Lëvizja e lirë e mallrave nuk i rriti eksportet për në Serbi

15 Gusht 2012, 11:12Rajoni TEMA

Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për vulat doganore dhe tregtinë e lirë është e vetmja ndër marrëveshjet e arritura në dialogun teknik që me zbatimin e saj ka kënaqura edhe institucionet e Kosovës. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo marrëveshje është e vetmja, e cila është duke u zbatuar në mënyrë të kënaqshme.

Krahasuar me periudhën kur Serbia e kishte bllokuar në tërësi hyrjen e mallrave kosovare, tanimë bizneset thonë se prodhimet kosovare janë duke hyrë në Serbi. Por, prapë pala serbe kohë pas kohe shkakton pengesa dhe procedura burokratike të panevojshme në rastet kur mallrat “Made in Kosova” eksportohen për në Serbi, apo e shfrytëzojnë këtë shtet si transit për të eksportuar në vendet evropiane. Problemet kanë qenë më të theksuara para dhe gjatë kohës së zgjedhjeve në Serbi. /KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje