Edhe Majko kundër Kuçit për traktatin e paqes me Serbinë

9 Gusht 2012, 21:05Rajoni TEMA

Idenë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, për një traktat paqeje me Serbinë, e ka kundërshtuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh ish-kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko.

Majko ka thënë se aktualisht një traktat paqeje mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosej detyrimisht në kuadër të një dokumenti ndërkombëtar, që momentalisht do të ishte kryesisht Rezoluta 1244, raporton KTV.

“A do të pranonte Kosova të hynte në kontekstin e këtij dokumenti në bisedime për një traktat paqeje? Për Serbinë, Rezoluta 1244, e cila përmban edhe fjalën ‘Jugosllavi’, do të nxiste perceptime juridike dykuptimëshe. Për Serbinë kjo do të ishte marrëveshja mes ‘Shtetit’ dhe ‘Krahinës’”, ka thënë Majko.

Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se një situatë e tillë do të rihapte debate edhe në NATO rreth vazhdimit të prezencës ushtarake në Kosovë, e cila garanton paqen.

Ideja e zëvendëskryeministrit Kuçi që Kosova të bëjë një traktat të paqes me Serbinë, ka nxitur reagimin edhe të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë traktat pasi që nuk ka ushtri dhe një Traktat i Paqes ishte Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë.

Por zëvendëskryeministri vazhdon të përkrahë idenë e tij, duke thënë se pas çdo konflikti mes dy shteteve vendoset një traktat i paqes. Ai gjithashtu ka thënë se rezoluta 1244 nuk i bie tamam Kosovës dhe është një rezolutë e tejkaluar. /Telegrafi/

13 komente në “Edhe Majko kundër Kuçit për traktatin e paqes me Serbinë”

  1. Luan Myrtaj says:

    Mire e the, po kujt ja the o majko!
    Udhe heqja e Kosoves ka marre leksione nga kelyshi i serbit, sali ram berishoviq!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

  2. Drenica e Kuqe says:

    Sa njerezore e sa shqiptare kjo deklarate e ish-Kryeministrit shqiptar, Pandeli Majko. Dhe, qe tash ta dije Shqiperia se shqiptaret jane me Pandeli Majkon dhe jo me kuqet e Serbise e te Jugosllavise. Traktate paqeje me pushtues bejne vetem veglat e atyre pushtuesve, qofte me Serbine, qofte me Greqine, qofte me Malin e Zi, qofte me Maqedonine…

    Drenica e Kuqe

    1. ibrahimi says:

      mire e the
      Traktate paqeje me pushtues bejne vetem veglat e atyre pushtuesve,
      Si ibraim rugova me milloshin

  3. Kastrioti says:

    Shiko kur ti turren shqipflosit turkoshake te Kosoves z.Majko si grek e pallavra 50% e shqipfolesve te Kosoves jane kolone turq

    1. Keshtu eshte says:

      Kastrioti,
      Mos ngatërroni shqiptaret e kosoves, me turqit. Ne kosove ka turq dhe ky eshte nje minoritet i vogel, i cili ka gjuhen e vete turke. Ashtu si kemi edhe ne Shqiperi, minoritet arumune, greke, sllave qe kane gjuhen e tyre.

  4. Labi Vlore says:

    Traktati i paqes te behet vetem kur Serbia te njohi Kosoven si shtet i pavarur dhe Sovran.Kur te kete pranuar ne seline e OKB- se gjenocidin dhe planin shekullor te zhdukjes se Shqiptareve nga Kosova.Kur te kete demshperblyer familjet e te vrarve dhe te zhdukurve.Hajredin Kuqi me Hashim Thacin nuk mund te bejne traktar paqeje me Serbine .Serbia duhet te beje traktar paqeje me gjithe Shqiptaret sepse akoma e ka UDB-ne ne Tirane me ne krye UDBA-shin dhenderr ne Serbi Sali Berisha.Armiqesia e tyre eshte me gjithe Kombin Shqiptar nga Kosova gjer ne Cameri.

  5. beni says:

    Nuk ka me te mire, se sa te jetosh ne paqe!
    Politike e mire eshte,kur armikun ta besh mik,atehere miqesia behet edhe me e pa thyshme!
    Boll tashme me lajka,si e si te tregohemi patriote,ka kaluar tashme diktatura e Enverit,kur per nje karige te priste edhe fytin po ti theshe se Tito din te drejtoj me mire!Hiqni dore nga nacionalizmi,dhe shiheni armikun si nje mik e jo si nje gogol te perjetshem!
    Pyll pa derra nuk ka ne gjith boten,por ama ka edhe sarkadhe,qe din te mos ngacmojn kafshe tjeter,pervec se natyres qe i ka dhen jeten!
    Mos harojm se mbas luftes se dyte boterore filluan qe se bashku shtetet e perfshira ne konflikt te miqesohen midis njeri tjetrit bile shum shpejt,per perparim ekonomik,dhe jo te ndare e urejtje nacionale!
    Pse nuk u thua shqiptarve,qe edhe origjina jote eshte nga CAR DUSHAN dhe perpiqesh te behesh me shum se nje Hipokrit!Kosova-shqiperia-mali zi-serbia jane gati nje,perderi sa mbajne te njejtin flamur identiteti,shqiponjat me dy koka!Puna qendron se cila gjuhe duhet te kete me prioritet,shqipja apo sllavishtja,ku shqipja eshte integruar tashme ne gjuhet dhe alfabetin Latin deri diku!

    1. Nese je i etur per dashurine e “Miqve nga Serbia” Atehere : Shko Ne Serbi aman thuaji se je Shqipetar , thuaj se je krenar dhe do beje gjithcka per ta pare shqiperine e bashkuar. Pastaj eja hyn ne kete portal dhe shkruaj cka ta doje zemra..( Nese kthehesh i gjall eshte fjala).. Oh BaL. Po ku ka paqe me serbin ore ?
      Si duket i paske ikur realitetit ose realiteti te ka tradhetuar ty.

  6. shqiperia ime says:

    Dhe themi pse nuk ecen Shqiperia?
    Kur Shqiptaret Jane Si shqiponja ne flamur me dy koka njera naive e tjetra primitive nuk ka Si perparoj. Shqiptaret akoma s’ecin dot vet Si ky BENI me siper. Naiviteti I ka kushtuar shume Shqiptarve I ka bere te plogesht dhe indiferent si ai femija qe I marin buken nga Dora.
    Primitiviteti I ka lene mbrapa dhe nuk arrin te shohin. Si eshte niveli I nacioanalizmit ne vendet me te fuqishme te notes?
    Dihet shume I large.
    BENI Si mundet te jesh mike me nje fqinj qe gjithmon te vjeth token te vret femin!
    Fqinji I mire e Di gardhin e tij dhe nuk mundohet ta shtyje kur ti Ke Halle.
    Ndaj ne Shqiptaret nuk duhet te harojme Ke kemi gjiton. Koha iken e kalon por mendja dhe zemra dhimjen nuk e haron.

    1. beni says:

      Shqiperi me gardhe,ndertoj vetem Enveri!
      Njeriu kerkon anen sociale aty ku ti behet mire e me mire,pavarsisht se nuk komunikon ne gjuhen e nenes,por i duhet te asimilohet e te integrohet ne keto shoqeri,si domosdoshmeri per te avancuar me realitetin!
      Politika eshte shejtan, ka then Turku dikur,por kur ky i fundit ka pas dhe ka mardhenie ne nivele shum te mira me fqinjet tone veriore,pse mos kemi edhe ne?Mos valle Turqit jane me te civilizuar se ne?Simbas jush ne Turqine e civilizuar,nuk duhet te shkele kembe Russi!Gjithashtu simbas jush ne shqiperin tone nuk duhet te shkel kembe Serbi!Simbas jush ne gjermanin e hitlerit dikur mbas luftes, nuk duhet te shkelte nacion tjeter!Ka kaluar koha e Gjakmarjes kur une duhet te mbaja meri,se dikur gjermanet me pushkatuan gjyshin!
      Dikush i dha urdher ushtarve,per ti pushkatuar,jo vetem gjyshin tim por edhe viktima te tjere nga nacional-socializmi hitlerian!
      Pra ndershkohen urdherusit dhe politikat e tyre,por jo ushtaret!
      Ne rast se nuk harohet,atehere nuk ka civilizim!
      Gjitonin e bejne te mire e te lik ,gjithnje politikat,por kur kemi politikane te shitur per interesa te ekonomive te tjera,sidomos ato mbas atllantikut,atehere fqinjet tane Europiane behen te eger,mbase me shum se sa nje kafshe e terbuar!keshtu e ka pesuar edhe Fan-noli duke haruar se ai vete, ishte Europian!

  7. Erdoni says:

    Majko shqiptari më i madh në të gjithë skenën politike nga të gjitha viset shqiptare. I madh je Majko.

    Kot disa idiota këtu merren me mesjetarizma, turkoshak, a blla blla blla. Çka po e fusni fenë në këtë mes. Unë jam nga Prishtina, e Majko për mua duhet të jetë lideri shqiptar në Ballkan.

    1. mirel says:

      Mos ja fut kot Erdon, Majko ka thene dicka te drejte, por nuk eshte shqiptari me i madh, nje shqiptaruc i peshtire eshte.

  8. Ky Hajredin Kuqi-qi ne kohen e Milloshit ka qene Polic ne peje e tani ne kohen e Thaqit eshte bere z.Kryminister tashe nuk po e dij se apo e kuptoni se kushe po qeveris me Kosoven

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje