Radha e automjeteve që ishin nisur për në Shqipëri, të premten e të shtunën ka arritur deri në 5 kilometër. Ndërkohë që policia shqiptare “ka ngritur duart” duke u shprehur për pamundësinë e saj për të eliminuar radhët e gjata. “Nuk kemi se çfarë bëjmë më tepër. Kaq janë mundësitë dhe kapacitetet tona. Po punojmë me 6 sportele në dalje, por fluksi në dalje është i jashtëzakonshëm”, thotë kontrollori i pikë-kalimit kufitar të Morinit, Elez Doçi. Nisur nga pritjet e gjata në radhë, drejtuesit e automjeteve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke u rënë borive në shenjë proteste. “Më janë dashur më shumë se dy orë për të hyrë në Kosovë nga Serbia dha tash po më duhen rreth dy orë për të dalë nga Kosova në Shqipëri. Nuk po di se çfarë po behet me ne shqiptarët. Në të gjithë Europën kalojmë pa ndalesa, ndërsa në kufijtë e Kosovës si me Serbinë, po ashtu me Shqipërinë vazhdojmë të torturohemi”, shprehet i revoltuar Sabri Bajrami nga Gjilani, emigrant në Gjermani, i cili po kthehej bashkë me bashkëshorten për në vendbanimin e tij pasi kishte kaluar pushimet në Kosovë.
Përgjegjësi i turnit në pikën e kalimit kufitar të Morinit, Jahir Elezi, krijimin e radhëve të gjata e lidh me faktin e kthimit për në vendet e tyre të punës të emigrantëve që punojnë në Zvicër e Gjermani. “Gjatë kësaj fundjave po kthehen të gjithë emigrantët e Zvicrës, pasi të hënën në Zvicër fillojnë shkollat, kështu që emigrantët që kanë fëmijët në shkollë janë detyruar të kthehen. Kjo ka bërë që të krijohen radhët e gjata”, thotë kryekontrollori Elezi.
Ndërsa lidhur me procedurat lehtësuese në kuadër të sezonit turistik, përgjegjësi i turnit në doganën e Morinit thotë se nga proceduarat lehtësuese përfitojnë vetëm automjetet me targa të Kosovës. /KD
Perse nuk therrisni SPIDERMAN-in ju a zgjidh aj fill kyt telash:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london2012-leka-zogu-2-shpetimtari.html
ky eshte nje idjotizem i pa pare e ndegjuare brenda ne albani pike kufiri gjithmone te percaRE E TE NDARE NGELI AI VENDE ME NE KRYE KRIMINELET SALIJE E THACI
Zgjidhja eshte shume e thjeshte.Ndajeni fluksin e makinave ne 2 korsi.Ne korsin djathtas makinat me targe shqiptare dhe kosovare perfundojne ne nje sportel ku kalojne pa kontroll.Ne korsin e majte makinat me targa te huaja ku kane 5 sportele ne dispozicion.
Duhet te vendosni vetem nje polic nja 200 metra larg doganes qe ne baze te targave te orientoje makinat ne korsine e duhur.
Armando,,dukesh qe ke punuar ca kohe ne dogane,por te ka shkarku Sala se si ke dhene gjoben,,,eshte sugjerim per PS po te vi ne pushtet te punesoje ca njerz te afte qe ju japin zgjithje problemeve.
—-Zgjidhja eshte hiq doganat me Kosoven
___Shqiperia ne muajt e veres duhet ti heqi fare doganat me Kosoven –Keshtu qe njerezit kalojne lireshem pa ndalur fare , dhe nuk torturohen shqiptaret duke pritur ne Morine..
Pa pyetini keta trima Kosovare a i rane borive tek prisnin me ore te gjata ne Serbi?
O POLICI PREJ KARTONI !!!!!!!!!!
HAPNI KUFIRIN PER KOSOVARET
SE JAN VLLEZRIT TONE!!!!!!!!!!
MOS JA U SILLNI NE MAJE TE HUNDES SE
VINE SI TURISTA !!!!!!!!!!!!!!
KENI DETYRIM TU RRINI PRONTO!!!!!
Doni ti Kontrolloni,
mund ti kontrolloni ne 60 kmm brendesi te kufirit
Shikoni praktiken dhe legjislacionin Austriak…..
Vetem turizem nuk shh, vijne me traget shkojne ne Kosove kthehen me traget shkojne ne Zvicer etj neper Evrope he c`fitim kemi ne ketu !!!!!!!!!!!!
S’ka kuptim kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves.
Doganat ndermjet Kosoves dhe Shqiperise jane nje krim tjeter qe i behet popullit dhe kombit shqiptar. Shpresoje qe te mos kete kurr me dogana ndermjet trojeve shqiptare. Europa i ka hequr doganat ndermjet vendeve te saj, kurse Shqiperia dhe Kosova si dy shtete te pavarura nuk paskan mundesi te merren vesht e te heqin kufijt dhe doganat ndermjet tyre!!!!.
Ashtu eshte –duhen hequr doganat fare midis Kosoves dhe Shqiperise
Jo me dogana midis shqiptareve ne dy anet e kufirit
Edhe per mallrat te hiqen doagant nga te dyja anet –Nuk duhet te ket me dogana midis nesh
Policia shqiptare atje ne Morine , te mos tregohet mistrece me Shqiptaret e Kosoves qe hyjne ne Shqiperi, por te lejoje njerezit te kalojne sa me shpejt …
Nuk mund te behet nje zgjidhje praktike si ne kufirin anerikano-kanadez. Kur hyn me Kanada ke vetem nje dogane dhe vetem nje sportel. Ate kanadez. Pasi po hyn nr Kanada dhe ai shtet kontrollon kush dhe c’fare hyn. Dhe anasjelltas kur hyn ne SH.B.A eshte sporteli amerikan. Keshtu shmangen dhe burokracite e panevojshme.