Kjo është një nga fotot e preferuara të aktores Angelina Jolie, një imazh frymëzues dhe një portret që tregon sfidë e krenari.
Fotoja është realizuar nga britaniku i njohur Tom Stoddard në kulmin e luftës në Bosnje dhe tregon një grua bukuroshe, që ecën krenare dhe pa frikë, duke refuzuar të struket përballë ushtarëve serbë të Ratko Mlladiç. Gjithçka ndodh në rrethinat e Sarajevës, rrethuar nga ushtarët, por edhe snajperët e Mladiç.
Meliha Vareshanoviç ka frymëzuar aktoren për të realizuar filmin kontrovers “Vendi i gjakut dhe mjaltit”. Thuhet se këtë foto të zmadhuar, aktorja e mbante në murin e suitës së saj, kur editonte filmin.
Stoddart ka realizuar edhe të tjera foto në Bosnje, që tregojnë disa njerëz duke kërkuar strehë në atë që kishte filluar të njihej si shëtitorja e snajperëve. Në një tjetër foto duket një nënë pa këmbë, të cilat i ka humbur në një shpërthim granate, duke luajtur me të bijën e vogël.
Ne vend te fotos, vendin per frymezin do te duhej ta zinin krimet, terrori dhe gjenocidi serb kunder boshnjakëve dhe shqiptarëve poashtu, me shumice muslimane, por sidoqofte, kur s’ka shi, ben edhe bresheri, thote populli. Selam prej Kosove!
Ehhhhhhhhh, atje ka patur media qe ta ruajne lajmin, kurse ketu … media dhunohet me keq se ne kohe lufte! Mjafton t’ju kujtoj djegjen e gazetes “Koha Jone” (djegjen e pare ne 97′ se te dyten e beri Sander mafishja kur e bleu)
fotoja e fundit A. Jolie!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/oscars-2012-best-dressed.html
foto te jashtezakoneshme…sfiduese…!!