Të jep përshtypjen e një skenari të një filmi aksion: një bandë kriminele shqiptare, e dhënë pas kazinove, kryen një plaçkitje guximtare ndaj të birit të pasur të presidentit kontrovers nga Lindja e Mesme, në një nga hotelet më luksoze të botës. Por, ky rrëfim nuk është fiktiv. Në fakt ky rast po gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Katër shqiptarë të Kosovës akuzohen për vjedhjen e stolive dhe mallrave luksoze në vlerë prej gati 2 milionë eurove në dhomën e një gjenerali në hotelin me pesë yje në Barcelonë – birit të presidentit kurd irakian, Massoud Barzani.
“Hotel Arts”, që vizitohet nga personalitete botërore, si Mick Jagger, Eric Clapton dhe Cindy Crawford, është votuar si një nga vendet më të preferuara në botë për të takuar yje.
Por, më 20 korrik 2009, mrekullia arkitektonike e xhamit dhe çelikut, e cila është pjesë e zinxhirit “Ritz-Carlton”, ishte ‘mikpritëse’ e një grumbulli të çuditshëm të vizitorëve: katër hajdutë shqiptarë të Kosovës, që kishin shenjestruar birin e presidentit të Kurdistanit, Mansour Barzani, zbulon “Gazeta Jeta në Kosovë”.
Haki Januzi dhe Artan Xhaferi-Jelliqi akuzohen se kanë hyrë me forcë në dhomën e hotelit, duke ikur me byzylykë, unaza, vathë, varëse dhe telefona të shtrenjtë celularë, të gjitha në vlerë prej 1.3 milionë dhe 1.9 milionë euro, ndërsa Sami Makolli dhe Shemsidin Benarba bënë roje në korridor dhe hutuan stafin.
Makolli dhe Benarba kishin udhëtuar në Barcelonë me pasaporta false dhe të gjithë – përveç Januzit, i cili theksoi se nuk ishte në Spanjë në atë kohë – kanë thënë se kishin ardhur në qytet për të luajtur bixhoz në kazino.
Afrim Ymeri, Abedin Beka – pronar i Hotelit “Kalaja” në Vushtrri – dhe Saim Januzi – pjesëtar i njësisë speciale të policisë së Kosovës ROSU, që është edhe vëllai i të bashkakuzuarit Haki – akuzohen se kanë ndihmuar hajdutët pas vjedhjes.
Në seancën e Gjykatës s Qarkut, në korrik, gjyqtari konstatoi se provat mbështesin pikat e aktakuzës dhe gjykimi i plotë pritet të mbahet në vjeshtë. Akuzat kundër Sami Makollit ishin të ndara nga të bashkakuzuarit, sepse ai nuk ishte i pranishëm në seancë.
Erhan Brnicanin, Dusan Kadijevic dhe Nebojsa Bojovic, që të gjithë nga Serbia, gjithashtu përballen me akuza për pranim të mallrave të vjedhura./KD
hallall qy i paskan vjedh pa dame ne njers!
harram qy i pakan kap!
Mue s’me kap kush:
sa trima bo boooo,,po ska me shqiptaret ne bote,,te marrin gjakun ne vetull.1,9 milion euro bo boooooo cfare trimash….1,9 milion kosovar per dy dite u larguan nga kosova ne 1999 ,booo boooo cfare trimash,edhe ju te temes lajme koti nxirrni ketu sa per te mbushur faqet,
te paudhet f..k yu
Mire ja ka bere aty kurdit ata kurdet nuk kane buke te hane dhe ky paska pasur 2 milion euro , brravo ketyre djemve, keshtu eshte edhe ne shqiperi , njerzit skane buke te hane, Gita dhe Xeni kane milionat, Vellezer
ne shenj perkrahje per luften e kurdeve,shqiptaret e kosoves vendosen me u treguar kurdeve se pushteti i tyre eshte to i mashtrue e to i vjedh( mbasi djali i barzanit paska aq shume pare pa punuar!Ku i merr ky gjithe ato pare!) Pra kjo eshte nje solidaritet i mirefillte edhe nje demaskim me shume vlere per popullin kurde,edhe keta kosovare duet te falenderohen ndoshta per kete pune,apo jo?
Si nuk bene nje gje te mire keta kosovaret ,Ku eshte mashtrimi atje i gjen ,ku eshte krimi atje i gjen .ku eshte matrapazlleku atje i gjen,Njerez qe shiten e blihen per free nga bukoshet e salinjte e cfare do shqiperija te bashkohet me ta ,boll i ka te sajet
sa i vogel qe je ka trute mer sali tronglli
o sali jemi mbet ne kotec fal te hershmes, kerkojm njohje, disi duhet ta bejm se posa te pranohemi ne OKB te tregoj se kush jan kosovaret, po edhe ju mangu spo ja leni, po vllezer jem , he ku te shkojm shqip ti shqip un.
keta far hajna i njef e gjith ballkani edhe evropa kta ne kohen e millosheviqit i kan mbrojtur serbet se jan kan puntor te tyre edhe shema edhe artani e shum te tjer kan ba krijim duhet denim perjet per keta keta kan vjedhur cifra marramense kjo nuk asht kurgja para lufte shum krijim kan ba naper evrop jan edhe disa te tjer si kan vjedh me kta asht edhe sami maraliu etj.