Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, i cili ka jetuar në komunën Biberist të Kantonit të Solothurn-it, i është ndaluar hyrja në Zvicër për 5 vjet.
“Me vendim të 11 korrikut, Zyra Federale për Migracionin ka marrë vendim t’i ndalojë Azem Sylës udhëtimin në Zvicër në një kohëzgjatje prej 5 vjetësh”, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Juerg Walpen.
Një kërkesë e tillë është adresuar më 11 maj nga Zyra Kantonale për Migracion e Solothurnit.
Një kohë të gjatë ka qenë e paqartë nëse i dyshuari për keqpërdorimin e fondeve sociale në Zvicër, politikani nga Kosova, Azem Syla, në të vërtetë është larguar nga Zvicra.
Syla ka jetuar në Zvicër nga viti 1994, ndërsa në vitin 1999 është pajisur me lejen e përhershme të qëndrimit (C). Pasi aktivitetet e tij politike të kryera në Kosovë u bënë të njohura për publikun, Zyra për Migracion e Solothurn-it i kishte anuluar atij lejen e qëndrimit në pranverën e 2011.
Gjykata Federale e Zvicrës, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, kishte hedhur poshtë ankesën e deputetit Syla, që e kishte bërë pas vendimit që një gjykatë më e ulët në Solothurn kishte marrë për t`ia mohuar atij qëndrimin në Zvicër deri më 15 maj 2012.
Shuma prej më shumë se 400 mijë frangash, për të cilën ai akuzohet se e ka marrë pa të drejtë nga ndihmat sociale, është objekt i një hetimi penal që po e zhvillon Prokuroria publike e Solothurn-it.
“Hetimet ende nuk kanë përfunduar”, thotë Sabine Husi, zëvendës prokurorja e Solothurn./KD
rrnofte svicera,se me te e dime se puna e 400000 eurove do shoje deri ne fund!
Hallall! Keshtu deputetesh zgjidhni dhe partite e ketyre deputetve votoni. Se kan me ju perfaqsu mire…
Tipike politikane shqiptare, ca ex-hajdute ca azylbewerber ca ex-kriminele ca te degjeneruar ca tradhetare por te gjithe e kane nje veti te perbashket, jane te gjithe injorante te prapambetur qe vetem per politike nuk bejne nje lek.