Tirana dhe Prishtina, asgjë për Luginën e Preshevës

11 Gusht 2012, 12:37Rajoni TEMA

Qeveritë zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë mbajtur premtimet për investime në Luginën e Preshevës.

Ky shqetësim është shprehur nga përfaqësues të spektrit politik shqiptar opozitar në tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galib Beqiri ka thënë për Express se shqiptarët e Luginës kanë marrë premtime të përhershme për investime si nga Qeveria e Kosovës edhe nga ajo e Shqipërisë, por sipas tij, asnjëra deri më tani nuk e ka mbajtur premtimin, ndërkaq, siç thotë ai, autoritetet e Shqipërisë e kanë më të lehtë ngaqë me shtetin serb kanë marrëdhënie diplomatike.

“Ndërsa Serbia bën çmos për pakicat serbe në Kosovë, në Kroaci, në Mal të Zi, në Hungari, në Rumani, pra jep fonde të veçanta, sidomos shoqatave joqeveritare, Kosova dhe Shqipëria ende asnjë cent nuk e kanë dhënë për Luginë të Preshevës”, ka theksuar Beqiri, duke shtuar se me ligjin serb për pakicat dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë lejohet përkujdesja dhe investimi tek pakicat kombëtare.

Në prill të këtij viti zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, pas takimit me liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu, pati premtuar se ekzekutivi kosovar do të investojë në ndërtimin e një shkolle në Preshevë dhe një rruge që lidh zonat shqiptare me kufirin e Kosovës, por katër muaj më vonë kjo çështje nuk duket në “rend të ditës”.

Por, lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu pas takimit me të cilin Kuçi e pati bërë publike se qeveria do të investojë në Luginë, thotë se Prishtina zyrtare nuk ka vullnet për një gjë të tillë.

“Nuk është realizuar asgjë. Nuk ka pasur asnjë përpjekje nga Qeveria e Kosovës për të investuar, nuk kemi pasur as thirrje, as ftesë, që së paku një shkollë të ndërtohet në Luginë. Ka mënyra, ka forma për investime, kjo (ndërtimi i shkollës) është çështje humanitare, nuk po ndërtohet kazermë, ose nuk po investohet në diçka me të cilën e prish një shtet tjetër, por po e ndërton një mësonjëtore, një shkollë, një shtëpi kulture. Nuk besoj që shkolla, rruga apo biblioteka ndalohet nga asnjë shtet”, ka theksuar kreu i LPD-së.

Musliu thekson se as Qeveria e Shqipërisë nuk ka vullnet për një gjë të tillë, ndërsa ka kujtuar se është pikërisht qeveria e Sali Berishës ajo e cila ka investuar në komunën e Graçanicës në Kosovë, e sipas tij, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, gjatë takimit të prillit me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, ky i fundit iu ka premtuar atyre se taksa kufitare për shqiptarët që hyjnë në Kosovë do të zbresë në dhjetë euro, por një gjë e tillë nuk është bërë. (INA)

9 komente në “Tirana dhe Prishtina, asgjë për Luginën e Preshevës”

  1. Skane kohe ,jane te zene njera me referendumin per imunitetin e tjetra me ekipin per bisedime,doren ne zemer qeveria e kosoves as qe guxon te flase per Luginen sepse e ka veshin e terhequr 24 ore ne dite nga nderkombetaret,por qe ndalon qeverine e shqiperise te flet per Luginen,kam bindjen se raportet vllaznore siq thote sala jene ne pyetje dhe me shume eshte e preokupuar ta zbuloje minoritetin serb ne shqiperi siq beri ne Shkoder,Tirane se fundi edhe ne Fier dhe ti tregoje botes per shpirtin demokratik qe ka sala por edhe ta binde nikolliqin se ai eshte vertet i vendosur ta qoje ne vend programin e qubrilloviqit per nje serbi deri ne Durres e ne Vlore,pra ja pse heshtin qeverit e turpit tone.

    1. Aleks M. says:

      Ket pune vetem Princ Leka e zgjidhte, ashtu sic e zgjidhi gjyshi i tij, nalmadhnia e tij Zogji i Par dhe shyqyr zotit i fundit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html

  2. Ben Chicago says:

    qeneferia e shqiperise ka investuar ne gracanice se ka shkie
    dhe kryemonstra e shqiperise eshte burri i shkines

  3. ARTI says:

    Po,eshte e vertete Berisha ia ka dhuruar komunes serbe te Gracanices,afer Prishtines 400 mije euro.

    1. raimondi says:

      Po si ka mundesi i ka dhene 400 mije dollare serbeve , ky idioti jone dhe nuk jep per njerezit tane ne Presheve….

      Opozita e PS-se duhet ta ngreje ne Parlament kete ceshtjen e financimeve ne Preshves,
      dhe te kerkoje qe te caktohet cdo vit nje fond per Luginen e Presheves ,
      per investime ne shkolla, spitale, bursa per te rinjte etj

  4. Ashtu sic jemi edhe punet i kemi !

    1. Po ti kishim punet sic jemi sot me siguri nuk do te ankoheshim :D!

  5. artini says:

    Vetem kisha dashe te spjegoje pake pse Lugina e Presheves ka mbetur nen admistrates te Serbije dhe besoje se qeverija e Kosoves dhe ajo Shqiperis as qe kane pytur pse kjo pjese mbeti jashte shtetit Kosoves.Po theme duhen te dy shtete duhen te investojne miliona dollar se kjo pjese eshte celsi i Europe se aty kalojne rruget ma te rendesishme per perendim e lindje e ne shqiptaret po frigohemi prej serbit.Nese i bashkohet Kosoves Lugina po theme se grekun do ta kontllojme se aty kalojne rruget prej Greqisne drejtim te perendimit,po ashte serbi do te bllokohet se aty duhen pa tjeter te kaloj te shkoje jug e lindje,edhe maqedonasit do te bllokohen aty prandaj paramendoje sa kemi koke te mendojme

    1. Gent -/RKS/ says:

      Une me nuk kam besim se Shqiperia do kujdeset me per Shqiptaret jasht kufinjeve te Shqiperise,
      do jet Kosova dhe Shqiptaret e Kosoves qe do kujdesen per te gjith Shqiptaer an e kend botes,
      po te mos kishin friken Shqiptareve te Kosoves, Serbia dhe Geqia qe moti do e okuponin Shqiperin e Naim Frasherit,
      ndersa sa i operket lugines se presheves,
      Shqiperia as qe vran mendjen per kete rajon Shqiptar,
      mjafton ta shikoni kete video se si eshte e mbushur salla ne shkoder ne koncertin e serbes dhe serbit,
      http://www.telegrafi.com/magazina/skandaloze-kengetarja-serbe-e-kall-shkodren-video-6-15851.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje