” mund të mos ketë lexuar një prononcim të hershëm të z. Tërnava se në Kosovë po përhapet radikalizmi islam. Në fakt përgjegjës kryesor për këtë është vetë z. Tërnova.
        E katërta, në prononcimet e herëpashershme të krerëve, të paktën të BISh apo dhe të BIK për ngjarje me rëndësi në jetën e shqiparëve, mungon jo vetëm përgjegjësia qytetare por edhe kombëtare, kjo mbase se në konceptin islam (përjashtuar bektashinjtë) kombi në kuptimin europian nuk egziston.
        Më kryesore, që të mos zgjatem shumë dhe ju lodh, shkrimi në asnjë rast, por edhe shkrime të tjera të këtij lloji, nuk janë drejtuar kundër fesë muslimane, POR kundër marrjes të kësaj feje dhe përdorimit të saj për qëllime politike dhe ideologjike që në asnjë rast nuk janë të vijëmësi me natyrën e kombit shqiptar.
        Për ta mbyllur, do të ishe mirë që shqiptarët të gjithë të jenë bektashinj!

  3. rrahim han e hu says:

    Po kjo ishte e drejta e flamurit kosovar qe e kanè kerkuar prej kohesh gjoja se kerkojmè te drejtat tona,por dita dites shihet se ku e kanè qellimin keto organizata te famèshme te islamit,(populli i shkretè ka vuajtur shumè prej kohesh e do te vuajnè edhe nè tè ardhmen).

  4. S says:

    KETA MUND TE JENE TURQ O MONGOLE POR SHQIPTARE NUK JANE…….PRIT DHE NJA 5 VJETE E TE THONE EDHE KETA POSHTE AMERIKA E RROFTE TURQIA VELLEZERIT TANE…

    1. Tetova-Boy says:

      Po ju ca jeni? Grek apo serb , per te paren nuk jam shum i sigurte sepse ata jane me te mencur se ju..

      1. Belisarius says:

        Tetova-Boy ne meqenese jemi shqiptare e urrejme fene e pushtuesit.

      2. Anti talebani says:

        Tetova Boy, ne jemi shqiptar qe flasim shume mire shqip dhe sdalim ne mes te qytetit te kendojme Arabisht, sepse e duam gjuhen tone me teper se feja. Po te kishte fituar katolicizmi ,kristianizmi, ortodoksia apo islami ne Shqiperi, sdo kishim atdhe sot.

        Prandaj gjej forcen te degjsh dhe opinionin kombetar e mos degjo talebanet hoxhallar neper xhamia duke te futur ne gjak injorancen islame. Do jene shkaterrimi jione ne te ardhmen nese nuk i japim duart kesaj feje ne mbare trevat kombetare.

        Po je shqiptar kujto frazat e famshme

        FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA

        Fuck the Religion

        1. Andon says:

          ne thelb pajtohem me ty.
          Fete, jane krijuar per te mbajtur njerezimin te ndare.

          Ate qe e thua per hoxhallaret, une e them edhe per prifterinjte….SAME SHIT, different color

      3. armand says:

        Te pakten ti e zbulove veten qe je shqipfoles pasardhes i mbeturinave osmane qe lane kockat ne keto troje.

        1. Tetova-Boy says:

          Kur Shqiperia shpalli pavaresine ajo harroi trojet e tjera shqipetare, edhe ne deshem te jemi pjes e saj ne menyre qe sot po te na pyes dikush nga jeni ne te pergjigjemi me fjalen: Shqiperi !
          Ju nuk e dini se sa vret prandaj edhe flisni leht. Ne nuk jemi fajtor per asgje , fajet i ka Nena jone e cila kurr nuk u kujdes per bijt e saj( e nese mendoni se e them kete pa dhimbje e keni gabim, por realiteti eshte realitet sado i hidhur te jete, po te kisha mundesine t’a ndryshoja do e kisha ndryshuar vite me pare, po nuk cfar te beje) Eshte shum e natyrshme ta duam Zotin perderisa vetem ai na do . Me dhimbsen Kosovaret tek sa i quani Serb-Turk e mua me shume shqipetare te Shqiperise me quajne Maqedons,e kur ju vet nuk na thoni shqipetar at’her si drecin te ndihemi ne te tille :S

          1. pejoni says:

            Tetova-Boy
            Ne Kosovaret fale ZOTIT gjakut te bijve me te mire dhe ndihmes SH.B.A JEMI SOT SHTET.
            Dhe keshtu do jet per jete e mote
            Sa per fyrjet qe i bejne ne adrese te Kosovarve te theme te drejten nuk e rruen bythen kush sepse kjo gje dihet .
            Dihet nga ne . por dihej edhe nga katragjyet tan te cilet e kishin perjetuar nje gje te tille.
            Keshtu qe ata ne punen e vet ne ne tonen
            Uroj Matoshin per punen e shkelqyer por jam i zhgenjyer nga Migjen Kelmendi i cili mund te jap nje kontribut solid. ne kete çeshtje.

            1. armand says:

              Per Tetova-boy dhe Pejoni.
              Mos u hiqni si viktima.Ty Pejon desha vetem te kujtoj se ne luften e Kosoves kane rene deshmore mbi 70 shqiptare nga Shqiperia.Vertete ishte nderhyrja e SHBA-se qe ju dha lirine POR mos harroni se ishin shqiptaret qe ju hapen dyert e shtepive dhe ju strehuan ne ditet me te veshtira.Te jesh SHQIPTARE do te thote te jesh sternip i GJERGJ KASTRIOTIT,heroit kombetare te Shqiperise qe luftoi kunder pushtimit turk.Ju vini islamin mbi kombin dhe kjo eshte e papranueshme per ne.
              Ndersa ty Tetova-boy desha vetem te kujtoj qe nje miku im i quajtur KOMANDANT T. u vra pabesisht ne Shkup se bashku me grupin e tij.Ishte Shqiptare nga zona e Skraparit por vdiq larg familjes se tij per te mbrojtur lirine tende.Nuk luftoi ne emer te allahut por dha jeten ne emer te idealit qe e ka emrin SHQIPERI.
              Eshte shume e veshtire per tu kuptuar?

    2. jetishi hahaha do u pelqej ky emer says:

      S
      Jo e ke gabim shoku ne Kosovaret jemi populli me pro Amerikan dhe keshtu do jet per jete e mot.
      Por nje gje eshte e sigurt qe per qef te disa ortodokseve te dhjere nuk do ndrrojme fe tashi
      Hajt shnet mos u beni nervoze

  5. pisi says:

    turp i modh per keta shallvarexhinj

  6. ajn says:

    bravo Ternava, duket smira e keqe per se largu.
    Se mos i publikoni komentet tona ju te Temes, se behet nami. Jeni bere si Koha Jone nje here e nje vakt.

  7. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Islamizmi eshte rrezik per demokracine e njerezimit.

  8. ani says:

    popull injorant nje pjese e madhe e shqiptareve.
    shkrim tendencioz, thjesht per te coroditur dhe cytur disa njerez pa mend.
    shoqata El Uakf el Islami nuk eshte aspak terroriste, e aq me teper te jete e rregjistruar si e tille prej amerikes.
    do ishte mire te hidheshin ne gjyq autoret e shkrimit.

  9. ani says:

    shkrim tendencioz dhe corodites per njerez pa mend.
    shoqata e Uakfit Islami nuk eshte aspakt terroroste, aq me teper te figuroje e tille prej amerikes, ka aktivitet normal te rregullt.
    autori i shkrimit te hidhet ne gjyq.

  10. Drini says:

    E ju fshifte mortja se na nxorret faqen e zeze me keto shoqata bastarde me emra qensh El UAKF el ISLAM. Shifeni cfare emri i qelbur, qe ska lidhje me shqiptari.
    Ptuuuu rrac e qelbur arabo evgjitesh.

    1. bullshit says:

      ti drin ben sikur je shumica ne shqiperi dhe tani tu nxi faqja?
      po ti faqezi ke qene tere jeten, juve ju ngarkonet enveri me dru dhe dushke ne shpine tere diten dhe naten ju fuste per sillazh ne miser.

      dhe ishit shum te urte atehere, nuk benit ze fare.

      muslimanet ju dhan sapun per tu lare ore lekur dhe faqezinj se deri dje ishit ne maje te bredhit me ariun e murrem ne krah.

      u bete ju te hiqeni si aristrokrat, edhe myshku i drurit eshte me i kulluar se ju

  11. tomori i beratit says:

    SHQIPERIA DHE KOSOVA pretendojn te hyjn ne EUROP dhe jo ne islam ne arabi o popull.Ne jemi ne kerthiz te europes pra JEMI EUROP duam apo nuk duam ne .E PERSERIS JEMI EUROPIAN jemi ne mes te Europes dhe nuk na lidh asgje me arab.jemenit.salehit,afgan,islam e ku e di un çdreqin emra kane.TE JEMI KRENAR QE JEMI EUROPIAN.

  12. Epirioti says:

    Tetova… kur u shpall PAVARSIA kishte Delegate nga gjith Trojet Shqiptare edhe nga Shqiptaret e Maqedonise, te Kosoves dhe Malit te Zi, gjithashtu kishte edhe nga Cameria, duket qe je shum-Pak i Informuar mbi AKTIN E PAVARSISE SE KOMBIT SHQIPTAR dhe DELEGATET QE E NENSHKRUAN, Lexoje se e gjen ne iNet, dhe mos lexo vetem Kuranin ne Arabisht pa ditur Vet Ti kush je. shpresoj te me kuptosh drejt. Realisht si Shqiptar qe jam, me vjen keq kur degjoj Hoxhen qe Pellet ne Arabisht ne maj te Minarese, thua se Allahi nuk kupton Shqip, e duhet patjeter ne Arabisht????? Hapni syte se mos ju shan nga fisi familja ne Arabisht dhe sKuptojme gje. me vjen keq por smund ta pranoj, eshte ofenduse per Inteligjencen time.

  13. Krenaria e kombit says:

    Or shqipfolsi i Tetoves a e keni lexuar sa do pak historinè e kombit;me duket se jo, desha te jap njè shemull te vogel nè qoftè se ju pelqen kur eshtè zhvilluar lufta kunder horllive turke nè vitet 1910-1912 sa djem te ri bleu komanda turke neper troje shqiptare per te luftuar kundra çetatave te jugut apo kunder kryengritjes se Malsisè Madhe dhe mè jep pak spjegim ku ngrit per herè tè parè flamuri Shqiptarè mbas GjergjKastriotit(Skenderbeu)o i tetoves!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. DUMBABEN says:

    O ani ka vite qe gazetat amerikane flasin per kete teme ti thua te hidhet ne gjyq autori i shkrimit ,ka vite qe keto shoqata selefesh bredhin ne kosove ,e jo vetem ne kosove por edhe ne shqiperi ,ne kosove po ndodh e njejta gje qe ndodhi ne shqiperi mbas renies se komunizmit ,eshte kopje e dyfishte ,dhe mbas luftes ne kosove u hodhen ne maqedoni ,ku sot shikojme demostrata dylberesh me flamur jeshil ,nga u gjeten dollaret per ndertimin record te 248 xhamive ne vendin me ateist te evropes sic eshte shqiperia ,sa te jene gjalle dykembeshat shqiptar ,ata do vazhdojne te vine

  15. net says:

    tema,

    nuk postuat nje koment, heheheh si zakonisht jeni te nje kahu…
    nuk ecet perpara tema duke censuruar komentet.
    mos u ankoni pastaj qe juve qeveria jua ben me hile kur hilen e keni mu ne zemer vete ju.

    jeni per tu ardhur keq sepse kam lexuar nje her e nje kohe me shum kenaqesi shkrimet tuaja por filluat edhe ju te beheni si te gjithe te tjeret:

    TE RENDOMTE.

  16. ani says:

    po jo mor vlla se nuk eshte ashtu.
    shoqata ne fjale ekziston dhe ne Shqiperi.
    nuk ka asnje lloj problemi, jane bume mediatike.

  17. Andon says:

    Shumica prej jush jeni “vari Lesht”

    Hipokrite Hipokrite Hipokrite.

    Te krishteret nuk duan muslimanet sepse nuk i dashka EUROPA…Ka me shume muslimane ne Europe sesa Jane Shqiptaret edhe Boshnjaket te marre sebashku.

    Politika “perca e sundo” do te funksiononte fare mire sikur te ishin shume Shqiptare si Ju, qe komentoni me sharje ndaj njeri tjetrit per shkak te perkatesive fetare.

    Ortodoksine, Katolicizmin, Muslimanizmin/Islamin, e te tjera fe, nuk i dua, sepse sic e kam thene edhe me pare, jane per te mbajtur njerezimin te percare. Besoj ne Zot jo ne fe.

    megjithate I respektoj njerezit qe i perkasin ketyre besimeve fetare.

    me ben pershtypje, fakti qe feja islamike po shahet sot nga “Shqiptare” te krishtere apo ateiste (sepse ka nje ndjenje anti islam ne perendim qe pas 11/9/2001), por nuk shahet feja ortodokse meqenese armiqte e kombit Shqiptar (Greke & Sllave) i perkasin pikerisht kesaj feje.

    Ju jeni si ata gomeret qe fillojne pellasin, kur degjojne pellitjen e nje gomari tjeter.
    Mendoni njehere me trurin tuaj o njerez.

  18. haver says:

    Ktu nket shkrim nuk eshte ofendu feja se Islami eshte i paster, po ktu jan paraqit fakte rreth vahabizmit qe po vepron nkosov e qe e udheheqsat bashksise islame po bashkpunojn me ta nat e dit. Naim ternava e sabri bajgora kta dy jan mbeshtetsat kryesor te vehabizmit per shkak se marrin pare vazhdimisht pi tyne, se vakf al islam jan vehabista, se edhe ntv e qiti qe ke kryesori i ksaj organizate me uru ,myftine terrnava. Sabri bajgoren e sheh vazhdimisht ne televizionin e vehabistav peace tv, e kjo kallxon qfar bashkpunimi tngusht kan mes veti.

    Myftia po thot 20 milion euro sjan sen per maru xhamine, normal se krejt qata nkryesi te bashksise islame mujn mi dhan ka 2-3 milion secili se po shihet qe i kan hyp mallit, shpiat i kan 5katshe, i kan ka 4-5 banesa troje e lokale kerre tshtrejta jan ba si sheika, po a spo nalet kush me menu kah po marrin. Per qeta edhe ja kan nalu hyrjen terrnaves namerik.

    Ktu krejt poplli duhet mu qu nkam e mi hjek kta sa ma shpejt bashk me qeta shefqetat e tjer, se hor na banen para nderkombtarve edhe amerikes.

    Pe shajn ameriken tash qe na ka shliru, po ku ishin kta ne 98 e 99 kta bashk me haverat e tyne, krejt jan kan tuju rrezit npllazha arabis.

  19. marinc says:

    ( MJERIM ,MENDJELEHTESI,NIVEL I ULET DHE KOKEBOSH .)

    ATA QE PARAQITEN MBROJTES TE ISLAMIT DHE ATA QE FAJSOJNE ISLAMIN THJESHTE DESHMOJNE SE JANE KAFSHE TE GJALLA .Islami eshte fe e pranuar nderkombtarishte nga mbar njerzimi dhe nuk mundet te jet teme debati per ta mbrojtur apo per ta fyer kokeboshet shqiptar .Mundeni te debatoni per keqperdorimet politke ekonomike ne emer te islamit e jo per islamin si fe e pranuar.Ata qe praqiten si mbrojtes te islamit e devijojne qellimisht temen per te mbrojtur bythen e vet te lyer me mut deri ne koke ,ata qe e shajne islamin deshmojne injorancen e tyre fetare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje