Qeveria e Kosovës do të duhej të bëjë matematikën mirë karshi kërkesave të veteranëve të luftës, në të kundërtën oborri i saj gjatë muajit tetor mund të jetë i mbushur me veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu deklarojnë ish-guerilët e “pensionuar” të UÇK-së, të cilët kërkojnë që të ndryshohet Ligji për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së i miratuar në fund të vitit të kaluar.
Madje, kësaj radhe për dallim nga e kaluara, veteranët e UÇK-së do të protestojnë brenda oborrit të Qeverisë dhe paralajmërojnë atë se në rast sulmi ata do të kundërpërgjigjen në të njëjtën mënyrë.
Mirëpo, udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kryeministri, Faik Fazliu thotë se përfaqësuesit e veteranëve të luftës nuk do ta kenë mundësinë të protestojnë për faktin që brenda këtij viti qeveria do t’i ketë të gatshme dy ligjet që kanë të bëjnë më këtë kategori.
“Këtë vit pritet që Komisioni për verifikimin e luftëtarëve ta kryejë punën e vet, po ashtu edhe Komisioni tjetër i formuar nga qeveria për amendamentimin e ligjit. Nuk do të ketë ligj tjetër të veçantë por ligji ekzistues do të amendamentohet dhe të dyja komisionet brenda këtij viti do ta përfundojnë punën e tyre”, ka thënë Fazliu.
Ai nuk beson që do t’u lihet hapësirë shoqatave të dala nga lufta që të protestojnë, për faktin se kërkesat e tyre do të realizohen.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se pas paralajmërimit të tyre se do të protestojnë kanë marrë kërcënime të rënda që mos të dilet në protestë.
“Edhe përkundër kërcënimeve e shantazheve që po na bëhen, ne nuk do të heqim dorë deri në realizimin e kërkesave tona. Kemi kërcënime nga instanca të larta qeveritare nëpërmjet bashkëluftëtarëve tanë jashtë institucioneve, madje me kërcënime mjaftë të rënda, mirëpo ne jemi kërcënuar edhe nga Serbia, para lufte edhe gjatë lufte, por nuk jemi zmbrapsur aspak. Prandaj as këto kërcënime nuk do të nk do të na frikësojnë”, ka thënë Qeriqi…/ZERI
THIRRJE:
VELLEZER KOSOVARE!
SERBI KA HY THELLE MES NESH, NA UDHE HEQ. MOS I BESONI EDHE JU SI I BESUAM NE DHE I DHAME DOREN PERSERI PAS 97′
NE 98′, ATEHERE KUR JU KISHIM ME TEPER NEVOJE SE KURRE PER MBESHTETJE, SALIU JU TRADHTOI DUKE SHKAKTUAR TRAZIRAT E 98′ DHE VRAU PABESISHT SHOKUN E TIJ TE ARMEVE DHE IDEALEVE, AZEM HAJDARIN.
UNE QE JU SHKRUAJ, I KAM NJOHUR QE TE DY!!!
MOS E LINI SHKJAUN QE E SHPORRET ME LUFTE E ME GJAK, QE T’JU ULET KEMBEKRYQ NE VATRAT TUAJA! MOS BENI GABIMIN QE BEME NE! BJERINI KOKES PA MESHIRE!
ASNJE TE MIRE NUK KA PATUR SHQIPTARIA PREJ FARES SE KEQE.
NA KA PERCARE E PO NA PERCAN EDHE PER 100 VJETORIN E PAVARSISE, SEPSE KESHTU DO SERBIA!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
I JUAJI,
DAUT SKELA, VLORE
Krruajeni me gjethe fiku se ju nderin te kangjellat e godines se qeverise si beri baca Sali ne 21 Janar. Ose me mire di tu dergojme Mesilen e Dodajvet tu vari ke palmat
Veterane!! me nje muaj lufte dhe doni shperblim? Me nje lufte qe u fitua nga Nato.haha patriota apo mercenare jeni ju !?
Shoku ata kan lene gjymtyrt ti bene shaka.