Në raportin e tij të rregullt për Kosovën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën. Në raport Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë festimeve të Vidovdanit, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e UAM-it (Administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës). Nga faktori ndërkombëtar ka kërkuar më shumë unitet për presion ndaj palëve dhe angazhim më të madh të palëve në dialog.
Raporti, që do të diskutohet nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit më 21 gusht krahas përshkrimeve për zhvillimet në Kosovë për tremujorin e kaluar, përmban edhe një përshkrim të marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviçit, si dhe gjendjen e zbatimit të tyre në praktikë. Shefi i OKB-së e gjen fajtore Serbinë vetëm në moszbatimin e një marrëveshjeje, atë për menaxhimin e integruar të kufirit.
“Beogradi ende nuk e ka nënshkruar protokollin teknik për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, shkruan Ban Ki-moon në raportin e tij, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”. Megjithatë, sipas sekretarit të OKB-së, duhet pasur parasysh se natyra e kësaj marrëveshjeje “është e tillë që kërkon më shumë kohë sesa marrëveshjet tjera për t`u zbatuar”./KD
Në raport Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë festimeve të Vidovdanit,.
Për cilat veprime e ka ky Tipi fjalën? ? ? ?
Per veprimet a Policice Kosoves