Mirëpritet hapja e Konsullatës së Kosovës në Stamboll

14 Gusht 2012, 10:38Rajoni TEMA

Qeveria e Turqisë ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

“Qeveria turke është pajtuar për hapjen e misionit konsullor të Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e tjera shtetërore, që merren me politikën e jashtme, do të ndërmarrë të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sipas saj, Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, pas funksionalizimit të plotë, përveç shërbimeve konsullore për qytetarët kosovarë në Turqi, “do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme konsullore për bashkatdhetarët në një pjesë të Azisë dhe Afrikës”./Zeri

8 komente në “Mirëpritet hapja e Konsullatës së Kosovës në Stamboll”

  1. Kosovari says:

    Paj shum na i kan vonu bre. na jena turq, vetem se folim shqip.

    1. Gent says:

      ti qe e quan veten Kosovar,
      mundesh te thuajsh,
      une jam turk dhe di te flas shqip,

      ————————-
      dhe nuk besoj qe je Kosovar ti,
      por perdor terma qe te ofendosh Shqiptaret Kosovar,

      —————–
      konsullata dhe ambasada duhet te i hap Kosova ne secilin shtet qe e vlereson se jan ne te mire te shtetaseve te kosoves,

  2. Dilema says:

    KTHIM TEK BABA!!!

    1. TURP says:

      Me mire tek Baba sepse Nenen e kemi te keqe , ju e dini mire se kush eshte nena :D:D

  3. Tetova-Boy says:

    Perderisa turqia mirpret cdo vendim nga kosova kurse shqiperia fton kengetare serbe ateher nuk kemi cka te diskutojme me shume, veprat flasin vet !

  4. ARTI says:

    E mor DILEMA kelysh i Janullatosit,edhe nje veprimi krejt normal i jep karakter fetar.Tani nje pyetje sa konsullata greke jane ne Shqiperi.

  5. DILEMA says:

    Arti, pse ti ke te drejte te mos i duash greket dhe une nuk kam te drejte te mos i simpatizoj turqit…apo eshte ceshtje gjaku, une te pakten jam i sigurt se e kam shqiptar, se nuk kam bere dredha ne 2000 vjetet e fundit…

  6. ARTI says:

    Jo mor filogrek ti i urren shqiptaret e i do greket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje