Naim Miftari: Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së (VIDEO)

10 Gusht 2012, 19:24Rajoni TEMA

Në një video ekskluzive që e ka siguruar Koha Ditore, shihen bashkë dy të vetëshpallurit agjentë të SHIK-ut duke folur për “problemet e mëdha”.

Dy personazhet, të bërë të famshëm së fundi për përplasjet mes tyre, ishin takuar kohë më parë në shtëpinë e Nazim Bllacës.

Në këtë takim ata flasin për sulmin e serbëve ndaj familjes Jashari, gazetarit Bardhyl Ajeti, Selim Broshit, Ibush Kllokoqit dhe vrasje e sulme të tjera.

Në këtë video, Naim Miftari, i cili në gjykatë kishte mohuar që njihej me Nazim Bllacën, kurse tani shihet duke pirë çaj në shtëpinë e tij, pretendon se ka fakte që e implikojnë vëllain e kryeministrit Hashim Thaçi me shërbimin informativ serb (UDB).

Megjithëse publikisht thotë që nuk është Azem Syla pjesë e SHIK-ut, në shtëpinë e agjentit Nazim Bllaca, Naim Miftari pohon të kundërtën.

Ai madje pretendon se informacionet e marra nga Shërbimi Informativ i Kosovës fillimisht shpërndaheshin në shërbimet sekrete serbe e pastaj ktheheshin në instancat kosovare.

Miftari në këtë video flet edhe për shumë raste tjera të ndjeshme e të cilat deri tani kanë qenë enigmatike.

Bashkëngjitur mund ta ndiqni videon ekskluzive të kësaj bisede.

9 komente në “Naim Miftari: Vëllai i Thaçit, informator i UDB-së (VIDEO)”

  1. TURPI I KOMBIT SHQIPTAR says:

    Kjo duhet tu djege shume veteve, edhe Sali berishes.
    Me siguri i kujtohet Remzi Hoxha kur shikon kete video!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

  2. shqiptari says:

    Qe te instalohesh kryetar qeverie.Me pare ka me te forte qe te perziejne dhe te instalojne e te bejne spiun.
    Pastaj te bejne kryetar.Dhe pastaj ske ku e luan bythen !
    Se nuk ka mundesi ?? qe shtetet me te fuqishme te botes,ti bejne sehir Berishes apo Edit apo Metes.
    Me ngjarjet qe po ndodhin,korrupsionin,vrasjet, e gjithcka te keqe ne kurriz te popullit.Dhe keta akoma ne qeveri.
    Nuk ka mundesi.Edhe Thaci po ashtu njesoje.

  3. Drini says:

    E more “patriota” i shifni trimat e kosoves qe sju ndahet shpirti nga serbia????

    1. Donika says:

      Drini jo te gjithe kosovaret jane ashtu si mendon ti, po ashtu jo te gjithe shqiptaret e Shqiprise jane spiune apo kriminele,kuptove gje,hihihihihi…injorant.

  4. ishipnis says:

    Shkollen e kan te kryer te greku Fatos Klosi.

  5. goni says:

    Keto idiotesira qe dalin nga dy te cmendur te cilet e incizojne veten e tyre vetem se e forcojne Hashim Thacin. Hashimi eshte hajdut, primitiv, injorant por ta akuzosh si njeri i UDB ngjan qesharake. Vaj medet. Te degraduarit psiqik jane bere yje televizive….

  6. Ymer says:

    Po na del se krejt kush esht vra esht vra per arsye te domosdoshme sepse ose ka qen shpijun ose ska dasht me punu me shtabin e uqk-se per te miren e kosoves po ka kqyr per byth te vet veq me marr pozita te nalta e jo per interesa kombetare . Faji esht te krejt ata qe e kan pengu qlirimin e kosoves se ushtri tjeter pos uqk-se ska pas nevoj me kriju sepse ne kete menyre pengohet nje force e perbashket kunder armikut serb ne kohen e luftes . E dyta esht se qiftat e Bllaces e ktij fare Miftarit bash kta kan krye vrasje krye ne veti tu mendu se po bejn pune te madhe se kan qen si ushtar te uqk-se po e verteta esht se kurr skan marr urdher nga sherbimi sekret u uqk-se me krye vrasje . Sa njeri i thot vetit patriot e krye ne veti vret njerz qe mendon se jan tradhtar ktu sherbimi sekret i kosoves smundet me u fajsue . Tashi po kta vrases krye ne veti po i trgojn vrasjet e veta e po thojn se kan qen agjent te sherbimit te kosoves e kan punu me shum sherbime te huaj ?. Rren e madhe se kata as gjuhen shqipe se dijn mire e leje mo gjuhe te huaja qe duhet me i dit nje agjent .

  7. jam agjent says:

    gjysma e kosovareve jan agjenta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje