“Nuk i dua ato 15 mijë euro”

9 Gusht 2012, 11:06Rajoni TEMA

Ish-Guvernatori i BQK’së, Hashim Rexhepi nuk ka pranuar të marrë 15 mijë euro që i takonin si dëmshpërblim për ditët e kaluar në paraburgim. Rexhepi u shpall i pafajshëm dhe sipas ligjit, koha e kaluar në burg kompensohet me të holla. Në një prononcim për Express, ish-Guvernatori tha se nuk i interesojnë ato para.

 

Për Hashim Rexhepin nuk janë asgjë 15 mijë euro.

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës duket se ka mjaft para, ndryshe nuk shpjegohet veprimi për t’i refuzuar paratë që i takojnë si dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim.

Ai i ka refuzuar plot 15 mijë euro pa më të voglën mëdyshje.

Rexhepi ka refuzuar këtë shumë duke dashur që më mos të ketë fare punë me sistemin e drejtësisë.

Të mërkurën, ai e ka konfirmuar refuzimin e shumës së këtyre parave.

“Nuk kam dashur t’i marrë, janë diku afër 15 mijë euro…”, ka thënë shkurt, Hashim Rexhepi për Express, duke treguar se nuk gjendet në Kosovë./EXPRESS

3 komente në ““Nuk i dua ato 15 mijë euro””

  1. miri says:

    Nano Nano, ky pis i mori 80 miliona demshperblim per burgun ne Tepelene.
    E kishte nga dashuria per popullin.

  2. NINO says:

    bravo hashim ti je burre ,por do ti marri dikush tjeter keto para .
    demshperblimin nuk munden me e fituar te gjithe edhe pse burgosen padrejtesishte psh ne shqiperi e fiton metja i skraparit salushi i vicodollit zhelja e shkodres tosi i greqes ,zeni argita e kush ka pushtet te tjerit fitojne opingat e zenit e te salushit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje