Kultivimi i marihuanës, një problem në rritje në rajon

10 Gusht 2012, 19:17Rajoni TEMA

Nga Aleksandar Pavelevski

SETimes

 

Rritja e bimëve të kanabisit për të prodhuar marihuanë, hashash e vaj kanabisi është një praktikë në rritje anembanë Ballkanit, por ekspertët thanë se qeveritë e rajonit duhet të bëjnë më shumë për të çrrënjosur bimën.

“Kanabisi është më i zakonshmi, më i liri e më lehtësisht në dispozicion si burim i drogës natyrale në tregjet rajonale e evropiane,” tha për SETimes Frosina Remenski, profesore e studimeve të sigurisë në Universitetin Shenjtorët Ciril e Metodij në Shkup.

”Shqipëria e Hollanda janë prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë. Fitimet nga shitja e paligjshme e prodhimeve të kanabisit në Hollandë janë 10 miliardë euro në vit,” tha Remenski

Bordi Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve tha se Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi e Serbia janë burime të kanabisit që përdoret tjetërkund në Evropë.

Një rrugë nga Shqipëria përfshin dërgimin kontrabandë të drogës në Maqedoni me kuaj, barka ose në makina transporti fshehur mes mallrave të tjera të ligjshme, sipas policisë.

Ndërsa një pjesë e vogël mbetet në Maqedoni për tregun vendas të drogës — ka rreth 9,000 përdorues të regjistruar — pjesa tjetër transportohet për në Greqi, Itali e Turqi.

“Policia ka dhënë informacion që tregon se tregtia kryhet në Kosovë e Malin e Zi gjithashtu për të shkëmbyer marihuanën me heroinë e droga të tjera,” tha Remenski.

Këtë vit, flota italiane konfiskoi pesë ton marihuanë nga Shqipëria. Operacioni më i fundit i policisë italiane kapi 250 kg kanabis, me një vlerë tregu prej 2 milionë euro, që individët u përpoqën t’a transportonin me barkë nëpërmjet Kanalit të Otrantos në Adriatik.

Një variacion më i fuqishëm marihuane nga Hollanda po kultivohet në Lazarat, një fshat në Shqipërinë jugore i njohur si kryeqyteti i kanabisit të vendit.

Njësitet e policisë së posaçme shqiptare hynë në fshat mes të shtënave nga banorët më 11 korrik e shkatërruan rreth 6,000 bimë e arrestuan dy vetë.

“Marihuana po rritet tani në veriperëndim të Maqedonisë, pranë kufirit me Kosovën e Shqipërinë,” tha Remenski. Operacionet e përsëritura policore zbuluan parcela të mbjella të maskuar nga bimë të tjera në e rreth Tetovës, Gostivarit, Strugës, Kumanovës e Shkupit.

Autoritetet maqedonase kanë kapur mbi 2.6 tonë në dekadën e kaluar , me një vlerë në rruge deri në 2 milionë euro.

4 komente në “Kultivimi i marihuanës, një problem në rritje në rajon”

  1. Zigur Qarri says:

    Cigarja eshte droge,Alkoli eshte droge,legalizojeni me ne fund o plitikane bytharake Canabis,qe ti preni duart krimineleve dhe perdhunimit te ligjit.
    Ballkanasit duhet ta din mire,qe asnje qeveri nuk do ta eleminoi dot kete bime.Perderisa Amerika ka investuar miliarda dollar prej dekadash e megjithate nuk ka arritur dot te ndali biznesin e droges,si mund ta ndalin ballkanasit qe jetojn ne kufijte e ekzisteces!?
    Kjo eshte psikopati politiko-intelektuale.
    Mjaft me me hipokrizi.Kete biznes nuk duhet ta zoterojn kafshet,por te legalizohet dhe te kontrollohet nga Shteti.

  2. G.Toshi says:

    kur qeveritaret zoterojne pasuri mbi roge,shkurt vjedhin edhe populli ate pune ben jeton me pislleqe.
    Nga shkon cjapi,si shkon,si ushqehet edhe dhite ashtu veprojne.
    S’ka rendesi c’thone pushtetaret ka rendesi c’bejne.
    Pa ka me ajdut se I. Meta qe hiqet engjell,kush beson tek ai njeri vec bythelepiresve qe ka pas.
    thyen ligjet meta me bishtat ,ate pune ben edhe populli.

  3. FIER says:

    Legalizim i menjehershem dhe ndodhin tre MREKULLI me “M” te madhe:
    1) Zhduket mafia e ketyre bimeve
    2) Mbushet Shqiperia me miliona turiste qe vijne per te shijuar kete bimen magjike dhe per rrjedhoje mbushen xhepat e shqiptareve
    3) Mbushet arka e shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje